Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për përjashtimin e FSK-së nga “Defender 2023”.
Ai ka përmes një shkrimi në facebook ka thënë se “Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon”.
Ai ka akuzuar presidenten se është duke qëndruar krahë Qeverisë së Kosovës në shkatërrimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në.
“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”. Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar Hoti.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Kumanovës i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar të lirë.
Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.
“Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tonë”, është shprehur Haradinaj.
Postimi i plotë:
24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë.Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!
Politologu dhe historiani, Selver Islamaj, në një intervistë në emisionin A23 në ATV, tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë, historikisht ka një shembull të krahasueshëm, për shkak se një aleatë i krishter e bombardon një shtet të krishterë, për ta shpëtuar një popull mysliman.
Sipas tij, interesimi kryesor i aleancës perëndimore ka qenë që të mbrojë një popull.
“SHBA edhe pse nuk kishte ndonjë interes ekonomik siç akuzohej nga Enver Hoxha në kohën e tij komunizmit se kishte tendenca imperialiste e kolonialiste e tjera, që në fakt nuk përkonin me realitetin, për shkak se Shqipëria nuk kishte zhvilluar aq shumë që mund të ketë interesime amerikane për këtë territor, po thjesht ka qenë një interes me e ndihmu këtë popull, për shkak se George Williams në librin e tij që e boton, e përshkruan që ky popull aq i vuajtun, ka mbetë mbrapa për shkak të rrethanave historike dhe Evropa ka qenë gjithnjë e padrejtë ndaj saj dhe Amerika duhet ta marrë. Po mendoj që është një fakt që vetë e tregon nga vetë intervenimi i NATO-s në Kosovë që historikisht nuk ka një shembull të krahasueshëm, për shkak se një aleatë krishtere e bombardon një shtet të krishter ortodoks, por pa marrë parasysh është e njëjtë ë fe në aspektin e praktikumit, përveç disa dallime të vogla, për me e shpëtu një popull mysliman. Nuk ka shembuj të tillë. Çfarë interesi me pasë, ata kanë mujt me pasë edhe marrëveshje me Serbinë, me thonë ‘largone këtë popull, veç pikë strategjike po më nevojitet ky vend’. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhë, për arsye se interesimi kryesor ka qenë me e mbrojtë popullin shqiptar dhe edhe vetë edhe Bill Klinton në ë fjalinë e fundit të tij para bombardimeve e bën të qartë që duhet me u mbrojtë një popull, e jo me u mbrojtë interesat amerikane”, tha Islamaj.
Ai tha se historikisht amerikanët kanë pasur problem me individë shqiptarë, mirëpo sips tij, kjo nuk i ka ndaluar ata që të provojnë ta rregullojnë çështjen shqiptare në Ballkan.
“Historikisht kanë pasë amerikantë probleme me individë të ndryshëm shqiptarë siç ka qenë edhe Enver Hoxha gjatë ë kohës komunizmit, ku Shqipëria i ka pasë shkëputur marrë marrëdhëniet me SHBA-të për 52 vite, por kjo nuk e ka ndalu Amerikën që ajo të provon t’i organizojë shqiptarët përreth dhe shqiptarët në diasporë. Kështu që e kena edhe rastin e ë viteve të 50’ e 60’, ku ka tentativa të ndryshme që të rrëzohet regjimi komunist përmes disa individëve, ndër ta ka qenë edhe një nip i familjes tonë, i njoftur sepse është botu edhe libri i tij, Destan Berisha që ka shërby deri në ditët e fundit të jetës tij në shërbimin amerikan ‘CIA’ dhe ai na ka pasë vizitu neve në Vjenë kur kemi jetu si fëmijë, e mbaj në mend që ka pasë thënë ‘Amerika gjithçka mundet me ba, por çështjen shqiptare kurrë nuk do e lë anash. Do më thanë prej një njeriu që ka qenë pjesë e strukturës, janë thënë këto fjalë, që dëshmon se Amerika, interesin kryesor e ka pasë gjithmonë me stabilizu çështjen shqiptare dhe me kriju një stabilitet për rajonin, sepse po rregullua çështja shqiptare në Ballkon, Ballkani do të paqësohet”, u shpreh Islamaj. /atvlive.tv
Gazetari i MNC, Andon Kello, në një lidhte të drejtpërdrejtë në emisionin A23 në ATV, tha se në Tiranë, ende nuk po arrihet të kuptohet kryeministri EdI Rama për propozimin e draftit për Asociacionit që ky i fundit tha dje se ia ka dorëzuar Francës dhe Gjermanisë.
“Ky propozim i fundit në fakt është ashtu siç e ka interpretuar edhe vetë opozita, Sali Berisha, është një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Ende nuk arrijmë të kuptojmë këtu në Tiranë se çfarë i duhet kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që në vend të parë të këshillonte, por tani ka ndërmarrë një hap që sipas informacioneve nuk është fare i konsultuar dhe i njoftuar me kryeministrin e Kosovës dhe presidenten e Kosovës dhe e çon në zyrat e larta të Bashkimit Evropian dhe shtet e Francës dhe Gjermanisë, për të marrë bekimin e tyre dhe më pas për tu hedhur në tryezë nga këta të fundit për tu miratuar”, tha Kello.
Ai përmendi se në Shqipëri, reagimet dihen çdo çështje sa i përket Kosovës, sidomos nga viti 2016 kur Rama bëri vizitën e tij në Serbi, por me inciativën e “Open Balkan”, sipas tij shihet se Shqipëria dhe Serbia krijuan një klimë të ngrohtë marrëdhëniesh, duke e lënë Kosovën në aneks.
“Këtu reagimet dihen për çdo çështje sa i përket Kosovës, që prej vitit 2016 kur kryeministri Edi Rama vizitoi për herë të parë Serbinë, ishte në fakt vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë në Serbi, por më pas me iniciativën “Open Balkan”, duket se Shqipëria dhe Serbia krijuan një klimë të ngrohtë marrëdhëniesh, duke e lënë Kosovën në aneks. Pozitat ku Partia Socialiste, ku ndikimit absolut tashmë të kryeministrit Edi Rama, çdo qëndrim i tij është në unanimitet të plotë, ngjashëm edhe nga eksponentët e tjerë, por opozita edhe kur kanë qenë në Qeveri por edhe Partinë e Lirisë, flasim për Sali Berishën dhe Ilir Metën apo edhe Lulzim Bashën, kanë qenë shumë më konsistencë sa i përket Kosovës dhe vendim marrjes së Qeverisë”, tha Kello. /atvlive.tv
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shpehur se kyepilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.
“24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.
Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se së bashku do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën.
“Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri. Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, kanë vizituar katër fëmijë të moshës trevjeçare të shtruar në spital, të plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një park në Annecy, nga ku të plagosur mbetën edhe dy të rritur.
Hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e të dyshuarit sirian, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit, shkruan AlJazeera, përcjell Klankosova.tv.
Macron mbërriti sot në qytetin juglindor të Grenoble, ku po trajtohen fëmijët. Ai gjithashtu planifikon të vizitojë ata që kanë kontribuar në ndihmën dhe mbështetjen e ofruar fëmijëve.
Dy prej fëmijëve konsiderohen të jenë në gjendje kritike. Dy nga katër fëmijët janë francezë dhe dy të tjerët janë turistë – njëri britanik, tjetri holandez.
I dyshuari, një sirian 31-vjeçar me status refugjati në Suedi, ndodhet në paraburgim. Psikiatrit po e kontrollojnë gjendjen e tij mendore.
Autoritetet franceze thanë se të dyshuarit, i identifikuar si Abdalmasih H, iu refuzua azili në Francë të dielën, sepse Suedia i kishte dhënë tashmë qëndrimin e përhershëm dhe statusin e refugjatit 10 vjet më parë.
Zyrtarët thanë se i dyshuari nuk ishte nën ndikimin e drogës apo alkoolit gjatë sulmit.
Kreu i Organizatës së Veteranëve Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se është politikë antikombëtare të merresh vetëm me problemet e serbëve në Kosovë dhe jo me problemet e shqiptarëve në Serbi.
Sipas tij, modeli kroat i Asociacionit, të cilin e ka konsideruar të pranueshëm Qeveria e Kosovës, e len vendin në status-quo, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Kurtit që të shkojë në shtëpi.
“Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se ‘nami’ nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë”, shkroi Klinaku.
Shkrimi i plotë:
– Reciprociteti në mes të Kosovës dhe Serbisë detyrimisht do të dërgonte në “shkëmbim të territoreve”
– Asociacioni i komunave serbe detyrimisht do të dërgonte në autonomi e më vonë ndarje të atij territori nga Kosova
Të merresh vetëm me problemin e serbëve në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq e të mos merresh edhe me shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, përveçqë është e dëmshme për Kosovën, është edhe politikë antikombëtare.
Në vend se t’i thonë Amerikës dhe BE-së se ky propozim aktual na mban në status-quo dhe nuk mund të zgjidhë asgjë, por vetëm do të sjellë dëme edhe më të mëdha, këta i flasin për asociacione, sikur p.sh. ai i modelit kroat.
P.S
Kur nuk do zgjidhje tjetër, e kur e sheh se po vjen zgjidhje shumë e keqe, si dhe kur e sheh se je duke shkaktuar dëme të mëdha, shko në shtëpi se “nami” nuk bëhet, sepse kanë rënë perandori e perandorë.
I dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që sot të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.
Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.
Një raportim të tillë, gjatë vizitës në Kosovës tha se do ta bëjë tek eprorët edhe ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak.
“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”, ka deklaruar Escobar.
Në kuadër të Javës së Krenarisë, është mbajtur aksion rrugor me qëllim përçimin e mesazhit të javës te qytetarët, raporton Ekonomia Online
Erza Kurti, menaxhere e programit “CEL Kosova”, tha se aktiviteti që titullohet “Votoj për Dashni”, ku synojnë që ta ngrisin vetëdijen e qytetarëve për të drejta e komunitetit LGBT.
Ajo po ashtu ka njoftuar për aktivitete që janë mbajtur gjatë kësaj jave, duke theksuar se të shtunën mbahet parada e Krenarisë e cila njihet si “Prishtina Pride”.
“Ky është një aktivitet që është duke ndodhur në kuadër të Javës së Krenarisë, e ka siç titullohet Votoj për Dashni. Ne i kemi disa vula ku do ti japim qytetarëve që dëshirojnë të votojnë për dashni. Të gjithë personave të cilët natyrisht dashurohen, specifikisht tek personat LGBT”.
“I kemi marr disa vula, po presim edhe për qytetarë të tjerë që ta shohin e ta ngrisin vetëdijen natyrisht për të drejtat e komunitetit LGBT, të drejtën për me u dashtë. Me monton qysh e kemi të kësaj jave ‘T’du qashtu qysh je!’, natyrisht se vota për dashni është e domosdoshme”, tha ajo.
Të hënën me moton “T’du qashtu qysh je!”, është mbajtur hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, ngjarje kjo nën patronimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit, në të cilën morën pjesë krerët më lartë të shtetit si dhe ambasadorët e shteteve të huaja në Kosovë.
Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka mbajtur takimin e radhës të Grupit Koordinues Ndërinstitucional për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast ajo tha se respektimi i të drejtave të njeriut janë prioritet i Qeverisë. Madje tha se duhet ende punë dhe bashkëpunim ndërinstitucional edhe në implementimin e planeve e strategjive.
“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Nëse dëshirojmë të krijojmë një të ardhme për fëmijët e tanë duhet që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të garantojmë si institucione implemtimin e tyre. Kjo arrihet kur qëllimet e tona kalojnë në aktivitet institucionale”.
“Është i nevojshëm bashkëpunimi ndërinstitucional dhe sigurimin e të drejtësisë për të gjithë. Edhe kampanjat edukative luajnë rol shumë të rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut”.
Habit Haredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, paraqiti para të pranishmëve raportin e respektimit të objektivave të planit të veprimit 2021-2023.
Ai tha se në përgjithësi plani është zbatuar 59.67% dhe janë 16 aktivitete që nuk kanë filluar së zbatuari fare nga 124 sa janë gjithsej.
“Duhet të ndjekim rrugën në hartimit të dokumenteve të rëndësishme. Kemi 16 objektive specifike që bazohet te plani i veprimit 2021-2023. Nga 124 aktivitet e planifikuar, 74 janë zbatuar plotësisht, apo 59.67%, 34 pjesërisht ose janë në zbatim apo 27.41% si dhe 16 nga aktivitet nuk janë zbatuar dhe nuk ka asnjë zhvillim serioz lidhur me to apo 12% t ë aktiviteteve të planifikuar”.
“Tek mbrojtja dhe promovimi 30 aktivitet, 7 nuk janë realizuar. Lehtësimi i qasjes në sistemin e drejtësisë është sfidë kemi 16 aktivitet që janë realizuar 10 në proces dhe 3 që nuk janë marrë veprime aspak. Kemi 74% të aktivisteve që janë realizuat 34% që janë në proces në përgjithësi. Ne si Qeveri kemi arritur që të vendosim në funksion kornizën për të drejtat e njeriut në nivel vendi është një dokument kyç që ka me i ndihmuar institucionet e Kosovës në gjitha nivelet dhe për të mbikëqyrur edhe për të parë përmbushjen e detyrimeve të të drejtave të njeriut dhe po përmbushim kriteret qoftë në BE qoftë në Kombet e Bashkuara”.