ATV

Category: Lajme

  • A ka rusë në Kosovë? Sveçla: Nuk mund të garantoj që nuk është futur askush

    A ka rusë në Kosovë? Sveçla: Nuk mund të garantoj që nuk është futur askush

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, ka folur rreth mundësisë që në Kosovë të ketë rusë që qëndrojnë ilegalisht.

    Ai, ndonëse ka theksuar se kufiri është duke u ruajtur si kurrë më parë, nuk ka garantuar se nuk ka të atillë.

    “Ndajmë një vijë kufitare të gjatë me Serbinë dhe hyrja e ndonjë elementi destabilizues nuk është i pamundur dhe nuk garantojë se nuk është futur askush”, është përgjigjur Sveçla, njofton KlanKosova.tv.

    Sveçla ka marrë shembull aksionin ku u parandalua një sulm terrorist në Zveçan, ku u kap sasi e madhe municioni.

    “Një jelek aty ka pasur logon e njësive speciale ruse. Kjo është dëshmi, ose dikush nga Rusia ka ardhur dhe po vepron ilegalisht, ose dikush nga ekstremistët e asaj ane ka qenë i angazhuar qoftë në luftën e Ukrainës, ose njësitet speciale ruse”.

    “Ndikimi destruktiv i Rusisë në Ballkan dhe në rajon tashmë është i ditur. Ka angazhim të shtuar të gjithë botës demokratike që ky ndikim të minimizohet, nëse nuk eliminohet plotësisht”.

  • ​“Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë”, përplasen ministrat

    ​“Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë”, përplasen ministrat

    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka deklaruar se komunitetet jo-shumicë nuk kanë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë. Për këtë ka reaguar ministri Faton Peci duke e mohuar një gjë të tillë, për çka edhe ka thënë se pikërisht të njëjtit kanë përfituar më shumë nga grantet. Madje, Peci ka thënë se Rexhepi po tenton ta shndërrojë atë në ish-ministrin Nenad Rikallo për çka Rexhepi ia ka tërhequr vërejtjen duke e kërcënuar me padi.

    Ky diskutim është bërë në mbledhjen e Qeverisë, gjatë shqyrtimit të propozim vendimit për dhënien e autorizimit nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe GIZ-it.

    “Të gjithë këto vite nuk kemi kurrfarë përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë në fushën e përkrahjes të fermerëve që vijnë nga komunitetet jo shumicë. Pikërisht për ato kritere, ajo është praktikë më shumë se 20 vjet dhe shpresoj që ministri të ketë parasysh këtë dhe ne kur të jemi pjesë e kësaj qeverie, kërkohet thellësisht nga ne këto reforma të bëhen në Ministrinë e Bujqësisë sepse kishin shkuar në favor të bujqve tonë”, ka thënë ajo.

    Ministri Peci ka thënë se në këtë projekt nuk do të ketë kurrfarë përjashtimi për komunitetet.

    “Është krejt e pavërtetë ajo çfarë thotë zëvendëskryeministrja Rexhepi, kur thotë se komunitet nuk kanë përfituar. Përkundrazi, kanë përfituar mjaft. Mjafton që të shkosh në Mamushë edhe Komuna e Mamushës në programin e granteve të vitit 2022 ka fituar rreth 3 milionë euro përkrahje për grantet. Ndërsa, ato kërkesa që ti në vazhdimësi i ke që unë të shndërrohem në një ministër sikur ka qenë Rikallo, ato nuk mund të jetësohen”, është përgjigjur Peci.

    Më tej, Rexhepi ka kërkuar nga ministri Peci që të jetë i kujdesshëm, duke i thënë se “mund të përfundoni në gjykatë”.

    “I nderuar zotëri Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni në gjykatë. Të gjithë këto vite, duke filluar nga 2009 në mënyrë konstante në parlamentin tonë të gjithë ne të cilët jemi pranë komuniteteve kemi kritikuar të gjithë ministrat që paraqesin Ministrinë e Bujqësisë. Jo personalisht, por mendojmë që anëtarët e pakicës kanë të drejtë në buxhetin e shtetit të vet dhe atë kontekst ne të gjithë këto vite kemi apeluar në të gjitha qeveritë që të zbusin këto kritere për dhënien e projekteve për komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ajo.

    Ministri i Bujqësisë ka thënë se nuk lejon që të përfitojë dikush mbi bazën e përkatësisë etnike.

    “Unë në asnjë mënyrë si ministër nuk lejoj që dikush të jetë përfitues mbi bazën e përkatësisë etnike që e kanë. Gjitha etnitë e Kosovës, do t’i nënshtrohen të gjitha rregullave ose formave të njëjta… Sa i përket pjesës së kërcënimit në gjykatë, atë mund ta bësh dhe nuk e kam asnjë problem, nuk e kam frikën për asgjë ”, është shprehur Peci. /kp

  • Stoltenberg sërish u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të situatës në veri

    Stoltenberg sërish u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të situatës në veri

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri.

    Ai u ka kërkuar të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

    “Situata në Kosovë, tregon nevojën për bashkëpunimin e BE-së me NATO-n. NATO fuqishëm mbështet përpjekjet diplomatike përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, me forcat tona ushtarake në terren dhe kemi shtuar prezencën tonë atje. U bëjmë thirrje palëve për shtensionim, të përmbahen nga veprimet që mund rrisin tensionet edhe më tej, dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Stoltenberg.

    Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

    Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

    Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

    Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

    Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

  • Kurti-nxënësve: Dija e ngritur përmes Edukimit për Siguri do t’u ndihmojë në çdo profesion

    Kurti-nxënësve: Dija e ngritur përmes Edukimit për Siguri do t’u ndihmojë në çdo profesion

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj sot vizitoi kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ku grupe nxënësish po mbanin ligjeratë mbi “Njohuritë e përgjithshme rreth institucioneve të sigurisë”.

    Kurti, para nxënësve, me qëllim të shpalosjes dhe implementimit të programit “Edukimi për Siguri”, shprehu vlefshmërinë e programit për sigurinë publike dhe atë shtetërore duke i’a kujtuar atyre rëndësinë e mësimit të institucioneve të sigurisë dhe historikun të tyre.

    Me anë të këtij programi, nxënësit përveç që do të ndjekin ligjëratat, njëkohësisht do të zhvillojnë edhe aktivitetet praktike në kuadër të pilotprojektit të lëndës “Edukim për Siguri”. Ky program pritet që nga shtatori të zhvillohet në 8 kazerma nëpër qytetet e Kosovës dhe me 2100 nxënës pjesëmarrës.

    Nxënësit pjesëmarrës, siç u bë e ditur në komunikatë, përmes lëndës “Edukimi për Siguri” do të përvetësojnë njohuritë elementare mbi sigurinë e mbrojtjen, dhe jo vetëm.

    “Këtu do të merrni mësime të vlefshme për sigurinë, për sigurinë e vetvetes, për sigurinë e njëri tjetrit dhe për sigurinë e shoqërisë në përgjithësi. Dija dhe vetëdija që ngriten nëpërmjet Edukimit për Siguri do të iu ndihmojnë në çfarëdo profesioni që do të merrni në të ardhmen”, tha kryeministri.

    Kurti ritheksoi rolin e lartë të institucioneve të mbrojtjes, përveçse në sigurinë publike e kombëtare, edhe në ngritjen e vetëdijes qytetare, vigjilencës e kujdesit ndaj vetës, njëri-tjetrit dhe për shtetin tonë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës në programin e saj Qeverisës 2021-2025 ka paraparë zhvillimin e programit edukativ për të rinjtë e Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Programi “Edukimi për Siguri” është program, i cili ka për qëllim edukimin dhe trajnimin e të rinjve të Republikës së Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ai parashihet që të zhvillohet me nxënës të shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

    Projekti, sipas qeverisë, po realizohet në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

  • Sveçla jep detaje për vizitën e djalit të Vuçiqit në Graçanicë: Në veri ka edhe organizata të tjera terroriste

    Sveçla jep detaje për vizitën e djalit të Vuçiqit në Graçanicë: Në veri ka edhe organizata të tjera terroriste

    Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se kur institucionet e sigurisë vleftësojnë se ka edhe organizata tjera që duhet të shpallen terroriste, atëherë Qeveria do të ndërmarrë masa, raporton EO.

    Sveçla ka folur për vizitën e djalit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe për kundërshtitë e ministrit Nenad Rashiq që këto organizata të shpallen terroriste.

    Sveçla ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka gënjyer kur tha se djali i tij u ndalua tri herë nga Policia e Kosovës.

    Sveçla tha se ai është larguar vetëm njëherë, kur i është kërkuar që ta largojë bluzën në të cilën sipas Sveçlës kishe shkrime provokative.

    “Institucionet e sigurisë por edhe partnerët tanë punojnë në hetimin e ngjarave që kanë ndodh e vazhdojnë të ndodhin. Në momentin që kanë dëshmi për organizim të strukturuar, Qeveria është e gatshme të ndërmarrë masa”.

    “Sa i përket qëndrimet e Rashiqit, kishte si brengë në hapat por jo në nevojat që duhet ndërmarrë. Unë jam i bindur se këto hapat janë mëse të nevojshme në veprimet e këtyre kriminalëve, që godasin jo vetëm mediat e KFPR-in por edhe qytetarët. Për nevojën, nuk e vinte në diskutim por në hapat që duhet ndërmarrë”,

    “Sa i përket djalit të presidentit Vuçiq, ka hyrë si qytetarë, dhe sipas marrëveshjeve nuk ka procedura për qytetarët e thjeshtë. Atij iu është kërkuar heqja asaj bluze dhe me kaq ka përfunduar dhe ata janë larguar për Serbi. Të gjithë e dimë se Vuçiq ka qenë ministër i propagandës, por që është gënjeshtar nuk e dinim”, tha Sveçla.

    “Me gjasë ka hyrë në Merdar, kur është bërë kontroll nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, se po të ishte gjetur diçka e dyshimtë, padyshim se do të ndërmerrnin masa”.

  • ​Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare

    ​Fillon seanca e Kuvendit, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar deputetët që të jenë të pranishëm në sallë meqë pikat e para të rendit të ditës janë marrëveshje ndërkombëtare dhe kërkohet prania e 80 deputetëve.

    Konjufca ka theksuar se pa kuorumin e nevojshëm nuk mund të zhvillohet seanca.

    “Po ua uroj Bajramin e Kurbanit, ju sjelltë shëndet, ju sjelltë fat, mbarësi dhe begati dhe gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë besimtarëve ua urojmë këtë festë.. Jemi 74 deputetë por na duhen 80 sepse pikat e mbetura prej seancave të mbetura janë disa marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare nuk mund të fillojmë pa kuorumin e nevojshëm I cili është për marrëveshje ndërkombëtare. I ftojmë grupet parlamentare ”, tha Konjufca.

    Dy pikat e para të seancës së sotme e që janë marrëveshje ndërkombëtare janë: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

    Në këtë seancë në rend dite janë pika nga seanca të muajit prill, maj e qershor./kp

  • Petkoviq: Kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, e thotë me plotë kuptim

    Petkoviq: Kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, e thotë me plotë kuptim

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “më i vogël sesa një farë e lulëkuqes” në prani të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

    Petkoviq i bëri këto komente teksa shkroi për ndalimin nga Policia e Kosovës të djalit të Vuçiqit, Danilos, i cili dje mori pjesë në manifestimet për ditën e Vidovdanit në Graçanicë.

    Petkoviq tha se “policët e Kurtit” u përpoqën që me forcë t’ia ndërronin këmishën Danilos e cila kishte mbishkrimin “Dorëzimi nuk ëstë opsion”, por se sipas Petkoviqit, Danilo “tregoi se kur një serb thotë se ‘dorëzimi nuk është opsion’, ai e thotë me plotë kuptim”.

    “Kurti, i cili në prani të presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël sesa një farë e lulëkuqes, bëhet hero duke dërguar falangistët e tij tek djali i presidentit që t’i drejtojnë atij tuba të gjata në ditën e Vidovdanit! Sado i frikshëm që ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danilos ishte dinjitoze dhe heroike. Dje, pasi policët e Kurtit u përpoqën që me forcë t’ia dnërronin këmishën me një mesazh që atyre nuk u pëlqente, djali i presidentit të Serbisë tregoi se kur një serb thotë se “dorëzimi nuk është opsion”, ai e thotë me plotë kuptim!”, shkroi Petkoviq në Twitter.

  • Ministri Sveçla: Veprimtaria e grupeve kriminale në veri do të ndalohet në tërësi

    Ministri Sveçla: Veprimtaria e grupeve kriminale në veri do të ndalohet në tërësi

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se në veri të vendit, operojnë grupet terroriste, raporton Ekonomia Online.

    Sveçla ka deklaruar se Kosova do të jetë e bashkërenduar me shtetet që bëjnë pjesë në luftën kundër terrorizmit.

    Ai ka shtuar veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe se do të ndalohet në tërësi.

    “Në mbledhjen që përfundoi morëm disa vendime të rëndësishme në mbrojtën e vlerave të sigurisë. Si MPB së bashku me institucionet e sigurisë jemi duke punuar në reagimin dhe para dallimin e kërcënimeve të terrorizmin dhe institucionet kanë qenë të gatshëm në identifikimin e grupeve terroriste”.

    “Duke u thirr në analizat e organeve të sigurisë, jemi informuar se terrorizmi është prezentë në veri të vendit dhe grupet e caktuara kanë kryer sulme terroriste”, tha Sveçla teksa përmendi rastet e sulmeve në veri të vendit.

    “Veprimtaria e tyre është e paligjshme dhe veprimtaria e tyre do të ndalohet në tërësi. Veprimi për shpalljen e këtyre organizatave si terroriste, vjen si rezultat i ruajtjes së rendit kushtetues. Prandaj politikat shtetërore bazohen në luftimin e organizatave terroriste”.

  • Kosova ia heq vizat Singaporit

    Kosova ia heq vizat Singaporit

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shtetasit e Singaporit të mos kenë nevojë për vizë për hyrje, qëndrim apo kalim transit nëpër Kosovë.

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Singapori nuk rezulton në listën e shteteve ndaj të cilave Kosova nuk aplikon regjim të vizave, andaj ka kërkuar që të shtohet në këtë listë, njofton.

    “Përmes këtij plotësim-ndryshimi, shtetasve të Singaporit iu mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje, transit apo qëndrim në Kosovë për 90 ditë në një periudhë prej 6 muaj”.

    Ajo tha se regjimi pa viza ndaj shtetasve të Singaporit të bëhet ashtu sic është e përcaktuar për shtetasit e vendeve të tjera.

  • ​“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

    ​“Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

    Qeveria e Kosovës mori vendim që organizatat që veprojnë në komunat veriore të vendit si “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen organizata terroriste, transmeton KP.

    Kundër këtij vendimi ishte ministri serb Nenad Rashiq.

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi se këto organizata janë kërcënim seriozi dhe i drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

    Ky propozim është arsyetuar më pas edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla duke thënë se e kanë sfiduar shtetin me barrikada, sulme ndaj zyrtarëve policorë, ndaj objekteve shtetërore, ndaj kundërshtarëve politikë e të tjera.

    Mirëpo, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se nuk duhen të merren vendime të ngutshme prandaj ka kërkuar që të rishikohet i njëjti.

    Mirëpo, propozimi i tij nuk është marr parasysh dhe në fund kabineti qeveritar votoi me shumicë që “Mbrojtja civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste.