ATV

Category: Lajme

  • Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

    Konfirmon Azemi: S’ka koalicion klasik me Osmanin, ajo me ekipin e saj do jenë pjesë e listës

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka dhënë detaje në lidhje me bashkëpunimin e LDK-së me ish-presidenten Vjosa Osmani.

    Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka punuar me strukturat e partisë, me të gjithë njerëzit që dikur kanë qenë në LDK, të cilët ai i quajti “votues të fjetur”.

    “Ky angazhim i jashtëzakonshëm që është bërë… ne nuk po flasim për ardhjen e tyre, por për kthimin e elektoratit, e strukturës së madhe, për këtë përbashkimin e madh të LDK-së, tani ka ardhur një moment i cili po e bën këtë organizim të jashtëzakonshëm, dhe me hy me pa te secili votues te strukturat e shtëpitë tona se çfarë po ndodhë në të vërtetë, është i jashtëzakonshëm”, deklaroi ish-deputeti Azemi.

    Ndër të tjera, ai tha se bashkëpunimi me Osmanin nuk është koalicion klasik.

    “Nuk ka koalicion klasik. Zonja Osmani, bashkë me ekipin e saj, do të jetë pjesë e listës së LDK-së. E keni parasysh që numri më i madh i tyre kanë qenë në LDK, dhe po kthehen në LDK, po kthehen te shtëpia e tyre për t’u përbashkuar në qëllimin e madh që e ka LDK-ja në mbrojtje të Republikës”, shtoi Azemi.

  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione

    Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione

    Pak orë para se të skadojë afati për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur detaje të reja lidhur edhe pjesëmarrjen e partive politike në zgjedhjet e 7 qershorit.

    Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha për Klan Kosovën se deri më tani (e enjte, 7 maj 2026, ora 21:30) KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, mospjesëmarrje nga 8 parti politike dhe 2 koalicione, të përbëra nga 5 parti politike.

    “Partitë politike që deri në këtë kohë kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”, deklaroi Elezi për Klan Kosovën.

    Elezi po ashtu bëriu të ditur se 8 parti nuk do të marrin fare në këto zgjedhje.

    “Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; dhe 8. Aleanca Kosova e Re”, njoftoi ai.

    Ai theksoi se deri më tani janë regjistruar dy koalicione mes partive politike.

    “1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); dhe Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar)”, shtoi zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

  • Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë

    Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit në Hagë

    Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar dy pyetje/përgjigje që nuk ishin transmetuar gjatë intervistës së tij me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë.

    Sipas Fevziut, pyetjet ishin hequr nga transmetimi pasi ishin bërë gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe nuk kishin relevancë tani. Por pas presionit të publikut, ai i ka publikuar të dyja përgjigjet e Thaçit.

    Njëra nga pyetjet kishte të bënte me situatën politike në Kosovë dhe mundësinë që partitë opozitare të bashkoheshin për krijimin e një qeverie të re.

    I pyetur nëse opozita duhej të bashkohej për të formuar qeverinë, Thaçi u përgjigj shkurt: “Nuk kam koment”.

    Ndërkaq, në pyetjen e dytë, Fevziu e pyeti ish-presidentin nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të bashkëpunojnë për çështjen e presidentit.

    Thaçi tha se Kosova ka nevojë për një konsensus sa më të gjerë politik.

    “Do të duhej të ndodhte një konsensus sa më i gjerë politik. Shoqëria jonë ka plot gra dhe burra të çmuar me dinjitet dhe integritet… Mendoj që ka ardhur koha që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët, përndryshe vazhdimisht do të ketë kriza qeveritare”, deklaroi ai.

    Sipas Thaçit, për një ndryshim të tillë nevojiten ndryshime kushtetuese dhe pajtim i gjerë politik, përfshirë edhe komunitetet joshumicë.

    “Kërkohen ndryshime kushtetuese, patjetër duhet të pajtohen edhe komunitetet. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e fundit në rajon që presidentin e zgjedhin nga parlamenti”, u shpreh ai.

  • Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim

    Limaj: Këto nuk janë zgjedhje, por rivotim

    Kreu i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi rrezikon të futet në një cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh nëse partitë politike vazhdojnë me të njëjtën qasje dhe logjikë veprimi.

    Në Debat Plus, Limaj tha se zgjedhjet e mundshme të ardhshme nuk do të sillnin ndryshim real politik, por sipas tij do të ishin vetëm një “rivotim”.

    “Duhet me shku në zgjedhje, shkoni sa herë doni. Se s’mund e ndalim na kët proces, sikurse nuk e kemi ndal në dhjetor. Ka më të ardh edhe në vjeshtë. Mos harro çka po të them. Prapë në vjeshtë do të ketë zgjedhje nëse shkojmë me të njëjtën logjik të veprimit. Për mua nuk ka zgjedhje, ka rivotim. Nuk janë këto zgjedhje. Rivotim, çka ka ndodh për mes pas zgjedhje, një kauzë, në përmbajtje. Çka ka ndodh diçka që do ta mobilizojë masën, që do të thotë do shkoj të votoj për arsye”, ka thënë Limaj. /RTV Dukagjini

  • Gani Geci: Agim Veliu duhet të kthehet në LDK

    Gani Geci: Agim Veliu duhet të kthehet në LDK

    Gani Geci ka kërkuar një mobilizim të të gjithë spektrit të djathtë në vend rreth partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova. Teksa ka publikuar një fotografi ku shihet Presidentja Vjosa Osmani së bashku me deputeten Jeta Statovci.

    Geci ka deklaruar se rruga e vetme për ata që besojnë në këtë ideologji është rikthimi në shtëpinë e tyre politike.

    Ai ka përmendur me emër edhe ish-nënkryetarin e partisë, Agim Veliu duke kërkuar që t’i kthehet partisë.

    “Të gjithë të djathtit në Republikën e Kosovës, duke përfshi edhe Agim Veliun, edhe të gjithë të tjerët anekënd Kosovës, duhet të kthehen dhe t’i bashkohen LDK-së”, ka shkruar ai.

    Sipas Gecit, identiteti i LDK-së mbetet i palëkundur si forca e vetme që përfaqëson trashëgiminë politike të Rugovës dhe programin e djathtë konservator.

    “Vetëm LDK ka një program të djathtë në Republikën e Kosovës, pra kjo parti me program të djathtë e ka emrin LDK, e themeluar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova“.

  • Gjini: Kurtit i ka ardh koha me shku në shpi

    Gjini: Kurtit i ka ardh koha me shku në shpi

    Kandidati për kryeministër i AAK-së, Aridian Gjini në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministrit aktual Albin Kurti i ka ardhur koha të largohet nga ky post.

    “Qytetarët e Kosovës janë tu e pa. Nuk besoj që ka njeri në Kosovë që nuk është tu e pa që është gabim kjo qasje”, u shpreh ai.

    Kur u pyet nëse Kurti mund t’i sigurojë 80 vota në Kuvend, Gjini tha:

    “Për këtë i ka ardhur koha me shku në shtëpi, çfarë 80 vota.”

  • Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 parti heqin dorë nga gara

    Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 parti heqin dorë nga gara

    Mungesa e bashkëpunimit ashtu si në Kuvend, partitë politike po i përcjell edhe në zgjedhjet e reja të 7 qershorit.

    Pak orë para se të skadojë afati për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore, në KQZ është deklaruar veç bashkimi i partive boshnjake, me shkurtesën Vakat.

    Në të njëjtën kohë, në fundin e 7 majit, skadon edhe një tjetër afat, ai i njoftimit për pjesëmarrje në këtë proces, nga partitë tanimë të regjistruara, procedurë të cilën e kanë kryer veç disa prej tyre.

    “Janë 20 parti të regjistruara që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e 7 qershorit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Eelezi.

    Në mesin e tyre, të paktën deri në orën 15:00, pjesëmarrjen e konfirmoi LDK, AAK dhe PSD.

    Ndërsa, disa parti të tjera, si Vetëvendosje e PDK, këtë procedurë e kanë lënë që ta kryejnë në momentet e fundit.

    Ndërkohë, ka subjekte të cilat kanë hequr dorë gara.

    “Pesë parti kanë konfirmuar që nuk do jenë pjesë e garës”, ka shtuar Elezi.

    Këto janë, Partia Demokratike e Unitetit, Balli Kombëtar, Lëvizja Qytetare Vatra, Bashkimi për Ndryshim Anamorava dhe Partia e Drejtësisë.

    Derisa Vetëvendosje ende se kishte deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje, kryetari i saj Albin Kurti, foli për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin, e cila në listë do të hyjë me disa kandidatë që në legjislaturën e fundit ishin pjesë e grupit parlamentar të VV-së.

    “Le të punojnë me çka dinë e mundën dhe iu dëshiroj sukses. Por duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendosur populli para katër muajsh. Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, ka thënë Kurti.

    Ndërkohë, partitë kanë afat edhe pesë ditë për t’i dorëzuar listat finale me emrat e kandidatëve për deputetë./Tv Dukagjini

  • Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë

    Kreshnik Smajlaj zgjidhet kryetar i Degës së AAK-së në Prishtinë

    Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Prishtina ka një rëndësi të veçantë për Aleancën, duke e cilësuar kryeqytetin si qendrën ku “matet vizioni për zhvillimin dhe energjia e ndryshimit që i duhet Kosovës”.

    Përmes një postimi, Haradinaj tha se gjatë qeverisjes së Aleancës, kryeqytetit i është ofruar mbështetje konkrete dhe vëmendja që meriton “një kryeqytet evropian”.

    Komentet ai i bëri gjatë Kuvendit Zgjedhor të Aleancës në Prishtina, ku së bashku me Ardian Gjini tha se kanë parë mobilizimin dhe energjinë e strukturave të partisë.

    Haradinaj ka uruar Kreshnik Smajlaj për zgjedhjen në krye të Degës së Aleancës në Prishtinë, duke e cilësuar atë si përfaqësues të një gjenerate të re politikani.

    “Sikur njëri ndër kandidatët më të votuar të Aleancës në zgjedhjet e fundit komunale, ai përfaqëson një gjeneratë të re politikani, kreativ, të përkushtuar dhe i dëshmuar edhe si sipërmarrës i suksesshëm në kryeqytet”, ka shkruar Haradinaj.

    Ai ka falënderuar edhe ish-kryetarin e Degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, për angazhimin dhe kontributin e tij në krye të strukturës së partisë në kryeqytet.

    Në fund, Haradinaj theksoi se Aleanca po hyn e mobilizuar në një fazë të re fuqizimi, si në Prishtinë ashtu edhe në nivel vendi, në prag të përmbylljes së zgjedhjeve të brendshme dhe zgjedhjeve të 7 qershorit.

  • Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale

    Refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale

    Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e realizuar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

    Lajmin e kanë konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prizren ku dhe është mbajtur seanca dhe mes tjerash kanë bërë të ditur se ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda – Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe në disa lokacione të tjera.

    Aksioni është realizuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Sipas Prokurorisë, të dyshuarit A.Q. dhe N.K., në bashkëpunim dhe pas marrëveshjeje paraprake, dyshohet se kanë përdorur një dokument të falsifikuar të titulluar “Kontratë për këmbim e paluajtshmërive” të vitit 1966, duke paraqitur rrejshëm një këmbim pronash me qëllim përfitimi të kundërligjshëm.

    Gjatë hetimeve dyshohet se ata, me ndihmën e zyrtarit A.B. në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e kanë paraqitur dokumentin si autentik dhe e kanë futur në arkiva zyrtare, ndonëse nuk ekzistonte në evidencat zyrtare. Po ashtu, A.B. dyshohet se ka krijuar dosje fiktive dhe ka mundësuar legalizimin e dokumentit të falsifikuar.

    Ndërkohë, edhe zyrtarët B.Sh. dhe M.B. në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dyshohen se kanë tejkaluar kompetencat dhe kanë aprovuar ankesën e palës N.K., duke obliguar Komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

  • Musliu për Thaçin e Veselin: Prej që janë shku ata, vendi ka mbetë pa Zot shtëpie

    Musliu për Thaçin e Veselin: Prej që janë shku ata, vendi ka mbetë pa Zot shtëpie

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ajo deklaroi se prej që ish-presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë shkuar në Hagë, “ky vend ka mbetur pa zot shtëpie”.

    “Është pa drejtues, është pa udhëheqës. Është pa një menaxher të mirëfilltë, i cili kur çohet në mëngjes, çohet me idenë se çka me punu për këtë vend, ose me i vazhdu projektet që i ka filluar për këtë vend dhe nuk çohet si me linçua njerëz si me përçarë qytetarin e Republikës së Kosovës”, deklaroi Musliu në Klan Kosova.