Ka nisur takimi i anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Mediat janë lejuar të marrin pamje ne fillim të takimit.
Nuk dihet nëse do të ketë deklaratë për media.

Ka nisur takimi i anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
Mediat janë lejuar të marrin pamje ne fillim të takimit.
Nuk dihet nëse do të ketë deklaratë për media.

Ende pa u bërë një vit nga dorëheqja e organizuar e policëve serbë në komunat veriore, rreth 46 serbë kanë filluar punën në Policinë e Kosovës. Nisjen e punës së policëve serbë e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia e Kosovës.
Në rrjete sociale të medieve serbe, serbët kanë mirëpritur dhe u kanë uruar suksese policëve të Policisë së Kosovës, gjersa dje Kosovapress kishte raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram.
Natasha Pavloviq nga Beogradi shpreson që policët e rinj do të punojnë drejtë, e jo sikurse paraardhësit e tyre.
“Urime rini, jam e sigurt që do ta bëjnë punën e tyre me ndershmëri, ndryshe nga ata që u pasuruan në ca plantacione e laboratorë dhe tani e bëjnë patriotin me bater, i me xhepa plot!” ka komentuar Pavloviq.

Njëjtë pothuajse është shprehur edhe edhe Milan Milovanoviq nga Kraleva.
“Njerëzit le të punojnë, kur nuk iu kishte penguar që intelektualët e Listës Serbe të ishin në qeveritë e tyre, jahte dhe gjëra të tjera, pse kjo do të duhet t’ju pengojë… më mirë sesa me pagë të njëjtë të mbajnë pankarta në mitingjet të Vuçiqit, protestat dhe barrikada për interesa të individëve të pushtetit dhe Listës Serbe” ka shkruar Milovanoviq.

Ndërsa, Dushan Milenkoviq ka uruar policët e rijnë duke u dëshiruar të gjitha të mirat në punën e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar mbrëmë në Twitter se zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.
“I falënderojmë për shërbimin e tyre dhe i urojmë suksese”, ka shkruar Kurti.
Newly graduated @Kosovo_Police officers from non-majority communities have started working this week in the north of the country. 45 of the officers are Serbs, 16 Bosnian, 8 Roma, Ashkali and Egyptian & 3 Turks. We thank them for their service and wish them success.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 25, 2023
Veton Elshani zëvendëskomandant i PK për Rajonin e Veriut ka bërë të ditur policët e rinj serbë në PK janë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe komunat veriore – Mitrovica, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.
“46 nga oficerët janë serbë, 17 boshnjakë, 8 romë, ashkalinj dhe egjiptianë dhe 3 turq. Të hënën kanë filluar. Tashmë përmes punës praktike aftësohen shtesë për të punuar në patrulla dhe detyra të tjera të nevojshme. Ata do të trajnohen në faza të ndryshme”, ka thënë Elshani për KosovaPress.
Publikimi e emrave të policëve të rijnë serb është bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram, të cilat në mbrëmje i dënoi edhe shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Kryeministri Albin Kurti bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca kanë bërë homazhë pranë varrit të Adem Demaçit.
Në pesëvjetorin e vdekjes së tij, Kurti tha se kanë krenari dhe mirënjohje për jetën dhe veprën e tij.
“Kemi pikëllim dhe mallëngjim por kemi edhe krenari dhe mirënjohje që e patëm dhe e njohëm, që punuam dhe mësuam prej tij. Jeta dhe vepra e bacës Adem, na mbushin me përgjegjësi dhe vetëbesim”, ka thënë Kurti.
Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se është me rëndësi që të kujtohet figura e Adem Demaçit.
“Adem Demaçi për shqiptarët mendoj qe ka qenë njëra nga figurat më të rëndësishme. Gjithmonë i ka frymëzuar brezat me veprimtarinë e tij, e cila është e rëndësishme edhe për ne që vazhdojmë të përfaqësojmë institucionet”, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Turqi e ku është takuar me homologun e tij Yaşar Güler.
Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë së Kosovës.
Më tutje, thuhet se Mehaj ka marrë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Programin për Paqe dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Njoftimi i plotë:
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi, ai në këtë vizitë është i shoqëruar nga Gjeneral Hysen Dreshaj, kolonel Ali Krasniqi, kolonel Astrit Haliti, kolonel Binak Zekaj dhe atasheun e mbrojtjes, kolonel Bekim Zejnullahu. Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler.
Ministri Mehaj fillimisht ka uruar z. Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
Ky bashkëpunim do të vazhdohet në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona.
Gjithashtu është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit. Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme.
Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor.


Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët dhe me temperatura të larta, por gjatë pasdites pritet të ketë edhe vranësira.
Temperaturën minimale për ditën e sotme e ka shënuar Gjilani me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 36 gradë Celsius.
Edhe dita e nesërme pritet të jetë me kushte të njëjta atmosferike, por pritet të ketë ulje të temperaturave.
Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjakovës me 9 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Ferizaj me 24 gradë Celsius.
Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 41 gradë Celsius. /atvlive.tv/
Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

Azem Bejtë Galica u lind më 10 dhjetor 1889 dhe ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 1924, nga plagët e marra në luftimet e përgjakshme për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës.
Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912–1924.
Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.
Pas shpalljes së pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet, Shotë Galicën.
Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez.
Në vitin 1924, Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratik borgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, “Arbanisë së Vogël”.
Vdiq më 26 korrik 1924 në moshën 35-vjeçare. Varrimi i tij u bë në shpellën “Quku që kërcet”, 75 metra i thellë, ashtu siç e kishte lënë amanet.

Shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog, sot do të paraqitet në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Takimi do të fillojë në ora 10:00.
Nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen mes Szunyog dhe deputetëve.
Së fundmi, Këshilli i BE-së ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog, deri më 31 gusht 2024.

Sot shënohet Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës (PK), do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës, me ç’rast do të bëhen homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë.
Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.
Ceremonia memoriale do të mbahet në Stacionin policor “Qendra”– Prishtinë, ndërsa është paraparë të bëhet edhe parakalimi i gardës dhe njësiteve policore.
Dy vjet më parë Qeveria e Kosovës ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës.
26 korriku është data kur është vrarë polici Enver Zymeri, gjatë një aksioni në veri të vendit.
Më 27 korrik 2021 është zbuluar pllaka përkujtimore për 21 heronjtë e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se aktualisht nuk ka flakë në vendgrumbullimin e mbeturinave urbane në Vlorë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendshme.
Ai ka thënë se Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar gjatë ditës në aksionin e shuarjes së vatrave të zjarrit në Peshtan, Qafa e Shkozës dhe fshatin Kreshpan në njësinë administrative Cakran, të bashkisë Fier.
“Efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Aktualisht nuk ka flakë, por vijon të ketë tym për shkak të djegieve të brendëshme, pa probleme për qytetin”, ka thënë ai,
Ministri i Mbrojtjes ka theksuar se po punohet edhe në disa zona të tjera derisa ka theksuar se situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj.
“Po punohet ndërkohë në disa zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 forca e 4 mjete për izolimin total të flakëve. Situatë problematike ka edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila u riaktivizua”, ka shkruar ai në Facebook.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas raportimeve se policët e rinj serbë janë kërcënuar pasi kanë filluar punën të hënën në veri të Kosovës.
74 policë të rinj nga të gjitha komunitetet joshumicë kanë filluar punën të hënën në veri të Kosovës.
Nga ky institucion kanë njoftuar se 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 16 boshnjakë, tre turq dhe tetë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.
Barbano tha se është i shqetësuar për raportimet e mediave rreth mesazheve kërcënuese ndaj policëve të rinj të Kosovës, që vijnë nga komunitetet jo-shumicë.
”Jam shumë i shqetësuar për raportimet e mediave në lidhje me mesazhet kërcënuese kundër policëve të sapo-dislokuar të Policisë së Kosovës nga komunitetet jo-shumicë. Çdo lloj frikësimi është i papranueshëm dhe theksoj rëndësinë që Policia e Kosovës reflekton dhe përfaqëson tërë popullatën e Kosovës”, ka shkruar ai me anë të një postimi në Twitter.