ATV

Category: Lajme

  • Kosova, kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Kosova, kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka bërë të ditur që Kosovën e ka vizituar sot Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtarë të Lojërave Mesdhetare.

    Çeku tha se po punohet vazhdimisht që në vendin tonë të organizohet një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë, raporton KosovaPress.

    Po ashtu, ministri Çeku tha se Kosova është kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

    “Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Po punojmë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojmë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë. Programi i Lojërave Mesdhetare përmban 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve.

    Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, shkroi Çeku në “Facebook”.

    Ndërkaq, Çeku listoi edhe përfitimet e Kosovës nga ky organizim.

    “Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare. Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror. Infrastrukturë fizike të modernizuar. Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv. Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend”, shkroi Çeku.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullatës civile

    Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte kundër popullatës civile

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet Z.A. i nacionalitetit serb.

    Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri Z.A, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar me uniformë të policisë serbe dhe i armatosur, e kishte ndaluar në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M. duke e torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet, si dhe, duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

    Po ashtu, i pandehuri Z.A. në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve i’a kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

    Me këto veprime i pandehuri Z.A. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile’’ nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së.

  • Kurti drekon me rrethin e ngushtë të partisë, Dejona Mihali shihet afër tij

    Kurti drekon me rrethin e ngushtë të partisë, Dejona Mihali shihet afër tij

    Kryeministri Albin Kurti ka drekuar sot me rrethin e ngushtë të partisë që udhëheq, Lëvizjes Vetëvendosje. Afër tij, është parë e ulur anëtarja e Kryesisë së VV’së, Dejona Mihali, e cila së fundi po konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.

    Fotografinë ku shihet edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Ministrja Albulena Haxhiu e Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e ka publikuar deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi.

    “Dejona tha: ” Nuk mund t’iu lë vetëm dhe nuk mund të ulem diku tjetër”😉”, ka shkruar Rrustemi sipër fotografisë.

    Ndryshe, deputeti Haki Abazi, para se të largohej nga GP i VV’së kishte pretenduar se Mihali e kontrollon grupin parlamentar dhe vendimmarrjen aty.

  • ​Ushtria Jordanze trajnohet në FSK

    ​Ushtria Jordanze trajnohet në FSK

    Në kuadër të bashkëpunimit me Jordaninë një ekip i ushtrisë nga Jordania ka realizuar trajnimin Kërkim Shpëtim Uban në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Për tri javë është realizuar trajnimi në pjesën teorike dhe praktike, ku 10 ushtarakë nga Jordania dhe 5 nga FSK, kanë ndjekur trajnimin duke u përgatitur në njohuritë bazë dhe të avancuara në temat: Hapja dhe Siguria e rrugëve deri te viktimat përmes thyerjeve, prerjeve dhe pajenderimeve , ndihmën e parë mjekësorë, evakuimin e viktimave etj.

    Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, Drejtori i QNTKSH, z John Donne si dhe oficerë të FSK-së e të NALT-it.

    Ministri Mehaj dhe Gjeneral Haziri vlerësuan lartë bashkëpunimin në mes dy ushtrive duke shprehur gatishmërinë për zgjerimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në fusha tjera me interes të përbashkët.

    Kapiten Ahmad nga ushtria Jordaneze falënderoj FSK-në për mundësin e krijuar për të realizuar trajnimin e Kërkim Shpëtimit, dhe përgëzoj Qendrën e KSH për aktivitet dhe operacionet e realizuara të kësaj njësie e në veçanti operacionin e realizuar në Republikën e Turqisë pas tërmetit.

  • “Shqiptarin në krye e dallon që është shqiptar” – mërgimtarët thonë se shqiptarët jashtë vendit i dallojnë, hiç pa folur me ta

    “Shqiptarin në krye e dallon që është shqiptar” – mërgimtarët thonë se shqiptarët jashtë vendit i dallojnë, hiç pa folur me ta

    Në bazë të statistikave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ndërmjet viteve 2013-2022, gjithsej 252 mijë njerëz kanë ikur nga Kosova, legalisht e ilegalisht.

    Shumica nga ta kanë zgjedhur shtetet evropiane për të jetuar, por duke mos përjashtuar as pjesën tjetër të shteteve.

    Në emisionin “n’malAn’det” të transmetuar çdo natë në ATV, hapësirë e veçantë po u kushtohet bashkatdhetarëve tanë, të cilët kanë zgjedhur vende të ndryshme të botës për të jetuar.

    Kësaj radhe, Veton Mushkolaj nga Gjermania dhe Lulzim Demhasaj nga Belgjika, befasuan me përgjigjet e tyre kur u pyetën se si i dallojnë një shqiptar që është shqiptar, pa folur me ta.

    Vetoni nga Gjermani tha se shqiptarin në krye e dallon që është shqiptar.

    “Shumë thjesht valla, shqiptarin në Gjermani në krye e dallon që është shqiptar… Si ta sheh një shqiptar pak me gjeste, e din që është shqiptar”, tha ai.

    Ndërkohë, shoku i tij Lulzimi nga Belgjika gjithashtu tregoi disa karakteristika të shqiptarëve, derisa tha se në lokal ai i dallon shqiptarët kur i sheh duke u shtyrë për pagesa.

    “…Pak a shumë në rrugë kur lëvizin ecin më hapur. Edhe kur jemi në lokal, te pagesat shtyhen kush me pagu, ja kapin dorën njëri – tjetrit edhe mbesin ata të huajt t’u na shiku se çfarë po ndodhë”, potencoi Demhasaj.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

  • “Ti nuk je gazetar, ti ishe marrja e Zotit” – gazetari kërkon ta intervistojë, por qytetari i kthehet me fjalë të ashpra

    “Ti nuk je gazetar, ti ishe marrja e Zotit” – gazetari kërkon ta intervistojë, por qytetari i kthehet me fjalë të ashpra

    Gazetarët përgjithësisht, gjatë kryerjes së punëve së tyre, përballen me pengime në forma të ndryshme nga qytetarët të cilët tentojnë t’i frikësojnë, kërcënojnë apo edhe t’u thonë fjalë ngacmuese.

    Njëri nga ta ishte Lindrit Zogaj, gazetari i ATV-së dhe njëherit moderator i emisionit “Rrugës për…”, i cili për emisionin “n’malAn’det” që po transmetohet çdo natë në ATV, tregoi një ngjarje të pazakontë që i kishte ndodhur me një qytetar, që ia tha disa fjalë tronditëse.

    “…Shkova i thashë a mujna me bo një intervistë…Po ma bon ‘Ti ishte nana e Tiktokut’, edhe unë i thashë faleminderit, kur ma ka bo tha ‘Po spo lejshe gja t’keqe bre pa qitë bre, ti ishe marrja e Zotit, po ti s’ishe gazetar’…”, theksoi ai me “sportivitet”, ani pse kjo ngjarje e tronditi atë.

    Kujtojmë se ambienti i sigurt për kryerjen e punës nga gazetarët, është çështje kryesore për ekzistimin e mediave.

    Për t’i dëgjuar intervistat ekskluzive të mërgimtarëve anë e kënd botës, ju ftojmë që nëpërmjet linkut të mëposhtëm, ta shikoni emisionin veror të ATV-së “n’malAn’det”:

     

  • Musliu në Kuvend me fanelë ku Kurtin e krahason me “Pinokion”

    Musliu në Kuvend me fanelë ku Kurtin e krahason me “Pinokion”

    Deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu në seancën e Kuvendi është parë e veshur me një fanelë ku kreu i Qeverisë, paraqitjes me hundë të gjatë si “Pinokio”.

    Ditën kur ndodhi përleshja në Kuvend, Musliu kishte vendosur një foto të njëjtë në foltore e më pas edhe një pankartë, duke e quajtur Kurtin mashtrues.

    Ajo bashkë edhe me deputeten tjetër të PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e kanë hequr shiritin e vendosur që i ka penguar mediet të kenë qasje.

  • Kurti priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq, Feride Hyseni

    Kurti priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq, Feride Hyseni

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Agron Humolli.

    Përgjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës ndanë ​me kryeministrin Kurti shqetësimet dhe po edhe sfidat me të cilat ballafaqohen përgjatë punës së tyre. Kësisoj, ata kërkuan edhe mbështetje nga kryeministri në atë drejtim.

    Në kuadër të kësaj teme, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim të mëtejmë, si dhe për adresimin e shqetësimeve të tyre.

    Gjithashtu, ai tha se barazia e mirëqenia janë synime qëndrore të qeverisjes, duke vënë theksin te reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes si dhe masat në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike dhe pakove tjera në mbështetje të qytetarëve.

    Kryqi i Kuq i Kosovës është shoqata më e vjetër humanitare në Republikën e Kosovës, e themeluar në vitin 1945. Ajo numëron plot 26 degë në Kosovë.

  • Muja e konsideron të suksesshme punën e Kuvendit në sesionin pranveror

    Muja e konsideron të suksesshme punën e Kuvendit në sesionin pranveror

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e ka quajtur të suksesshëm sesionin pranveror të Kuvendit të Kosovës.

    Pas dështimit të mbajtjes së seancës së sotme, Muja para gazetarëve tha se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka miratuar rreth 50 projektligje.

    Ai kritikoi opozitën se nuk po dëshiron të votojë për marrëveshjen ndërkombëtare.

    “Ishte e planifikuar që edhe sot të vazhdojë seanca për marrëveshjet ndërkombëtare, të votohen ato pasi kanë qenë në agjendë që nga prilli dhe marsi, por pa votat e opozitës, ato nuk kalojnë, pasi kështu thotë rregullorja. Seanca duhet të ketë kuorumin e nevojshëm për të filluar, ishin deputetët e shumicës edhe nga opozita, por mjerisht nuk ishin mjaftueshëm për të filluar. Ne kishim planifikuar të qëndrojmë, pasi kemi pas edhe ligje që do të duhej të kalonin në këtë sesion”, tha ai.

    Muja akuzoi deputetët e PDK-së për sjellje të dhunshme në Kuvend, derisa përmendi edhe deputeten Ganimete Musliu.

    “Mjerisht ky sesion është përshkruar me incidente të dhunshme nga deputetë të PDK-së, në veçanti më duhet të nënvizoi deputeten Ganimete Musliu, e cila jo vetëm që s’ka ndonjë kauzë politike, por ka pas sjellje të dhunshme duke provokuar incidente që janë hije e rënd për Kosovën dhe demokracinë tonë”, përfundoi Muja.

  • Mbyllet seanca – Tahiri thotë se kjo ndodhi që t’u pamundësohet diskutimi për aferën “Zdravo”

    Mbyllet seanca – Tahiri thotë se kjo ndodhi që t’u pamundësohet diskutimi për aferën “Zdravo”

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se pushteti e mbylli seancën për ta pamundësuar diskutimin për atë që ai e ka quajtur aferën “Zdravo”.

    Tahiri pohoi se krejt kjo po ndodh pasi pushteti nuk do të diskutojë për sanksionet e skandalet e tjera.

    “Ju ishit prezent edhe në mbledhjen e fundit të Kryesisë ku kërkuam debat për aferën Zdravo. Në atë mbledhje na u pamundësua që debati të ndodhte sot siç kërkuam për qartësi nga kryeministria e shefja e GP të VV-së për komunikimin me Radojçiqin”.

    “E mbyllën këtë seancë për të na e pamundësuar që të flasim për aferën Zdravo. E dyta që është shumë shqetësuese është për abuzimet që janë duke ndodhur në Ministrinë e Rozeta Hajdarit. Si Grup Parlamentar do të vazhdojmë të kemi angazhim të vazhdueshëm që vendin ta dërgojmë në zgjedhje”.

    “Kjo seancë qe u anulua sot mund të jetë edhe si rezultat i kërkesës së Radojçiqit. Janë po këta njerëz qe po na e pamundësojnë të bisedojmë për sanksionet. Kjo tendencë e mbylljes në mënyrë kaq të turpshme të seancës është për shkak se nuk duan të flasin për sanksion”.

    Seanca e Kuvendit u mbyll pa filluar fare punimet. Munguan deputetët e pushtetit, rrjedhimisht nuk kishte kuorum. Me këtë rast, Kuvendi edhe i mbylli punimet për sesionin pranveror.