ATV

Category: Lajme

  • Reporterët pa Kufij: Duke ia pezulluar licencën, Qeveria e Kurtit po e shtyn drejt mbylljes Klan Kosovën

    Reporterët pa Kufij: Duke ia pezulluar licencën, Qeveria e Kurtit po e shtyn drejt mbylljes Klan Kosovën

    Një prej organizatave më të mëdha për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova.

    Reporterët pa Kufij kanë thënë se me një vendim të tillë po kërcenohen rëndë pluralizmi i informacionit.

    Sipas kësaj organizate, duke pezulluar certifikatën e Klan Kosova, Qeveria e Kurtit po e shtyn televizionin drejt mbylljes dhe kanë bërë thirrje që vendimi të rrezohet.

  • Potenciali i Kosovës për të tërhequr investime të huaja, i kufizuar

    Potenciali i Kosovës për të tërhequr investime të huaja, i kufizuar

    Të kufizuar e ka vlerësuar Departamenti Amerikan i Shtetit potencialin e Kosovës për të tërhequr investime të huaja.

    Raporti për “Klimën e Investimeve” për vitin 2023, Kosovën e ka cilësuar si vend jo të përshtatshëm për të investuar, për shkak të disa problemeve si “integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global, ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor, furnizim jo i besueshëm me energji, korrupsioni dhe sundimi i dobët i ligjit.

    Emërues i përbashkët i këtyre problemeve, po vlerësohet të jetë jostabiliteti politik në vend.

    Vendet e rajonit, sipas Safet Gërxhaliut, qëndrojnë më mirë sesa Kosova në këtë aspekt.

    Ndërkaq, njohës të sigurisë konsiderojnë se zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, kanë trembur investitorët e huaj.

    Megjithatë, Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ekonomia kosovare është këndellur pas tronditjeve që ishin derivat i pandemisë, teksa përmend edhe vlerësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar se rritja ekonomike në vend për vitin 2023 parashihet të jetë 3,8%. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Dështimin e seancës, opozita e quan të qëllimshme

    Dështimin e seancës, opozita e quan të qëllimshme

    Seancën e fundit të sesionit pranveror e mbyllën me dështim.

    Në seancën që dështoi për shkak të kuorumit, shumica e deputetëve që munguan ishin të pozitës.

    Këtë e konsideruan të qëllimshme, partitë opozitare.

    “E mbyllën këtë seancë vetëm për vetëm për të na pamundësuar që të diskutojmë rreth çështjes së aferës ‘Zdravo’”, tha deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

    “Janë dëme të mëdha që po i bëhen Kosovës, prandaj ne presim që në vjeshtë të kemi në situatë komplet të re, pasi kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

    “Sot jeni dëshmitar të anulimin të qëllimshëm të një seance vetëm e vetëm me i ikë përgjegjësisë të skandalit Zdravo, që tash e ka edhe një mbiemër zejtin”, tha deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

    Të tri partitë opozitare po vlerësojnë që kjo qeveri nuk duhet të vazhdojë më. Madje, shpresë se do ta përkrahin mocionin e mosbesimit të nisur nga AAK-ja, ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës.

    “Mendoj se kjo gatishmëri do të jetësohet në shtator dhe pastaj përmes mocionit ta shkarkojmë”, tha deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

    “Ne jemi të angazhuar maksimalisht që ata numra të sigurohen, jemi të angazhuar maksimalisht që ky Kuvend të shpërbëhet”, tha deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

    “Do të shohim a do të ketë brumë edhe brenda LV-së në vjeshtë, që do të dalin dhe do të votojnë një mocion për me rrezua qeverinë. Përndryshe është e pamundur”, tha deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

    Pavarësisht që opozita që renditi goxha kritika, deputeti nga pushteti, Armend Muja, e vlerësoi punën e Kuvendit të suksesshme.

    Në rend dite ishin 24 pika, përfshirë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare të cilat po dështojnë të miratohen për disa herë. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • S’ka shqetësim për Kurtin, Hetemi 60 ditë në ndertesën komunale

    S’ka shqetësim për Kurtin, Hetemi 60 ditë në ndertesën komunale

    Shqetësimin për njëri-tjetrin e patën të njëjtë, por as kryeministri Albin Kurti e as kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nuk lëshuan pe.

    Me përkrahjen nga kryeqyteti, i pari i qytezës më veriore po vazhdon atë që kryeministri e quan “qëndresë shembullore”.

    Ndonëse ka emëruar disa drejtorë të dikastereve të ndryshme – shumicën të komunitetit serb – Hetemi është i vetmi punëtor i komunës në këtë ndërtesë.

    Ai nuk tregoi sa vendime i ka marrë e as nuk foli për shërbimet komunale, në komunën ku administrata ka dy muaj që nuk punon.

    Vetëm tri automjete të KFOR-it qëndrojnë para ndërtesës, teksa vërehet numër dukshëm më i ulët i ushtarëve brenda perimetrit – që më s’është me gjemba.

    Grupe të vogla njerëzish vazhdojnë protestën, nën çadra ose në kafene.

    Në oborrin e komunës, përreth ndërtesës nuk shihet Policia e Kosovës, por brenda ka pjesëtarë të saj.

    Rreth 20 kilometra nga ndërtesa qendrore komunale, në fshatin Bistricë, vazhdon punën normalisht zyra e gjendjes civile.

    “Zyra ka funksionu vazhdimisht gjatë gjithë kohës, asnjëherë nuk e ka ndërprerë punën zyra. Interesimi ndoshta është pak më i vogël se përpara, megjithëse ka shumë të interesuar. Edhe me ardhjen e mërgimtarëve normal që shtohet puna”, tha Avdullah Bekteshi, zyrtar i Gjendjes Civile në Bistricë, Leposaviq.

    Aty ofrohen shërbimet bazike të gjendjes civile.

    “Zakonisht këtu bëhen regjistrimet në gjendjen civile, lëshimi i dokumenteve të gjendjes civile, siç janë: certifikatat, ekstraktet e dokumentet e ngjashme”, tha Bekteshi.

    Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb – shumicë në këtë komunë, Lulzim Hetemi u zgjodh kryetar i Leposaviqit.

    Pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdojnë ta kundërshtojnë Hetemin, në protestat që nisën më 26 Maj, të cilat për disa javë ishin të dhunshme, përfshirë sulme ndaj Policisë dhe gazetarëve. /atvlive.tv

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Klan Kosova: Vendimi i MINT është abritrar, do të ankohemi në gjykatën kompetente

    Klan Kosova: Vendimi i MINT është abritrar, do të ankohemi në gjykatën kompetente

    Televizioni Klan Kosova kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e licencës së biznesit. Klan Kosova një veprim të tillë e konsiderojnë si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.

    Klan Kosova në reagim thonë se pavarësisht se kanë ndërmarrë hapat për rregullimin e dokumentacionit sipas udhëzimeve të Ministrisë për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues. Klan një vendim të tillë të Komisionit e konsideron arbitrar dhe të prapranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore.

    Televizioni Klan Kosova kanë thënë se në asnjë mënyrë s’do të pranojnë një qasje të tillë autoritare dhe çështjen do ta adresojnë në gykatë.

    Reagimi i plotë:

    Klan Kosova shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) për të refuzuar ankesën e Klan Kosova Sh.P.K. për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke e parë këtë akt si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.

    Pavarësisht se Klan Kosova SH.P.K. ka ndërmarrë hapat e rregullimit të dokumentacionit sipas udhëzimeve të MINT për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues, dhe si i tillë arbitrar dhe i papranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore.

    Ndaj tendencës së Qeverisë për të rrezikuar një ndër mediumet më të mëdha në vend, Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend dhe në botë, qeveritë e shteteve të Quintit dhe figura lidere të të drejtave të njeriut gjithandej, duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë.

    Tendenca e Qeverisë për të sajuar situata të paqena me vendimin për refuzim ankese të marrë sot, si dhe me interpretimin akuzues dhe joprofesional që MINT e ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, tregon se qëllimi i vërtetë nuk është procedura teknike e një biznesi, por mbyllja e gojës së medias.

    Klan Kosova në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit dhe çështjen do ta dërgojë në gjykatë.

    Klan Kosova dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se puna nuk do të ndalet dhe as që do të mund të ndalet.

    Ne do ta vazhdojmë zejen e shenjtë të informimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale si deri më sot, edhe nesër dhe përgjithmonë, plotësisht të vetëdijshëm se nëse ne dorëzohemi, atëherë trysnia do të vazhdojë mbi mediat e tjera me synimin e instalimit të frikës në Kosovë.

    Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata individë, media dhe institucione, që gjatë gjithë kohës janë interesuar dhe na kanë qëndruar prapa në betejën tonë jo të lehtë për ta mbrojtur njërën nga liritë kryesore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – fjalën e lirë.

    Jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë dhe në fund drejtësia do të triumfojë.

  • Tragjedia në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjanit, gazetari i ATV-së jep detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

    Tragjedia në familjen Bekteshi në Rufc të Lipjanit, gazetari i ATV-së jep detajet e fundit nga vendi i ngjarjes

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.
    Gazetari i ATV-së, Armand Hoti, nga vendi i ngjarjes e ka konfirmuar këtë, ku ka zbuluar se vrasja e trefishtë ka ndodhur në familjen Bekteshi.

    “Jemi në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit ku rreth orës 16:30 të ditës së sotme, këtu ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku janë të përfshirë tre anëtarë të familjes së njëjtë, fjala është për anëtarët e familjes Bekteshi. Momentalisht ne nuk kemi mundur t’i afrohemi vendit të ngjarjes”, tregon gazetari Hoti.

    Ai njofton se në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe prokurori i rastit, ndërsa policia ka vendosur vetura në të dy anët e rrugës duke bllokuar hyrjen e mediave në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.

    Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku se pse ka ardhur deri te kjo vrasje.

    Edicionin Qendror të lajmeve në ATV e gjeni në videon më poshtë:

  • Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur

    Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Sinjali.

    Sinjali mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.

    Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Sinjalin se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

    “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

    Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

    Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

  • Tragjedia në Lipjan: Dyshohet se babai vrau të birin dhe gruan, më pas veten

    Tragjedia në Lipjan: Dyshohet se babai vrau të birin dhe gruan, më pas veten

    Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

    Klankosova.tv mëson nga burimet e saja se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

    Për vdekjen e tre personave, lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

    “Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

    Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.

  • Tre të vdekur/ Policia jep detaje për rastin në Lipjan

    Tre të vdekur/ Policia jep detaje për rastin në Lipjan

    Indeksonline raportoi për një tragjedi të ndodhur më herët në Rufc të Lipjanit, ku tre persona dyshohet të jenë vrarë.

    Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar rastin.

    Ahmeti pohon se vdekjen e tri viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

    “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

    Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

    Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti.

  • MINT refuzon ankesën e Klan Kosovës

    MINT refuzon ankesën e Klan Kosovës

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) njofton se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”, duke konstatuar se Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovës (ARBK), në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin, kur pezulloi certifikatën e biznesit për Klan Kosovëm.

    Aty thuhet se vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Komunikata e plotë:

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton opinionin publik se, Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”. Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente.

    Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.

    Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë.

    Mirëpo, Komisioni i Ankesave ka evidentuar po ashtu se përpjekjet e vonuara të palës për t’i korrigjuar shkeljet e saj ndër vite, ende nuk kanë shkuar deri në fund. Vendimi i Komisionit konstaton se, në dokumentet zyrtare për “pronarët e vërtetë të subjektit” KGO Media Invest DOOEL, shtetësia e pronarit të këtij subjekti identifikohet si “Kosovo”, ndërsa shteti i vet ende si “Serbia”, duke e paraqitur përsëri Kosovën si pjesë të Serbisë. Ky konstatim i Komisionit ngre edhe një herë pyetjen, cila është arsyeja e vërtetë pse Klan Kosova sh.p.k. po insiston ta paraqesë Kosovën si pjesë të Serbisë?

    Me këtë rast, rikujtojmë se në bazë të gjetjeve të parregullsive ndër vite dhe dyshimeve serioze, MINT ka dorëzuar kallëzim penal kundër Klan Kosova sh.p.k. dhe pronarëve të saj. Me këtë çështje tashmë po merren organet e rendit të Republikës së Kosovës.

    Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, më 22 qershor, e ka anuluar vendimin me të cilin një ditë më parë, ishte shfuqizuar pezullimi për certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.

    Në këtë vendim, theksohet se ushtruesja e detyrës së drejtoreshës, Pranvera Prestreshi është zënë nën rrethana të konfliktit të interesit. Në vendim shkruan se Prestreshi e ka familjar një avokat që, sipas ARBK-së, punon për Klan Kosovën.

    Ndryshe, më 14 qershor 2023, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Aty thuhej se MINT, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër.

    Pas kësaj, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 16 qershor 2023, ka njoftuar se zyra ligjore e KPM-së, ka dhënë një rekomandim me dy dispozita, lidhur çështjen e pezullimit të certifikatës së licencës së Klan Kosovës. Jeton Mehmeti, kryetar i KPM-së, tha se Klan Kosova, në afat prej 30 ditësh duhet të bëjë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konfrom rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale.

    Kurse, më 16 qershor 2023, Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN): Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS), Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës HANDIKOS, Qendra për Barazi dhe Liri – CEL Kosova, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), Iniciativa e Re Sociale (NSI) dhe Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE), kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për pezullimin e licencës së biznesit për Klan Kosovën.

    Sipas organizatave anëtare të HRN-së, vendimi i MINT është shkelje e drejtpërdrejtë e lirisë së shprehjes dhe medias, si dhe ngjan në një përpjekje për të kontrolluar mediat dhe kufizuar lirinë e fjalës.

    Më 19 qershor 2023, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka dhënë sqarime shtesë lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, duke thënë se përpjekja që një çështje biznesi, të përshkruhet si sulm ndaj lirisë së shtypit, është e paarsyeshme dhe e paqëndrueshme. /BetimipërDrejtësi