ATV

Category: Lajme

  • E rëndë: Burri hyn Live në Instagram, vret gruan dhe dy persona të tjerë në Bosnje

    E rëndë: Burri hyn Live në Instagram, vret gruan dhe dy persona të tjerë në Bosnje

    Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.

    I dyshuari Nermin Sulejmanoviç, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai kreu vetëvrasje.

    “Sulejmanoviç vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

    “Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    “Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij, dhe se operacioni i policisë po vazhdon”, tha ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviç për Radion Evropa e Lirë.

    Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.

    Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.

  • Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

    Plagosi gruan e djalin dhe s’iu dorëzua policisë, RENEA ekzekuton 62-vjeçarin në Maliq

    Ramiz Muçllari i armatosur u mbyll në banesën ku jetonte, ku mbrëmjen e kaluar tentoi të vriste gruan dhe djalin e tij.

    62-vjeçari hap zjarr ndaj policisë që mbërriti në vendngjarje. Përgjatë natës, e gjithë zona në fshatin Qesarakë të Shqipërisë u izolua. Me ardhjen e forcave të RENEA-s, autori vazhdoi të hapte zjarr, duke qëlluar me një mitraloz të lehtë.

    Këtë mëngjes Forcat Speciale “Renea” hynë deri në katin e dytë të banesës së Ramiz Muçollarit, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës. Policia njofton se pas më shumë se një orë shkëmbime zjarri, 62-vjeçari është ekzekutuar.

    Mbrëmjen e kaluar, autori ka tentuar të vrasë gruan dhe djalin e tij. Ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe ka tentuar të mbysë djalin.

    Pëllumbesha Muçllari dhe djali Kamber Muçllari, aktualisht ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Autori vuante nga probleme të shëndetit mendor. Dje, ai ka qenë për vizitë në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital dhe pasi është kthyer në shtëpi, ka nisur konfliktin me familjarët.

  • Kontrolle të befasishme nëpër barnatore, Dogana kap medikamente të kontrabanduara

    Kontrolle të befasishme nëpër barnatore, Dogana kap medikamente të kontrabanduara

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar kontrolle të befasishme në dy barnatore në Drenas, ku ka hasur një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të kontrabanduar.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Dogana ka bërë me dije se mallrat janë konfiskuar dhe se ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

    “Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara.

    Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.

  • ​Kurti thirrje Maqedonisë së Veriut: Afër shqiptarëve e bullgarëve dhe larg Serbisë

    ​Kurti thirrje Maqedonisë së Veriut: Afër shqiptarëve e bullgarëve dhe larg Serbisë

    Gjatë vizitës zyrtare që i ka bërë dy komunave të Maqedonisë së Veriut, Komunës së Çairit dhe Komunës së Tetovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në manifestimin mirëseardhës që u organizua për nder të tij, në sheshin “Iliria”.

    Pasi ka falënderuar nga zemra për pritjen dashamirëse që i është bërë, kryeministri Kurti, tha se është e vështirë të gjendet një tjetër popull të paktën në Evropë, për të cilin gjeografia ka qenë kaq përcaktuese dhe e rëndësishme për historinë e tij, siç është për ne shqiptarët.

    Duke përshkruar distancën ajrore mes Prishtinës dhe Tetovës, e që është vetëm 74 kilometra, por si distancë rrugore, Prishtina dhe Tetova janë larg njëra tjetrës 122 kilometra, kryeministri Kurti tha se përtej këtyre dy shifrave, ku rrugorja është gati sa dyfishja e ajrores, ka edhe një dimension të tretë, që është ai kohor.

    “Duke shkurtuar rrugët, ne fitojmë kohën. Ashtu siç e përjetova unë sot, si një rrugë të shkurtër dhe që mund të shkurtohet edhe më shumë, sepse me ngazëllim dhe dëshirë erdha t’ju takoj juve sot e sonte këtu. E tash, në këtë pikë, nuk e kam fjalën për rrugët automobilistike dhe autostradat, por për rrugët më të rëndësishme që janë rrugët e bashkëpunimit dhe të bashkërendimit mes neve, mes Prishtinës dhe Shkupit dhe Tiranës, Tetovës e Gostivarit, Kumanovës e Preshevës, Shkodrës dhe Ulqinit që të jetojmë më mirë e të zhvillohemi më shumë pa dallim e pa diskriminim”, tha kryeministri.

    Para shumë të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se aleanca veri atlantike NATO-ja, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë platforma me vlerë e cila na sjellë mbrojtje e siguri sidomos në këtë kohë kur imperializimi rus e riktheu luftën në kontinentin tonë evropian.

    Këtu, ai pati edhe një thirrje për Maqedoninë e Veriut.

    “Maqedonia e Veriut, sa ma afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë, e sa ma larg Serbisë e cila nuk po distancohet as nga Millosheviqi dhe as nga Putini, aq ma afër ajo, pra aq ma afër Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe aq më i sigurt do të jetë rajoni ynë i Ballkanit. E për këtë ne duhet ta ndihmojmë e do ta përkrahim Maqedoninë e Veriut”, tha Kurti.

    Më tej, ai tha se është aty si kryeministër i Republikës së Kosovës, në një vizitë vëllazërore me shqiptarët e trevave të Maqedonisë së Veriut, “fqinjit tonë të mirë dhe vendit mik që na ka njohur si shtet neve Republikën e pavarur të Kosovës që në krye të herës dhe me të cilin kemi aq shumë shkëmbime në të gjitha fushat dhe marrëdhënie të mira ndërshtetërore”.

    “Ne shqiptarët kudo që jetojmë, në Ballkan apo nëpër mërgatë, duhet të punojmë për më shumë demokraci e liri, drejtësi e mirëqenie. Ta ndihmojmë e përkrahim njëri-tjetrin, për hir të njëri-tjetrit jo kundër ndokujt tjetër. Dhe ne ia kemi dëshmuar edhe vetës edhe të tjerëve këtë, si gjatë gjithë historisë ashtu edhe para dy dekadash, kur mijëra shqiptarë nga Kosova të dëbuar gjatë luftës më 1999 nga gjenocidi, u strehuan nga vëllezërit e motrat e tyre shqiptarë të të gjitha këtyre anëve”, tha ai, duke shtuar se gjuha që e flasim, e kaluara e përbashkët dhe identiteti duhen gjallëruar bashkërisht.

    “Ajo çfarë ndodhë në Kosovë, ndjehet njësoj edhe në Tetovë, ashtu siç ajo çfarë ju brengos juve këtu, është shqetësimi edhe i neve atje” përfundoi Kurti.

  • Vazhdojnë kolonat e pritjet e gjata në kufi, mbi 2 orë për të dalë nga Kosova përmes Merdares

    Vazhdojnë kolonat e pritjet e gjata në kufi, mbi 2 orë për të dalë nga Kosova përmes Merdares

    Mërgimtarët po vazhdojnë të përballen me pritje në kufinj edhe mëngjesin e sotëm.

    Gjendja më e rënduar është në Merdare, ku për të dalë nga Kosova përmes kësaj pritje duhet të presin deri në 2 orë e 20 minuta.

    Te Dheu i Bardhë, pritjet janë 1 orë e gjysmë, në Muçibabë 30 minuta, e në Jarinjë 10.

    Nëpër pikat tjera kufitare, s’ka pritje të gjata.

  • ATK realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka – Murtezaj: Vlera e gjobave mbi 200 mijë €

    ATK realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka – Murtezaj: Vlera e gjobave mbi 200 mijë €

    Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj, tha për Ekonomia Online se kanë shtuar aktivitetet në monitorimin e kategorive të tatimpaguesve të cilët kanë aktivitet të shtuar gjatë sezonit të verës, siç janë këngëtarët, diskotekat e restorantet.

    Qëllimi i këtij inspektimi sipas Murtezajt është që ata deri në fund të afatit të deklarimit t’i përmbushin detyrimet e tyre ndaj shtetit, në të kundërt merren masa të tjera.

    “Para së gjithash qasja jonë është sektoriale dhe njëri nga sektorët e identifikuar si sektor më problematik nëse mund t’i themi në përmbushje tatimore është pikërisht sektori i gastronomisë ku dihet që ende vazhdojnë të kenë më së shumti prezencën e kuponëve fiskalë nga ana e kafiterive, restoranteve, e të tilla. Por në të njëjtën kohë kjo pjesa e gastronomisë, dhe e akomodimit nënkupton përfshirjen e grupeve të tjera të tatimpaguesve siç janë këngëtarët, diskotekat e të tjera”.

    “Tashmë siç e kemi parë në publikimet tona në ditët e fundit kemi shtuar aktivitet të rritur në këtë grup të tatimpaguesve për shkak të sezonës verore. E dimë që në këtë sezon rritet edhe aktiviteti i këtyre tatimpaguesve ose bizneseve, dhe qasja jonë është që të bëhet identifikimi apo gjetjeve ose krijimit të informatave për këtë kategori të tatimpaguesve, gjithnjë me qëllim që atyre fillimisht t’ju bëjmë thirrje që të vetëdeklarojnë dhe të paguajnë detyrimet tatimore, pastaj në rast se pas përfundimit të afatit të deklarimit nuk i përmbushin detyrimet tatimore gjithsesi ekziston edhe vegla sekondare ose vegla e dytë që neve ligji na obligon që të ndërmarrim, pra kontrolli”.

    Për më tepër Murtezaj tha se vetëm nga inspektimet e fundit të kryera nga inspektorët e ATK-së, që sipas tij janë diku mbi 70 të tilla, kanë hasur në afro 300 punëtorë të padeklaruar, në 100 000 kuponë të moslëshuar aspak në rend të parë, e vlera e ndëshkimeve nga këto inspektime shkon në 200 000 euro.

    “Vetëm nga këto inspektimet e fundit që ishin mbi 70 kemi diku afër 300 punëtorë të padeklaruar apo të paformalizuar, pastaj janë 100 000 kuponë jo fiskalë ose mos lëshimi fare i asnjë dokumenti që i ofron si dëshmi për pagesë dhe të gjitha këto kanë bërë që zyrtarët tonë, inspektorët tonë t’i ndërmarrin veprimet juridike në shqyrtim me masa ndëshkuese. Ndoshta nuk është shumë evidente në ndëshkimet se në çfarë vlerash. Nga të gjitha këto vizita që janë realizuar deri më tani, mbi 70 vizita, e vlera e ndëshkimeve është diku mbi 200 000 euro, por që aspak nuk është objektiv apo fokus i yni që të vrapojmë pas gjobave”, tha ndër të tjera për Ekonomia Online zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së.

    Megjithatë zv.drejtori ekzekutiv i ATK-së, tha se nuk pretendojnë e as nuk e kanë si synim që përmes kontrollit apo ndëshkimeve ta përmbushin buxhetin ose objektivat e tyre.

    E këtë Murtezaj e mbështeti edhe me statistika ku tha se mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa vetëm pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ky institucion.

    Murtezaj shtoi se ka raste ku gjenden një numër i printerave jofiskalë të gjetur e edhe i punëtorëve të padeklaruar nga ana e kategorisë së diskotekave, restoranteve e bizneseve të tjera që periudhën sezonale e kanë më të ngarkuar.

    “Asnjëherë nuk është qasja jonë që ne përmes kontrollit dhe ndëshkimeve të pretendojmë të përmbushim buxhetin ose objektivat tona. Synim i vazhdueshëm i yni është që përmbushja vullnetare të jetë ai i cili realizon edhe objektiven e të hyrës tatimore, por në raste të caktuara jemi të obliguar ndaj personave apo bizneseve të cilat nuk i binden kërkesave ligjore t’i ndërmarrim veprimet tona juridike. Mund të themi lirisht se jemi në një trend të mirë sepse mbi 90% të të hyrave të përgjithshme të ATK-së janë nga përmbushja vullnetare, ndërsa pak mbi 10% të hyrave të përgjithshme vijnë si rezultat i këtyre inspektimeve apo kontrolleve që realizohen nga ATK-ja. Varësisht nga sezoni edhe planet e veprimeve tona janë të shtrira në horizontin kohor”.

    “Pra, varësisht nga koha apo periudha se cilat aktivitete apo veprimtari kanë aktivitete të shtuara, ne i shtrijmë edhe aktivitetet e tona operative në terren. Në këtë rast gjatë kësaj sezone, thashë edhe më parë dihet se diskotekat kanë aktivitet të shtuar, restorantet, dhe të tjera. Dhe në këtë rast jemi duke bërë inspektime. Gjetjet tona po tregojnë se ka një mospërmbushje, një mosrespektim të zbatimit të ligjit nga ana e kësaj kategorie të tatimpagueseve dhe në këtë rast zyrtarët janë të obliguar që përveç të tjerave t’i ndërmarrin edhe masat ndëshkuese. Një fenomen që është evident gjatë këtyre inspektimeve, ka raste kur printerë jofiskalë, ka raste ku gjenden punëtorë të padeklaruar”, tha Murtezaj.

  • Vriten tre persona në Bosnjë, i dyshuari kryen vetëvrasje

    Vriten tre persona në Bosnjë, i dyshuari kryen vetëvrasje

    Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.

    I dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit. Ai kreu vetëvrasje.

    “Sulejmanoviq e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, e plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

    “Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

    “Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij, dhe se operacioni i policisë po vazhdon”, tha ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviq për Radion Evropa e Lirë.

    Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë. Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.

    Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.

  • AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

    AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, janë shprehur të tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në protestën e organizuar në Prizren.

    Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirrur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

    Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

    “Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve”- janë  shprehur AGK.

    Asociacioni i Gazetarëve ka kërkuar nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

    Protesta është thirrur pas një performance javën e kaluar në kuadër të festivalit në përkrahje të komunitetit transgjinor, e cila nxiti reagime.

    Një nga personat që shpërndarë thirrjen për protestë është edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Prizren, Besim Berisha.

    Derisa, Dokufest ka deklaruar se koncerti i grupit “Peaches” nuk është mbajtur në hapjen zyrtare të festivalit dhe në të nuk ka pasur qasje askush pa biletë. Sipas tyre, eventi është mbajtur në hapësirën e mbyllur brenda parkut të Marashit, pas orës 1:30 të natës dhe vetëm për një audiencë mbi 18 vjet.

  • ​Minatorët e “Trepçës” sërish në protestë për mosekzekutim të pagave

    ​Minatorët e “Trepçës” sërish në protestë për mosekzekutim të pagave

    Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg, të cilët kanë nisur të enjten protestën shkaku i mos realizimit të pagave me kohë për muajin korrik, kanë vazhduar me protestën e tyre edhe gjatë ditës së sotme.

    Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Destan Kërleshi, nënkryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës në Stantërg.

    Sipas tij, minatorët kanë kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv ose dikush nga Bordi që t’i takojë ata dhe t’ju japin sqarime rreth situatës me paga, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    ‘Edhe sot vazhdon protesta e minatorëve si pasojë e pakënaqësisë për mos pagesën e pagave nga muaji i kaluar… Edhe dje ndërrimi i parë, i dytë dhe i tretë kanë protestuar për shkak të mos pagesës… Punëtorët kanë kërkuar nga kryeshefi ekzekutiv, por edhe nga Bordi, që të sqarojnë para minatorëve pse nuk është realizuar pagesa e muajit të kaluar, …por sigurisht nuk kanë gjetur kohë dhe arsye që të vijnë para minatorëve as kryeshefi dhe as Bordi… Gojarisht ka thënë se do të bëhet pagesa sot ose të hënën, por me shkrim nuk ka asgjë se kur do të ndodhë… Do të thotë dje tri ndërrimet, edhe sot, pastaj vikendit, kjo është një humbje e madhe për ndërmarrjen, por shpresojmë se do të hasim në mirëkuptim dhe ta gjejmë një mundësi që të bëhet pagesa sa më shpejtë që është e mundur’, ka thënë Kërleshi.

    Minatorët në Mitrovicë patën hyrë në grevë edhe një muaj më parë, në korrik për mos ekzekutimin e pagave të muajit qershor. /kp

  • Protesta në Prizren kundër DokuFestit, sulmohet fizikisht gazetari Vullnet Krasniqi

    Protesta në Prizren kundër DokuFestit, sulmohet fizikisht gazetari Vullnet Krasniqi

    Në shesin “Shatërvan” në Prizren, aktualisht po mbahet marsh kundër DokuFest.

    Marshi është thirrur nga imami i njërës prej xhamive të këtij qyteti, Besim Berisha.

    Siç raportohet në këtë protestë është sulmuar gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi.

    Siç raporton Nacionale, ekipi i tyre që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.

    Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani Albion Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona, raporton mediumi.

    Aktualisht ata janë në stacionin policor.