ATV

Category: Lajme

  • Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, risi pushim vjeshtor – detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

    Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, risi pushim vjeshtor – detajet për shpërndarjen e teksteve në fund të javës

    Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka mbajtur konferencë për medie në të cilin ka folur për punën që ka bërë kjo ministri përgjatë muajit korrik, raporton Ekonomia Online.

    Ajo ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, teksa përmendi se risi do të jetë pushimi vjeshtor. Sa i përket reagimit të Asociacionit të Komunave për vonesat në shpërndarjen e teksteve shkollore, ministria tha se në fund të kësaj jave do të bëhen të ditura të gjitha detajet për këtë proces.

    “Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”.

    “Sa i përket teksteve shkollore unë e kam parë reagimin e Asociacionet të komunave është një proces që përballemi me shumë sfida. Ne fund të kësaj jave do të njoftoj më hollësisht për gjithë procesin edhe ndryshimit që po planifikojmë për tekstet mësimore. Që nga marrja e mandatit jemi angazhuar që të kemi cilësi në tekste mësimore”.

    “Janë një varg veprimesh në mënyrë që të sigurohemi se tekste që mësojnë fëmijët tanë të jenë sa më shumë cilësore. Në këtë linjë shpresoj që të arrijmë që më kohë të furnizojmë me tekste mësimore. Me sa jam njoftuar nga ekipi që negocion për kontratat për blerjen e teksteve,  ka tekste shkollore që janë përcaktuar me shuma të mëdha, me 13,14, 15 euro”, tha ajo.

    Nagavci po ashtu tha se tashmë kanë ndarë mjetet për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit në Luginë, duke përmendur ndërtimin e disa çerdheve.

    “Këtë konferencë po e nisi me njoftimin për arsimin dual, të cilin e filluam në vitin shkollor 2021-2022 me katër profile këtë vit po e zgjerojmë edhe më tetë profile të reja. Përveç profileve që kanë qenë vitin e kaluar po shtohen edhe profilet, rrobaqepësi, automekanik, metal përpunues, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizim, instalues elektrik, tregti me shumicë dhe pakicë dhe estetistë. E konsideroj të rëndësishme nisjen e sintezës vokale në gjuhën shqipe e cila është duke u bërë për herë të parë për fëmijët dhe nxënësit  e verbër me qenë se u mundëson konvertimin e shkrimit në gjuhen e folur. Për te dytin vit me radhe qeveria ka ofruar tekste shkollore për fëmijët e komunave Medvegj, Preshevë e Bujanoc, ku janë ndarë 254 mije euro për blerjen e teksteve për nxënësit e këtyre komunave”, raporton EO.

    “Në lidhje për përkrahjen e shkencës në Kosovës Qeveria ka miratuar programin për këtë çështje. Sa i përket përmirësimit të infrastrukturës, javën e kaluar kemi nënshkruar kontratën për ndërtimin e një çerdhe në Fushë-Kosovë,  po ashtu edhe në Batllavë të Podujevës dhe në Shtime, inkurajoj komunat që të aplikojnë për çerdhe sepse ka buxhet të mjaftuar. Për përmasimin e infrastrukturës ligjore kemi miratuar tre udhëzime administrative. Në lidhje me përgatitjen e vitin të ri shkollor, tashmë e kemi të finalizuar kalendarin  e viti të ri shkollor 2023-2024. Sipas udhëzimit administrativ viti i ri shkollor do të filloj me 1 shtator, gjatë këtij viti do të kemi edhe pushim vjeshtorë”, tha ajo.

  • Grupi Soros paralajmëron OJQ-të për burime “jashtëzakonisht të kufizuara” për Evropë

    Grupi Soros paralajmëron OJQ-të për burime “jashtëzakonisht të kufizuara” për Evropë

    Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka informuar organizatat në Hungari, që varen nga mbështetja e tij se, vendimi i fundit i bordit të fondacionit u jep fund pothuajse të gjitha aktiviteteve në Bashkimin Evropian.

    Përmes një emaili që u është nisur grupeve lokale, Fondacioni ka thënë se burimet e tij për Evropën do të jenë “jashtëzakonisht të kufizuara”.

    Ky Fondacion, i njohur më parë si Instituti për Shoqëri të Hapur (OSF), i ka shpenzuar qindra miliona dollarë, prej kur është themeluar nga sipërmarrësi i lindur në Hungari, George Soros, për t’i forcuar shoqëritë civile në gjithë botën, prej rënies së komunizmit më 1989.

    Shumë organizata joqeveritare në Hungari e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e kanë pranuar këtë shkresë, e cila e arsyeton vendimin e bordit “si ndryshim strategjik” për të arritur ndikim maksimal në pjesë tjera të botës.

    Me një ndryshim të tillë, shumë programe evropiane do të mund të mbyllen më 2024.

    Një zëdhënës i Fondacionit e ka konfirmuar riorganizimin strategjik, duke thënë se grupi do të vazhdojë “financimin e grupeve të shoqërisë civile nëpër Evropë”, përfshirë ato që punojnë për çështje të jashtme të BE-së, apo që e mbështesin komunitetin rom.

    “Ne do të vazhdojmë të jemi financues të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe llogaridhënies qeveritare në rajon, sidomos në Ukrainë, Moldavi, Kirgizi dhe Ballkanin Perëndimor, përmes punës së fondacioneve tona kombëtare”, është thënë në deklaratë.

    Në përgjigje është thënë se organizimi i granteve në mënyrë specifike do të vendoset në muajt e ardhshëm.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe shumë pjesëtarë të partisë së tij Fidesz, kanë qenë kritik ndaj rolit të Sorosit në rajon.

    Fondacioni për Shoqëri të Hapur i ka mbyllur zyrat në Budapest më 2018 dhe është zhvendosur në Berlin, duke e përmendur “ambientin tejet shtypës politik dhe ligjor në Hungari”.

    George Soros, 93-vjeçar, e ka emëruar djalin e tij Alexander Soros në krye të Fondacionit, më herët gjatë vitit, dhe ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në strukturë të fondacionit./rel

  • Shisnin ekstazi nëpër plazhe të Shqipërisë, arrestohen pesë persona – dy nga Kosova

    Shisnin ekstazi nëpër plazhe të Shqipërisë, arrestohen pesë persona – dy nga Kosova

    Sot janë arrestuar pesë persona në Shqipëri, pasi që për të njëjtit dyshohet se kanë transportuar lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë.

    TV Klan bën me dije se të prangosurit transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.

    Ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut. Dy prej të kapurve janë shtetas nga Kosova.

    Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

  • “100 mijë euro për një muaj”: Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

    “100 mijë euro për një muaj”: Kurti kritikohet për numrin e lartë të këshilltarëve

    Numri i lartë i këshilltarëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta në Facebook. Deri më tani Kurti numëron 38 këshilltarë politikë. E ky numër i tmerruar analistët e zhvillimeve politke, pasi Kurti dikur sa ishte në opozitë thoshte se ndoshta nuk i duhen më shumë se pesë këshilltarë.

    Opinionisiti, Petrit Zogaj, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për numrin e lartë të këshilltarëve.

    Zogaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti e ka shumë problem që të ketë mirëkuptim brenda 38 këshilltarëve për t’i prishur raportet me tri shtetet fqinje.

    “Është koxha problem me arritë konsensus brenda 38 këshilltarëve që Kurti i paska, qe me i prishe raportet me 3 shtetet kufitare me Kosovën. Sa letra duhesh shkruar, sa analiza duhet bere e sa takimet duhet me u planifiku me kryeministrin këta 38 këshilltarë politik, qe me e binde atë që Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit te Zi, duhet me ua tregu vendin.” – ka shkruar Zogaj.

    Ndërsa, analisti i politikës, Ilir Mirena ka rikujtuar deklaratën e Kurtit të vitit 2019 ku thoshte se ndoshta i mjaftojnë pesë këshilltarë.

    Më tej, ai ka thënë se Kurti i ka mashtruar votuesit e tij.

    “Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”. Keshtu paska deklaru Albin Kurti ne shtator te vitit 2019, asokohe per Qeverine Haradinaj. Sot, 38 keshilltare n’kajmak i paska fikalli vet. Euu bre po flliqt ju ka mashtru…” – ka shkruar Mirena në profilin e tij në Facebook.

    Gjithashtu, edhe analisti tjetër, Afrim Haliti ka ironizuar me numrin e lartë të këshilltarëve të Kurtit duke thënë se: “Pa i bo 69 nuk njehet.”

    Edhe politikanë të tjetër të opozitës kanë kritikuar Kurti për numrin e këshilltarëve.

    Deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, e ka quajtur Kurtin “mashtrues perfid”.

    “Mashtruesi perfid! Sa ishte në opozitë thoshte më mjaftojnë vetëm 5 këshilltarë, kurse tani në pushtet kabineti i tij numëron hiq më pak se 100 zyrtarë që e këshillojnë e ndihmojnë Albin Kurtin dhe tre zëvendësit e tij.” – ka shkruar ai.

    Ai ka thënë se për një muaj këshilltaret e Kurtit i kushtojnë shteti 100 mijë euro.

    “Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro. Kurse për një vit mbi 1.2 milion euro.Në opozitë promovonin kursim dhe kujdes ndaj parasë publike kurse në pushtet zhvasin dhe abuzojnë çdo të mirë publike. Turpi nuk paska fund!” – ka shkruar Selmanaj në Facebook.

  • Vetëm në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    Vetëm në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, vetëm gjatë muajit qershor të këtij viti. Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)

    Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime.

    “Në muajin Qershor 2023 janë regjistruar gjithsej 953 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Ndryshe në muajin qershor numri i shkurorëzimeve ka qenë më i vogël se sa një muaj më parë, pasi që gjatë muajit maj 2023 janë regjistruar gjithsej 160 raste të shkurorëzimve. Ndërkaq janë regjistruar 1 299 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës.

  • “Goditja” në Pejë arreston shtatë persona dhe sekuestron katër armë

    “Goditja” në Pejë arreston shtatë persona dhe sekuestron katër armë

    Policia e Rajonit të Pejës, ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit “Goditja” brenda katër ditëve ka arrestuar shtatë persona dhe janë sekuestruar katër armë.

    Sipas njoftimit të policisë, operacionet po bëhen kryesisht në zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, të cilat frekuentohen më shumë nga qytetarët, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike.

    “Gjatё angazhimeve nё terren pёr periudhën kohore  katër (4) ditore janё realizuar:

    • Janё realizuar 170 patrulla policore
    • Janё realizuar 144 pika tё kontrollit tё automjeteve
    • Janё kontrolluar 792 vetura
    • Janё legjitimuar 679 persona
    • Janё kontrolluar 19 lokale tё ndryshme
    • Janё realizuar 17 pika kontrolli me radar dhe alkool test
    • Janё arrestuar 7 persona
    • Janё sekuestruar 17 copё municion
    • Janё sekuestruar 4 armë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, fton të gjithë qytetarët që tё bashkëpunojnë me Policinë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët”.

  • Komunat kërkojnë nga MAShTI shpërndarjen e librave

    Komunat kërkojnë nga MAShTI shpërndarjen e librave

    Komunat janë duke kërkuar nga MAShT-i shpërndarjen sa më të shpejtë të teksteve shkollore.

    Asociacioni i Komunave e ka cilësuar si të panevojshme vonesën e shpërndarjes së librave.

    “Asociacioni i Komunave kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës. Kjo vonesë tepër e panevojshme mund tê shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor”, thuhet në reagimin e tyre.

    “Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme. Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve tanë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

  • Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

    Gruaja e Hovenierit ia bën një dhuratë të veçantë vajzës së porsalindur të ministrit Çeku

    Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka pranuar një dhuratë (thurje dore) për vajzën e tij të posalindur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, të cilat i kishte punuar gruaja e ambasadorit.

    Çeku ndau pamje nga takimi derisa ndau edhe detaje nga biseda.

    “Takimi me të parin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Ambasadorin Jeffrey M. Hovenier, filloi shumë ngrohtësisht. Pranova një dhuratë të veçantë, thurrje dore nga bashkëshortja e tij për vajzën time të posalindur. Bisedën e vazhduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thellimin e partneritetit tonë dypalësh nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e kulturës, fuqizimin e të rinjve, të trashëgimisë kulturore dhe sportit.Përherë falënderues për punën dhe përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara në zhvillimin e vendit tonë”, shkruan ministri.

  • Policia jep detaje për veturën që ra nga rrethrrotullimi në Lakrishtë

    Policia jep detaje për veturën që ra nga rrethrrotullimi në Lakrishtë

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për aksidentin tek rreth-rrotullimi në Lakrishtë të Prishtinës.

    Si pasojë e këtij vetaksidenti, një veturë ka rënë nga ura poshtë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

    Policia njofton se pasagjeri, 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndime të marra.

    Ndërkaq vozitësi dhe një pasagjere tjetër janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    “Rr. Ismet Krasniqi, Prishtinë 14.08.2023 – 03:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi veturë, duke goditur rrethojat mbrojtëse në rreth-rrotullim, ku si pasojë ka rënë (nga ura) poshtë në shiritat qarkullues Prishtinë-Fushë Kosovë. Si pasojë, pasagjeri kosovar ka pësuar lëndime të rënda me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku dhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi dhe pasagjerja femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimijn e policisë.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë me vranësira të cilat do të jenë kalimtare dhe intervale të lehta me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 15 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjilani me 29 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me temperatura stabile dhe mot me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Peja me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Gjakova me 30 gradë Celsius. /atvlive.tv

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme: