ATV

Category: Lajme

  • Familja e argjentinases që u vra në Fushë-Kosovë kërkon mbi 30 mijë euro: Duam ta sjellim trupin e saj

    Familja e argjentinases që u vra në Fushë-Kosovë kërkon mbi 30 mijë euro: Duam ta sjellim trupin e saj

    Prindërit e Maria Clara Urdangarays, vajzës argjentinase që vdiq në Kosovë, kanë kërkuar ndihmë për mbledhjen e mjeteve financiare për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së tyre nga Kosova në Argjentinë.

    Maria Clara Urdangaray, 27-vjeçare, vdiq në fillim të muajit gusht në Fushë-Kosovë, pasi ra nga kati i gjashtë i një ndërtese. I dyshuari kryesor për vdekjen e argjentinases është i dashuri i saj, Endrit Nika, që tashmë ndodhet në paraburgim.

    Përmes Facebook-ut, prindërit e Marias kanë filluar një organizim për ta bërë të mundur transportimin e trupit të vajzës së vdekur nga Kosova në Argjentinë.

    Facundo Urdangaray dhe Magdalena Delmonte, prindërit e viktimës, publikuan thirrjen në Facebook dhe kërkuan ndihmë për të sjellë eshtrat e vajzës së tyre në vendlindje. Në total familja Urdangaray duhet të mbledhë mbi 30 mijë euro.

    “Na ndihmo ta përhapim fjalën dhe kështu të sjellim mbetjet mortore të vajzës sonë të dashur. Llogaria është e aktivizuar, si për donacione në valutë kombëtare ashtu edhe për valutë”, sqaruan ata dhe falënderuan për “dashamirësinë dhe solidaritetin”.

    Gjithashtu, ata theksuan angazhimin e drejtuesve të degës Banco Nación Buenos Aires dhe La Plata, për hapjen e “llogarisë së dhurimit”. Ata që dëshirojnë të bashkëpunojnë mund ta bëjnë këtë në llogarinë 7170363328, CBU: 0110717530071703633283.

    María Clara Urdangaray kishte udhëtuar në qytetin e Barcelonës, në Spanjë, në nëntor të vitit të kaluar. Disa muaj më vonë ajo u takua me Endrit Nikën pas një feste dhe më pas shkuan për të jetuar në Zvicër.

    Në fundjavën e fundit të korrikut, e reja dhe i dashuri i saj kanë udhëtuar drejt qytetit të Prishtinës, në Kosovë, për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të të pandehurit.

    Më 1 gusht, e reja nga La Plata vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni në katin e gjashtë të pallatit ku po qëndronin. Për faktin, u arrestua partneri i saj, një shtetas zviceran 31-vjeçar, i cili akuzohej për femicid.

    “Ishte një femicid”, tha babai në një deklaratë për TN. “Partneri i supozuar i saj, me sa duket në një lloj debati, e ka hedhur nga ballkoni”.

    Ata u informuan se procedurat e tjera ligjore mund të zgjasin më shumë se 15 ditë. Për momentin nuk kanë asnjë lajm për hetimin, por ajo që i shqetëson tani është që ta sjellin trupin në vend.

  • Ministri i Mbrojtjes: Fokusi ynë është anëtarësimi në NATO

    Ministri i Mbrojtjes: Fokusi ynë është anëtarësimi në NATO

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se fokusi i Kosovës mbetët anëtarësimi në NATO.

    Në një konferencë për media, ai ka folur për objektivat kyçe të ministrisë duke theksuar se do të punojnë në zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në përputhje me standardet e aleancës veriatlantike.

    “Objektivat kryqe që lidhen me Ministrinë e Mbrojtjes do jenë fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike, duke implementuar politikat e mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës, zgjerimi bilateral që në vazhdimësi, pra bashkëpunimin në aspektin strategjik me aleatët tanë në veçanti me ShBA-të por edhe aleatet tjerë mbështetës. Objektivat tjera në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake, kapacitetet e reja do të ndërtohen më përputhje me standardet e NATO-s me aleatët dhe partnerët tanë me qëllim të ruajtjes së paqes sigurisë globale. Dy shtyllat që do të fokusohem ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që nuk i kemi pasur me herët dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale”, deklaroi Maqedonci, transmeton KP.

    Maqedonci tha se integrimi në NATO mbetet fokus i FSK-së, duke shtuar se kanë plotësuar të gjitha standardet për të bashkëvepruar me NATO-n.

    “Fokusi i yni është integrimi në NATO, porse varet edhe prej shumë faktorëve, ndër tjera është prej faktorëve të njohjeve, pra vendet që se njohin Kosovën. Mirëpo, FSK ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha standardet për të bashkëvepruar me NATO-n”, tha Maqedonci.

    Kjo është paraqitja e parë e Maqedoncit para gazetarëve prej kur e ka marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes me 8 gusht 2023.

  • Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë

    Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.

    Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

     

  • Grabitje e armatosur në Lipjan

    Grabitje e armatosur në Lipjan

    Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur duke e sulmuar fizikisht dhe në kërcënim të armës dhe thikës i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar këmbë në drejtim të panjohur.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

  • ​Escobar takon liderët politik në Shkup

    ​Escobar takon liderët politik në Shkup

    Vizita dyditore e cilësuar si në kuadër të ofensivës diplomatike për ndryshimet kushtetuese, e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, filloi sot me takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.

    Kjo vizitë e Escobar është pikërisht në periudhën kur procedura e ndryshimeve kushtetuese është në Kuvend, dhe kur për miratimin e nevojës së saj nevojiten 80 vota.

    “Uashingtoni zyrtar shprehu pritjen se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Presidenti Pendarovski theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë. Në këtë drejtim, në takim u diskutua për hapat e ardhshëm që duhet të ndërmarrë Maqedonia e Veriut për të përparuar në procesin e integrimit në BE”, thonë nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, raporton Alsat.

    Escobar sot nuk është prononcuar por një konferencë të përbashkët për media pritet të mbajë nesër me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

    Ai nesër do të takojë edhe kreun e opozitës Hristijan Mickoski.

    Departamenti Amerikan i Shtetit më herët gjatë ditës ka deklaruar se zëvendësndihmës sekretari Gabriel Eskobar shpreson në diskutime produktive me përfaqësuesit politik në vend.

    “Eskobar udhëton në Maqedoninë e Veriut për të diskutuar çështje dypalëshe dhe rajonale dhe për të vazhduar të forcojë partneritetin tonë me një aleat të vlerësuar të NATO-s. Ai pret me padurim diskutime produktive dhe të përbashkëta me udhëheqësit e qeverisë gjatë vizitës së tij, veçanërisht lidhur me integrimin e ardhshëm në BE dhe prosperitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Departamenti i Shtetit.

    Ndryshimet kushtetuese për momentin është e sigurt se gëzojnë mbështetjen e vetëm 70 deputetëve.

  • Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

    Ministri i Mbrojtjes: Zgjidhja për veriun duhet të jetë politike

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se zgjidhja për veriun e Kosovës, duhet të jetë politike.

    Kurse për letrën e vitit 2013 midis Kosovës dhe NATO-s – në bazë të së cilës Forca e Sigurisë e Kosovës nuk duhet të vendoset në veriun e banuar me shumicë serbe të Kosovës pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it, e cila është ende e vlefshme dhe e duhur, ministri Maqedonci tha se do të shfuqizohet pas krijimit të kushteve të reja dhe përpjekjeje të reja politike.

    Ai tha se veriu është pjesë e Republikës së Kosovës.

    Maqedonci, vlerësoi se FSK do të jetë e gatshme të mbrojë territorin e vendit kur të kërkohet.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur dhe për bazat që Serbia i ka afër Kosovës, e që sipas tij na bëjnë që të jemi vigjilent./RTK

  • Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

    Hapet platforma për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore

    Në platformën e-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5.

    Ministria e Arsimit të enjten mbrëma ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

    Megjithatë disa prindër janë ankuar se nuk kanë mundur të aplikojnë, pasi sipas tyre faqja nuk po funksionon.

    Por, kur ka mbetur edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, libraritë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore.

    Ky është linku që është publikuar në platformën e-Kosova për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

  • OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofë rajonale shkaku i luftës në Sudan

    OKB-ja paralajmëron për rrezikun nga një katastrofë rajonale shkaku i luftës në Sudan

    Zyrtari më i lartë humanitar brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martin Griffiths, shprehu shqetësimin për dhunën e shtuar në Sudan dhe tha se vazhdimi i këtij konflikti mund ta çojë të gjithë rajonin në “katastrofë humanitare”.

    “Ky konflikt – si dhe uria, sëmundjet dhe shpërngulja të shkaktuara nga ai – tani kërcënojnë ta shkatërrojnë të gjithë vendin”, tha Martin Griffiths në një deklaratë dërguar gazetarëve më 25 gusht.

    “Qindra mijëra fëmijë janë tejet të kequshqyer dhe në rrezik të menjëhershëm nga vdekja nga uria nëse nuk trajtohen”, shtoi ai.

    Sipas një raporti të publikuar më 22 gusht nga organizata Save the Children, rreth 500 fëmijë kanë vdekur nga uria në Sudan –përfshirë dhjetëra foshnje në një jetimore të drejtuar nga qeveria në kryeqytetin Kartum – që nga prilli, kur shpërtheu lufta në vend.

    Kjo organizatë tha gjithashtu se të paktën 31.000 fëmijë nuk kanë qasje në trajtime për kequshqyerje dhe sëmundje të lidhura me të, pasi organizata bamirëse u detyrua t’i mbyllte 57 nga qendrat e saj të ushqyerjes në Sudan.

    Lufta në Sudan shpërtheu më 15 prill pasi disa muajsh me tensione mes ushtrisë dhe forces rivale paraushtarake. Konflikti e ka kthyer Kartumin dhe zonat e tjera urbane në fushëbeteja. Shumë banorë jetojnë pa ujë dhe energji elektrike dhe sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit pothuajse është shembur.

    Dhuna në Sudan vlerësohet të ketë vrarë të paktën 4.000 njerëz, sipas Liz Throssell, një zëdhënëse e zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistët dhe mjekët në terren, megjithatë, thonë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

    Më shumë se 4.4 milionë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, të shkojnë në zona më të sigurta në Sudan ose të shpërngulen në vendet fqinje, sipas agjencisë së migracionit të OKB-së.

    Përleshjet janë ndezur këtë javë rreth një kampi ushtarak në jug të Kartumit, ndërsa Forcat e Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake janë përpjekur të marrin në dorë këtë objekt me rëndësi strategjike, raportuan palët ndërluftuese.

    Beteja të ashpra u raportuan javën e kaluar në Nyala, kryeqytetin provincial të Darfurit Jugor. Rajoni i Darfurit kishte disa nga periudhat më të këqija të dhunës, pasi që luftimet u kthyen në përleshje etnike./REL/

  • Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që i bëhet foto nga burgu

    Donald Trump bëhet ish-presidenti i parë amerikan që i bëhet foto nga burgu

    Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka pozuar për foton e tij në burgun e krahinës Fulton më 24 gusht 2023 në Atlanta, Georgia, nw Shtetet e Bashkuara.

    Trump mori 13 akuza në lidhje me një plan të supozuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në Gjeorgji.

    Trump dhe 18 të tjerë që përballen me akuza për krime janë urdhëruar të dorëzohen në burgun e krahinës Fulton deri më 25 gusht, shkruan AA.

  • Gjithçka që duhet të dini për ETIAS, nuk do të ketë udhëtime falas

    Gjithçka që duhet të dini për ETIAS, nuk do të ketë udhëtime falas

    Data më në fund po afron. Nga viti 2024, nuk do të jetë më falas për të udhëtuar në Evropë.

    Programi i heqjes së vizave ETIAS do të lejojë hyrjen në vendet e BE-së duke filluar nga 7 euro. Siç sugjeron emri, nuk është një vizë – është një sistem për vizitorët nga vendet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në Evropë, për të regjistruar paraprakisht vizitat e tyre. Ata që aktualisht kanë nevojë për viza për të hyrë do të kenë ende nevojë për to.

    Ndërsa shumë qytetarë amerikanë duken të tronditur nga masa, ata mund të habiten që sistemi ETIAS është modeluar sipas programit të heqjes së vizave ESTA, i cili u prezantua në 2009 nga Shtetet e Bashkuara. Dhe, sigurisht, qytetarët e shumë vendeve kanë nevojë për viza “të vërteta” për në vendet e BE-së – që nuk është vetëm një proces i kushtueshëm, por gjithashtu kërkon shumë kohë.

    ETIAS do t’i bashkohet një morie të akomodimit dhe “taksave turistike” që tashmë janë të ngarkuara nëpër Evropë. Ja çfarë duhet të dini rreth tyre.

    Kur do të hyjë në fuqi ETIAS?

    Fillimisht e planifikuar për të filluar në maj 2023, ETIAS është shtyrë disa herë – por tani duket se është në rrugën e duhur për të nisur në 2024.

    Kush ka nevojë për autorizimin ETIAS?

    Qytetarët e rreth 60 vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët aktualisht nuk kanë nevojë për vizë për në BE – si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Singapori dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Banorët e BE-së janë të përjashtuar, pavarësisht nga kombësia e tyre.

    Ata që aktualisht kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE, nga ana tjetër, do të kenë ende nevojë për vizë.

    Si do të funksionojë?

    ETIAS do të drejtohet përgjatë linjave të ngjashme me programin ESTA të Shteteve të Bashkuara. Udhëtarët duhet të kërkojnë leje për të hyrë në BE përpara udhëtimit të tyre përmes një procesi të thjeshtë online.

    Do të kushtojë 7 euro dhe do të mbulojë hyrje të shumta për tre vjet, ose derisa të skadojë pasaporta juaj – cilado që të vijë e para. Kjo është më e lirë se një ESTA, e cila kushton 20 euro për dy vjet.

    Aplikimet duhet të përpunohen në “minuta” me shumicën dërrmuese të përfunduar në 96 orë, parashikon BE. “Disa aplikantëve mund t’u kërkohet të japin informacion ose dokumentacion shtesë ose të marrin pjesë në një intervistë me autoritetet kombëtare, e cila mund të zgjasë deri në 30 ditë të tjera”, paralajmërojnë ata. BE sugjeron të mos rezervoni fluturime ose akomodim derisa të keni konfirmim.

    Çfarë taksash të tjera turistike ka në Evropë?

    Shumica e qyteteve në Evropën kontinentale tani paguajnë një “taksë turistike” për vizitorët gjatë natës – zakonisht disa euro i shtohen faturës tuaj në fund të qëndrimit tuaj, megjithëse ndonjëherë duhet të paguhen me para në dorë. Nëse po qëndroni në një Airbnb, pritësit shpesh do ta marrin këtë nga ju pas mbërritjes.

    Taksat zakonisht shkojnë drejt mbulimit të shërbimeve publike të cilat preken nga vizitorët, si grumbullimi i plehrave dhe pastrimi i rrugëve. Amsterdami, për shembull, kohët e fundit ka ndarë 7 milionë euro shtesë për rrjetin e tij të transportit publik. Ata gjithashtu zakonisht tarifohen vetëm për një periudhë të caktuar, zakonisht deri në një javë. Në këtë mënyrë, ju shpërbleheni nëse qëndroni më gjatë.

    Përjashtim i dukshëm është Britania – megjithatë, kjo po ndryshon. Manchesteri u bë qyteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që vendosi një taksë prej 1 euro për qëndrimet gjatë natës në mars 2023. Edinburgu duket se do të pasojë dhe Uellsi po kërkon të vendosë një “taksë vizitorësh” për qëndrimet brenda natës.

    Po sikur të mos qëndroni natën?

    Atëherë ndoshta do të paguani një taksë brenda natës kudo që të qëndroni, pasi shumica e vendeve evropiane i ngarkojnë këto taksa, megjithëse ato priren të jenë më të lira në komunat më pak të njohura. Mos harroni se turizmi u shton një barrë të rëndë destinacioneve, shpesh në vende dhe zona që janë dukshëm më të varfra se ato të vetë turistëve.

    Po pasagjerët e lundrimit?

    Disa qytete kanë reaguar duke vendosur taksat e mbërritjes për pasagjerët e lundrimit. Nëse anija juaj ankorohet në Barcelonë për 12 orë ose më shumë, ju do të paguani 4,75 euro (3 euro tarifë rajonale dhe 1,75 euro shtesë e qytetit). Vizitorët e Amsterdamit që mbërrijnë në një lundrim paguajnë 8 euro. Është e vlefshme vetëm për varkat që ankorohen gjatë ditës – nëse lundrimi juaj fillon ose përfundon në Amsterdam, ose nëse qëndroni gjatë natës në qytet, jeni i përjashtuar.

    Megjithatë, nuk janë vetëm anijet e lundrimit që ngarkojnë taksat e uljes për mbërritjen nga deti. Italia ka kontributin e “contributo di sbarco” ose të zbarkimit që duhet të paguajnë pasagjerët jorezidentë kur mbërrijnë në ishuj, qoftë me traget publik apo me varkë private. Çmimi përcaktohet nga autoritetet lokale.

    A janë disa qytete më të shtrenjta se të tjerët?

    Po – në thelb, sa më popullor të jetë vendi, aq më shumë do të paguani. Qëndroni në Barcelonë, për shembull, do të jeni në radhë për një “shtesë të qytetit” të vendosur për qëndrimet në kryeqytetin e rajonit.

    Amsterdami tarifon 7% të tarifës së hotelit plus 3 euro për person në natë, shkruan CNN.

    Në Vjenë, është 3.2% e tarifës totale të dhomës, duke përjashtuar mëngjesin dhe taksën e shitjeve, dhe më pas heq 11% të pjesës së mbetur. Kjo rezulton rreth 2.5%.

    Në Portugali, tre komuna në vijën bregdetare të Algarve të mbushur me turistë paguajnë taksë turistike: Faro, Vila Real de Santo António dhe Olhão, të cilat vendosën një tarifë (1 euro në dimër, 2 euro ndryshe) në 2023.

    Më e rëndësishmja, sa më i pastër akomodimi juaj, aq më shumë paguani. Në Romë, për shembull, qëndrimi në një hotel me tre yje përfshin një taksë 4 euro për natën, por një hotel me katër yje është 6 euro dhe pesë yje është 7 euro.

    Në Venecia, taksa shkon nga 1 euro për person për natë në një hotel me një yll, në 5 euro në një hotel me pesë yje. Taksa paguhet vetëm për pesë netët e para, në një përpjekje për t’i bërë njerëzit të qëndrojnë më gjatë.

    Dhe në Paris, ajo varion nga vetëm 20 centë për një pronë me një yll deri në 5 euro për person për një natë në një hotel të mrekullueshëm “palais”.

    Në përgjithësi, në Francë, tarifat ndryshojnë si nga komuna ashtu edhe nga klasa e akomodimit – duke filluar nga 20 centë në 4.20 euro jashtë Parisit.

    Ndërsa në Greqi, bëhet vetëm sipas llojit të akomodimit, me tarifa që variojnë nga 50 centë deri në 4 euro për dhomë për një natë.

    Po në lidhje me tarifën e hyrjes në Venecia?

    “Contributo di accesso” ose tarifa e hyrjes në Venecia e shumë diskutuar – e cila është shtyrë në mënyrë të përsëritur që kur u propozua për herë të parë për vitin 2019 – tani është planifikuar për vitin 2024. Tarifat janë shpallur duke filluar nga 3 euro në një ditë të qetë deri në 10 euro në kulmin e vlugut.

    Megjithatë, kjo tarifë është vetëm për udhëtarët ditorë, të cilët mendohet se përbëjnë 90% të numrit të vizitorëve, i shtojnë pak ekonomisë lokale, por shkaktojnë mjaft probleme në qytet. Nëse qëndroni gjatë natës, tashmë do të keni paguar “taksën e qytetit” brenda natës dhe do të jeni të përjashtuar.