ATV

Category: Lajme

  • Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Në Dubravë po shkojnë njerëzit e afërt me Kurtin

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Në Dubravë po shkojnë njerëzit e afërt me Kurtin

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka quajtur të papranueshme ndërhyrjet e pushtetit në sistemin e drejtësisë.

    Krasniqi tha se në tri vitet e fundit ka pasur shumë arrestime të njerëzve të afërt me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, duke thënë se në Burgun e Dubravës po shkojnë vetëm njerëzit e afërt me të.

    “Prej tash e tri vite sa po i bën kjo qeveri, kemi pasur shumë arrestime sa i përket njerëzve të afërm të kryeministrit Kurti. Ju e dini se nëpër fushata gjithmonë ka qenë ajo deklarata e tij se ‘Burgu i Dubravës do të rritet për disa kate’ dhe tash po shohim që po shkojnë vetëm njerëz të afërm të kryeministrit Kurti, siç është miku i tij Ridi e deri te asamblisti i VV-së në Prishtinë, i cili u arrestua me substanca narkotike”, tha Krasniqi.

    Ndërsa për sa i përket situatës në veri, ajo tha se pret që shtensionimi të bëhet me dorëheqje të kryetarëve aktualë.

    “Unë mendoj dhe do të ishte e rrugës që kryetarët aktualë të dorëhiqen, mos të bëhet peticioni, për arsye se merr kohë më shumë dhe kjo situatë duhet të zgjidhet sa më shpejt. Të dorëhiqen kryetarët sepse e dimë se si janë zgjedhur, janë zgjedhur në mënyrë demokratike por nuk ka pasur masë të madhe të votuesve. Ata do duhej të dorëhiqen dhe të dalin të deklarohen se si janë marrë vesh në Marrëveshjen e Bratislavës”, u shpreh ajo./EO

  • ​Rrahje në mes taksistëve të Fushë Kosovës

    ​Rrahje në mes taksistëve të Fushë Kosovës

    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me punën e tyre që punojnë taxi, e kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe si pasojë të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Prizren, punëtori i ndërtimit gjendet pa shenja jete në vendin e punës

    Prizren, punëtori i ndërtimit gjendet pa shenja jete në vendin e punës

    Policia e Kosovës raporton se të premten në Prizren është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të një objekti.

    Familjarët kanë njoftuar se personi në fjalë ishte punëtorë ndërtimi.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani”.

    Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

  • Gara: Në Serbi janë 16 varreza masive, 5 prej të cilave të konfirmuara

    Gara: Në Serbi janë 16 varreza masive, 5 prej të cilave të konfirmuara

    Në Serbi janë afro 16 varreza masive, pesë prej të cilave të konfirmuara, ka thënë, Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

    Gara tha se kanë bërë kërkesë zyrtare për fillimin e gërmimeve te pala serbe, përkatësisht në lokacionet e reja por që nuk kanë marrë përgjigje.

    “Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuar deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtaret për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione, apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e pa përfunduara. Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka do me thanë në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të pa përfunduara për ne”.

    “Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmojë që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe”, tha Gara.

    Për të vazhduar gërmimet, Gara thotë se duhet koordinim i plotë me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i bëhet presion Serbisë që të fillohet me punë.

    Ai pohon se në këtë drejtim do të ndihmonin shumë edhe të dhënat nga arkivat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të ish-ushtrisë Jugosllave dhe arkivat e Ministrisë së Brendshme të ish-policisë serbe për periudhën e luftës, por edhe presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë.

  • ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë përdorues të telefonisë mobile

    ARKEP: Kosova ka mbi 1 milion e 700 mijë përdorues të telefonisë mobile

    Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për tremujorin e dytë të vitit 2023 (TM2- 2023).

    Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të dytë (TM2-2023) është 1,775,864  përkatësisht për 0.86% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2023, ndërsa 2.77% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2022).

    Ngjashëm me numrin e përdoruesve, edhe penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka ngritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2022) gjithashtu ka ngritje. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.8% të numrit të popullsisë.

    Në periudhën TM2 2023 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 69,500, që paraqet një rënie prej 1.2% në krahasim me tremujorin e kaluar. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.83%, raporton RTK.

    Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së.

    Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2018 deri në TM2 2023 është paraqitur në figurën e mëposhtme. Nga të dhënat në figurën mund të vërehet se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse është në raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit 32% – 68%.

    Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM2 2023 i raportuar nga operatorët është dhënë në figurën e mëposhtme dhe shënon shifrën 399,076 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rritje prej 6.4% në krahasim me TM1 2023, respektivisht rritje prej 1.7% në krahasim me TM2 2022.

    Ndërsa,penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 134.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.9%.

    Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM2 2023 ka arritur në 1,521,569 përdoruesish e që shënon një ulje prej 2.2% krahasuar me TM1 2023, dhe një rritje prej rreth 6.4% krahasuar me TM2 2022. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.

    “Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme . Në periudhën raportuese (TM2 2023) penetrimi i qasjes mobile është 84 %, ndërsa i asaj fikse 22 % për banor”, thuhet në raportin e ARKEP-it.

  • ​Rritje të ngadalësuar ekonomike edhe në vitin 2023, kërkohet reforma

    ​Rritje të ngadalësuar ekonomike edhe në vitin 2023, kërkohet reforma

    Rritje të ngadalësuar ekonomike Kosova do të ketë edhe në vitin 2023. Norma e kësaj rritjeje për këtë vit, sipas ekspertëve të ekonomisë pritet të jetë mes 3 dhe 4 për qind.

    Kjo rritje ekonomike po cilësohet si e pamjaftueshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për uljen e papunësisë. Madje vlerësohet se nëse ky trend vazhdon kështu, edhe niveli i migrimit do të rritet.

    Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri thotë se vendi ka shënuar ngecje ekonomike këtë vit.

    Beqiri thekson se pavarësisht që Kosova ka mundësi shumë të mira të zhvillohet ekonomikisht, shton se qeveria nuk është ka seriozitet për punë në këtë drejtim.

    “Mundësitë janë shumë të mira, Kosova i ka mundësitë shumë të mira, ka kompani mjaftë serioze, ka investitor dhe bashkë atdhetar që duan të investojnë, mirëpo këtu vihet në pikëpyetje sa është e interesuar qeveria që të investojë bashkë me qytetarët e vet. Sepse, investitori më serioz që është qeveria, ka ngecur me investime, po mburret me mungesë të projekteve dhe me mungesë të borxhit publik”, thotë Beqiri.

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna thekson për KosovaPress, se parashikimet për rritje ekonomike këtë vit janë 3.5 deri 3.7 për qind.

    Këto parashikime, sipas tij janë edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

    “Parashikimet tona sillen me ato që i kanë dhënë FMN-ja dhe Banka Botërore që në këtë vit rritja ekonomike do të sillet 3 deri 3.7 për qind, ashtu siç është duke shkuar trendi ekonomike sot derisa po flasim”, thekson Rafuna.

    Ndërkaq, profesori i ekonomisë, Florin Aliu ka akuzuar qeverinë për mungesë të reformave të mirëfillta në vend. Sipas tij, rritja ekonomike në vend do duhej të ishte së paku dyfishi i asaj që është theksuar në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës për një normë deri 4 për qind.

    Aliu derisa thotë se qeveria ka ngecur në zhvillimin ekonomik. Teksa shton se nëse qeveria nuk gjen mekanizma për të zhvendosur rritjen ekonomike, parametrat e tjerë janë krejtësisht të parëndësishëm.

    “Neve na nevojitet një rritje ekonomike për rreth 8 për qind, e cila mund të zvogëlojë këtë nivel të papunësisë, sepse potenciali ekziston. Në mesin e të rinjve, papunësia është edhe më e lartë, kjo tregon edhe fakti emigrimit kaq i madh i njerëzve, e cila kryesisht po ndodh për arsyeje ekonomike, pra janë të ardhurat e ulta. Ne duhet të gjejmë mekzanizma si të zhvendosim rritjen ekonomike, nëse këtë nuk arrijmë, atëherë parametrat tjerë janë të parëndësishme, sepse nëse kemi rritje ekonomike më të madhe, është buxheti më i madh, ka investime më shumë në çdo sektor”, thotë Aliu.

    Derisa ka kërkuar nga qeveria të krijojë reforma të mirëfillta, ai thotë se nëse ky trend vazhdon kështu, edhe niveli i migrimit do të rritet.

    “Kjo qeveri shumë pak është identifikuar për reforma, ose hiç, nuk mbaj mend ndonjë reformë serioze, e cila do të bënte një shpresë që potencialin e zhvillimit do e zhvendoste në një nivel më të lartë, e të mos diskutohen sanksionet nga BE-ja, ne varemi shumë edhe nga fondet…Në qoftë se ekonomia përkon më mirë, atëherë gjithë parametrat tjerë rregullohen, edhe migrimi fillon të ndalet, edhe krimi siç është paraqitur tash fillon të ulet, sepse njerëzit e punësuar kanë më pak kohë të merren me probleme. Prandaj, gjithmonë fokusi duhet të jetë ekonomia, reforma…Nëse ne vazhdojmë me këtë nivel të migrimit, atëherë rrezikojmë edhe qëndrueshmërinë ekonomike, por edhe rrezikojmë njerëzit e tjerë në Kosovë, migrantë”, shton mes tjerash Aliu.

    Në vitin e kaluar vendi pati normën e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) rreth 3 për qind.

  • Ngjarje e rëndë në Kumanovë, burri vret gruan e vjehrrën dhe më pas veten

    Ngjarje e rëndë në Kumanovë, burri vret gruan e vjehrrën dhe më pas veten

    Një vrasje e dyfishtë mësohet të jetë kryer sot në Kumanovë. Sipas informacioneve zyrtare, dorasi i dyshuar është një 46 vjeçar banues në Kumanovë.

    Ai dyshohet të ketë vrarë bashkëshorten dhe vjehrrën, ndërsa pas aktit ka tentuar të bën vetëvrasje duke kërcyer nga kati i katërt i pallatit ku jeton, por ka përfunduar me lëndime të renda trupore dhe është transportuar për në Spitalin e Shkupit, ku ka ndërruar jetë.

    Nga burime brenda SPB Kumanovë mësohet se vrasjet janë kryer në rrethana mizore.

  • Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarit

    Pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare të Merdarit

    Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata edhe këtë fundjavë.

    Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar,  pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikë-kalimit kufitar në Merdar mëngjesin e hershëm të së shtunës shkojnë deri në dy orë.

    Sipas këtyre raportimeve bëhet e ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 1000 metrash.

    Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në 70  minuta, e që kolona shkon deri në 300 metra.

    Në pikë-kalimin tjetër kufitar me Serbinë, Mutivodë pritjet për të dalë nga Kosovë shkojnë deri në një orë derisa radhët shkojnë deri në 200 metra.

    Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata, por procedurave të zakonshme administrative.

    Përditësimet e të dhënave janë të orës 7:49.

  • Fundjavë e nxehtë, tipike verore

    Fundjavë e nxehtë, tipike verore

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

    Sipas institutit, kjo situatë barike do të mundësoj që gjatë këtyre dy ditëve të vikendit të mbajë mot kryesisht me diell me pak vranësira të lehta të cilat mund të kenë shtrirje për gjatë relievit malor.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

  • ​Përvjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës

    ​Përvjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës

    “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e ditëlindjes së saj.

    Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

    Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.

    Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.

    Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.

    Në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, që sivjet koincidon me 7-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku (2016), Dioqeza Prizren-Prishtinë, organizon akademi solemne, ditën e sotme, në orën 19:00, në Qendrën “BogdaniPolis”, që gjendet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.