ATV

Category: Lajme

  • “Të zotuar për forcimin e partneritetit”, Osmani njofton për takimin e djeshëm me ambasadoren Smith

    “Të zotuar për forcimin e partneritetit”, Osmani njofton për takimin e djeshëm me ambasadoren Smith

    Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me Ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith, në kuadër të vizitës shtetërore në selinë e NATO-s në Bruksel.

    Osmani ka thënë se ka falenderuar ambasadoren për rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lirinë, shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    Osmani ka thënë se janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit.

    “Falënderova Ambasadoren e ShBA’së në NATO, për rolin kryesor të ShBA’së në lirinë, shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Si aleatë të qëndrueshëm, ne jemi të përkushtuar për paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale, si dhe për forcimin e partneritetit tone”, ka shkruar Osmani.

  • Kurti: Greqia, afër njohjes së Kosovës

    Kurti: Greqia, afër njohjes së Kosovës

    Në një intervistë për mediumin polak “TVP World”, Kurti ka theksuar se Kosova po punon në planin diplomatik të saj për të arritur njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së.

    “Kemi punuar fuqishëm në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është e para kur vie në radhën e vende për t’u afruar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës’, ka theksuar Kurti.

    Ky i fundit ka deklaruar se Kosova ka aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian dhjetorin e vitit që lamë pas pavarësisht faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së.

    Kurti ka deklaruar se dëshira e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se dhe vet Kosova do të donte të kontribonte në BE.

    “E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë sepse edhe ne duam të kontribuojmë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj.

  • Reagon Albulena Haxhiu pasi Deliu-Kodra e paditi për shpifje

    Reagon Albulena Haxhiu pasi Deliu-Kodra e paditi për shpifje

    E para e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, e paditi për shpifje lidhur me deklaratën e saj se Deliu-Kodra ka marrë 2 mijë e 500 euro mëditje pa shkuar në Komision për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

    Haxhiu tha se do ta bëjnë publik raportin financiar i cili dëshmon që deputetja Deliu ishte paguar në mënyrë të paligjshme.

    “Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme”, u shpreh ajo.

    Më tej, Haxhiu shtoi se Deliu-Kodra do të duhej t’i kthente mjetet.

    “Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht. Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    LEXO EDHE:

    Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: NuK frikësohemi për të denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

  • Liberalizimi e rrezikon Kosovën të mbetet pa punëtorë, bizneset fillojnë t’i marrin nga vendet aziatike

    Liberalizimi e rrezikon Kosovën të mbetet pa punëtorë, bizneset fillojnë t’i marrin nga vendet aziatike

    Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë deklaruan se shumë biznese nga frika e ikjes masive pas liberalizimit të vizave, kanë filluar që të marrin punëtorë nga vendet e huaja.

    Sipas tyre pjesa me e madhe e këtyre punëtorëve vijnë nga vendet aziatike dhe Turqia. Ata kanë kërkuar që sipërmarrësit kosovarë t’i ngrisin standardet për punëtoret e Qeveria t’a subvencionojë sektorin privat, në mënyrë që me rritje pagash të mos largohen punëtorët.

    Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se deri më tani në Kosovë kanë ardhur 500 punëtor të huaj, nga Turqia dhe Bangladeshi në mungesë të fuqisë punëtore vendase.

    Shahini tha se me liberalizimin e vizave i cili pritet që të bëhet me 1 janar 2024 vendi rrezikohet qe ta lënë një numër i madh i punëtorëve.

    “Liberalizimi i vizave në Kosovë do të merr me veti nga një janari 2024 një numër të madh të punëtorëve por edhe njerëzve të tjerë që nuk janë në punë, shqetësimi më i madh është i tregut të punës ku mesatarisht neve na ikun edhe sot mbi 50 mijë veta me viza të punës. Kurse pas datës një janar ne do të kemi më shumë të interesuar për të gjetur një jetë më të mirë. Por në këtë rast me siguri që ndërmarrësit Kosovarë nuk do të rijnë duar kryq do të bëjnë zgjidhje dhe janë duke bërë zgjidhje për të gjetur krahë të punës, fuqi punëtore nga vendet e ndryshme të botës dhe sidomos nga vendet e Azisë. Me këtë rast kemi një numër të konsiderueshëm të punëtorëve që kanë ardhur nga Turqia, nga Bangladeshi dhe sipas shënimeve tona brenda një periudhe të shkurtër kanë hyr në treg të punës fuqi punëtore rreth 500 punëtor të huaj të cilët janë duke punuar në Kosovë në mungesë të fuqisë punëtore të kosovarëve”, tha ai.

    Kryetari i AKB-së tha së në mënyrë që të parandalohet ikja e punëtorëve nga vendi sipërmarrësit vendas duhet që të ngrisin standardet dhe kushtet e punës për punëtorët.

    E sipas tij qeveria duhet që ti subvenciono më shumë sektorin privat në mënyrë që ata ti ngrisin rrogat për punëtoret.

    “Në si AKB kemi bërë thirrje tek sipërmarrësit kosovarë që ata të ngritin standardet më të larta për punëtorët aktual, ti ngritin pagat, kushtet e punës në mënyrë që me çdo kusht ti mbajmë punëtorët aktual aktiv që janë në punë. E dyta i kemi ftuar institucionet e Kosovës që të subvenciono më shumë sektorin privat sidomos tekët pagat në mënyrë që të kemi rrite të pagëse sepse dallimi mesë pagës së sektorit privat dhe publikë është i lartë dhe kjo e bënë që të mos jenë të barabartë në paga punëtorët e një profesioni të njëjtë. Kjo do ti ndihmonte punëtoret por edhe do të ulëte interesimin e njerëzve për të ikur nga Kosova”, tha ai për EO.

    Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, tha se mungesa e punëtoreve është duke u ndier në gjithë sektorët, por sipas tij, situate ende nuk është në atë stadin për tu shqetësuar.

    “Kjo jo vetëm në hoteleri dhe turizëm por edhe në veprimtarit tjera ndihet kjo mungesa e punëtoreve por ende mund të them lirisht që ende nuk kemi në atë stadin e lartë që mu shqetësuar aq shumë sepse edhe në kohën e diaspora që i patëm në Kosovë edhe pse është ndier nevoja për më shumë punëtor, megjithatë gjitha subjektet hoteliere në forma të ndryshme janë gjetur dhe nuk kemi ndonjë shqetësim në lidhur me këtë”, tha ai.

    Sogojeva tha se shumë kompani nga frika se shumë punëtor mund të largohen pas liberalizimit të vizave, janë duke nënshkruar kontrata për sjelljen e punëtoreve nga vendet e huaja.

    Sipas tij, këta punëtor viejn nga vendet Aziatike, Turqia por edhe nga disa vende të tjera.

    “Vetë fakti që pritet që në janar të kemi liberalizimin e vizave dhe të ju jepet mundësia me dal do të thotë në një far forme secila kompani është duke menduar se çka mas dy janarit të vitit të ardhshëm nëse kish me pas një migrim më të madh të popullatës e sidomos këtyre të rinjve. Kemi informata nga krejt Kosova veç disa kompani kanë nënshkruar kontrata për sjelljen, sidomos atyre profesioneve deficitare që edhe sot janë prezentë. Kemi informata që prej vendeve aziatike zakonisht por kemi edhe prej Turqisë, sidomos kuzhinierët janë duke ardhur më të madhe, ka disa qe janë me standarde më të larta që marrin edhe prej Italisë, por kjo veç ka filluar si trend edhe kjo ka filluar si rezultat i asaj që pritet që pas janarit të kemi një fluks të largimit. Secili biznes i gjënë format e veprimit, për shembull ka raste që disa biznese janë duke menduar edhe në kalimin e sistemit të vetëshërbimit. Do të thotë që vetë të shërbehen, kjo i mundëson që me një punëtor të zëvendësohen 3-4 punëtor”, tha ai.

    Ai bëri thirrje që qeveria të ju dalë në ndihmë bizneseve me mjete financiare që ata tu rrisin pagat punëtorve, kështu që ata të mos e lëshojnë vendin.

    “E para duhet që të ju ndihmohet këtyre bizneseve që të punojnë që të kenë ata një stabilitet në biznesin e vetë, momentin kur është stabil ai mendon që të kemi edhe rritjen e pagave tekë punëtoret. Në momentin kur kemi rritjen e pagave të punëtorëve unë jam i bindur që nuk kanë llogari edhe të rinjtë që të shkojnë për 1700 euro që me punuar diku jashtë nëse këtu i bëhet një pagë e mirë kur dihet që atje ka shpenzime të tjera si qerja”, tha ai.

  • ​S’ka vendim për shtyrjen e afati për lirimin e objektit nga strukturat paralele në veri

    ​S’ka vendim për shtyrjen e afati për lirimin e objektit nga strukturat paralele në veri

    Shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla i ka thënë KosovaPress-it, se nuk ka shtyrje të vendimit.

    Ai përmes telefonit u shpreh se nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit dhe se në lidhje me këtë çështje do të njoftohemi me kohë.

    “Nuk ka ndonjë ndryshim, nëse ka ndryshime do të njoftoheni në kohë”, tha ai.

    Në objektin kryesor të strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, situata vazhdon të jetë e qetë.

    Punëtorë të këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit.

    Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit, nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.

    Ndërkaq, pranë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it.

    Ndryshe, sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

    Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.

  • Veturat e mbushura plot me mall të kontrabanduar, Policia ia dorëzon pijet alkoolike e tjerat Doganës së Kosovës

    Veturat e mbushura plot me mall të kontrabanduar, Policia ia dorëzon pijet alkoolike e tjerat Doganës së Kosovës

    Policia e Kosovës ka ndaluar një person në veri të Mitrovicës, pasi i njëjti, në raste të ndryshme, ka tentuar të kontrabandojë mallra.

    Sipas fotografive që ka publikuar Policia e Kosovës, shihet se kontrabandimi është bërë me vetura, pije alkoolike e gjëra tjera.

    “Më 07. 09. 2023, Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore kufitare dhe ato të rendit publik, në veri të Mitrovicës kanë arritur të parandalojnë tri raste ”kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare dhe kontrabandim i mallrave””, njofton PK-ja.

    Si rezultat i punës dhe angazhimeve të përbashkëta, policia thotë se është arrestuar një person i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, kurse mallrat e konfiskuara së bashku me mjetet sipas procedurave i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.

  • Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

    1 mijë e 846 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët në vendin tonë.

    Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 32 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

    Në 24 orët e fundit janë arrestuar 16 persona dhe 12 janë dërguar në mbajtje.

  • U dolën pagat vetëm gjysmës së punëtorëve, minatorët e Trepçës refuzojnë të nisin punën

    U dolën pagat vetëm gjysmës së punëtorëve, minatorët e Trepçës refuzojnë të nisin punën

    Minatorët e Trepçës sot kanë refuzuar të nisin punën, pasi menaxhmenti ua ka vendosur pagat vetëm gjysmës së punëtorëve.

    Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se pagat kanë dalur vetëm për sektorin e prodhimit.

    Sipas të njëjtave burime minatorët që nuk i kanë marrë pagat janë në grevë derisa t’i marrin sqarimet e nevojshme.

    Tutje, bëhet e ditur se ata po qëndrojnë jashtë, tek hyrja e minierës.

  • ​Agjencia e lajmeve APA fiton çmimin EANA 2023

    ​Agjencia e lajmeve APA fiton çmimin EANA 2023

    APA, Agjencia Kombëtare Austriake e Lajmeve, është fituese e çmimit EANA “Maxim Minchev” për cilësinë e agjencisë së lajmeve në vitin 2023, pas diskutimit të jurisë së formuar nga anëtarët e Bordit të EANA Elmir Huremovic, Stefano de Alessandri, Fabrice Fries dhe Alexandru Giboi. Clemens Pig, kryetar i EANA dhe CEO i APA, nuk mori pjesë në procesin e vendimmarrjes. Sipas bordit, kriteret kryesore të ndjekura gjatë vlerësimit të çdo aplikimi ishin inovacioni, zbatueshmëria, qarkullimi vs Kostot dhe mbulimi mediatik.

    TASR, PA Media, LUSA, Anadolu Ajansi, ANA-MPA dhe NTB gjithashtu paraqitën propozime shumë interesante për të fituar çmimin EANA, transmeton KosovaPress.

    Sipas prezantimit të dorëzuar nga APA, “’#APA-Playbook Trusted AI’ përfshin të gjitha llojet e faktorëve dhe aktiviteteve që një agjenci lajmesh mund të luajë në këtë fushë, mes tyre udhëzimet dhe rregullat e cilësisë, të dhënat e verifikuara dhe të vërtetuara, përzgjedhja e teknologjive bazë, etiketimi i detyrueshëm i përmbajtjes së AI (Inteligjencës Artificiale), transparenca, siguria e produktit, gjurmueshmëria, agnosticizmi i teknologjisë si dhe një hapësirë e sigurt për përpunimin e informacionit. Me shërbime në AI Visual (për njohje të fytyrës, logos dhe objekteve), Text AI (gjenerimi, automatizimi dhe klasifikimi i përmbajtjes ) dhe Speech AI (kthimi i fjalëve në tekst, njohja e zërit), APA plotëson nevojat e klientëve të saj tradicionalë të mediave dhe klientëve jomedialë nga sektorët e ndërmarrjeve dhe institucional me zgjidhje më të fundit të AI.”

    CEO i APA, Clemens Pig, shprehu gëzimin e tij për çmimin: “Çmimi EANA është një konfirmim i mrekullueshëm i strategjisë sonë dhe punës sonë të përditshme. Dëshiroj të falënderoj sinqerisht të gjithë kolegët tanë në APA, veçanërisht anëtarët e Task Forcës së AI, për angazhimin dhe rezultatet e tyre. Në një interpretim digjital të misionit tonë bazë, ne po evoluojmë në një platformë bashkëpunuese të lidhur ngushtë me sistemet e prodhimit të mediave. Një vizion konkret është, për shembull, zhvillimi i një qendre mediatike të AI si një hapësirë e përbashkët për njohuri për ndërmarrjet mediatike, në të cilën inteligjenca artificiale mund të trajnohet dhe të vendoset mbi bazën e informacionit të bazuar në fakte.”

  • Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: NuK frikësohemi për të denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

    Deliu-Kodra padit Albulena Haxhiun për shpifje: NuK frikësohemi për të denoncuar korrupsionin e këtij pushteti

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka ngritur sot padi për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    “Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar”, ka thënë Haxhiu.

    Deliu ka thënë se tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon.

    “As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Ministre”, ka shkruar Deliu – Kodra.

    Ministrja Haxhiu dy ditë më parë, në emisionin CONTEXT në ATV, ka pretenduar se Blerta Deliu ka marrë mëditje për punën në komision pa qenë e pranishme aty.