ATV

Category: Lajme

  • Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

    Ambasadori rus në Beograd: Problemi i Kosovës s’do të zgjidhet nesër, por në kushte të reja gjeopolitike

    Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko ka deklaruaar se “problemi i Kosovës mund të zgjidhet dhe do të ndodhë – jo nesër, por për një kohë, por me kthimin e çështjes në kuadër të Rezolutës 1244 dhe duke marrë parasysh interesat e Beogradit”.

    Siç deklaroi ai për mediat ruse, kjo do të ndodhë në kushte të reja gjeopolitike.

    I dërguari i Moskës në Beograd theksoi mes tjerash se Perëndimit i duhet një siç e quajti “zgjidhje imituese” për Kosovën dhe shtoi se “asgjë e re nuk po propozohet” dhe, sipas tij, “nuk mund të propozohet”.

    Kjo deklaratë e tij vjen një ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut mes dyja vendeve.

  • Moti për sot dhe nesër

    Moti për sot dhe nesër

    Dita e sotme në vendin tonë do të jetë kryesisht me intervale me diell dhe me mot të kthjellët.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Ferizaj me 13 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 33 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajë qyteti i Gjilanit me 16 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 30 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 9 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 35 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatim të marrëveshjes

    Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatim të marrëveshjes

    Në prag të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se pret nga palët që të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë.

    Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Escobar ka thënë se nuk ka marrë zotim nga kryeministri Kurti për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Sipas tij, zotim ka vetëm për të shkuar në Bruksel për takim, por jo për zbatim të marrëveshjes.

    Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar ka thënë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian si mënyrë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe frutdhënëse ndërmjet dy vendeve”.

    “Do të donim t’u kërkonim palëve t’i marrin seriozisht detyrimet e tyre nga kjo marrëveshje dhe të fillojnë të përparojnë me përmbushjen e detyrimeve ekzistuese dhe të mëparshme nga dialogu dhe nga marrëveshja dhe të fillojnë të shënojnë përparim këtë vit”, ka thënë ai.

  • KRU “Prishtina” me aksion për shkyçje në Obiliq

    KRU “Prishtina” me aksion për shkyçje në Obiliq

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sot do të zhvillojë një aksion në komunën e Obiliqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

    Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit, duke theksuar se aksioni pritet të filloj nga ora 10:30.

    Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

    Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

  • Mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Mbledhja e Qeverisë, këto janë pikat e rendit të ditës

    Kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat në një mbledhje të Qeverisë. Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

    Ndër pikat e rendit të ditës, do të shqyrtohen edhe tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë që ka të bëjë me ekstradimin e personave që kryejnë vepra penale dhe të tjera.

    Gjithashtu, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.

    Përtej kësaj, qeveria do të ndajë mjete buxhetore për të zbutur efektin socio-ekonomik nga kriza energjetike dhe të tjera.

  • Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Trupi gjykues do të dalë përpara ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po akuzohen për krime lufte në Kosovë.

    Akoma nuk është bërë e ditur nëse seanca e sotme do të jetë e hapur apo e mbyllur për publikun.

  • E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    E rëndë: Nëna e gjen pa shenja jete djalin e saj 30-vjeçar në Rahovec

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

    Dyshohet se se viktima është një 30-vjeçar, teksa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme lidhur me rastin.

  • Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Pretendimet për largim nga LV-ja, deklarohet Rrahmani: Jam distancuar nga disa aktivitete të partisëpo

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot është deklaruar duke i komentuar pretendimet për një largim të mundshëm nga kjo parti.

    Rrahmani tha se në këtë pozitë ka ardhur nga vota e votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe aty do ta vazhdojë mandatin e tij, mirëpo shton se nuk ka interes të inkuadrohet në të tjera aktivitete të partisë

    “Po, unë jam deputet, bëj pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Aktivitetin e bëj aty. Votën e kam prej votuesve të cilët e kanë votu VV-në, dhe mandati im do të jetë deri në fund në Lëvizjen Vetëvendosje. Në aktivitete tjera ka kohë që nuk kam marrë pjesë, as një zgjedhje të brendshme të cilat janë mbajtë as në aktivitetet e tjera partiake, për shumë aryse. Mirëpo, aktivitetin tim si deputet e bëj duke qenë pjesë e GP të LVV-së. Nuk jam i interesuar që të kem tjetër pozitë”, deklaroi ai në DPT te Fidani.

    Një nga arsyet pse Rrahmani ka marr këtë vendim ka të bëjë edhe me parimet e LVV-së dhe me disa prej lëvizjeve që i mbështesin.

    “Janë disa çështje parimore me të cilat unë nuk pajtoj, siç është Kodi Civil dhe disa që tashmë LVV i mbështet publikisht edhe që kam pasë dëshirë të mos jem pjesë organizative e partisë. Unë do të jap kontributin tim për programin me të cilin kemi kandidu”, ka deklaruar ai.

     

  • Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Takimi i 14 shtatorit, Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati mbrëmë një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

    Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

    Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

  • Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Serwer: Vuçiq është i interesuar ta pushtojë veriun e Kosovës

    Pritjet nga takimi i radhës në Bruksel për profesorin dhe analistin e njohur, Daniel Serwer, janë të ulëta dhe nuk sheh përgatitje për një rezultat të suksesshëm nga të dyja palët, arsyeja, sipas tij, është se nuk shihet ndonjë reflektim të madh.

    “Nuk shoh diçka të madhe nga ana e Beogradit, por as ndonjë veprim serioz sa i përket Asociacionit, thjeshtë nuk shoh ndonjë përpjekje për ndonjë kompromis”, deklaroi Daniel Serwer në RTK.

    Për telefonatat që kryeministri Kurti pranon nga përfaqësues dhe emisarë ndërkombëtarë, analisti Server tha se është një dozë e madhe e trysnisë e presionit mbi kryeministrin Kurti.

    “Kemi parë disa nga pasojat, tashmë, dhe do të mund të kishte akoma,por nuk mendoj se do të funksionojnë, ngase as Prishtina e as Beogradi nuk janë të gatshëm për kompromis”, deklaroi Server.

    Sipas tij, Beogradi është duke gëzuar mbështetje të madhe nga SHBA dhe BE pa pasoja, sidomos për sulmin ndaj trupave të NATO-s, apo për kidnapimin e zyrtarëve policorë. Sjellja e Serbisë, tha ai është konsistente dhe nuk ka gatishmëri për kompromis, derisa shtoi se ka nevojë për zgjidhje të shumë çështjeve.

    “Vuçiq e ka bërë të qartë se nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën dhe në mënyrë të qartë thekson se është i interesuar për ta mbajtur veriun për të pushtuar atë dhe unë mendoj se ka mundësi ta bëjë”, ka deklaruar analisti Serwer.