ATV

Category: Lajme

  • Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK pasi dyshohet se është vetëlënduar

    Katër persona përleshen mes vete, njëri prej tyre përfundon në QKUK pasi dyshohet se është vetëlënduar

    Policia ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin përleshur mes vete, ndërsa i dyshuari i katërt dyshohet se është vetlënduar pasi kishte një thikë.

    Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    “LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë 30.09.2023 – 05:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti, ndërsa i dyshuari i katërt i përfshirë në rast, dyshohet gjatë përleshjes aksidentalisht është vet-lënduar, pasi kishte në posedim një mjet të mprehtë-thikë dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.”

  • Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

    Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

    Haradinaj ka thënë se kjo demonstratë ishte paralajmërim dhe legjitimim i ndryshimit të madh, luftës për liri e pavarësi.

    “1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka thënë Haradinaj.

  • Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë

    Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë

    Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka folur lidhur me situatën e krijuar së fundi në Veri, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

    Ai në platformën “X” ka shkruar se është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, mirëpo “çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovëështë dashur të zgjidhet shumë më herët”

    Bildt ka shkruar se duhet të ishte nxjerrë mësimi, që konfliktet e ngrira nuk qëndrojnë të ngrira përgjithmonë.

    Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq
    Arrestohet pejani pasi në gjendje të dehur kanosi babain dhe familjarët
    Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë
    “E di që është shumë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës dhe situata e serbëve në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Ne duhet të kishim nxjerrë mësimin: “Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, ka shkruar Bildt.

  • Sulmoi gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Mitrovicë

    Sulmoi gruan dhe vajzën, arrestohet burri në Mitrovicë

    Është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën dhe gruan e tij.

    Ai është dërguar në mbajtje.

    “SULM – Më 30.09.2023 – 16:21. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

  • Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq

    Tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë, policia ndalon pesë persona në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka njoftuar se së paku pesë persona, të gjithë kosovarë janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

    Sipas plicisë, të njëjtit, po tentonin të hynin kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës, ndërsa të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Ngjarjet kanë ndodhur në fshatin Bistrisë dhe Koshuticë të Leposaviqit.

    “Bistricë, Leposaviq 30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Koshuticë, Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

    Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se personi është gjetur i shtrirë në rrugë.

    “Është raportuar se një person është i shtrirë në rrugë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

  • Armët e konfiskuara në veri mund të përdoren nga organet e rendit – S’ka nevojë të përfundoj procesi gjyqësor

    Armët e konfiskuara në veri mund të përdoren nga organet e rendit – S’ka nevojë të përfundoj procesi gjyqësor

    Armët dhe mjetet tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit, ku la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku, mund të përdorën për nevoja të organeve të rendit, vlerësojnë njohës të fushës. Për t’u përdorur këto armë, nuk është i nevojshëm përfundimi i epilogut gjyqësor, ndërsa për automjete e blinda, kërkohet përfundim i procesit, raporton Ekonomia Online.

    Duke folur për sulmin terrorist të ndodhur të dielën në veri të vendit, ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, thotë se mund të përsëritet sërish. Kjo sipas tij do të bëhet deri në përfundim të dialogut me Serbinë.

    Thotë se tendenca e Serbisë është shkëputja e veriut nga Kosova por që thotë se nuk do ta lejojnë organet e rendit dhe faktori ndërkombëtar.

    “Mendoj që edhe në të ardhmen e afërme derisa nuk përfundon marrëveshja me Serbinë, organet e sigurisë së Serbisë pra do të përpiqen që të krijojnë situata të tilla krize në veri të vendit. Ata me çdo kusht do të tentojnë që të mos ketë marrëveshje dhe që pjesa veriore e vendit të shkëputet por ky plan i tyre i kamotshëm nuk do të realizohet duke iu falënderuar organeve tona të rendit dhe mbështetjes të fuqishme që kemi nga bashkësia ndërkombëtare, gjegjësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja”, thotë Veseli.

    Duke folur për armatimin e konfiskuar në veri, Veseli i sheh të domosdoshme përdorimin e tyre. Ai këtë e sheh si “dhuratë” nga shteti serb. Këto mjete sipas tij vijnë nga Rashka.

    “Kodi i Procedurës Penale i konsideron si prova materiale të këtij grupi terrorist, mirëpo unë shpresoj që gjykata tona ta përfundojë ato dhe ato mjete t’u jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë. Shumë do të dëshiroja që ato automjete t’u jepen Policisë sonë, gjegjësisht Njësisë Speciale, ndërsa municioni dhe pajisjet tjera ushtarake t’i jepen FSK-së. Uniformat që i kishin t’u japim djemve të Njësisë Speciale si dhuratë nga shteti serb dhe nëse kanë edhe të tjera le t’i sjellin ne i pranojmë të gjitha. I tërë armatimi është i ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe dhe burimin e ka nga Rashka”.

    Ndërsa avokati i njohur, Ardian Bajraktari, thotë se për përdorimin e mjete luftarake, nuk është i nevojshëm përfundimi i procesit gjyqësor. Thotë se këtë ia lejon Kodi i Procedurës Penale.

    “Në bazë të asaj që kemi parë në vendin e ngjarjes janë gjendur dy kategori të mjeteve, të cilat janë përdorur qoftë për kryerjen e veprave penale apo të ngjashme dhe në këtë drejtim janë kategoria e parë, mjete luftarake armë dhe pajisje tjera e të cilat mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve. Këtë e përcakton dispozitat respektive të Kodit të Procedurës Penale, madje këto armë mund të konfiskohen edhe pa pas nevojë të pritet epilogu i procesit gjyqësor, përkatësisht fajësia apo pafajësia e të pandehurve”, thotë Bajraktari, teksa për vetura e autoblinda, kërkohet përfundim i procesit.

    “Ndërsa për të tjera mjete, duhet të pritet epilogu përfundimtar i procesit, në mënyrë që pastaj ato të mund të shfrytëzohen nga ana e institucioneve dhe këtë mundësi e mundëson po ashtu dispozitat e Kodit të Procedurës Penale me kërkesë të Prokurorit, të njëjtat mund të jepen në shfrytëzim Qeverisë dhe kjo e fundit vendos në lidhje me destinimin e këtyre mjeteve”, thotë tutje Bajraktari.

  • Ministri britanik: I kënaqur që forcat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

    Ministri britanik: I kënaqur që forcat tona do të përforcojnë KFOR-in në Kosovë

    Ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehur i kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar do t’i bashkangjiten KFOR-it në Kosovë.

    Ministri britanik Docherty ka thënë se kjo demostron përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

    Ai ka thënë se rruga e vetme drejt paqes në Kosovë është përmes paqes.

    “Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka shkruar ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty në platformën “X”.

  • Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

    Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

    Tre pjesëtarët serbë të grupit që kreu sulmin terrorist të dielën në Banjskë, do të varrosen sot, raporton portali serb KO.

    Trupat e tyre u morën dje nga familjarët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku u krye autopsia e tyre.

    Familjarët e tyre dje tërhoqën trupat e pajetë pranë institucioneve të mjekësisë ligjore në Prishtinë.

    Mëngjesin e 24 shtatorit ky grup terrorist vranë policin kosovar Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë të Zveçanit.

  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

    Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në ditën e parë të muajit tetor, moti do të mbajë me diell dhe pjesërisht i vranët.

    Sipas IHKS-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

    “Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.