ATV

Category: Lajme

  • Osmani në Ditën e vajzave: Të përforcojmë zërat dhe aspiratat e tyre

    Osmani në Ditën e vajzave: Të përforcojmë zërat dhe aspiratat e tyre

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, ka thënë se shoqëria duhet të hedhë dritë mbi forcën e pabesueshme dhe potencialin e tyre.

    “Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Vajzave, ne hedhim dritë mbi forcën e pabesueshme, qëndrueshmërinë dhe potencialin e pakufishëm të vajzave tona”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Ajo tutje ka shtuar se duhet përforcuar zërat dhe aspiratat e tyre e “të qëndrojmë së bashku për të fuqizuar gjeneratën tonë të ardhshme të udhëheqësve, ndryshim-bërësve dhe pionierëve”.

  • Si mund ta dallojmë fëmijën kur është duke u bullizuar? Flet psikologia Mimoza Kamberi

    Si mund ta dallojmë fëmijën kur është duke u bullizuar? Flet psikologia Mimoza Kamberi

    Bullizmi në shkolla është problem me të cilin po ballafaqohen shumë fëmijë në të gjithë botën.

    Pavarësisht rritjes së ndërgjegjësimit rreth këtij problemi, bullizmi mbetet një sfidë e rëndësishme në shoqërinë tonë.

    Psikologia Mimoza Kamberi, e shpjegon më detajisht bullizmin nëpër shkolla duke theksuar se bullizmi mund të ketë ndikim të thellë në psikologjinë e fëmijëve

    “Për një fëmijë që është i bullizur, themi kur ndaj tij përdoren sjellje agresive, në mënyrë të përsëritur apo sistemike brenda një periudhë 3-mujore, d.m.th., këto sjellje agresive ndaj tij mund të jenë të natyrës fizike, verbale, emocionale apo edhe sociale”, tha ajo.

    Simptomat dhe shenjat e përjetimit të bullizmit, prindërit dhe mësuesit mund t’i vërejnë përmes ndryshimeve në disponim apo në sjellje, pasi që sipas psikologes Kamberi, fëmiu në këto raste refuzon të flas.

    Tutje ajo shpjegoji se si duhet vepruar në rastet kur fëmija është i bullizuar./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: 

  • ​Shqyrtohet raporti vjetor financiar i RTK-së: Reformimi do të bëhet nga viti i ardhshëm

    ​Shqyrtohet raporti vjetor financiar i RTK-së: Reformimi do të bëhet nga viti i ardhshëm

    Komisioni për buxhet, punë dhe transfere edhe në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022. Nga bordi udhëheqës i RTK-së u tha se ky raport është shumë më i mirë se ai i 2021.

    Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, paralajmëroi se prej janarit të vitit 2024 do të reformohet dhe ristrukturohet televizioni publik në bazë të planeve dhe strategjisë që janë duke përgatitur.

    Duke iu përgjigjur deputetëve opozitarë, ai tha se RTK u jep hapësirë ngjarjeve protokollare në bazë të hierarkisë së institucioneve ndërsa nënvizoi se të njëjtën e ka edhe gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Krahas kësaj ai tha se RTK do të ketë edhe skemën e re programore./KP

  • ​Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

    ​Sllovenia do të dërgojë 100 trupa shtesë në Kosovë

    Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit.

    Aktualisht KFOR numëron 4700 trupa nga 27 vende anëtare të NATO-s, me 200 prej tyre që kanë mbërritur ditëve të fundit nga Britania e Madhe. Gjermania dhe Rumania janë shtetet e tjera që kanë paralajmëruar se do të dërgojnë trupa shtesë në Kosovë.

    Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës.

    “E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria e kaluar e zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec.

    Në orët e para 24 shtatorit, persona me veshje ushtarake sulmuan policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Ngjarja është cilësuar si agresion dhe terrorist nga autoritetet në Kosovë mbrapa së cilës është Serbia.

  • Dëshmitari i 30-të i mbrojtur në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është ish-pjesëtar i UÇK-së

    Dëshmitari i 30-të i mbrojtur në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është ish-pjesëtar i UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka dëshmuar dëshmitari i 30-të i Prokurorisë me kodin W04769.

    Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dëshmia e të cilit, ndër të tjera, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut.

    Këtë dëshmitar, ka filluar ta marrë në pyetje prokurori special, Matt Halling, i cili e ka pyetur lidhur me një intervistë të cilën ai e ka dhënë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe për disa plotësim-ndryshime të saj që janë bërë.

    Kjo është konfirmuar edhe nga dëshmitari i 30-të, i cili është i mbrojtur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Pas kësaj, prokurori Halling ka kërkuar nga trupi gjykues që kjo intervistë dhe dokumentet përcjellëse të pranohen si prova materiale.“Të nderuar gjykatës, pasi kemi përmbushur kriteret e rregullës 154 dhe në përputhje me vendimin F01700, ZPS-ja kërkon që të regjistrohen në prova materiale të gjithë pjesët e intervistës së ZPS-së dhe shënimi përgatitor 1 që është dokumenti me ERN 116066 dhe 116071 gjithashtu kërkojmë që të pranohen prova materiale edhe dokumentet shoqëruese në intervistë”, tha prokurori Halling.

    Paraprakisht, pasi u vendos që dëshmitari i 29-të ta vazhdojë dëshminë të hënën, trupi gjykues konfirmoi se një dëshmitar tjetër është i gatshëm të ofrojë dëshminë e tij.

    Mirëpo, mbrojtja kërkoi që për kundërpyetjet që do ia drejtojnë dëshmitarit të 30-të duhet të përgatiten deri të hënën, përveç avokatit mbrojtës të Kadri Vesilit, Ben Emmerson, i cili tha se është i gatshëm të enjten në mëngjes.

    Prokuroria ka vlerësuar që i duhen dy orë për ta marrë në pyetje, ndërsa vlerësimet e mbrojtjes kanë qenë në mënyrë të përgjithshme që i duhen 13 orë për ta marrë në pyetje këtë dëshmitar.

  • BE-ja thotë se masat mbesin në fuqi: Nuk kemi parë hapa kuptimplotë nga Kosova për shtendosje në veri

    BE-ja thotë se masat mbesin në fuqi: Nuk kemi parë hapa kuptimplotë nga Kosova për shtendosje në veri

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se shtetet e unionit nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje të plotë të situatës në veri andaj edhe masat ndëshkuese mbeten në fuqi.

    “Masat e prezantuara për Kosovën ishin reagim direkt ndaj eskalimit që pati, apo mungesës së shtendosjes që kemi parë më herët, nuk po flas për 24 shtatorin, po flas për periudhë para kësaj. Shtetet anëtare ende nuk kanë parë hapa të mjaftueshëm nga Kosova për shtendosje kuptimplotë, për këtë arsye masat janë ende në fuqi”, ka thënë Stano.

    Ai gjatë një konference për medie tha se BE është ndërmjetësuesi i sinqertë i dialogut duke i ndihmuar palët të gjejnë një konsensus.

    “E kemi përsëritur shumë herë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë rreth kësaj. Rruga drejt BE-së për Kosovën e Serbinë shkon pashmangshëm nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, s’ka rrugë tjetër, të dy palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të vazhdoj dhe palët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë kuptimplote duke arritur kompromisin e nevojshëm për t`i normalizuar raportet”, është shprehur Stano.

    Zëdhënësi i BE-së nuk ka pranuar të përgjigjet nëse ka ndonjë pako të masave për Serbinë, mirëpo ka theksuar se janë duke e pritur hetimin e plotë.

    “Kur jemi tek hetimi, më duhet ta përsërisë atë që kam thënë shumë herë tani më, presim rezultatin përfundimtar të hetimit të plotë. Kur të përfundohen hetimet, e BE-ja të ketë rezultatet, e të ketë pamje të qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush qëndron prapa kësaj, atëherë shtetet anëtare do të vendosin për hapa tjerë”- tha ai.

  • Lansohet fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, Kurti: Kush ka vajza, botën ka

    Lansohet fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, Kurti: Kush ka vajza, botën ka

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare e fëmijës vajzë, është lansuar fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation.

    Qëllimi i kësaj fushate është “Fuqizimi i vajzave përmes edukimit: Eliminimi i fenomenit të abortit selektiv”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti adresoi një video-mesazh gjatë eventit ku theksoi se duhet t’i thuhet jo praktikës së preferencës për djalë.

    “Kush ka vajza, botën ka”, theksoi Kurti me këtë rast.

    “Dukuria që prish raportin e dukurive të lindjeve nuk duhet të ketë vend në Kosovë. Ti themi jo praktikes së preferencës për djalë”, ka thënë Kurti.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se qëllimi kryesor është të rritet vetëdija për sfidat, nevojat e fuqizimit për të drejtat e tyre që përballen vajzat.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjithashtu shtoi se mënyra më e mirë që të ndalohet kjo dukuri një rol të rëndësishëm ka edhe edukimi e arsimimi.

    Shefja e Zyrës së UNFPA -së në Kosovë, Visare Mujko – Limani tha se barazimi gjinor nuk duhet të jetë vetëm slogan.

    Në fund, drejtoresha ekzekutive e IPKO Foundation, Abetare Gojani theksoi se kjo kompani mbetet e përkushtuar që t’i fuqizojë femrat, duke i trajtuar ato.

  • Gazetarja e ATV-së zbulon çfarë tha Stoltenberg për Kosovën, para ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s

    Gazetarja e ATV-së zbulon çfarë tha Stoltenberg për Kosovën, para ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e sotme për media, ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR në Kosovë.

    Këtë e ka konfirmuar gazetarja e ATV-së, Flaka Vitaku, në një lidhje të drejtpërdrejt nga Brukseli ku po mbahet takimi i takimi i ministrave të mbrojtjes të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s, takim ky që do të vazhdojë sot dhe nesër gjatë tërë ditës, për të diskutuar çështjet që po ndodhin në gjithë botën.

    “Në ora tetë e mëngjesit edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, mbajti pra fjalimin hapës të kësaj ceremonie organizimi dyditor, i cili pas saj mbajti një fjalim, ku pastaj edhe priti të gjitha delegacionet, ku si delegacion i parë ishte ai i Ukrainës, bashkë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me të cilën mbajtën edhe një konferencë për media, ku u fol se aty do të vazhdojnë që të implementohen tani e tutje të gjitha vendimet të cilat u morën samit të këtij viti, samitin e NATO-s i cili u mbajt në Vilnius të Lituanisë. Me këtë rast u përmendën nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg edhe Kosova, duke thënë saktësisht se “do e adresojmë si çështje prezencën e NATO-s në Kosovë, sepse ne po shohim ngritje të tensioneve në atë pjesë, andaj që ne do të punojmë drejt të shtimit të forcave të NATO-s edhe prezencës tonë në Kosovë”, tregon gazetarja Vitaku.

    Ajo tha se Kosva dhe Ballkanit Perëndimor pritet të diskutohen në këto takime, detaje të të cila do të japë sekretari Stoltenberg në takimet e radhës me media.

    “Sigurisht se Kosova edhe pse nuk është specifikisht pjesë e agjendës të këtij takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes, Kosova edhe Ballkani Perëndimor do të diskutohen në përgjithësi, duke marrë parasysh tensionet të cilat ndodhën edhe javët e kaluara në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, duke diskutuar edhe shtimin e prezencës së NATO-s me misionin më të madh të cilin NATO-s e ka në Kosovë, që është KFOR-i. Sot dhe nesër gjithashtu sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg do të mbajë edhe konferenca për media, nëpërmjet të cilave ai do të japë edhe më shumë detaje se çfarë do të ndërmirret edhe drejt Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor për të ulur tensionet të cilat edhe Stoltenberg i përmendi që tashmë po e shohin që janë ngritur ato edhe do të punojnë në drejtë të shtimit të rritjes së forcave të NATO-s në Kosovë”, tregon gazetarja Flaka Vitaku drejtpërdrejt nga Brukseli. /atvlive.tv

  • KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake”

    KFOR-i furnizohet me armatim të “fuqisë luftarake”

    Një komandant i lartë i NATO-s tha të martën se aleanca e ka pajisur misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR-in, me armë të “fuqisë luftarake”, që lindi si nevojë pas sulmit terrorist të Serbisë në Banjskë, në krye me Milan Radojiçiqin.

    Admirali Stuart Munsch i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Itali i ka thënë Associated Press se një batalion prej rreth 200 trupash nga Mbretëria e Bashkuar dhe 100 të tjerë nga Rumania, po sjell armatim më të rëndë në mënyrë që të ketë “fuqi luftarake” për Kosovën.

    Munsch tha se aleanca e NATO-s është gati të shtojë edhe më shumë trupa dhe armatime për ta ruajtur paqen.

    Ndërsa, Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia tha se KFOR-i mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve.

  • Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të: Klienti im nuk është i gatshëm të dëshmojë, por i gatshëm të shkojë në burg

    Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të: Klienti im nuk është i gatshëm të dëshmojë, por i gatshëm të shkojë në burg

    Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mirë, duke thënë se ai nuk dëshiron të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.

    “Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha ai.

    Avokati mbështetës i dëshmitarit 29-të, e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Laëson për dëshmitarin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Avokati mbështetës i dëshmitarit të 29-të, ka thënë se klienti i tij nuk po ndjehet mirë, duke thënë se ai nuk është i gatshëm të dëshmojë, por është i gatshëm të shkojë në burg.

    “Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha ai.

    Avokati mbështetës i dëshmitarit 29-të, e tha këtë pasi kanë filluar pyetjet e prokurores Clara Laëson për dëshmitarin.