ATV

Category: Lajme

  • A do të inkuadrohet në politikë Endrit Thaçi dhe si, flet Hoxhaj

    A do të inkuadrohet në politikë Endrit Thaçi dhe si, flet Hoxhaj

    Nënkryetari i Kuvendit dhe ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Context”, në ATV foli për ecurinë e procesit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

    Derisa foli për Gjykatën në Hagë, Hoxhaj përmendi edhe vizitën e tyre si parti (PDK), pas kthimit të Hysni Gucatit në Kosovë, në të cilën i pranishëm ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    “Sot ishim te Gucati si parti, ishte ngjarje e bukur dhe veçantë për secilin prej nesh, por e pa plotë, pa të tjerët, ata të cilët janë në Hagë. Unë jam i sigurt se kjo do të jetë fitore e pashmangshme, sepse po ata mbahen në mënyrë të padrejtë, atje. Procesi do të mbyllet shpejt dhe mirë. Unë besoj se ata do të triumfojnë përsëri. Sot vizita te Gucati ishte një ngjarje gëzimi, e cila ishte e plotë që Endriti ishte me neve, por që nuk ishte fare e plotë që babai i Endritit, Hashimi nuk ishte aty, dhe po ashtu pa Veselin, Baci Jakup, Rexhën, Nasimin, Calin e të gjithë të tjerët”, tha Hoxhaj.

    I pyetur nëse Endriti do të angazhohet në politikë, Hoxhaj tha se ai do të jetë i mirëseardhur kurdo, derisa shtoi se pjesëmarrja e tij te Gucati, ishte më shumë gjest individual se sa qëndrim politik.

    “Sot vizita atje, ka qenë më shumë kapacitet individual, si djali i Hashimit, që ne e shohim si me qenë vëllai ynë i vogël por është i mirëseardhur kurdo dhe është vendimi i tij, ai është që e bënë hapin e duhur. Mendoj që kur dikush vendosë që të angazhohet politikisht, dhe është vendim e merr në një moment të duhur, kurdo që ia merr mendja”, shtoi tutje ai./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • ​Murati fton opozitën të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

    ​Murati fton opozitën të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka ftuar deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Ministri Murati ka thënë se njëra ndër arsyet se pse një pjesë e opozitës nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare është edhe pretendimi se “për shkak të masave të vendosura, edhe fondet e këtyre marrëveshjeve janë të bllokuara prandaj është e kotë të ratifikohen sepse mjetet nuk mund të shfrytëzohen”.

    Mirëpo, sipas Muratit, kjo nuk qëndron.

    “Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës. Ajo çfarë mund të them është se në të gjitha këto takime më është konfirmuar nga partnerët ndërkombëtarë se marrëveshjet që tashmë janë të nënshkruara dhe presin për ratifikim, nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh”, ka shkruar Murati.

    Prandaj edhe njëherë ftoj deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

  • Vdes një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

    Vdes një person në Fushë Kosovë, ra në kontakt me rrymën

    Një person ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, njoftoi Policia e Kosovës.

    Siç njoftoi Policia, ngjarja ka ndodhur dje në rrugën ’28 Nëntori’ në Fushë Kosovë.

    “Një mashkull kosovar, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrik”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, në njoftim thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

     

  • 300 hebrenj u arrestuan në Capitol Hill, kërkuan armëpushim në Gaza

    300 hebrenj u arrestuan në Capitol Hill, kërkuan armëpushim në Gaza

    Rreth 300 hebrenj janë arrestuar nga policia pasi protestuan në Capitol Hill, duke kërkuar armëpushim në luftën izrael – Palestinë.

    Raportohet se 400 persona u mblodhën brenda ndërtesës.Mediat në ShBA theksojnë se protesta u organizua nga dy grupe hebrenje anti-sioniste.

    Ata u udhëhoqën nga 25 rabinë, të cilët lexuan dëshmi nga palestinezët në Gaza dhe thonin lutje.

    Po ashtu edhe qindra pjesëmarrës të tjerë jashtë ndërtesës brohoritën “Armëpushimi tani”.

    Ligji nuk i lejon protestat në ndërtesën e Capitol Hill.

    Policia e Capitol Hill, nuk e ka komentuar numrin e të arrestuarve, përveçse akuzoi se tre nga protestuesit e kishin sulmuar një oficer të policisë.

    Ndërkaq rabinja nga Filadelfia Linda Holtzman, tha se ishte e shqetësuar për dhunën që po intensifikohej kundër civilëve në Gaza.

    Ajo theksoi se gjyshja e saj i mbijetoi Holokaustit dhe se ajo ishte mësuar të luftonte për gjithë jetën njerëzore.“Aty ku nuk ka drejtësi, unë duhet të jem një zë për drejtësinë”, tha ajo.

    Ndërkaq, Yasir Barakt, i cili ishte shpërngul nga Gaza në Shtetet e Bashkuara rreth 18 vite më parë, mori pjesë në emër të familjes së tij, ku më shumë se dy milionë njerëz po mbeten pa ujë, ushqim dhe energji elektrike.

    Ai tha se kishte pasur kontakte të kufizuara me familjen e tij për shkak të kushteve dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara për atë që ai e përshkroi si financim të dhunës kundër palestinezëve.

  • Bislimi në vizitë zyrtare në Francë

    Bislimi në vizitë zyrtare në Francë

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Parisit.

    Ditën e sotme, gjatë qëndrimit në Francë, do të takohet me Sekretaren e Shtetit për çështje Evropiane të Francës, Laurence Boone, diplomatë nga shtetet anëtare dhe deputetë të Parlamentit francez.

  • Kurti: Mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën

    Kurti: Mbi gjakun e mijëra njerëzve Serbia e përjetësoi në bronz Drazhën

    Në kryeqytetin e Serbisë është për përurimi i shtatores sërish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq.

    Ky veprim ka nxitur reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në një reagim në llogarinë ë tij në facebook, ka thënë se me këso veprimeSerbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar.

    “Pas billbordeve që mbartnin mesazhin “Beogradi guxon”, dje në rrugën “Bregalnicka 24” në kryeqytetin e Serbisë u përurua shtatorja e ish liderit të lëvizjes çetnike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragolub (Drazha) Mihailloviq”, ka shkruar Kurti.

    Përurimi u bë në oborrin e ish shtëpisë së familjes së tij, që pritet të kthehet në muze.

    Kryeministri Kurti ka thanë se shteti Serb e përjetësoi në bronz sinonimin e vuajtjeve të shumta mbi kurrizin e shumë popujve dhe mbi gjakun e mijëra njerëzve.

    “Nisjatorë për ironi ishte një shoqatë që thirrej në aktivitete humane dhe ekologjike. Kundërshtimi që u bë nga organizata e aktivistë të ndryshëm, ishte i kotë. Rruga ku u bë përurimi quhej “Bregalnicka”, sipas betejës që Serbia ka zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Ballkanike kundër Bullgarisë (1912-1913), në brigjet e lumit Bregallnica në Maqedoni të Veriut, përgjatë përpjekjeve të saj për zgjerim territorial. Ppra përjetësim i një lufte të zhvilluar në një vend tani anëtar i NATO-s (Maqedonia e Veriut), kundër një vendi që sot është anëtar i NATO-s e i BE-së (Bullgaria)”, ka thënë kryeministri Kurti.

    Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, muzetë i shërbejnë mbrojtjes së të kaluarës. Por sipas tij, një gjë është strehimi i së kaluarës, e tjetërgjë shfajësimi i së keqes. Aq më shumë kur përkujtimi i përmallshëm aludon te përsëritja e dëshiruar.

    Gjykata e Lartë në Beograd, më 14 maj 2015, e pat rehabilituar me aktgjykim prej 39 faqesh kriminelin e Luftës së Dytë Botërore, Dragolub Mihailloviq – Drazhën.

    Viteve të fundit, kishim mohimin publik të masakrës së Reçakut nga Aleksandar Vulin më 10 dhjetor 2019 dhe nga Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor 2021.

    “Serbia e sotme jeton në të shkuarën sepse konsideron që luftërat e saj nuk kanë përfunduar: as luftërat ballkanike nga fillimshekulli i kaluar, as ajo botërore në mes të shekullit XX dhe as kjo e viteve 1998-1999 në Kosovë”, ka theksuar kryeministri Kurti.

    Shefi i ekzekutivit kosovar në fund ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit me 24 shtator sivjet është veçse edhe një betejë e atyre luftërave të papërfunduara nga pikëpamja e Beogradit zyrtar.

  • Seancë e jashtëzakonshme, rezoluta për Policinë sot sërish para deputetëve

    Seancë e jashtëzakonshme, rezoluta për Policinë sot sërish para deputetëve

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme nga ora 10:00.

    Në njoftimin për media, thuhet se pika e vetme e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.

    Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme ku do të votohej një rezolutë për forcimin e Policisë së Kosovës, kjo pasi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk qe e pranishme në sallë.

    Partia në pushtet tha se opozitës i intereson vetëm pushteti dhe jo mbrojtja e interesit të qytetarëve, e në anën tjetër opozita e cilësoi për keqardhje bojkotimin e seancës nga ana e Vetëvendosjes.

  • Dita e Nënë Terezës

    Dita e Nënë Terezës

    Plot 20 vjet më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

    Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e “Shën Pjetrit”, në Vatikan.

    Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

    Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

    Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijëra pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të Selisë së Shenjtë.

    Anjezë Gonxhe Bojaxhi ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit “Nobel” për Paqen.

  • Aksident i trefishtë në aksin Milot-Morinë, dy të vdekur e tre të lënduar

    Aksident i trefishtë në aksin Milot-Morinë, dy të vdekur e tre të lënduar

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Morinë këtë të mërkurë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

    Policia e Kukësit ka njoftuar se viktimat janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç.

    Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.

    Të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, dy prej tyre nga Kosova.

    “Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip ‘Ford’, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip ‘Ford’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Bëhet e ditur se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.

  • Von Cramon: Nëse Serbia nuk bashkëpunon për hetimin e sulmit në Banjskë, i vendosen sanksione

    Von Cramon: Nëse Serbia nuk bashkëpunon për hetimin e sulmit në Banjskë, i vendosen sanksione

    Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian ka folur për rezolutën në Parlamentin Evropian, mocioni i së cilës do të votohet në seancën e sotme ku kërkohet sanksionimi i Serbisë, si dhe ekstradimi i Radoiçiqit.

    “Ne kemi pasur një disponim të gjatë konstruktiv, ku pesë grupe kanë dalë me rezoluta dhe negociuam së bashku sa i përket tekstit të përbashkët për rezolutë, ku kemi dalë me një tekst të fortë e të japim jehonë ndaj Serbisë”, derisa sqaroi se mocioni për rezolutë do të votohet nesër, rreth orës 13:30.

    “Së pari kemi një dënim të qartë e të fuqishëm për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës, më 24 shtator”, theksoi ajo, derisa për kërkesën e ekstradimit të Radojçiqiut, sqaroi se ekzistojnë nivele të ndryshme:

    “Së pari, kemi një kërkesë një dënim të qartë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kemi qenë të qartë në kërkesën tonë për hetime të thukëta dhe kemi kërkuar përkrahjen e plotë nga ana e Serbisë, në atë që ka ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës;

    Së dyti, kemi një indikacion të qartë se shefi këtij grupi paramilitar në veri të Kosovës ka lidhje me individët dhe me vet presidentin e Serbisë, e nëse qeveria dhe institucionet tjera shtetërore serbe qëndrojnë prapa saj ende nuk është e qartë. Pikërisht për këtë është kërkuar hetim të thukët e të pavarur por të mbështetura nga bashkësia ndërkombëtare, por që, është kërkuar nga përfaqësuesit evropianë, konstatime preliminare të rezultateve deri në fund të vitit;

    Së treti, nuk kemi folur për sanksione kundrejt Serbisë. Ne kemi futur në tekst sanksione ndaj pjesëtarëve, individ, sikundër është fjala për Radojçiqin dhe ne duhet ta bëjmë të njëjtën gjë;

    Së katërti, nëse nuk ka bashkëpunim të plotë, sa i përket këtyre hetimeve, sa i përket vazhdimësisë në ndjekje penale e kështu me radhë, do të duhej të kishte masa edhe ndaj Serbisë. E këto masa do të duhej të dukeshin si masa që rëndojnë mbi Kosovën, që nënkupton masa politike, masa financiare, etj”, deklaroi Von Cramon në RTK.

    Ajo tha se kjo është vetëm një parapërgatitje dhe që nuk ka ndonjë indikacion konkret që këto masa do të vendosen menjëherë, megjithatë ajo tha se këto masa do të vendosen kur vërehet se nuk ka vullnet politik për të mbështetur hetimet nga ana e Serbisë.