ATV

Category: Lajme

  • Ballkani Perëndimor, temë në samitin ShBA-BE, a do të përmendet Kosova?

    Ballkani Perëndimor, temë në samitin ShBA-BE, a do të përmendet Kosova?

    Situata në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i përbashkët në këtë rajon do të jetë një prej temave të samitit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që zhvillohet më 20 tetor në Uashington.

    Kështu konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në Bruksel, duke thënë se në konsultimet me partnerët amerikanë është përmendur edhe Ballkani Perëndimor si temë e samitit.

    Megjithatë, burimet diplomatike thanë se kësaj teme nuk pritet që liderët e SHBA-së dhe BE-së t’i kushtojnë shumë kohë në samit, pasi aty do të diskutohet për dy krizat më të mëdha në botë aktualisht, përkatësisht për luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe konfliktin mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Po ashtu, vëmendje do të marrin edhe raportet tregtare me Kinën.

    Gjithsesi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – që ndërmjetësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja – situata në Bosnje e Hercegovinë dhe situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor janë tema që kërkojnë kujdesin e përbashkët të Uashingtonit dhe Brukselit.

    Një ditë pas mbajtjes së samitit në Uashington, në Kosovë dhe Serbi do të nisin vizitën i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me kolegët e tij nga Gjermania, Franca dhe Italia. Vizita e përfaqësuesve ndërkombëtarë synon të ringjallë dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në BE thonë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që SHBA-ja të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi, por edhe rolin udhëheqës të BE-së si lehtësues në këtë proces.

    Samiti SHBA-BE është i pari që zhvillohet pas më shumë se dy vjetësh. Nikoqir i takimit të së premtes do të jetë presidenti amerikan, Joe Biden, ndërkaq nga BE-ja në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

    Në këtë takim pritet të shprehet mbështetja e përbashkët për luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.

  • PDK-ja e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

    PDK-ja e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për KPMShCK

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i cili është miratuar javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

    Këtë ligj e ka dërguar edhe në Kushtuese Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

  • Rama: Plani franko-gjerman e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia

    Rama: Plani franko-gjerman e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se plani franko-gjerman është ideal pasi e çliron Kosovën përfundimisht nga Serbia.

    “Plani franko-gjerman është ideal për Kosovën në aspektin e pragmatizmit politik. Se nëse ideale është që Serbia të dorëzohet, të shtrihet përtokë, të kërkojë falje, të paguajë dëmshpërblime etj etj., kjo është ideale, por në një botë që nuk ekziston. Në botën reale, plani franko-gjerman, është dhe koha është ideale që Kosova të çlirohet përfundimisht nga Serbia dhe të formësojë subjektivitetin e vet ndërkombëtar. Është shumë e thjeshtë kjo dhe shqetësimi do radikalizohet ose jo në Serbi, këtë le ta zgjidhin me Serbinë ata dhe ta zgjidhë Serbia me ata. Shqetësimi që duhet të ketë Kosova është që topin mos ta mbajë të zona e vet duke luajtur në mbrojtje gjithë kohës dhe pastaj duke u përpjekur të përfitojë nga marrëzitë e Serbisë, po ta marrë topin dhe ta heqë nga gjysmëfusha vet dhe të thotë ne i bëmë detyrat tona”, tha Rama në emisionin “Opinion”.

    Rama përsërit edhe njëherë se ky është oportunitet, që mund të mos vijë prap për shumë vite.

    “Mendoj situata është absurde, sepse oportuniteti është i artë dhe të mos e shohësh këtë oportunitet është një fatkeqësi. Unë kur e shoh oportunitetin nuk mund të mbyll gojën dhe të them po mirë s’ka gjë, nuk po e shohin, por do vijë prap. Sepse mund të mos vijë prap për shumë vite”

  • Dejan Pantiq lirohet me dorëzani

    Dejan Pantiq lirohet me dorëzani

    ATV raportoi dje se ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i dyshuar për kryerjen e veprës penale terrorizëm, ndodhet në liri.

    Pantiqit i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak më 6 shtator, pasi Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës më atë të dorëzanisë, duke paguar shumën prej 30 mijë eurosh.

    “Me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit Ljubomir Pantovic, Gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, në mënyrë që me datën 05.09.2023 Gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK-ja ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P., të zëvendësohet me masën e dorëzanisë, sipas nenit 177, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Eurosh”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Ai ishte arrestuar më 10 dhjetor të vitit 2022, në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe kishte qëndruar në paraburgim tri javë.

    Prokuroria Speciale nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës, megjithatë, sipas avokatit Ljubomir Pantoviç, hetimet ndaj tij janë duke vazhduar.

    “Sipas meje, është rast unik që arresti shtëpiak të zgjatë 8 muaj. Dejan Pantiq e ka respektuar me përpikëri këtë masë, askund nuk lëvizte pa përcjellje të policisë. Dy herë iu lejua të shkonte te mjeku pa përcjellje. Sidoqoftë gjykata e ka pranuar kërkesën tonë dhe u lirua me kaucion, meqë procedura ndaj tij vazhdon ende. Është i qasshëm tani për gjykatën e prokurorinë e të gjitha palët relevante”, tha Pantoviç.

    Pantiq dyshohet edhe për sulm ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.

    Zyra, e cila vazhdon edhe pas më shumë se tetë muajve të jetë e demoluar, ishte sulmuar në prag të organizimit të zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës, të cilat ishin kundërshtuar nga qytetarët serbët, e bojkotuar nga Lista Serbe.

    Sulmi i armatosur kishte ndodhur në kohën kur aty është dashur të vendosen anëtarët e KQZ-së për të kryer detyrat e tyre zyrtare.

    Katër ditë pas, ishte arrestuar Dejan Pantiq. Arrestimi i tij kishte shkaktuar pakënaqësi te banorët lokalë serbë, të cilët bllokuan për 19 ditë rrugët në veri.

    Ndërsa, në fund të dhjetorit për shkak të gjendjes shëndetësore, i ishte zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak. /Nora Luta/ATV

  • Tentim vrasje në Graçanicë

    Tentim vrasje në Graçanicë

    Mbrëmë në Graçanicë, katër persona kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

    Policia njoftoi se për pasojë është qëlluar vetura e tyre mirëpo pa lëndime në njerëz.

    Rasti është iniciuar si “Tentim vrasje” dhe është në procedurë hetimore.

  • Sirenat e alarmit bien në Izrael, gazetarja e BBC-së vrapon për të shpëtuar

    Sirenat e alarmit bien në Izrael, gazetarja e BBC-së vrapon për të shpëtuar

    Momente frikë dhe terrori ka përjetuar gazetarja e BBC-së, Liz Doucet.

    Ndërsa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me kanalin britanik, ajo dëgjoi sirenat e alarmit.

    Siç shihet në video, Doucet, e cila është shefja e departamentit të korrespondentëve ndërkombëtarë të BBC-së, ka vrapuar për tu fshehur në një vend të sigurt.

    Incidenti ndodhi ndërsa gazetarja ishte në një zonë të Izraelit jugor të mërkurën, përpara se transmetimi të ndërpritej nga sirenat e alarmit.

    E frikësuar, Douchet dëgjohet duke thënë “raketat po vijnë”.

  • Në mungesë të provave, prokurori tërhiqet nga ndjekja penale në rastin për falsifikim të votave

    Në mungesë të provave, prokurori tërhiqet nga ndjekja penale në rastin për falsifikim të votave

    Për shkak të mungesës së provave, prokurori Ilaz Beqiri është tërhequr nga ndjekja penale në rastin e falsifikimit të votave në vitin 2017.

    Në këtë rast, për falsifikim të votave në zgjedhjet e vitit 2017, ngarkohen nga Prokuroria: Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se prokurori i çështjes është tërhequr nga ndjekja penale për këtë rast.

    “Ju njoftojmë se prokurori i çështjes është tërhequr nga ndjekja penale në këtë rast, në mungesë të provave”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Ndërsa, gjyqtari i rastit Gëzim Ademi, ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se ende nuk ka marrë aktgjykim lidhur me rastin.

    Kujtojmë se për shkak të mungesës së provave në shkresën e lëndës, ishte shtyrë seanca e 6 shtatorit 2023.

    Kurse, në seancën fillestare të mbajtur më 25 prill 2023, të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale që iu viheshin në barrë.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 prill 2021, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Isak Berisha, Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, me arsyetimin se më 22 tetor 2017, pas orës 19:00 në vendvotimin i cili gjendet në shkollën e mesme “Ulpiana”, në Lipjan, të pandehurit në bazë të marrëveshjes paraprake, gjatë numërimit të votave, kanë falsifikuar rezultatet e votimit për kandidatë të Kuvendit Komunal të Lipjanit.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Isak Berisha, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të vendvotimit dhe të pandehurit Alban Alija, Shega Konjufca, Arbeta Kryeziu, Durim Mustafa, Granit Asllani dhe Mirsad Malisheva, anëtarë të Këshillit të vendvotimit, kanë falsifikuar rezultatet e votimit, duke manipuluar me 76 votat e kandidatëve brenda përbrenda subjektit të njëjtë politik.

    Tutje, sipas aktit akuzues thuhet se kandidatëve të preferuar të tyre u kanë shtuar; PD 6 vota, Fjala 60 vota, PDK 10 vota, po ashtu kanë hequr për: PDK 14 vota; LDK 8 vota, të cilat i kanë bartur në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve.

    Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” nga neni 219, par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

  • Dhurohen 60 mijë dollarë për familjen e policit, Afrim Bunjaku

    Dhurohen 60 mijë dollarë për familjen e policit, Afrim Bunjaku

    Shoqata e Policëve Shqiptarë në ShBA dhuroi 60 mijë dollarë, për familjen e policit hero, Afrim Bunjaku.

    Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

    Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike, nga disa pjesëtarë të policisë në New Jersey dhe New York si dhe themeluesi i Shoqatës Elton Shametaj iu dorzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

    “Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijera kilometra larg ata bashkëndiejnë rrënjet e origjinës dhe se ritmi I jetës se tyre është i lidhur ngusht me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.

    Nuk është ky aksion i parë që policët shqiptaro-amerikan kanë ndërmarrë. Ata edhe më herët, përmes shoqatës së tyre, kanë kryer disa aksione për të përkrahur kolegët e tyre në Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare. E tërë fushata është realizuar përmes GoFundMe./RTK

  • ​Nxënësi me thikë në shkollë, arrestohet nga Policia

    ​Nxënësi me thikë në shkollë, arrestohet nga Policia

    Një nxënës i shkollës së mesme është arrestuar dje pasdite në Lipjan, për arsye se tek i njëjti nga personeli i shkollës është gjetur një thikë.

    Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

  • Rikthehet një njohje, Sabri Kiçmari akreditohet si ambasador jo rezident në Palau

    Rikthehet një njohje, Sabri Kiçmari akreditohet si ambasador jo rezident në Palau

    Sabri Kiçmari është akredituar sot si Ambasador jo resident i Republikës së Kosovës në Republikën e Palaut.

    Palau e kishte tërhequr njohjen në vitin 2019 dhe me akreditimin e Kiçmarit si ambasador, kjo konsiderohet si rikthim i njohjes.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kiçmari, përmes një postimi në Facebook.

    Gjatë ceremonisë zyrtare të dorëzimit të kredencialeve, Kiçmari ka thënë se ka përcjellur mesazhe miqësie dhe bashkëpunimi në emër të Republikës së Kosovës, duke theksuar vlerat e përbashkëta të paqes, respektimit të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, që na bashkojnë, përkundër distancës gjeografike.

    “Presidenti Whipps Jr. ka pritur me nderim Ambasadorin Kiçmari dhe ka shprehur mbështetjen e Qeverisë dhe Popullit të Republikës së Palaut për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.