Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues prej 6 vjet burgim ndaj të pandehurit A. B., për vepër penale “Dhunimi”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Në komunikatë thuhet se kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje 6 vjet.
“I pandehuri A. B., akuzohet se “me datën 15 tetor 2022 rreth orës 20:00 në Gjakovë, e detyron personin tjetër dhe atë nën kërcënimin e thikës për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj këtu të dëmtuarën …… ……, në atë mënyrë që pasi me të dëmtuarën dalin për të bërë xhiro me makinën e tij, i pandehuri e dërgon të njëjtën nëpër disa vende jashtë qytetit, të panjohura për të dëmtuarën, ja vendos thikën në qafë të dëmtuarës, ashtu që e njëjta detyrohet ti kryejë akt seksual oral pa dëshirën e saj, e më pas e dërgon të dëmtuarën në shtëpi rreth orës 01:00 të natës, deri sa i njëjti arrestohet nga policia me datë 24 tetor 2022”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Shoqata Sindikale “Siguria Fizike” në KEK kanë protestuar të hënën para zyrave të kësaj korporate në Prishtinë.
Ata kanë kërkuar kthimin si punëtorë të KEK-ut dhe jo të tenderohen vazhdimisht siç thanë jashtëligjshëm në sektorin privat.
Kryetari i kësaj shoqata, Nexhat Murati tha se kërkojnë një takim urgjent me menaxhmentin e KEK-ut për të mos hyrë në grevë më datën 13 të këtij muaji.
“Ne i kërkojmë KEK-ut një takim urgjent, për të na dhënë një mundësi që mos të futemi në grevë nga data 13 të këtij muaji. Ne po kërkojmë drejtësi . Kemi marrë vesh që KEK-u po shpallë tenderë në mënyrë të paligjshme. Ne nuk kemi rrugëdalje tjetër përpos grevës që do ta mbajmë pikërisht këtu me një tendë që e kemi marrë lejen nga komuna dhe policia e Kosovë”, tha Murati.
Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica tha se në KEK është bërë një tender i jashtëligjshëm.
“Arsyeja e kësaj proteste të shpejtë është, sepse ky departament është huazuar në vitin 2004 dhe në vitin 2007 që është dashur të kthehet në KEK. Është bërë një tender i jashtëligjshëm. Këta punëtorë kanë paga shumë të ulëta dhe sigurimi i KEK-ut nuk mund të jetë një sigurim i mirë ashtu siç mund të jetë brenda kompanisë së KEK-ut”, tha ai.
Në gjykimin për vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, në seancën e së hënës është bërë shikimi i një video-incizimi të kamerave, ku shihet i ndjeri Ivanoviq duke dalë nga ndërtesa ku banonte, pak minuta para vrasjes së tij.
Në pamje shihet se pasi që Ivanoviq del nga ndërtesa pranë tij kalojnë dy vetura, ku njëra nga to ishte pa targa.
Këtë video-incizim e ka e ka propozuar të shikohet mbrojtësi i të akuzuarit Marko Roshiq, avokatit Mahmut Halimi.
Seanca gjyqësore për këtë rast është duke vazhduar.
Në këtë rast, për përfshirje në vrasjen e Ivanoviqit, e cila kishte ndodhur në janar të 2018-ës, po akuzohen Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, seanca fillestare ishte mbajtur më 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjen e aktakuzës së 27 dhjetorit 2019 dhe kundërshtimet e provave.
Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e tyre dhe çështja ishte kthyer në rivendosje dhe nga Themelorja u kërkua të eliminohen kundërthëniet, duke i dhënë mundësi prokurorit për t’u deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.
Më pas, më 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, sipas së cilës, Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq ngarkohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal, lidhur me veprat penale “Vrasje rëndë” nga neni 179, par.1.9 të Kodit Penal dhe veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par.2, nënpar.2.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq akuzohen se në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, të cilët gjenden në arrati dhe dy të pandehur tjerë të panjohur, duke vepruar si grup kriminal me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.
I akuzuari Dragisha Markoviq akuzohet për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare” nga neni 433, par. 2.1 të Kodit Penal. Markoviq po ashtu bashkë me Zharko Jovanoviq akuzohen edhe për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje” nga neni 422, par.1 lidhur me par.2, nënpar. 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Po ashtu, i akuzuari Jovanoviq ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.1 të Kodit Penal. Kurse, i akuzuari Nedeljko Spasojeviq ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal.
Gjenevë, 30 tetor – Sheshi para Pallatit të OKB-së që dikur ishte një “tokë e shkelur” në kohën kur Kosova ishte një “tokë e djegur” nga okupatori serb, shqiptarët e Kosovës kishin zhvilluar mbi 100 protesta kundër masakrave, krimeve, dhe diskriminimit të shqiptarëve etnik në Kosovë. Por tash ky shesh, pas pavarësisë së Kosovës, duket se është lënë për palestinezët, izraelitët, dhe popujt tjerë për të protestuar kundër krimeve, masakrave, regjimeve, dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendet e ndryshme në botë, shkruan nga Gjeneva gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”.
Kështu, nën organizimin e Asociacionit Zvicër-Izrael, mbrëmje para Pallatit të OKB-së u mbajt një manifestim simbolik për lirimin e pengjeve izraelite nga Hamasi. Në këtë manifestim ishte prezentë edhe ambasadorja e Izraelit në OKB, znj. Meirav Eilon Shahar.
Ajo për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”, tha se nuk kalon asnjë ditë në Gjenevë, pa njerëzit që ia kujtojnë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara për detyrën e tyre për të vepruar për lirimin e 239 pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi.
E pyetur për situatën në Kosovë, ajo ka vlerësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Izraelit janë të mira dhe ka shprehur që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon.
Sa i përket zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ajo ka falënderuar vendet e ndryshme të botës, duke theksuar solidarizimin për Izraelin, i cili shprehet në shumë vende, përfshirë këtë protestë simbolike sot në Gjenevë për lirimin e 239 pengjeve.
Ambasadorja izraelite në OKB, duke folur për mbështetjen e popujve, ka shprehur falënderimin e saj për solidarizimin e autoriteteve dhe popullit shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ne nuk mund ta harrojmë historinë. Nëse kthehemi disa dekada mbrapa, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, nëse kujtojmë mikpritjen dhe strehimin e hebrenjve nga ana e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, ne jemi mirënjohës për këtë mikpritje, për çka nuk do ta harrojmë kurrë. Prandaj e falënderojmë nga zemra popullin shqiptarë për bujarinë e tyre që treguan ndaj vëllezërve dhe motrave tona atëbotë. Njëkohësisht, përveç popullit, ne falënderojmë edhe qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen dhe solidarizimin e tyre me ne sot, në këto kohë të vështira…” ka thënë ambasadorja e Izraelit në OKB, znj. Meirav Eilon Shahar, për gazetën zvicerane në shqip “Le Canton27.ch.”
Me rastin e shënimit të javës “Kundër trafikimit me qenie njerëzore”, Komuna e Prishtinës ka organizuar Fushatën “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”, raporton EO.
Aty u tha se qëllimi i kësaj fushate është nxitja e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se fëmijët lëmoshëkërkues janë personat potencial që mund të bien pre e trafikimit. Për këtë, Rama tha se po punojnë së bashku në parandalimin e kësaj dukurie.
Ai ka sqaruar se Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë, teksa kërkoi që qytetarët të mos japin lëmoshë për shkak të dyshimeve për trafikim.
“Jemi mbledh këtu që ta ngrisim zërin kundër trafikantëve dhe ta mbrojmë të ardhmen tonë. Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. E kuptojmë se ata në gjendjen që e kanë mund të bien si pre e trafikantëve dhe për ta luftusr këtë dukuri, Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve”.
“Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje poashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë”, u shpreh Rama. “Duam që këta fëmijë të kthehen në familje enë banka shkollore e jo të sillën vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë Kundër Trafikimit me Njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve”, tha tutje Rama, raporton EO.
Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha së fëmijëtjanë pre e këtyre krimeve, prandaj edhe duhet të punohet në parandalim.
“Ne gjatë vitit, mbajmë nëpër shkolla sesione informuese se çka është trafikimi me njerëz. Zakonisht fëmijët bien pre e këtyre kriminelëve për t’u pasuruar, andaj duhet të punojnë në parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh ai.
Sërish dokumente nga shërbimet sekrete në Speciale, sërish zbulohen nga mbrojtja e Kadri Veselit në Hagë.
Në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar po vazhdon të shërbehet me prova materiale të ardhura nga Serbia, më konkretisht nga Shërbimi Sekret i Beogradit.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson vuri në dukje se një nga dokumentet që i është prezantuar një dëshmitari, është dokument i dhënë nga autoritetet serbe.
Ai thotë se kjo provë si e tillë është e kundërshtuar nga mbrojtja dhe duhet të identifikohet për vërtetësinë e saj.
“Pra, ndër provat materiale shoqëruese, që lidhen me shënim përgatitor është një dokumet që i është treguar dëshmitarit gjatë seancës përgatitore, që është një dokument qartazi i dhënë nga autoritetet serbe ndonëse ju keni dhe origjinalin edhe përkthimin në anglisht. Por, është pjesë e së njëjtës kategori me dokumentet që kemi kundërshtuar sa i takon të dhënave që janë futur nga shërbimi sekret serb përpara se të jepej dëshmia në TPNJ, në Ish-Tribunalin e Hagës. Dhe sikurse e dini, një nga këto dokumente është shënuar për identifikim sepse duhet diskutuar ende mes palëve dhe duhet të dalim me parashtrimet konkrete. Sa i takon dokumentit tjetër, është një dokument që është pranuar, por megjithatë është edhe ky dokument që është objekt debati gjyqësor dhe ne kemi kërkuar që Trupi Gjykues që ta riklasifikojë sepse edhe ky është i shënuar për identifikim”, tha Emmerson.
Emmerson thotë se prejardhja e dokumentit në fjalë vërehet qysh në fillet e tij.
Për më tepër, në të njëjtin material ka edhe shënime.
“E njëjta gjë vlen edhe për këtë dokument që iu tregua këtij dëshmitari. Është fjala për dokumentin U001 – 8967 deri në U001 – 9121 – ET rishikuar një. Tani ky është një manual që qartazi është dhënë nga shërbimi sekret serb sepse e kuptoj që nga gjuha në ballinë. Është dokument origjinal, por në një faqe nga fundi ka një shtesë, ose mund të themi që janë hedhur disa shënime”, tha ai.
Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka dhe të Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Hashim Thçit.
Këto bastisje, për ATV-në i ka konfirmuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së. /atvlive.tv
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris tha se Uashingtoni nuk ka plane apo synime për të dërguar trupa në Izrael apo Gaza.
“Ne nuk kemi absolutisht asnjë qëllim dhe as nuk kemi ndonjë plan për të dërguar trupa luftarake në Izrael ose Gaza”, tha Harris në një intervistë për CBS News të transmetuar të dielën, përcjell AA.
Ajo theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave të luftës në konfliktin Izrael-Palestine dhe të vazhdimit të fluksit të ndihmës humanitare në Gaza.
“Një organizatë terroriste, Hamasi, vrau qindra të rinj në një koncert. Sipas shumë vlerësimeve, të paktën 1,400 izraelitë kanë vdekur. Izraeli, pa asnjë dyshim, ka të drejtë të mbrohet”, tha Harris, transmeton KosovaPress.
“Hamasi dhe palestinezët nuk duhet të barazohen”, tha ajo, duke shtuar se palestinezët meritojnë “masa të barabarta sigurie”.
Zëvendës presidentja e SHBA-së i kërkoi gjithashtu Iranit të qëndrojë jashtë konfliktit.
Izraeli ka nisur një fushatë masive të bombardimeve ajrore të Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar të grupit palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor.
Më shumë se 9,500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 8,005 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra, dhe mbi 1,538 izraelitë.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi të shtunën se forcat izraelite po zgjeronin operacionet e tyre dhe po kalonin në “fazën tjetër të luftës kundër Hamasit”, e cila përfshin operacionet tokësore.
2.3 milionë banorët e Gazës po përballen me mungesën e ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve për shkak të bllokadës nga Izraeli.
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije Dedaj nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire!”, ka shkruar ai.
Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, është deklaruar pas bastisjeve të ish-këshilltarit tjetër Blerim Shalës dhe ish-drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Behrami e ka quajtur Gjykatën Speciale “fashiste”, duke pretenduar se po dënon vetëm shqiptarët.
“Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle”, ka deklaruar ai në ‘Facebook’.
“Blerim Shala ka qenë pengesë vetëm për regjimin e Millosheviqit dhe ky regjim e kishte arrestuar atë disa herë. Për katër dekada, Shala ka qenë njëra ndër figurat intelektuale që ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm në rrugën për liri, pavarësi dhe shtetndërtim! Ndërsa, Bashkim Smakaj është ndër njerëzit më profesionist që njoh në fushën e sigurisë, njeri që ka ndërtuar shumë institucione të sigurisë në Kosovë nga themelet!”, është shprehur ndër të tjera ai.
Behrami ka thënë se ai dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt me ish-presidentin Thaçi “nuk frikësohen nga trokitjet e kësaj prokurorie në dyert e shtëpive”.
“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës!”.