ATV

Category: Lajme

  • Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e  ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata Speciale nisë bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj

    Gjykata speciale ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, raporton ATV.

    Ditët e fundit, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë kryer bastisje në disa lokacione që banojnë ish këshilltarët e ish presidentit Thaçi.

    Të hënën, u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, ndërsa të martën banesa e Artan Behramit.

    Të mërkurën, operacioni i bastisjeve nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka vazhduar në shtëpinë Ismail Sylës, ish-këshilltar i Thaçit. /atvlive.tv

  • Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Krasniqi: Deputetët e pushtetit me paga 2000 euro sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur.

    Kreu i PDK-së tha se deputetët e shumicës parlamentare, me të ardhura mujore afër 2 mijë euro, sot votuan kundër minatorëve dhe policëve të vendit të vet, të cilët çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën e tyre për shtetin e Kosovës.

    “A ka ku shkon më poshtë? Ky Kuvend e ka humbur çdo kuptim për çka është i thirrur. Këta deputetë nuk përfaqësojnë më askënd dhe asgjë, përveçse interesat dhe përfitimet e tyre personale. Çfarë turpi!”, tha Krasniqi.

  • Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Rohde: E rëndësishme që Kosova po merr pjesë në Konferencën Evropiane në Berlin

    Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar për Konferencën Evropianë që do të organizohet në Berlin e që do të hapet nga kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

    Rohde ka thënë se është e rëndësishme që Kosova bashkë me vendet e tjera do të bashkohet.

    Diplomati gjerman ka thënë se është e nevojshme që edhe BE-ja por edhe vendet aspirantë që të jenë të gatshme për procesin e zgjerimit.

  • Opozita e lëshon sallën, VV-ja nuk voton rezolutën për “Trepçën” e Policinë

    Opozita e lëshon sallën, VV-ja nuk voton rezolutën për “Trepçën” e Policinë

    Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë lëshuar seancën, si shkak proteste për mospërkrahje të rezolutave të propozuara, raporton Ekonomia Online.

    Në Rezolutën e propozuar nga opozita, kërkohej që të diskutohej gjendja e minatorëve të Trepçës dhe protesta e zyrtarëve policor.

  • Predrag Dediq dëshmon ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranohen disa prova materiale

    Predrag Dediq dëshmon ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pranohen disa prova materiale

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ka filluar që të dëshmojë dëshmitari i 32-të, Predrag Dediq, me kodin W0208 në këtë proces.

    Ky dëshmitar po dëshmon përmes video-lidhjes, e po ashtu edhe katër të akuzuarit janë duke e ndjekur seancën në të njëjtën mënyrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
    Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, dëshmia e këtij dëshmitari dhe marrja e tij në pyetje do të zgjasë një ditë.

    Këtë dëshmitar ka filluar ta marrë në pyetje Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes prokurorit Cezary Mihailzcuk, si dhe është paraparë që të zgjasë gjysmë ore.

    Ndërsa, mbrojtja ka paraparë katër orë që ta marrë në pyetje këtë dëshmitar.

    Prokurori Mihailzcuk i prezantoi disa dokumente që sipas tij, dëshmitari ka dhënë deklarata në autoritete të ndryshme. E njëra prej këtyre deklaratave ishte para gjykatësit hetues në Beograd, më 31 maj 2000.

    Deklaratën e dytë që dëshmitari e konfirmoi se e kishte dhënë lidhur me këtë çështje, ishte para TPNJ-së, Tribunalit të ish-Jugosllavisë.

    Ndërsa, dëshminë e tretë, dëshmitari pohoi se e kishte dhënë më 12 dhjetor 2013, që është marrë nga njësia e posaçme hetimore.

    Po ashtu, të gjitha këto dokumente të deklaratave të mëhershme të dëshmitarit, u pranuan si prova materiale.

  • ​Kuvendi në Shqipëri kthehet në “fushëbetejë”, deputetët e opozitës përmbysin karriget në foltore

    ​Kuvendi në Shqipëri kthehet në “fushëbetejë”, deputetët e opozitës përmbysin karriget në foltore

    Ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke krijuar kaos.

    Sikurse duket nga pamjet, ata kanë marrë karriget e deputetëve të PS dhe i kanë përmbysur ato para foltores së parlamentit.

    Në pamje duket edhe kur deputeti i PS Xhemal Qefalia merr karrigen e tij për tu ulur, por nuk lejohet nga deputetë të opozitës. Ndërkohë, garda ka rrethuar seancën plenare. Deputetët e maxhorancës janë duke mbërritur një pas një në seancën e plenare.

    Gjashtë deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Albana Vokshi janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputeti Saimir Korreshi me 3 ditë. /Top chanel

  • Protesta e NJSO-së nuk do të mbahet sot, shtyhet për afat të pacaktuar

    Protesta e NJSO-së nuk do të mbahet sot, shtyhet për afat të pacaktuar

    Protesta e Njësisë Speciale Operative (NJSO), e planifikuar për sot në ora 11:00, nuk do të zhvillohet.

    Burimet e ATV-së mësojnë se protesta është shtyrë për një afat të pacaktuar kohor.

    “Nuk kemi dashur të përçojmë mesazhe përçarëse në sytë e armiqve tanë, duke shpresuar që Qeveria të reflektojë në kërkesat tona të adresuara në rrugën zyrtare për çka kemi marrë premtime. Nëse hasim në mospërfillje ndaj kërkesave tona në afat të shkurtër do të lëvizim fuqishëm drejt organizmave sindikale”, thuhet në njoftimin e NJSO-së dërguar ATV-së.

    Ndryshe, në mesditën e djeshme dy njësitë më elitare të Policisë së Kosovës protestuan para Qeverisë së Kosovës. Ata në mënyrë paqësore shprehën pakënaqësitë e tyre si dhe përmes një letre paraqitën kërkesat drejt kryeministrit Albin Kurti.

    Njësitë Speciale Intervenuese dhe Njësitë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive në protestën e sotme i kanë bërë thirrje kryeministri Kurti që t’i marrë parasysh kërkesat e tyre se nuk do të zmbrapsen më prej tyre.

    Ata thonë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe sociale. Kërkesat janë si në vijim: Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të caktohet në 50 % të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.

    Në rast të mos përmbushjes ata paralajmëruan edhe veprime tjera. Siç thanë njësitet, pakënaqësitë nuk datojnë nga dje, por ka më shumë se 10 vite që kanë marrë premtime për benefitet të cilat i takojnë mirëpo deri më tani këto premtime asnjëherë nuk janë realizuar.

    Reagimi i Kurtit erdhi në mbrëmje, ku përmes një postimi në Facebook tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Ai madje tha se mbi 200 policë këtë vit kanë pasur të ardhura më të larta sesa presidentja.

    Por në një dokument të siguruar nga Sinjali shihet se paga bazë e një polici të Njësisë Speciale Intervenuese është 631 euro e 89 centë.

    Kurti tha se të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat), e tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj. /atvlive.tv

  • Mbi 165 mijë afganë largohen nga Pakistani

    Mbi 165 mijë afganë largohen nga Pakistani

    Mbi 165 mijë afganë janë larguar nga Pakistani gjatë këtij muaji, që kur Islamabadi lëshoi një ultimatum për 1.7 milion persona që të largohen ose do të përballen me arrestim apo dëbim, thanë zyrtarët më 2 nëntor.

    Shumica janë larguar ditëve të fundit, pasi afati i fundit ishte më 1 nëntor dhe policia nisi të hapte dhjetëra qendra të ndalimit për të dërguar afganët e arrestuar.

    Zyrtarët në pikën kufitare Torkam në provincën Kiber Paktunkva, punuan në orët e mëngjesit të së enjtes në mënyrë që të kalonin automjetet me 28 mijë persona.

    Autoritetet në Pakistan kanë inkurajuar afganët që nuk kanë dokumente të qëndrimit që të largohen në mënyrë vullnetare, përderisa policia ka nisur operacionet e kërkimit.

    Nga provinca Kiber Paktunkva, sipas zyrtarëve, janë larguar 129 mijë persona, ndërkaq nga Boliçistani janë larguar edhe 38 mijë e 100 të tjerë./REL/

  • Regjistrimi i automjeteve me targa serbe, radhë të gjata në veri të Kosovës

    Regjistrimi i automjeteve me targa serbe, radhë të gjata në veri të Kosovës

    Një kolonë me automjete me targa “KM” u pa mëngjesin e 2 nëntorit para Qendrës për Regjistrim në Mitrovicë të Veriut, pasi Qeveria e Kosovës më 30 tetor vendosi për shtyrjen e afatit për ri regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në ato RKS.

    Shtyrjes së afatit i parapriu një kërkesë nga drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Kjo kërkesë u bazua në kërkesat e qytetarëve që kërkuan që ky afat të vazhdohej.

    Sipas vendimit të Qeverisë, afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.

    Çështja e targave ka shkaktuar një sërë krizash në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Fillimisht, më 31 korrik të vitit 2022 u ngritën barrikada për shkak të çështjes së targave dhe në nëntor të po atij viti, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri, pasi u suspendua drejtori i policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

  • Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime

    Kurti thotë se duhet luftuar diskriminimin: Po punojmë për qeverisje të drejtë pa dallime

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, raporton Ekonomia Online.

    Kurti para të pranishmëve tha se po punohet për ta mposhtur racizmin dhe të mundur pabarazinë.

    Kurti theksoi se që nga fillimi i qeverisjes kanë vendosur prioritet dhe vizion për drejtësi për të gjithë pa dallim.

    Ai ka folur, edhe për të drejtat e komuniteteve romë e ashkalinjë, për të cilët tha se më 2022 është miratuar një strategji e parë, ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete.

    “Ne jemi sot këtu për të së bashku me zotimin për tu përballur e diskriminim racor për të mposhtur racizmine për ta luftuar pabarazinë. Që nga fillimi i qeverisjes sonë kemi vendosur prioritetin dhe vizionin tonë për drejtësi për të gjithë pa dallim. Për të ruajtur bashkësinë, ne duhet ta luftojmë diskriminimin e për të trajtuar rastet e diskriminimit duhet ta bëjmë aty ku më së shumti është i pranishëm”.

    “Strategjia jonë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe askalinj e cila është miratuar në citin 2022 është strategjia e parë ku lufta kundër diskriminimit përfshihet si komponentë në vetvete”.