ATV

Category: Lajme

  • ​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

    ​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

    Ka dështuar shqyrtimi i projektligjeve që ishin paraparë të mbahen të mërkurën në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

    Shkak për këtë është bërë një kërkesë e mazhorancës që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër

    Ferat Shala, kryetar i Komisionit, tha se shumica parlamentare taktikisht po ikë nga debatet për ligje të rëndësishme siç janë ai për Fondin Sovran dhe Ligji për Metrologji.

    “Kjo është një praktikë që shumica parlamentare po e përdor taktikisht për t’i ikur debatit për ligjin e Fondit Sovran dhe për ligjet e tjera të ndjeshme të cilat po e prekin ekonominë e vendit. Mungesa e debatit lë për të kuptuar se kemi të bëjmë me një ligj jo zhvillimor”, tha Shala.

  • Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci konvertohen në katolik

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci konvertohen në katolik

    Sabit Geci, ish-komandant i njohur i UÇK-së, është konvertuar në katolik.

    Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë ka postuar një fotografi, në të cilin shihet Sabit Geci.

    Ndërsa në mbishkrimin e fotografisë, kjo famulli ka shkruar “pagëzimi i ish-komandantit të UÇK-së Sabit Geci”.

    “Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci.

    “Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen” – shkruhet aty.

  • ​Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është edhe në interes të NATO-s, thotë shefi i aleancës

    ​Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë është edhe në interes të NATO-s, thotë shefi i aleancës

    “Është në interesin e Ukrainës dhe NATO-s që Kievi të triumfojë në luftën ndaj Rusisë,” tha të mërkurën shefi i aleancës.

    “Pra, është e rëndësishme që solidariteti ynë me Ukrainën të mos demonstrohet vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Bruksel.

    Në konferencën e mbajtur përpara takimit të Këshillit NATO-Ukrainë dhe në margjinat e bisedimeve midis ministrave të jashtëm aleatë, Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij për vendet anëtare për mbështetjen e tyre për Kievin.

    Ai gjithashtu vuri në dukje se takimi i këshillit do të përqëndrohet në më shumë ndihmë për Ukrainën.

    “Sepse është në interesin e Ukrainës, por edhe në interesin tonë të sigurisë që Ukraina të triumfojë… si një komb sovran i pavarur në Evropë”, shtoi Stoltenberg.

    Ukraina po bëhet ‘de facto’ anëtare e NATO-s

    Kuleba, nga ana tjetër, tha se Ukraina aktualisht ka “ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur për beteja në Evropë”.

    “Ne po rrisim ndërveprimin tonë me NATO-n. Ne po bëhemi pothuajse një ushtri de facto e NATO-s për sa i përket qasjeve tona të menaxhimit të kapaciteteve teknike dhe parimeve të drejtimit të një ushtrie”, shtoi Kuleba. /Anadolu Agency/

  • ​Digjet banesa në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

    ​Digjet banesa në Fushë Kosovë, shkak mbushësi i telefonit

    Një banesë është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë dje në orët e hershme të mëngjesit.

    Personi që jetonte aty ka bërë të ditur në polici se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

    “Rruga e Pejës, Fushë Kosovë 28.11.2023 – 04:25. Viktima mashkull shtetas i huaj, ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij. Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raportin e policisë.

  • ​Armëpushimi i zgjatur gjashtë-ditor hyn në ditën e tij të fundit – çfarë do ndodhë tani?

    ​Armëpushimi i zgjatur gjashtë-ditor hyn në ditën e tij të fundit – çfarë do ndodhë tani?

    Izraeli thotë se ka shpresë se armëpushimi mund të zgjatet përsëri, dhe Hamasi ka treguar se është i hapur për këtë.

    Shefat e inteligjencës nga Izraeli, SHBA dhe Egjipti kanë zhvilluar bisedime në Katar për të diskutuar një marrëveshje të re të mundshme, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

    Kjo mund të përfshijë lirimin e personelit ushtarak, të rrëmbyer gjatë sulmit vrasës nga Hamasi më shumë se 50 ditë më parë. Rreth 160 persona mbeten në robëri.

    Në Izrael, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë një listë me emrat e atyre që do të lirohen më vonë sot – familjet e tyre po njoftohen.

    Për çdo shtetas izraelit të kthyer, tre palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

    Në Gaza, më shumë furnizime humanitare po hyjnë – por agjencitë e ndihmës thonë se ende nuk mjafton. Dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka raporte për përleshje ndërsa ushtria izraelite kryen një operacion në Jenin.

  • Hill: Çështja kryesore është se çfarë marrëdhënie do të ketë Serbia me Rusinë

    Hill: Çështja kryesore është se çfarë marrëdhënie do të ketë Serbia me Rusinë

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë shumë më komplekse sesa mund të imagjinohet, por se ndërkohë, pyetja më e madhe me të cilën përballet Serbia është ajo që ka të bëjë me Ukrainën, pra çfarë marrëdhëniet që do të ketë me Rusinë.

    Hill në hapjen e Forumit Ekonomik të Beogradit ka thënë se procesi i Brukselit i ka të gjitha elementet e nevojshme, se dihet se çfarë duhet bërë.

    Ambasadori amerikan ka thënë se nuk ka dyshim se serbët në Serbi janë shumë të pasionuar pas serbëve në Kosovë dhe kujtoi sulmin terrorist në Banjskë, duke bërë të qartë se kjo nuk guxon më të përsëritet.

    Ai ka thënë se është e mundur të diskutohet se çfarë mund të bëjë KFOR-i për Kosovën, por njëkohësisht ka përkujtuar se Serbia më në fund duhet të kuptojë se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç zgjidhjes politike.

  • Arrestohet në Zveçan një shtetas serb, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

    Arrestohet në Zveçan një shtetas serb, ishte në kërkim nga INTERPOL-i

    Është arrestuar dje në Zveçan një shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

    Sipas policisë pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

    I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Zhetkovc, Zveçan 10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën “C”

    Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në rrugën “C”

    Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën “C”, e ku një grua është goditur me veturë nga një person.

    Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Rruga C, Prishtinë 28.11.2023 – 18:49. Një femër kosovare – këmbësore ka vdekur pasi është goditur nga një veturë që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

    Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

    Është aksidentuar dje një veturë e policisë në Lipjan.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

    “Lipjan 28.11.2023 – 16:40. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve, njëra civile dhe tjetra veturë e PK-së. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohen gjashtë persona për falsifikim të parasë, prodhimi dhe vënia në qarkullim

    Arrestohen gjashtë persona për falsifikim të parasë, prodhimi dhe vënia në qarkullim

    Prokuroria Speciale njoftoi se janë arrestuar në flagrancë gjashtë persona të dyshuar, tre shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre të tjerë shtetas të Kosovës, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim), pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara. 

    ”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion gjatë të cilit është identifikuar një grup i cili merrej me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, të cilat dyshohet se janë prodhuar në një shtet fqinj me Kosovën, dhe me pastaj nga grupe kriminale shpërndahen në shtetet e rajonit”, njoftoi Prokuroria.

    Tutje bëhet e ditir se nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë.

    “Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet mes tjerash në njoftim.