ATV

Category: Lajme

  • ​Konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutëe heshtje

    ​Konferencës rajonale “Të bashkuar kundër dhunës” nis me një minutëe heshtje

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga të pranishmit që të mbajnë një minutë heshtje për Liridona Ademaj, e cili u vra ditë më parë.

    Kurti deklaroi se duhet të ndodhë zbardhja e plot e rastit dhe dënim maksimal për vrasësit. Butësia e dënimit, siç tha ai, po shkakton përsëritjen e këtyre rasteve.

    “Liridona Ademaj u rivarros dje, rivarrimi është një akt i drejtë. I shpreh edhe nga këtu ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe i uroj shëndet fëmijëve të saj”, deklaroi Kurti.

    Kurti shtoi se nuk mund të vendoset për jetën e askujt.

    “Të gjithë njerëzit janë të lirë me të drejta të barabarta. Disa prej rasteve më të rënda, kanë qenë kur forcat serbe dhunuan gra. Në qendër të kryeqytetit tonë të Prishtinës e kemi memorialin “Heorinat”, ne që përkulemi tek ai memorial kemi përgjegjësin që të luftojmë bashkë këto raste të shndërruara në dukuri. Është fakt që dhuna ndaj grace është fenomen global, është një dozë më e thellë e dhembshurisë kur femicidi shfaqet pas gjenocidit”, shtoi Kurti.

  • Berisha: Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri

    Berisha: Mirush Kabashi ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri

    Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pas lajmit se aktori i njohur, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë.

    “Të dashur miq, Mirush Kabashi, Mbreti i skenës dhe filmit mbylli sytë përgjithmonë.

    Arti, skena por dhe kombi sot janë në zi. Mirush Kabashi hyri në artin shqiptar si një fenomen i cili me aftësitë, talentin e rrallë në interpretimet në filma dhe teatër të mbi 100 personazheve të veprave dhe kryeveprave të autorëve shqiptarë e botërorë do bëhej shpejt artisti më i dashur për publikun shqiptar, por dhe shumë i vlerësuar nga ai ndërkombëtar.

    I paarritshëm në të gjitha rolet, por kulmor dhe i pavdekshëm me “Apologjinë e Sokratit” ai ndahet nga ne dhe niset në përjetësi si Sokrati i ditëve tona.

    Mirush Kabashi ishte gjithashtu interpretuesi më i fuqishëm i poezisë. Ai ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës dhe demokracisë në Shqipëri.

    Duke shprehur mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e tij të rrallë dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe admiruesve të Mjeshtrit të Madh, i lutem Zotit që shpirti e tij të gjejë paqen e merituar. Amin!” shkruan Berisha.

  • Mosmarrëveshje në trafik, lëndohet rënd njëri nga personat e përfshirë në rrahje

    Mosmarrëveshje në trafik, lëndohet rënd njëri nga personat e përfshirë në rrahje

    Një person është detyruar të shkoj në spital si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

    Rasti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në Prishtinë. Ndërkaq personi tjetër, i dyshuar për përfshirje në rrahje është arrestuar.

    Që të dy, me vendim të prokurorit do të ndalohen për 48 orë.

    Njoftimi i plotë:

    Prishtinë 04.12.2023-12:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet pas një mosmarrëveshje në trafik, është përfshirë në rrahje me ankuesin mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Ankuesi është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit, masa e ndalimit (për 48-orë) u  shqiptohet të dyshuarit dhe ankuesit. Rasti duke u hetuar.

  • Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

    Grabitje e armatosur në një market në Ferizaj

    Një person ka raportuar në polici se në marketin e tij në Ferizaj, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur 200 euro.

    Policia e Kosovës njofton se rasti është duke u hetuar.

    “Rr. Naim Beka, Ferizaj 04.12.2023-17:02. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në marketin e tij, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur 200 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Gjendet avioni i zhdukur në Filipine, gjendja e pasagjerëve nuk dihet

    Gjendet avioni i zhdukur në Filipine, gjendja e pasagjerëve nuk dihet

    Vendndodhja dhe gjendja e dy pasagjerëve mbeten të panjohura pas pesë ditësh kërkime për një avion të zhdukur në Filipine.

    Zyrtarët në provincën lindore Isabela thanë se Forcat Ajrore Filipine gjetën avionin Piper PA-32-300 në Casala, San Mariano, por ata nuk kishin informacion për pilotin dhe një pasagjer, raportoi ueb faqja e lajmeve Rappler.com.

    Avioni ishte nisur nga Aeroporti Cauayan në mëngjesin e 30 nëntorit dhe ishte menduar të mbërrinte në aeroportin Palanan në provincë një orë më vonë. Por nuk ndodhi.

    Autoritetet kishin nisur operacionet e kërkimit ajror, por ishin penguar nga retë e dendura që nga 1 dhjetori. /AA

  • Policia sekuestron monedha nga 2 euro false në Lipjan

    Policia sekuestron monedha nga 2 euro false në Lipjan

    Policia e Kosovës njofton se një zyrtare e një banke komerciale në Lipjan ka raportuar se një klient ka deponuar dje në bankë 181 monedha të metalta nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Policia e Kosovës njofton se një zyrtare e një banke komerciale në Lipjan ka raportuar se një klient ka deponuar dje në bankë 181 monedha të metalta nga 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Sipas policisë janë sekuestruar monedhat e dyshuara dhe rasti është duke u hetuar.

    “Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

  • Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

    Kaq muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shëngen nga 1 janari

    Nga 1 janari kosovarët do të lëvizin pa viza në shtetet që i takojnë zonës së Shëngenit. Por, janë edhe disa rregulla që duhet ditur për lëvizjen në këtë zonë.

    Për të hyrë në zonën Shengen, është e rëndësishme të keni një pasaportë me afat të mjaftueshëm. Pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen.

    Për shembull, nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars, 2024 dhe deklaroni tek policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars, 2024 atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor, 2024 pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit.

  • Në gjendje të dehur ushtroi dhunë në familje, arrestohet një person në Pejë

    Në gjendje të dehur ushtroi dhunë në familje, arrestohet një person në Pejë

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Dhunë në familje’.

    Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë të vazhdueshme në familje.

    Njoftimi i plotë:

    Pejë 04.12.2023-17:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë brenda anëtarëve të familjes. I dyshuari për shkak se ishte në gjendje të dehur, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, ndërsa pas këndelljes pritet intervistimi i tij. Rasti duke u hetuar.

  • Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohen dy persona

    Kaluan ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, ndalohen dy persona

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të kap dy persona të dyshuar në Leposaviq, të cilët kishin kaluar ileaglisht kufirin Serbi-Kosovë

    Sipas të dhënave, të njëjtit me një veturë kanë kaluar nga Serbia në Kosovë. Me vendimin e prokurorit ata janë liruar.

    Njoftimi i plotë:

    Koshuticë, Leposaviq 04.12.2023-14:30. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-republika e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

  • Begaj dhe Rama për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

    Begaj dhe Rama për aktorin Kabashi: Mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin

    Krerë të lartë të shtetit kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta në moshën 75 vjeçare të aktorit të mirënjohur shqiptar, Mirush Kabashi.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shprehet në mesazhin e tij të ngushëllimit se Mirush Kabashi mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin.

    “Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi”, shprehet Begaj.

    “Lamtumirë Mirush”, shprehet Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mesazhin e ngushëllimit postuar në rrjetet sociale.

    Vdes në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Mirush Kabashi