ATV

Category: Lajme

  • Testi PISA – Kosova renditet e 77-ta për shkencë, Nagavci i quan rezultate të pritshme

    Testi PISA – Kosova renditet e 77-ta për shkencë, Nagavci i quan rezultate të pritshme

    Kosova në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022 ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë, raporton EO.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se këto kanë qenë rezultate të pritshme duke pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

    Gjithashtu, Ministria e Arsimit ka thënë se ka rënie të pikëve në fusha të ndryshme nga 12 deri në 6 pikë në krahasim me testin e vitit 2018, kur PISA u mbajt për herë të fundit.

    “Në testin pista nga Kosova kanë marruar pjesë gjithsej 6 mijë 27 nxënëse nga 220 shkolla, rezultatet të cilat janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që u organizua në pranverë te vitit 2022 kemi pasur një situate menjëherë pas pandemisë kur mësimi u zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje ka qenë e pritshme edhe nga raportet vendore por edhe nga studimet e ndryshme ndërkombëtare për shkak të situatës së pandemisë nxënësit kanë pasur rënie dhe këto janë studiuar më testime të ndryshme, të vedijshëm për humbjet e shkaktuara nga pandemia më të marrë detyrën kemi bere edhe mësimin shtesë për fëmijët tonë, jo të gjitha komunat e kanë plotësuar”.

    “Nga rezultatet në testin PISA në matematik në dallime gjinore sipas rezultateve në matematik 9 pikë është në favor të djemve ndërkaq në lexim vajzat kanë performancë më të lartë prej 25 pikë po ashtu edhe në shkencë kanë performancë më të lartë prej 6 pikë, sa i përket shteteve të tjera në pista këtë vite Singapori, Ranka dhe Japonia, rezultatet më të ultë janë Maroko, Kosova radhitet e 76 nga 80 vende pjesëmarrëse më 382 pikë, Kosova në shkencë radhitet 357 pikë”.

  • Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

    Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së

    Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë.

    Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.

    Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.

    Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.

    Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.

    Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

    Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./REL/

  • ​Qeveria harron bizneset e prekura nga vërshimet në veri, nuk ndan asnjë cent për to

    ​Qeveria harron bizneset e prekura nga vërshimet në veri, nuk ndan asnjë cent për to

    Bizneset në veri të Mitrovicës të prekura nga vërshimet e janarit të këtij viti, edhe pas gati një viti nuk e kanë ndier ende dorën e shtetit.

    Pronarët e këtyre bizneseve janë shprehur të shqetësuar dhe ndihen të harruar për faktin se qeveria ka kompensuar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet në këtë pjesë të qytetit, ndërsa nuk ka ndarë asnjë cent për ta.

    Fidan Cimili, pronar i biznesit të dritareve dhe dyerve në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, thotë për KosovaPress se ka mbetur shumë keq, dhe se përkundër dorëzimit të komplet dokumentacionit të duhur, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

    “Edhe unë jam i prekur nga vërshimet, e kam punëtorinë edhe poshtë…Qysh e kemi vlerësuar dëmin së bashku me komisionin e lagjes, jam i evidentuar diku 5 mijë e 600 euro… Krejt dokumentet i kam dorëzuar, por ende nuk na janë përgjigjur… Ka në lagje që kanë marrë dëmshpërblim për shtëpi, ndërsa bizneset jo… Normalisht se janë të rëndësishme, kemi mbetur keq”, thekson Cimili.

    Edhe Uran Duraku, bashkëpronar i një biznesi që merret me prodhimin e akullit në këtë lagje, bënë të ditur se është detyruar të marrë kredi sërish në bankë, për të vazhduar punën disi.

    Sipas tij, çfarëdo mbështetje nga ana e shtetit në këtë kohë, do të ishte shumë domethënës për biznesin e tij.

    “Vërshimet e janarit na kanë bërë shumë telashe… Normalisht jemi detyruar të marrim kredi për me vazhdua punën për shkak se dëmet kanë qenë goxha të mëdha… Afërsisht 20 mijë euro ka qenë dëmi që biznesi ynë ka pësuar gjatë vërshimeve të janarit… Nuk kemi marrë asnjë ndihmë deri tash dhe presim që dikush të na ndihmojë prej qeverisë… Dëmshpërblimi do të ishte shumë i mirëseardhur për me vazhdua punën’, theksoi Duraku.

    Ndërkaq, Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, njëherësh kryesues i komisionit vlerësues nga dëmet e vërshimeve, tha se janë gjithsej gjashtë biznese të prekura nga vërshimet të cilat nuk janë kompensuar deri tani dhe se nuk e di arsyen për këtë.

    Ai u shpreh se vlera e dëmit tek këto biznese është llogaritur të jetë deri në 100 mijë euro dhe se pret që kompensimi të realizohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe këto biznese të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.

    “Drejtoria i ka kryer obligimet dhe i ka dorëzuar komplet dokumentacionin si për ekonomi familjare ashtu edhe për biznese, por pse s’janë paguar bizneset, ne akoma nuk e dimë dhe s’kemi marrë ndonjë përgjigje… Vlera e dëmeve të këtyre bizneseve është deri në 100 mijë euro.. Ne po presim dhe kemi dëshirë që kompensimi të realizohet sa më shpejtë në mënyrë që njerëzit t’i kthehen bizneseve të tyre dhe të punojnë’, potencoi Uglanin.

    Në anën tjetër, KosovaPress-i nuk ka arrit tash e dy javë të marr përgjigje nga qeveria rreth kësaj çështje./KP

  • Acar i madh në Siberi, temperatura bie në -58 gradë

    Acar i madh në Siberi, temperatura bie në -58 gradë

    Moti arktik përfshiu pjesë të mëdha të Rusië të martën. Temperatura në një pjesë të Siberisë ra në -58 gradë Celsius.

    Qyteti Yakutsk, njëri nga vendbanimet më të ftohta në botë që shtrihet rreth pesë mijë kilometra në lindje të Moskës, u mbulua me re e mjegull të acartë, sipas pamjeve të incizuara me dron, raporton agjencia “Reuters”.

    “Erdha veçanërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar mot të tillë, prandaj jam me fat, sepse në dhjetor zakonisht nuk e keni këtë”- tha Danila, mjekra, kapela dhe shalli i të cilit ishin mbuluar nga shtresa e akullit.

    “Në të vërtetë nuk kam shumë të ftohtë, sepse u përgatita si duhet. Nëse nuk do t’i merrja rrobat e duhura, do të ngrihesha brenda minutave”- shtoi ai.

    Danila tha se temperaturat ekstreme e bënë pallton e tij shumë më të ngurtë, ndërsa telefoni i mbeti pa bateri brenda minutave.

    Temperaturat në disa pjesë të Republikës së Sakha-s, rajon shumë i madh, pak më i vogël se India, ranë nën -55 gradë gjatë natës. Ky rajon shtrihet në pjesën verilindore të Siberisë.

    Në Oymyakon, vendbanim në Sakha, temperatura të martën ra në -58 gradë. Parashikuesit e motit thanë se ky acar do të ndihet si të ishte -63 gradë, duke i marrë parasysh lagështinë dhe erën.

  • Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

    Haxhiu: Po presim dënimet më të larta, krimi mbi Liridonën është alarm që s’duhet të pushojë derisa të ketë drejtësi

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, ka folur për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj e cila u vra ditë më parë, derisa tha se “ishte një rast tjetër ku kemi të bëjmë me femicid”.

    Haxhiu theksoi se pas një pune intensive mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë akterët e vrasjes së 30-vjeçares u arrestuan, teksa shtoi se priten dënimet më të larta për këtë krim.

    Haxhiu tha para të pranishmëve në konferencë se si shoqëri s’duhet të jemi të qetë derisa të krijohet një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave, e se krimi mbi Liridonës është alarm që s’duhet të pushojë derisa të kemi një shoqëri ku ka drejtësi e barazi.

    “Kjo ngjarje e rëndësishme vjen pak ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, një tjetër vrasje e një gruaje e porositur nga bashkëshorti i saj, një tjetër ligësi që sjell vdekjen e një gruaje, një tjetër rast që kemi të bëjmë me femicid. Fatbardhësisht pas një pune intensive, akterët e vrasjes së Liridonës janë arrestuar dhe të gjithë presin dënimet më të larta për kryerjen e këtij krimi më të rëndë”.

    “Dje ja dhamë lamtumirën e fundit Liridonës, por ne si shoqëri s’do të jemi të qetë derisa të krijojmë një shoqëri ku respektohet dinjiteti i vajzave dhe grave dhe jeta e tyre. Krimi mbi Liridonën është alarm qe s’duhet të pushoj derisa të mbrojmë një shoqëri ku ka drejtësi e barazi. Kërkojmë drejtësi për Liridonën dhe të gjitha gratë tjera që u vranë nga bashkëshortët e tyre. Çështja e dhunës na përket të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta luftojmë”.

  • Kryediplomatja gjermane: Evropa nuk duhet të ketë zona gri

    Kryediplomatja gjermane: Evropa nuk duhet të ketë zona gri

    Gjermania po koordinon bashkëpunimin me Slloveninë në fushën e sigurisë, reformave të brendshme dhe zgjerimit të Bashkimit të Evropian.

    Këtë e bëri të ditur ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, para nisjes së saj për në Lubjanë, të hënën në mbrëmje, 4.12.2023.

    “Në një botë në të cilën krizat dhe konfliktet po afrohen në fqinjësinë e afërt të Evropës, ne kemi nevojë për një Bashkim Evropian që do të veprojë shpejt dhe me vendosmëri”, tha ajo.

    “Gjermania dhe Sllovenia janë të bashkuar në synimin për të forcuar Evropën tonë të përbashkët, duke e bërë atë të përshtatshme për të ardhmen dhe duke përfshirë në mesin tonë vendet e Ballkanit Perëndimor. Për ne, një Bashkimi Evropian i fortë, si NATO, është një politikë e pazëvendësueshme e sigurimit të jetës në kohë të pasigurta”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

    Politikania e gjelbër u shpreh më tej se “Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin plotësisht Bashkimit Evropian.

    Kjo nuk është një frazë boshe, por për interesat tona të sigurisë – në Lubjanë, në Berlin dhe në mbarë Evropën.

    Kjo kërkon reformat e nevojshme në vendet që duan të bëhen pjesë e familjes evropiane.

    Por BE-ja duhet ta mbajë fjalën dhe të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e zgjerimit kur të plotësohen kushtet”.

  • Profesori nga Serbia kandidat në zgjedhje – ai e pranon gjenocidin në Srebrenicë: NATO-ja e ka penguar një të tillë në Kosovë

    Profesori nga Serbia kandidat në zgjedhje – ai e pranon gjenocidin në Srebrenicë: NATO-ja e ka penguar një të tillë në Kosovë

    Ivan Videnoviq, nënkryetar i “Glas” dhe profesor universitar nga Beogradi, ka publikuar një video në rrjetet sociale në të cilën mbështet tezat se në Serbi bien në “tema tabu”.

    “Në këto zgjedhje ne garojmë për një politikë tjetër, një politikë qëndrimesh të qarta për çështjet urgjente të vendit dhe shoqërisë sonë.

    Ajo reflektohet në një “po” të qartë dhe të pakushtëzuar në lidhje me anëtarësimin e menjëhershëm të Serbisë në NATO dhe përmbushjen e përshpejtuar të kritereve për anëtarësimin e vendit në BE, duke përfshirë sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarako-politike për Ukrainën” – theksoi Videnoviq.

    Veç kësaj, Videnoviç thekson “normalizimin me Kosovën dhe marrëdhëniet më të ngushta miqësore me Kosovën, njohjen e gjenocidit në Srebrenicë dhe ndërtimin e një kulture të kujtimit dhe përballjes me krimet e luftës, si dhe deklerikalizimin vendimtar të shtetit dhe sektorin publik”.

    “Gjenocidi u krye në Srebrenicë “Po” për anëtarësimin e menjëhershëm të Serbisë në NATO, “po” për sanksionet kundër Rusisë dhe ndihmën ushtarake dhe politike për Ukrainën, “po” për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Dhe po, sigurisht, në Srebrenicë është bërë gjenocidi dhe NATO-ja e ka penguar në Kosovë” – thotë Videnoviq.

  • “Qyteti ku ka jetuar Liridona është tronditur”, profesori nga Suedia: Shteti shumë shpejt i merr fëmijët e saj

    “Qyteti ku ka jetuar Liridona është tronditur”, profesori nga Suedia: Shteti shumë shpejt i merr fëmijët e saj

    Profesor Fetah Bahtiri, i cili jeton për mbi 30 vjet në Udevalla të Suedisë, në qytetin ku ka jetuar Liridona Ademaj, thotë se shqiptarët atje janë tronditur shumë me humbjen e Liridonës. Fëmijët e saj do t’i marrë shteti suedez shumë shpejt, thotë ai.

    Qindra shqiptarë e suedezë në Udevalla të Suedisë ku ka jetuar Liridona Ademaj kanë bërë homazhe për Liridonën. Para kafiterisë ku ka punuar Liridona ata kanë vendosur lule e shumë qirinj, ndërsa kanë shprehur dhimbjen e madhe edhe për familjen e saj në Kosovë.

    Profesor Fetah Bahtiri, i cili jeton për mbi 30 vjet në atë qytet thotë se janë tronditur thellë nga vrasja e Liridonës.

    “Vrasja e Liridonës ishte shumë e tmerrshme për të gjithë ne shqiptarët që jetojmë këtu. Pronari i kafiterisë ku ka punuar Liridona Ademaj, Baki Shahini, ka organizuar aty një moment kujtese, që këtu në Suedi e quajnë “Çasti i kujtesës”, dhe aty jemi mbledhur shumë shqiptarë për ta kujtuar Liridonën. Kishte edhe shumë suedezë të cilët janë bashkuar në këtë homazh tonin. Ishte edhe deputeti Jakobson, i cili më shprehu ngushëllime dhe ishte thellë i prekur edhe ai, sepse Liridonën e kanë njohur të gjithë. Nuk ka asnjë njëri që mund të ketë ditur ndonjë fjalë të keqe nga ajo… lulet dhe qirinjtë e shumtë janë ndezur gjatë gjithë natës aty”, tha ai për RTK.

    Njerëzit janë shumë të prekur thaBahtiri, i cili nuk përmbante lotët gjatë intervistës.

    Ndërsa sa i përket trajtimit të fëmijëve të Liridonës, të cilët janë vetëm 6 e 5 vjeç, profesor Bahtiri thotë se ata shumë shpejt do t’i marrë shteti suedez. Profesor Fetah Bahtiri, është njohës i mirë i ligjeve në Suedi, ka qenë përkthyes zyrtar për shumë vjet në Suedi.

    “Në rastin konkret ata fëmijë duhet të kthehen në Suedi pa vonesë. Unë kam qenë përkthyes autorizuar dhe kam pasur shumë përvojë me situata të tilla. Këtyre fëmijëve nuk iu lejohet në ambientin ku iu ka ndodhur fatkeqësia e nënës së tyre. Kthimi në familjen Murseli është punë e çështje e varrosur, nuk i lënë më aty. Pas një hetimi i rrethanave dhe shërbimi i socialit suedez merr vendimin se ku t’i vendos. Nuk i vendos në institucion, por i vendos në ndonjë familje. Shteti e paguan atë familje që të kujdeset për ta. Ajo familje mund të jetë suedeze, mund të jetë edhe shqiptare, por, ajo familje duhet të jetë e pastër në të gjitha aspektet”, theksoi ai.

    Vendosja në një familje të re suedeze mund të çojë që fëmijët të harrojnë krejt gjuhën shqipe. Ndërsa mund t’iu ndërrohet edhe mbiemri.

    “Gjyshërit e tyre mund të shkojnë në vizitë, në qoftë se i lejon shërbimi i socialit. Edhe emrin dhe mbiemrin mund t’ua ndërrojnë, në qoftë se ata rriten në një familje suedeze, sepse ka pasur disa rate, pikërisht këtu në Udevallë, madje ka pasur raste ndër shqiptarë”, thotë profesor Bahtiri.

    Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor, në rrethana të panjohura. Për këtë rast janë arrestuar dhe janë tashmë në paraburgim për një muaj tre të dyshuar dhe i dyshuari kryesor është bahkëshoriti i saj Naim Murseli.

  • Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të Ligjit për lobim

    Tri partitë parlamentare me qëndrime të ndryshme për nevojën e miratimit të Ligjit për lobim

    Tri partitë parlamentare në Kuvendin e Kosovës, LVV, PDK dhe AAK kanë shfaqur qëndrime të ndryshme për nevojën për miratimin e Ligjit për lobim.

    Në tryezën e Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në lidhje me këtë çështje, partia në pushtet u shpreh më skeptike për miratimin e këtij ligji, ndërkaq dy partitë opozitare e theksuan nevojën që përmes këtij projektligji të rritet transparenca dhe llogaridhënia e ekzekutivit.

    Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se lobimi nuk është i rregulluar juridikisht, mirëpo ai ndodh vazhdueshëm në Kuvend.

    Ajo tha se ky proces është kompleks, pasi kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme përmes këtij projektligji.

    Nevojën për rregullimin ligjor të lobimit e potencuan deputetja e PDK-së, Blerta Deliu dhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Ajo përmendi edhe rastin e angazhimit të Gani Jakupit si këshilltar në MPJD për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar.

    Sipas saj kjo çështje duhet ketë më shumë llogaridhënie, andaj ligji për lobim do ta ndihmonte atë.

  • Haradinaj: Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi do të kujtohet ndër breza

    Haradinaj: Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi do të kujtohet ndër breza

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes të aktorit Mirush Kabashit.

    Haradinaj, theksoi se ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare.

    “Mjeshtri i artit, Mirush Kabashi, do të kujtohet ndër breza për profesionalizmin e tij prej artisti të rrallë. Ikja e tij në amshim, krijon boshllëk në kinematografinë shqiptare, gjithandej. Mjeshtër i madh i filmit dhe i teatrit, artist që i dha shumë kinematografisë në përgjithësi”, shkroi Haradinaj.

    “Ua përcjelli ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi, kolegëve artistë, dhe gjithë shqiptarëve!”