ATV

Category: Lajme

  • ​Abdixhiku: Drafti i Asociacionit vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

    ​Abdixhiku: Drafti i Asociacionit vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se me draftin që iu është dorëzuar kësaj partie, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nis me preambulën që i referohet rezolutës 14 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë dhe përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Abdixhiku në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, tha se kjo parti nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës.

    Ai shtoi se nga ky këshill pret që të kuptohet se Kosova është në një gjendje të rëndë dhe çdo vonesë e veprimit politik është dëm i pariparueshëm. Sipas tij, sot një javë LDK , ka pranuar draftin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    “Paraprakisht ka pasur synime që ky draft të jepet vetëm për lexim, e kam konsideruar si ofendim të rëndë që një parti shtetformuese, bartëse e procesit të dialogut nëpër vite të jetë vetëm me memorie fotografike e një dokumenti 45 nenësh dhe t’i jap mbështetje apriori pa e kuptuar atë në thelb, së këndejmi nuk kam pranuar një qasje të tillë, kështu nuk vepron LDK… është i vonshëm dhe na vjen pas afatit të dorëzimit të komenteve për të dhe që ta keni të qartë, LDK nuk ka qenë fare e përfshirë në këtë proces“, tha ai, duke akuzuar qeverinë se ka qenë e mbyllur para dhe pas dorëzimit të këtij dokumenti.

    Ai theksoi se për dokumentin do të kenë edhe qëndrim politikë si LDK, megjithatë dha disa nga vlerësimet e para për draftin.

    “Më lejoni të shtoj para jush dhe para opinionit publik disa nga vlerësimet e para për këtë dokument. Ai na vjen si autonomi me rrugëtim potencial për federalizim. Nis me preambulën me rezolutën 12 44 si paralele e deklaratës së shpalljes së pavarësisë e përfundon me arbitrazh si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Se si institucionet e Kosovës pranojnë një dokument të tillë që paralelizon deklaratën e shpalljes së pavarësisë me rezolutën 12 44 në një akt normativ të brendshëm dhe se si e pranojnë që Asociacioni si trup autonomie të mbahej jo brenda Gjykatës Kushtetuese por në sistem arbitrazhi, kjo për ne mbetet e pakuptimta, ndoshta përgjigjen mund ta gjemë te vet deklaratat e tyre që Kosovën republikë të pavarur e sovrane e shohin veç të përkohshme, por unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie mosbesues në një shtet që meriton konfirmimin sot, qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullzim destruktiv që na sjellë gjithnjë në situata edhe më të rënda se paraprake.. në këtë pikë dua ta bëj të qartë se LDK nuk mund të mbështes asnjë produkt që del jashtë kornizës Kushtetuese, jashtë sistemit tonë unitar dhe jashtë rregullimit territorial të Kosovës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur deri tani në çdo paraqitje tonën dhe nuk përtej këtij qëndrimi nuk mund të kapërcejmë”, tha ai duke shtuar se autonomia derivon nga marrëveshja e Ohrit, të cilën theksoi se e ka kundërshtuar LDK.

    Abdixhiku u ndal edhe te gjendja ekonomike, ku kritikoi qeverinë aktuale.

    “Qeveria popullsitë ka shndërruar menaxhimin ekonomik në një transakcion financiar ku paratë shpërndahen pa ndonjë efekt afatgjatë. Ky transaksion i thjesht financiar ka prodhuar pasivitetin më të madh investues në vend. Një qeveri që nuk arrin më shumë se 29 % të buxhetit për investime kapitale në vend, pra atij që ka planifikuar e ne nuk po themi që është ku ta di çfarë planifikimi, pra një qeveri që në planin e vet nuk realizon më shumë se 29 %, është thjesht në dorëzim. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e Kosovës, prandaj njerëzit tanë po e braktisin vendin e vet “, tha ai.

    I pari i LDK-së u tha anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie, se do të mbahen mend si gjenerata që ri-ngriti LDK-në kur askush nuk besonte.

    “Natyrisht në këtë rrugëtim do të ketë edhe cinik që përçmojnë çdo punë tuajën dhe do të ketë ankues që nuk mjaftohen kurrë por vet nuk bëjnë asnjë punë, janë të mirë, tregojnë çfarë duhet bërë por vet s’bëjnë gjë. Ajo çka kam kuptuar gjatë kësaj kohe, është se marrja me ta është vetëm humbje kohe dhe ne kohë për të humbur nuk kemi më“, tha ai.

  • NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë protestojnë para qeverisë

    NjSI-ja dhe Sindikata e Policisë protestojnë para qeverisë

    Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar të shtunën para qeverisë.

    NjSI-ja dhe Sindikata janë duke protestuar për shkak të pagave, shtesave të rrezikshmërisë, sigurimeve shëndetësore dhe kërkesave të tjera. Protesta e parë e NjSI është mbajtur më 1 nëntor para objektit të Qeverisë së Kosovës. Përndryshe në protestën e parë, policët elitarë kishin paralajmëruar se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre.

    Më 27 tetor, Qeveria e Kosovës prezantoi shtesat për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

    Shtesat janë ndarë në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve policorë. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë 150 euro mbi pagën bazë.

    Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria tha se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh.

  • Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali

    Tre njerëz të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, në afërsi të Romës, raportuan mediet italiane të shtunën.

    Një trup tjetër i pajetë u gjet në morg të spitalit që u kaplua nga flaka, San Giovanni Evangelista, por ajo viktimë besohet të ketë vdekur para së të shpërthente zjarri rreth orës 23:00 të premten, raportoi agjencia e lajmeve e Italisë, Ansa.

    Brigada e zjarrfikësve ia doli t’i largojë rreth 200 njerëz nga ndërtesa e spitalit, përfshirë një grua shtatzënë dhe shumë fëmijë.

    Të evokuarit u dërguan në spitale të tjera në pjesë të Romës për mjekim.

    Të vdekurit – dy burra dhe një grua – ishin të moshës mes 76 dhe 86 vjeçe, sipas medieve lokale.

    Brigada e zjarrfikësve njoftoi se e ka shkuar plotësisht zjarrin dhe se ka nisur një hetim për ta mësuar shkaktarin e tij.

  • Akuzohej se falsifikoi 126 vota në zgjedhje, lirohet nga akuza

    Akuzohej se falsifikoi 126 vota në zgjedhje, lirohet nga akuza

    Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Besmir Mustafa, i cili po akuzohet për falsifikimi të rezultateve të votimit.

    Mustafa në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor në fshatin Celinë, Komuna Rahovec, ngarkohet se kishte regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, duke regjistruar 126 vota, prej tyre 68 vota të shtuara dhe 58 vota të hequra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi ndaj Mustafa u shpall të premten, nga gjykatësi Ilir Rashkaj.

    Kundër këtij aktgjykimit, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh. Kurse, Mustafa lirohet nga shpenzimet gjyqësore.

    Sipas aktakuzës së përpiluar në nëntor të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Gjakovë e ngarkonte Besmir Mustafen se pas mbylljes së vendvotimeve pas orës 19:00/h, duke e keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij lidhur me zgjedhjes ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.

    Në aktakuzë thuhej se i pandehuri ditën kritike, ishte i autorizuar nga KQZ si kryesues i komisionit zgjedhor në vendvotimin që gjendej në shkollën filllore “Faik Konica” në fshatin Celinë, Komuna Rahovec.

    Tutje sipas aktakuzës thuhet se pas numërimit të votave në Formularin e Rezultateve të kandidatëve si dhe pas rinumërimit të votave në kundërshtim me nenin 102 paragrafi 2 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka regjistruar në mënyrë jo të saktë votat e kandidatëve, duke regjistruar 126 vota, prej tyre 68 vota të shtuara dhe 58 vota të hequra, me ç’rast me gjithsej 126 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm brenda subjekteve politike për zgjedhjet e përgjithshme.

    Me këtë Mustafa ngarkohej se ka kryer veprën penale “falsifikimi i rezultateve te votimit:” nga neni 216 paragrafi 1 i Kodit Penal.

  • Një burrë në Gjakovë dyshohet se në gjendje të dehur plagosi veten me armë zjarri

    Një burrë në Gjakovë dyshohet se në gjendje të dehur plagosi veten me armë zjarri

    Një person në gjendje të dehur, dyshohet se ka plagosur vetën me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy pistoleta dhe katër fishekë.

    Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit ai është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Inspektorati me aksion në lokalet e Prishtinës, shqipton gjoba ndaj bizneseve të cilat nuk e respektuan ligjin për duhanin

    Inspektorati me aksion në lokalet e Prishtinës, shqipton gjoba ndaj bizneseve të cilat nuk e respektuan ligjin për duhanin

    Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë bashkëpunim me Policinë, mbrëmë kanë inspektuar lokalet e Prishtinës, për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, raporton ATV.

    Në këtë aksion janë shqiptuar edhe disa gjoba ndaj bizneseve të cilat nuk e kanë respektuar këtë ligj. /atvlive.tv

  • Ministrja Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

    Ministrja Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

    Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se vrasja e Liridona Ademajt është krim i rëndë dhe femicid, për të cilin kërkohet drejtësi.

    Ajo në mbledhja e këshillit të përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendose.

    Liridona u vra si pasojë e femicidit e cila për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë

    “Pabarazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas here na shpërfaqet në mënyrën më monstrume siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partnerët e tyre, ky është krim i rënd , ky është femicid, për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi….kushdo që me ose pa vetëdije i hyn diskutimit pse një burrë ushtron dhunë ose pse një burrë vret një grua, është duke tentuar ta justifikoj dorasin, është duke tentuar ta normalizoj dhunën dhe të tillë që e fajësojnë viktimën janë në anën e dhunuesve”, ka thënë ajo, duke shtuar se si ministri kanë ndërmarrë shumë aktivitete kundër dhunës dhe femicidit.

  • Rama: Mirënjohje për të gjitha gratë që luftojnë për të drejtat e barabarta

    Rama: Mirënjohje për të gjitha gratë që luftojnë për të drejtat e barabarta

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjitha gratë që kontribuojnë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

    “Mirënjohje e thellë për të gjitha gratë të cilat luftojnë pa ndal, çdo ditë, që të respektohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, të cilët përballen me vështirësi të ndryshme por që nuk dorëzohen kurrë”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

    Ai më tutje lavdëroi gratë që luftojnë çdo paragjykim dhe vazhdojnë të sfidojnë çdo ndalesë për veten e tyre dhe gratë e tjera.

    “Kristalja kishte nderin të merrte pjesë në këtë ngjarje, nën organizimin e Ambasadores së Vullnetit të Mirë, Elvana Shala, ku të pandalshmet, luftëtaret tona u shpërblyen me mirënjohje për kontributin e tyre të pamohueshëm që të gjithë njerëzit të trajtohen të barabartë, zonjat të cilat me guxim, vullnet dhe zemërgjerësi kanë ndikuar pozitivisht në jetën e shumë individëve, ndonëse përballen me shumë vështirësi shëndetësore, paragjykime e barriera të cilat nuk i kanë detyruar të dorëzohen por përkundrazi, i kanë shtyrë të luftojnë jo për veten por për të gjitha gratë tjera”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

    Ndërkohë Rama ka falënderuar edhe z.Eric Dietz, ambasadorin e Luksemburgut në Republikën e Kosovës për bashkë-organizimin e këtij eventi.

  • ​Klinika e Dermatologjisë tash e disa vite pa teste të alergjisë

    ​Klinika e Dermatologjisë tash e disa vite pa teste të alergjisë

    Në Klinikën e Dermatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), tash e disa vite mungojnë Patch Testet, funksioni i të cilëve është identifikimi i alergjenit të veçantë që shkakton reaksione alergjike. Nga kjo klinikë thonë se brenda këtij viti, mbi 300 pacientë kanë pasur nevojë ta bëjnë këtë test. Ndërsa, nga SHSKUK-ja theksojnë se ky lloj testi nuk bën pjesë në Listën Esenciale dhe se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për furnizim. Ndërkaq, në klinika private, bërja e një testi të tillë kushton nga 30 deri në 50 euro.

    Në një intervistë për KosovaPress, dermatologia në Klinikën e Dermatologjisë, Fatime Kokollari tregoi se Patch Testet vendosen në shpinë ose në krahë, në formë fllasteri, të cilat kanë përmbajtje të një alergjeni të caktuar.

    Ajo theksoi se seti i një Patch Testi, është i përbërë prej rreth 30 alergjenëve, i cili bëhet me qëllim të diferencimit të dermatitit në kontaktin irritativ prej atij të kontaktit alergjik.

    Kokollari tha se disa nga veprimtaritë që më së shumti japin reagim të lëkurës janë, ndërtimtaria, hoteleria, shëndetësia dhe parukeria.

    “Patch testet janë disa teste që vendosen në shpinë, munden edhe në krahë dhe vendosen në formë fllasteri, ku në to ka përmbajtje të një alergjeni të caktuar. Seti është i përbërë diku prej 28 alergjenëve. testi bëhet me qëllim të diferencohet dermatiti në kontaktin irritativ prej dermatitit të kontaktit alergjik. Bëhet sepse manifestimi edhe mjekimi e prognoza janë të ndryshme. Nëse kemi të bëjmë me dermatitit alergjik, fillimisht duhet të eliminohet kontakti me substancën që e shkakton…Dermatitet e kontaktit janë reagim i lëkurës ndaj kontaktit me materiale, substanca, e produkte të ndryshme. Kontaktet duhet të jenë të shpeshta dhe kohë gjatë…Janë të caktuara veprimtaritë që më së shumti japin reagim të lëkurës, veprimtari të tilla janë ndërtimtaria, hoteleria, shëndetësia, personat që punojnë me metale, çimento, parukeria, këto materiale nëse është kontakti i shpeshtë dhe i gjatë e irritojnë lëkurën”, tha Kokollari.

    Ekspertja e lëkurës, Fatime Kokollari theksoi se ka mbi 4 vite prej kur ky lloj testi nuk bëhet në Klinikën e Dermatologjisë, derisa shtoi se gjatë këtij viti mbi 300 pacientëve u është rekomanduar t’i nënshtrohen Patch Testit.

    Kokollari theksoi se nëse vërtetohet me Patch Test që dermatiti është i kontaktit alergjik, duhet ndërruar vendi i punës i personit sepse nuk pritet që sëmundja të rregullohet.

    “Nëse vërtetohet me Patch Test që dermatiti është i kontaktit alergjik duhet ndërruar vendi i punës i personit sepse nuk pritet që sëmundja të rregullohet, automatikisht i bie të ndërrohet vendi i punës. Në shtete të ndryshme, e kanë të rregulluar me ligj që para se të pranohet në një vend punës të bëhet Patch Testi në mënyrë që pas një viti mos t’i bie që punëdhënësi me largu punëtorin nga puna…05:00 Jo nuk bëhet në Dermatologji, ka vite që nuk bëhet…Më shumë se katër vite…Është i nevojshëm, gjithçka që shkenca e ka vërtetuar është i nevojshëm…Neve i kemi nxjerr disa statistika vjeçare diku mbi 300 raste për këtë vit, që kanë pasur nevojë për një diferencim në mes të dermatitit të kontaktit irritativ nga ai alergjik”, theksoi Kokollari.

    Ndërkaq, përmes emailit Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) thonë se produkti në fjalë nuk bën pjesë në Listën Esenciale, derisa theksojnë se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga Klinika e Dermatologjisë për furnizim.

    Por, nga menaxhmenti i kësaj klinike thonë se tash e disa vite kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për sigurimin e këtyre testeve.

    Po ashtu, për KosovaPress një vajzë e cila ka dashur të mbetet anonim, ka treguar se për shkak të problemeve me lëkurë, është detyruar që ta bëj Patch Testin, në një klinikë private, derisa shtoi se çmimi që pagoi ishte rreth 50 euro. Ajo tha se për të si studente, kjo shifër nuk ka qenë edhe aq e vogël.

    “Po, para një muaji kam pasur problem me lëkurën, më është acaruar edhe më dalshin do sikur puçrra të vogla nëpër trup, kam shkuar në Dermatologji në QKUK, mjekja më ka thënë duhet ta bësh një test për alergji, Patch Test, apo se di si i thoshin, nuk ka pasur aty me bërë veç më është dashur në privat të shkojë, ka kushtuar diku gati 50 euro, për mua si studente ishte pak shifër e madhe por më është dashur ta bëjë”, tha ajo.

    “A e bëni Patch Testin, për alergji. Po, po e bën doktoresha Valbona Gashi. Sa kushton?…Atëherë është Patch Test me 30 faktorë, edhe me Patch Testi tjetër, ky me 30 faktorë, është me 30 euro, tjetri është me më shumë faktorë 50 euro”, thotë një nga klinikat private.

    Po ashtu, edhe një klinikë tjetër potencon se bërja e Patch Testit, pacientit i kushton 30 euro.

    “A e bëni Patch Testin që është për alergji të lëkurës? Po bëhet, 30 euro është çmimi”, potencon klinika.

    Patch Test u zbulua në vitin 1895 nga profesori i Dermatologjisë në Universitetin e Ëroclaë.

    Më pas, profesori në Universitetet e Bazelit dhe Cyrihut, Bruno Bloch vazhdoi dhe zgjeroi punën klinike dhe eksperimentale të Jadassohn.

    Sot, testet Patch ose testet epikutane janë një metodë e standardizuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe kërkojnë ekspertizë specifike në leximin e rezultateve.

  • Adrijana Hoxhiq, zyrtarisht pjesë e strukturave ilegale serbe

    Adrijana Hoxhiq, zyrtarisht pjesë e strukturave ilegale serbe

    Adrijana Hoxhiq zyrtarisht është bërë pjesë e strukturave ilegale serbe. Ajo është punësuar në një qendër për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në komunitetin ”Jelena Anzhujska”, në Zubin Potok.

    Kjo është bërë e ditur me rastin e vizitës në këtë qendër të kryetarit të të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Komunës së Zubin Potokut, Srgjan Vuloviq.

    Në një postim në rrjetet sociale thuhet se drejtoresha e këtij institucioni, Adrijana Hoxhiq i prezantoi Vuloviqit punën e qendrës, duke theksuar se “janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.”

    Qendra për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale në bashkësi “Jelena Anzhujska” me adresë fshatin Zupç në Zubin Potok, funksionon ne kuadër të Ministrisë së Punës, veteranëve dhe politikës sociale të Serbisë.

    KosovaPress ka tentuar të kontaktojë Hoxhiq, por e njëjta nuk është lajmëruar.