ATV

Category: Lajme

  • Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

    Faton Klinaku reagon pas vendimit të Apelit kundër Sali Mustafës, citon një fjali të Calit në Hagë

    Paneli i Apelit sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa – Cali, raporton Gazeta Sinjali.

    Apeli ka marrë vendim që komandant Calit t’ia zbus dënimin e shqiptuar në shkallën e parë, nga 26 në 22 vite burgim.

    “Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

    Pas këtij vendimi ka reaguar Faton Klinaku, ushturese i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së.

    “Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, shkruna Klinaku mbi fotografinë e Calit, duke e cituar këtë të fundit – me fjalinë që e kishte thënë në nisje të gjykimit të tij në Speciale.

  • Apeli e ulë dënimin në 22 vjet burgim ndaj Salih Mustafës

    Apeli e ulë dënimin në 22 vjet burgim ndaj Salih Mustafës

    Gjykata e Apelit e Gjykatës Speciale ia ulë Salih Mustafës dënimin në 22 vjet burgim, raporton ATV.

    Apeli ka shqiptuar aktgjykimin ndaj Mustafës, i dënuar për krime lufte nga shkalla e parë me 26 vjet burgim. Mustafës do ti llogariet edhe koha e kaluar në paraburgim.

    Por Apeli ka refuzuar ankesën rreth pretendimit për gabim juridik lidhur me cilësimin e konflitikit të armatosur në Kosovë.

    Paneli ka trajtuar edhe alibinë e Mustafës dhe pretendimin se trupi gjykues nuk e mori parasysh, porse sipas Apelit trupi gjykues nuk gaboi në konstatimet faktike lidhur me albinë se Mustafa
    nuk ishte prezent në Zllash gjatë kohës kur u kryen krimet sipas aktakuzës së ZPS.

    Ky është aktgjykimi i parë i Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. /atvlive.tv

  • Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen

    Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen

    Faqja zyrtare “Integrimi Evropian”, që ka për qëllim ofrimin e informatave për rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian, ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen. Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

    Sipas këtij njoftimi, dokumentet që nevojiten janë: Pasaportë biometrike, e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

    -Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit

    -Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni,

    -Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.

    -Nëse udhëtoni me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt, si dhe

    -Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

    Në një postim më herët, kjo faqe ka njoftuar edhe për mjetet financiare që nevojitet.

    “Nëse deklaroni se do të qëndroni tek të afërmit tuaj duke ofruar adresën dhe kontaktin e tyre, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve është rreth 30 – 50 EUR në ditë për person. Nëse deklaroni se do të qëndroni në një hotel apo apartment apo çfardo akomodimi tjetër me pagesë, varësisht se cilin shtet e vizitoni, shuma e mjeteve që duhet të ofroni si dëshmi financiare është rreth 50 – 100 EUR në ditë për person.”.

  • O’Brien: Presim që qeveria e re serbe t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën

    O’Brien: Presim që qeveria e re serbe t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

    “Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, tha O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës, shkruan REL.

    Ai tha se në muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, duke shtuar se “disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si ajo e targave, doganave…”.

    Zyrtari amerikan tha se duhet bërë progres i mëtejshëm dhe vuri në dukje se e ardhmja e Ballkanit qëndron në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    “Për t’u bashkuar me të vërtetë në tregun e përbashkët evropian, të dyja palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, të njohin kufijtë dhe të pajtohen për bashkëpunim. Ne presim që ata të punojnë përsëri – duke filluar me angazhimet që ata tashmë i kanë bërë”, tha O’Brien.

    Derisa ka folur për vazhdimin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, O’Brien tha se ShBA-ja pret ulje të tensioneve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

    “Është një zonë ku forcat e KFOR-it, NATO-s janë forcuar. Dhe, misioni evropian, EULEX, gjithashtu ka qenë shumë aktiv kohën e fundit. Prandaj, asnjëra palë nuk ka arsye të shkaktojë tensione atje dhe ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë”, tha ai.

    Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.

    Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzuan pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

    Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.

    Kthimi i serbëve në institucionet publike është një nga hapat që O’Brein përmendi për uljen e tensioneve.

    “Qytetarët serbë të Kosovës që jetojnë në atë rajon duhet të mirëpriten përsëri në institucionet publike dhe kjo do të zvogëlojë tensionet. Dhe, pastaj, sinqerisht, të dyja palët kanë një punë të madhe për të bërë, për t’u siguruar që të vazhdojnë rrugën e normalizimit për të cilën u pajtuan në mars, në Ohër. Kështu që ka punë për t’u bërë”, tha ai.

    O’Brien tha gjithashtu se ShBA do të vazhdojë të theksojë se sa e rëndësishme është “përfundimi i kësaj pune në muajt e ardhshëm”.

    “Ekonomitë e tyre tashmë janë të lidhura me Bashkimin Evropian dhe tani ata duhet të zbatojnë reforma dhe të angazhohen për të qenë pjesë e atij komuniteti. Dhe derisa e bëjnë këtë, unë mendoj se tensionet do të ulen dhe ata do të kenë një marrëdhënie më të madhe”, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

  • Ligji për farërat dhe ai për pasurimin e miellit s’po zbatohen – deputetët kërkojnë plotësimin e tyre

    Ligji për farërat dhe ai për pasurimin e miellit s’po zbatohen – deputetët kërkojnë plotësimin e tyre

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar raportet në lidhje me zbatimin e Ligjit për farërat dhe atij për pasurimin e miellit, raporton Ekonomia Online. Gjatë kësaj mbledhje u tha se këto dy ligje nuk kanë pasur zbatimin e duhur në praktikë, dhe ky Komision dha rekomandimet e tij për t’i përmirësuar ato.

    Isak Shabani, kryesues i grupit punues, tha se gjatë monitorimit për zbatimin e këtij ligji kanë gjetur se ka mungesa të laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektorëve të mjaftueshëm në AUV.

    “Komisioni ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve publike. Sigurimi i kontrollit të cilësisë. Keqpërdorimi nga kompanitë të caktuar të tregtimit të farave të pa ligjshme të farave edhe pse nuk janë të licencuar dhe nuk kanë leje për tregtim të farave. Zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore është i domosdoshëm për të arritur sigurinë ushqimore në vend. Nga të gjeturat për të përmirësuar këtë kemi dhënë disa rekomandime. Të bëjë rishikimin e ligjit aktual për farëra, përkatësisht të përgatisë një ligj të ri, duke marrë për bazë rrethanat e reja kohore të krijuara gjatë viteve të fundit. Të rriten kapacitetet institucionale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR). Të rriten kapacitetet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për kontroll dhe inspektime”.

    “Mbikëqyrja dhe kontrolli efektiv janë thelbësorë për zbatimin e Ligjit për farërat, prandaj mungesa e laboratorëve të akredituar për fushën e kontrollit të farërave dhe mungesa e inspektoreve të mjaftueshëm në AUV, është sfidë e madhe dhe duhet të evitohet. Të rriten kapacitetet e Institutit Bujqësor të Kosovës (IBK), për kryerjen e testimeve të farërave. Aktualisht, laboratori i IBK-së nuk është i licencuar për kryerjen e testimeve të farërave, edhe pse më herët ka qenë. Prandaj, duhet të bëhet plotësimi i kuadrove dhe pajisjeve në këtë Institut, i cili është kyç për t’u akredituar. Por, duhet parë mundësitë që të ketë edhe ndonjë tjetër agjenci private apo shtetërore, me qëllimi të evitimit të monopolit në këtë aspekt. Të rritet koordinimi efektiv mes institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe të eliminohen barrierat administrative (ku ka mbivendosje), në procesin e pajisjes me leje dhe licenca”, tha ai.

    Fitore Pacolli paraqiti raportin me rekomandime të Ligjit për pasurimin e miellit, por tha që nuk ka të dhëna se a ka pasurim të miellit që nga viti 2017.

    Ajo tha se buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese dhe për këtë është e nevojshme që sa më parë të krijohet një Ligj i ri për miellin.

    “Kosova e ka pasur ligjin për pasurimin e miellit. Pasurimi i millit është bërë vetëm në vitin 2017. Në vitin 2017 nuk kemi më të dhëna më a është pasuruar mielli. Pa pasur të dhëna ka qenë e vështirë edhe të vërtetohet se a është pasuruar milli. Është e rëndësishëm që të jetë një ligj të ri për miellin. Buka e cila shitet në territorin e Kosovës në shumicën e rasteve nuk përmban vlerat e nevojshme ushqyese. Rekomandimet janë që Qeveria, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të sigurojë licencimin e laboratorëve që matin njësitë që duhet shtuar miellit, sipas këtij ligji”.

    “Mungesa e laboratorëve të licencuar për të matur vlerat e vitaminave të shtuara te mielli, shkakton probleme për inspektorët të cilët e kanë të vështirë shqiptimin e gjobave në mungesë të rezultateve kredibile. Derisa të arrihet licencimi, AUV-i dhe organet tjera duhet të shikojnë mundësinë për arritjen e kontratave me laboratorë të licencuar në rajon apo më tej, për testim të miellit në vitaminat e përcaktuara për shtim. Të rrisë numrin e inspektorëve, të cilët në baza të rregullta inspektojnë prodhuesit dhe importuesit e miellit për nivelin e pasurimit të miellit sipas standardeve të përcaktuara nga ligji. Të gjejë forma të subvencionimit të mullisëve dhe importuesve të miellit me shtesat e parapara sipas ligjit. Duke qenë se shëndeti i popullsisë është primar, është e domosdoshme të gjenden edhe forma të subvencionimit të shtesave të miellit, të përcaktuara sipas ligjit. Një formë eventuale do të ishte furnizimi me shtesa nga organet shtetërore dhe shpërndarja sistematike te prodhuesit e miellit. Të përgatisë një ligj të ri që do të definonte qartë edhe cilësinë dhe formatin e bukës në përdorim”.

    “Ligji i ri do të mund të quhej si ‘Ligj i miellit dhe bukës’, dhe në të do të definohen. e) Të nxisë dhe të promovojë përdorimin e miellit të tipit 800 dhe tipit 1100, si miell i shëndetshëm. Në periudhë më afatgjatë, është e domosdoshme promovimi sistematik i miellit me përqindje më të lartë të hirit, i cili ruan në masë më të madhe vitaminat e nevojshme për ushqim. Kjo mund të arrihet përmes fushatave të ndryshme senzibilizuese, në të cilat do të merrnin pjesë figura me ndikim nga bota e politikës, kulturës, sportit, shkencës dhe të tjerë, për rëndësinë e përdorimit të tipave të miellit me përqindje të lartë të hirit dhe nevojës për shkëputje nga tipat tradicional (400 dhe 500), si të dëmshme dhe pa vlera ushqyese. Të rritet bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile. Organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit mund të ndihmojnë në përmirësimin e zbatimin të ligjit. Mund të jenë burim vlerësues, monitorues dhe promotorë të zbatimit të ligjit në nivel vendi dhe të ndihmojnë në identifikimin e çështjeve dhe sugjerimeve për përmirësimet e duhura. Ministria obligohet që të zbatoj këto rekomandime”, tha ajo.

    Deputetja e AAK-së Albena Reshitaj, tha se këto të gjetura janë shumë shqetësues dhe duhet që urgjent të intervenohet sepse impakti në shëndet është i rëndësishëm, raporton EO.

    “Është shqetësuese qasja e shumë çështjeve në vendin tonë e siç është puna e farave e miellit. Dhe kur dëgjojmë që mungojnë licencimi i këtyre laboratorëve nuk e dimë farë cilësie ka mielli”, tha ajo.

    Deputeti i VV-së, Sali Zyba, tha se sa i përket Ligjit për miell duhet që të bëhet një rishikim më i shpeshtë se sa të priten gjashtë muaj siç është me rregullore.

    Të dyja këto rekomandime kanë kaluar në këtë komision dhe pas gjashtë muajve të miratimit të këtyre rekomandimeve nga Kuvendi, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të raportojë në Komision për zbatimin e tyre.

  • ​Rriten çmimet e naftës

    ​Rriten çmimet e naftës

    Çmimet e naftës u rritën të enjten për shkak të pritshmërive të forta të kërkesës në SHBA pas rënies së rezervave të naftës së papërpunuar të vendit, dhe mbi vendimin për të ruajtur normat e interesit pavarësisht shenjave të rënies së normave të interesit vitin e ardhshëm.

    Nafta e papërpunuar ndërkombëtare Brent u tregtua me 74.74 dollarë për fuçi në orën 10:58 të mëngjesit me orën lokale, një rritje prej 0.65% nga çmimi i mbylljes prej 74.26 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të mërkurën.

    Standardi amerikan, West Texas Intermediate (WTI), tregtohej në të njëjtën kohë me 69.83 dollarë për fuçi, 0.52% më shumë nga mbyllja e së mërkurës prej 69.47 dollarë për fuçi.

    Pas regjistrimit të rënieve të mëdha në tregtinë e mëparshme, të dy standardet u rikthyen pasi të dhënat industriale zbuluan një rritje të kërkesës në SHBA, vendi më i madh në botë që konsumon naftë bruto.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën, inventarët komercialë të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 4.3 milionë fuçi krahasuar me pritjet e Institutit Amerikan të Naftës për një rënie prej rreth 1.5 milionë fuçi.

    Megjithatë, inventarët e benzinës u rritën me rreth 400.000 fuçi, duke kufizuar rritjen e mëtejshme të çmimeve. /AA/

  • ​Shqipëri, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën, tentojnë të hyjnë në Kuvend

    ​Shqipëri, deputetët e përjashtuar përplasen me Gardën, tentojnë të hyjnë në Kuvend

    Deputetët e opozitës në Shqipëri janë përplasur sot sërish me Gradën e Republikës përpara seancës së Kuvendit.

    Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë tentuar të futen në sallën e seancës plenare të Kuvendit, por nuk janë lejuar nga Garda.

    Kjo ka shkaktuar dhe përplasje fizike mes disa deputetëve dhe punonjësve të Gardës duke thyer edhe xhamin e derës.

    Kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha tha se “janë disa deputetë të përjashtuar që nuk u takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë”.

    “Ky është tmerri nga opozita i Edi Ramës, i cili si rrugëzgjidhje ka gjetur të mos futet asnjë deputet i opozitës në parlament. Kjo është marrje e plotë në kontroll policesk të parlamentit nga garda e kuqe. Por sot kanë zgjedhur me urdhër të Edi Ramës të bllokojnë çdo deputet të opozitës së vërtetë në parlament”, tha ai për mediet, shruan ATSh.

    Sot në seancë pritet edhe miratimi i Rregullores së re të Kuvendit, ku deputetët që krijojnë kaos rrezikojnë përjashtim me 2 muaj.

  • Osmani takohet me kryeministren e Italisë, tregon çka biseduan

    Osmani takohet me kryeministren e Italisë, tregon çka biseduan

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

    Osmani ka thënë se në këtë takim ka potencuar rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e Kosovës në të gjitha etapat.

    “Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

  • Banka komerciale i mbledh të gjitha 2 eurot e falsifikuara, i dorëzon në polici

    Banka komerciale i mbledh të gjitha 2 eurot e falsifikuara, i dorëzon në polici

    Zyrtarja e një banke komerciale në Pejë ka njoftuar se pas kontrollimit të të gjitha degëve kanë klasifikuar 657 bankënota 2-euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara.

    Sipas raportit të Policisë, ajo ka thënë se paratë janë pranuar më herët.

    “Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) € gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara. Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes”, thuhet në raportin e Policisë.

    Rasti thuhet se është duke u hetuar.

  • ​Sulmoi zyrtarin e KEDS-it, i dyshuari gjendet në arrati

    ​Sulmoi zyrtarin e KEDS-it, i dyshuari gjendet në arrati

    Një zyrtar i KEDS-it derisa ka qenë në detyrë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar.

    Rasti ka ndodhur në dje në Glloboqicë të Kaçanikut.

    Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime.