ATV

Category: Lajme

  • Mungon për shkaqe shëndetësore njëri nga 29 të akuzuarit për bixhoz dhe shpëlarje parash, dështon gjykimi

    Mungon për shkaqe shëndetësore njëri nga 29 të akuzuarit për bixhoz dhe shpëlarje parash, dështon gjykimi

    Për shkak se i akuzuari Blerim Imeri ka njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore se nuk mund të jetë i pranishëm, është anuluar seanca e së martës në gjykimin ndaj 29 të akuzuarve për bixhoz të paligjshëm dhe shpëlarje parash.

    Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në këtë rast Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi dhe Bekim Kyqyku, po përballen me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 27 tetor 2020.

    Ata po ngarkohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

  • Szunyog takon Aliun, ka një këshillë për të

    Szunyog takon Aliun, ka një këshillë për të

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

    Ambasadori tha se në këtë takim Aliun e ka falënderuar për objektivat ambicioze të shpallura në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP28 në Dubai.

    “Takova ministrin Liburn Aliu dhe e falënderova për objektivat ambicioze të shpallura dhe zotimet në COP28. E këshilloi që t’i jep përparësi zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar ai në “X”.

  • 3.9 milionë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë deri në nëntor

    3.9 milionë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë deri në nëntor

    Qytetarët nga Kosova kanë kryer rreth 3.9 milionë vizita drejt Shqipërinë deri në fund të nëntorit duke u konfirmuar edhe njëherë në vend të parë dhe të padiskutueshëm në listen e vizitorëve në vendin fqinj.

    Vizitorët nga Kosova kanë shënuar një rritje me 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

    9.53 milionë është shifra e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 për qind, sipas shifrave të bëra të ditura sot nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin.

    Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547,221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 për qind) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.

    Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar.

  • Arrestohen dy persona për vjedhje në një Xhami të Suharekës

    Arrestohen dy persona për vjedhje në një Xhami të Suharekës

    Policia e Kosovës, i ka arrestuar dy persona në komunën e Suharekës nën dyshimin se e kanë kryer veprën “vjedhje e rëndë”.

    Arrestimi i tyre sipas Policisë, është bërë me dyshimin se te njëjtit kane qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rënde qe ka ndodhur në xhaminë e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku të dyshuarit e kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.

    “Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës me datën 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit M. A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.

    Ne konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar ne prezence te avokatit dhe punëtoreve te Q.P.S-ë dhe pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime te rënda janë liruar.

    Rasti po vazhdon të hetohet.

  • Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi në mungesë të kuorumit

    Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi në mungesë të kuorumit

    Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pasi mungesës se koriumit, kjo pasi deputetëve e opozitës nuk murrën pjesë në votim të rendit të ditës, raporton EO.

    Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

    Kryetari i këtij Komisioni Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdoj

    “Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.

  • Grenelli-Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë, në mbështetje të Kurtit

    Grenelli-Gjermanisë: Jeni në anën e gabuar të historisë, në mbështetje të Kurtit

    Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka akuzuar Gjermaninë se “ka dalë në anën e kundër të historisë” duke i ofruar mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    “Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen… por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Twitter të martën në mëngjes.

  • Viola von Cramon i numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë, kërkon hetim ndërkombëtar

    Viola von Cramon i numëron shkeljet në zgjedhjet e Serbisë, kërkon hetim ndërkombëtar

    Eurodeputetja Viola von Cramon ishte pjesë e delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhguan zgjedhjet në Serbi.

    Ajo ka listuar disa nga parregullësitë që u kryen në këtë proces, duke thënë se është pritur një respektim më i lartë i standardeve demokratike nga një vend kandidat i BE-së.

    “Unë kam qenë anëtare e Delegacionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Parlamentit Europian në Serbi ku së bashku me kolegët e mi kanë vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare nacionale. Zgjedhjet serbe u mbajtën në kushte të pabarabarta dhe u zhvilluan me parregullsi të shpeshta në ditën e zgjedhjeve dhe para saj, si keqpërdorimi i burimeve administrative, blerja e votave dhe cenimi i fshehtësisë së votës”.

    Ajo tha se ishin dëshmitarë që u sollën votues nga etniteti i Republikës Srpska nga Bosnja e Hercegovina.

    “Ne pamë raste të sjelljes së organizuar të votuesve nga Republika Srpska dhe frikësimit të votuesve. Ne prisnim absolutisht standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat në BE, i cili negocion anëtarësimin në BE”.

    Von Cramon shkroi se “nevojitet një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe një hetim i plotë”.

    “Parlamenti Europian është i gatshëm të ndërmjetësojë mes partisë në pushtet dhe opozitës në Beograd për të siguruar dialogun paqësor dhe demokratik dhe për të ulur tensionet”.

  • Zyrtarët e pesë institucioneve në Prishtinë protestojnë para komunës, kërkojnë kushte më të mira

    Zyrtarët e pesë institucioneve në Prishtinë protestojnë para komunës, kërkojnë kushte më të mira

    Zyrtarë të Teatrit “Dodona”, Arkivit të Komunës së Prishtinës, Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, Qendrës Kulturore për Rini dhe Zjarrfikësit, kanë protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës, raporton EO.

    Ata kanë kërkuar kushte më të mira në punë dhe ndalimin e ndikimit nga personat përgjegjës.

  • ​Suharekë: Vidhet makina e për kositjen e barit në xhami

    ​Suharekë: Vidhet makina e për kositjen e barit në xhami

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.

    Në raportin 24-orësh së Policisë së Kosovës thuhet se dy meshkuj kosovarë kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit në objektin fetar të xhamisë.

    “Me 18.12.2023 është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, në objektin fetar të xhamisë, kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit e cila është sekuestruar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

    BE e shqetësuar – Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

    Shqetësim në BE pas qëndrimit të Beogradit se nuk do të zbatojë pika të Marrëveshjes së Ohrit që u arrit në kuadër të dialogut me Kosovën. Prishtina i kërkon BE-së të “heqë dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”.

    Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian,se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet, se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj ka ngritur shqetësim në BE. Kjo sepse me të bëhet i qartë moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e dakorduar në fillim të këtij viti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

    Reagimi i BE

    Për Bashkimin Evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme. “Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

    Zyrtarë të Bashkimit Evropian, thanë se “marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët dhe se zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane”. Kjo kërkohet nga deklarata e përbashkët nga takimi i fundjavës së shkuar i nivelit të lartë të BE-së me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u tha se “BE-ja kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet në deklaratën në pjesën që i kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Brnabiq: Pajtimi me deklaratën nuk përfshin pajtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, deklaratën e Samitit të BE-së, e cilësoi “një deklaratë politike që nuk është ligjërisht e detyrueshme”. “Marrëveshja konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshihet njohja de facto apo de jure e Kosovës. Pajtimi me deklaratën nuk përfshin pajtimin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, e as të ashtuquajturën tërësi tokësore të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeministres së Serbisë.

    Sipas zëdhënësit të BE, Stano, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars 2023”.

    Por, sipas kryeministres se Serbisë, Ana Bërnabiq, kjo deklaratë “konsiderohet si ligjërisht joobliguese”, dhe se “nuk e ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare, sipas së drejtës ndërkombëtare”. “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Bërnabiq.

    Reagimi nga Prishtina

    Autoritetet e Prishtinës reaguan pas refuzimit të Serbisë që ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që siç thonë “të heq dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”. “Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, shkroi në platformën X, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

    “Serbia me këtë letër edhe një herë u tregua destruktive”

    Por, si e shohin analistët politik refuzimin e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe këtë zhvillim të ri në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gazmir Raci, analist politik i tha DW-së se “Serbia me këtë letër edhe një herë u tregua destruktive duke u tërhequr nga ajo që e ka pranuar në procesin e dialogut”, dhe me këtë, ‘ia përplasi në fytyrë’, BE-së gjithë dokumentet dhe angazhimin gati 15-vjeçar në procesin e dialogut.

    “Në samitin e fundit u tha që të gjitha obligimet e dala nga dialogu do të jenë pjesë edhe e kapitullit 35 për Serbinë në rrugëtimin e saj për në BE. Ai kapitull që nga fillimi ka qenë kryekëput për obligimet që i ka Serbia në raport me normalizimin e raporteve me Kosovën. Kapitulli 35 tashmë po përditësohet edhe me kërkesën e dalë nga plani Franko-Gjerman për njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. Edhe deklarata e Kancelarit Gjerman, Presidentit Macron dhe Kryeministres Italiane Meloni, pas takimit të fundit me Kurtin dhe Vuçiqin, ishte që Serbia tashmë de-facto duhet ta njoh ëKosovën”, tha analisti Raci.

    Edhe një analist tjetër, Blerim Burjani, i tha DW-së se në vazhdimësi BE-ja është përballur me këtë qëndrim rezistues të Serbisë, por, shpresat dhe vullneti i BE-së për normalizim e tejkalon këtë kokëfortësi politike serbe. “Prandaj BE-ja e përsëritë se marrëveshja është obligative për zbatim, pra një obligim i pashmangshëm”.

    Sipas analistit Burjani, Serbia në njërën anë shkon në dialog, ndërsa në anën tjetër refuzon zbatimin e marrëveshjes me Kosovën nëse nuk është në interes të saj. Prandaj, BE-ja sipas tij, “duhet të ndryshoj modalitetin e komunikimit me Serbinë, duhet të jetë politikisht me energjike dhe me insistuese”. “Serbia do politika neutrale ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe do ta mbaj edhe Rusinë afër edhe ndihmat perëndimore apo relacionet me perëndimin. Politika neutrale është doktrinë e Vuçiqit. Mendojë se dialogu është komplikuar dhe trysnia me lehtë bëhet ndaj Kosovës sesa Serbisë. Qëndrimi i fundit i Serbisë paraqet problem të madh për normalizim të marrëdhënieve, prandaj BE-ja duhet mendoj saktë se çfarë do nga Serbia dhe t’ia bëjë më dije se do të ketë masa ekonomike në rast se nuk reflekton”, thotë Burjani.

    Më 26 tetor të këtij viti, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, pas takimeve të ndara që zhvilluan në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kosovës i kërkuan themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës. Kjo përfshihet edhe në Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas burimeve diplomatike nga BE-ja, thuhet se Këshilli Evropian do t’i kërkojë Komisionit Evropian, që të ndryshojë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të bëhet pjesë integrale e kapitullit të 35 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimi Evropian./DW/