Përplasja ndërmjet deputetëve të opozitës dhe pushtetit, por edhe ndezja e tymuesve nuk e ndaloi votimin për t’ia hequr imunitetin Sali Berishës.
Me 75 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë u miratua autorizimi i SPAK-ut, për arrestimin e Berishës.
Ai vendimin e priti me buzëqeshje dhe i rrethuar nga disa prej mbështetësve të tij.
Ndërkohë pas daljes nga Kuvendi, Ish-kryeministri i Shqipërisë votimin e cilësoi si antikushtetues dhe premtoi një qëndresë historike.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka mirëpritur vendimin për arrestimin e Sali Berishës, ndërsa ish-presidenti Ilir Meta e ka quajtur atë antikushtetues.
Sipas, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Berisha dyshohet për “korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim”, në rastin e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. /atvlive.tv
Rreth 120 asete që ndodhen në katër komunat veriore, janë në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore që administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Por, referuar përgjigjes së AKP-së, një pjesë e tyre nuk janë nën administrimin e AKP-së. Faktikisht, ato janë të uzurpuara.
AKP-ja tashmë është në proces të identifikimit të këtyre aseteve.
“Në Mitrovicën e Veriut janë rreth 120 asete të Ndërmarrjeve Shoqërore, përfshirë edhe Leposaviqin, Zubin-Potokun dhe Zveçanin. Një numër i vogël i aseteve nuk janë nën administrim të AKP-së, përderisa AKP-JA është në proces të identifikimit dhe ndërmarrjes së veprimeve për vënien në administrim edhe të këtyre aseteve”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.
Sipas ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, mosidentifikimi i aseteve të NSH-ve, përbën pengesa në procesin e privatizimit.
“Paraqet problem në procesin e privatizimit, pasi pa u identifikuar qartë pronësia e një aseti nuk mund as të iniciohet procesi i privatizimit të një parcele ose një aseti. Fakti që një pjesë e këtyre mbesin pa një status të përcaktuar si duhet, rrjedhimisht përbën edhe telashe në aspektin urbanistik të asaj pjese”, tha ish-drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari.
Hajdari tregon se shumica e aseteve të NSH-ve në veri janë objekte e lokale, teksa, sipas tij, tani ka kushte që asetet e uzurpuara të kthehen nën kontrollin e agjencisë.
“Kryesisht në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në komunat e tjera me shumicë serbe në pjesën veriore, janë lokale dhe objekte të ndryshme nuk ka, nuk besoj që ka shumë asete të natyrës tjetër, siç thatë ju bujqësore… me faktin që Policia ka vënë një kontroll të përgjithshëm në atë territor, mendoj që tani edhe ai rrjet i njerëzve që përpara i keqpërdornin këto asete, nuk është në funksion dhe tani është moment i mirë që ato gjëra të vihen nën kontrollin e AKP-së”, tha Hajdari.
Ndërkaq, dy ditë më parë, me asistencë të policisë, Agjencia Kosovare e Privatizimit mori nën administrim kompleksin “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit, meqë prona në fjalë i takon Ndërmarrjes Shoqërore “Trepça Standard”.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, tani nënkryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku, erdhi të enjten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këtë herë në cilësinë e dëshmitarit.
Por, dëshmia e Lushtakut në rigjykim në rastin “Veteranët”, nuk zgjati edhe shumë, pasi pati pak pyetje për të.
Ai tha se qëndron prapa deklaratës së dhënë në gjykimin e kaluar dhe në prokurori.
Në deklaratën e tij më 2018, dhënë PSRK-së, ai kishte thënë se shifra prej 40 apo 46 mijë veteranëve në Kosovë, nuk përputhet me realitetin.
Por, Lushtaku thotë se procesi lidhur me listat e veteranëve në zonën ku ai ishte përgjegjës ka qenë në rregull.
Dëshmitari tjetër, Bujar Shala, është pyetur rreth kategorizimit dhe të dhënave që janë kërkuar në aplikacion. Disa aplikacione ishin pranuar vetëm me emër e mbiemër, pa të dhëna të tjera.
Gjykata pas propozimit të avokatit Ramë Gashi, për dëgjimin e mbi 2 mijë dëshmitarëve në këtë proces, ku po akuzohen për keqpërdorim me listat e veteranëve Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, dhe dhjetë persona të tjerë, ka vendosur që të ftohen 28.
Apeli e ktheu rastin në rigjykim, pasi shkalla e parë i kishte liruar të gjithë të akuzuarit.
Sipas aktakuzës, fryrja e listës së veteranëve i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit mbi 88 mijë euro.
Ndonëse me sipërfaqe është një nga fshatrat më të mëdhenj të Prishtinës, fshati Marec asnjëherë nuk është lidhur në sistemin e ujësjellësit.
200 banorët e këtij fshati, që është rreth 40 kilometra larg nga qendra, ankohen se komuna nuk i ka marrë asnjëherë parasysh kërkesat e tyre.
“Komuna ka pas plan që një pjesë të madhe të fshatrave t’i lidhë me ujësjellës. Kjo s’ka ndodhë në Marec, pasi që ne ende s’kemi kyçje në ujësjellësin publik. Ne iu bëjmë thirrje që të na bëjnë zgjidhje në mënyrë urgjente, të na krijojë lidhje me ujësjellës, ose të na krijojë lidhje të tjera që të na mundësojë ujë të pijshëm. Banorët furnizohen nga puset, disa prej tyre s’kanë mundësi me pasë transport që me ble ujë ndërkohë e pijnë të puseve të hapura e që kjo dëmton shëndetin publik të banorëve. Ai ujë rrjedh nga diga të ndryshme”, tha Dardan Vrajolli, banor i fshatit Marec.
“Disa kafshë kanë ngordhë shkaku i ujit të keq se osht i turbullt, kërkesat s’po merren ma parasysh, jemi lodhë. Edhe lumi është turbullu krejt, s’ka ujë të pastër, s’ka ujësjellës, send s’ka”, tha kryetari i fshatit Marec, Besim Cakolli.
Hiç më e mirë nuk është gjendja as në fshatin Llajshec të Prishtinës.
Në mungesë të ujit të pijshëm, nxënësit e shkollës fillore “Filip Shiroka” detyrohen ta blejnë atë.
“Unë ujin e blej sa herë, sepse këtu në shkollë uji është i dëmshëm, nuk është për ta pirë”, tha Lusira Ramadani, nxënëse.
“Uji oshtë me hidrofor, s’ka as ujësjellës, oshtë një frikë, se uji oshtë i ndotur e nxënësit po duhet me frikë me pi e do tjerë e blejnë e këto pe përdorim për pastrim”, tha drejtori i shkollës “Filip Shiroka” në Llajshec, Jakup Ramadani.
Nga Komuna e Prishtinës përmes një përgjigje me shkrim thanë se kyçja e gjithsej 21 fshatrave në ujësjellës, është përgjegjësi e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
“Kyçja e fshatrave në ujësjellësin publik është kompetencë dhe përgjegjësi e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit të Prishtinës. Ata duhet të bëjnë vendosjen e gypave të ujësjellësit në fshatrat që nuk kanë ujësjellës”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
Por nga KRU “Prishtina” prapa kamerës i thanë ATV-së, se në projektin për t’i lidhur në ujësjellës këto fshatra janë të përfshirë, përveç ujësjellësit, edhe komuna e Prishtinës dhe Ministria, dhe vetëm pas jetësimit të të gjithë projektit, KRU “Prishtina” e merr nën menaxhim.
Përveç Marecit e Llajshecit, fshatrat të tjerë të Prishtinës të cilat nuk kanë qasje në ujësjellës janë Mramori, Grashtica, Butoci, Dragoci, Kukaj, Slivova, Radasheci, Siqeva, Rimanishta, Keqekolla, Prapashtica, Dabisheci, Gllogovica, Gregjeniku, Hajkobilla, Sharbani, Koliqi, Nisheci dhe Ballabani.
Targat përbëjnë dallimin kryesor mes këtyre dy automjeteve që janë gati identike.
Derisa ajo RKS lëviz lirshëm, tjetra me targa ilegale KM mbeti e parkuar buzë rrugës dhe nëse lëviz, pronari mund të gjobitet me 150 euro.
Të tjerë që refuzuan t’i konvertojnë, pas 15 nëntorit kanë nisur të dënohen.
“Kemi një rast kur është gjetë një veturë në lëvizje, edhe një vërejtje mbrëmë në Zveçan. I kemi dhënë një vërejtje, shko në shtëpi dhe mos dil më”, tha zëvendësdrejtori i Policisë në Stacionin në Veri, Veton Elshani.
Arritja e heqjes nga qarkullimi e veturave me targa ilegale, sipas një politikani nga veriut, është tregues se me angazhim më të madh, mund të kryhen edhe punë të tjera.
“Kur e ka qeveria seriozisht për me implementu ligje, qytetarët i zbatojnë. Qytetarët e veriut besoj se e kanë pa seriozitetin dhe e kanë implementu…”, tha Betim Osmani, politikan.
Nga 1 nëntori deri më 15 dhjetor, nga KM në RKS janë konvertuar mbi 3400 vetura, duke e çuar në 4200 gjithsej numrin e konvertimeve.
Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës.
Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit.
Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit.
Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat mund të mos jenë përfundimtare.
Ai ka thënë se sulmuesi është inspiruar prej sulmeve të ngjashme që kanë ndodhur jashtë shtetit.
Duke folur në konferencë për media, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, ka thënë se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”.
Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.
Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.
“Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.
Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.
Presidenti çek, Petr Pavel, ka thënë se është i shokuar nga ngjarja dhe ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave.
Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se do t’i anulojë të gjitha planet, pas “ngjarjes tragjike”.
Liderët evropianë kanë shprehur ngushëllime për viktimat.
Ambasada e Kosovës në Çeki, u ka kërkuar të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë në Pragë, që t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ambasada ka thënë se të gjithë qytetarët mund të kërkojnë ndihmë konsullore në +420 257 217 775.
Universiteti i Karlit është në qendër të Pragës, rreth 500 metra prej Urës historike të Karlit – atraksioni kryesor për turistët.
Krimet me armë janë të rralla në Republikën Çeke.
Në dhjetor të vitit 2019, një 42-vjeçar ka vrarë gjashtë persona në një qendër pritjeje në spital, në qytetin lindor Ostravë, para se të kryente vetëvrasje./REL/
Gati dy javë nga nënshkrimi, kontrata komerciale ndërmjet Elektroseverit dhe KEDS-it, e cila i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, vazhdon të mbahet sekrete.
Pos njoftimit për nënshkrim, dy kompanitë, por as Rregullatori i Energjisë, Qeveria dhe BE-ja, nuk kanë treguar asgjë nga përmbajtja.
Megjithatë, ATV-ja kuptoi se në disa ndërtesa kolektive kanë nisur përgatitjet që lidhen me njehsorët. Teksa priten veprime, informacione zyrtare nuk ka.
“Ata së pari duhet të dalin në terren me regjistrua dhe të shohin ku do t’i vendosin sahatet për regjistrim të harxhimit të rrymës. Po presim, sipas bisedimeve me punëtorë që punojnë në këtë kompaninë Elektrosever, që shumë shpejt do të nisë procesi i zbatimit të marrëveshjes”, tha kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nedzad Ugljanin.
Pasi tha se Elektroseveri nënshkroi kontratën vetëm pas pranimit nga Beogradi, gazetari dhe opinionisti Branislav Krstic, i cili jeton në Mitrovicë të Veriut, theksoi se regjistri i konsumatorëve është kryer.
“Në muajt e parë të vitit të ardhshëm do t’i kemi disa fatura paushall në bazë mujore, derisa KEDS-i t’i ndërrojë sahatet që e matin rrymën”, tha Branislav Krstic, opinionist nga Mitrovica e Veriut.
Ai nuk pret kundërshtime nga banorët.
“Të gjithë janë të gatshëm dhe e kanë kuptuar që rryma nuk vjen prej Zotit. D.m.th. janë të gatshëm për pagesë. A do të kemi ndonjë lloj rezistence? Jam i sigurt që jo… Jam brenda komunitetit, kam biseduar me njerëz, janë gati të hyjnë në rrugën e pagesave mujore”, tha Krstic.
Dëmi i përgjithshëm buxhetor nga mospagesa e energjisë elektrike në katër komunat në veri, nga viti 1999 llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.
Sulmuesi që vrau së paku 10 persona sot në Pragë, siç raporton portali çek Novinky, është 24-vjeçari David Kozak.
Siç raporton ky portal, policia ka nisur kërkimet për të pasditen e së enjtes pasi e lidhi me një rast të një vdekje të dhunshme në Kladno. Ai dyshohet se ka vrarë babanë e tij në shtëpinë e familjes.
Më pas, siç u tha, u bë e qartë se i kërkuari është ai që vrau dhjetë persona dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë në Fakultetin Filozofik në Pragë pasdite dhe u vra edhe ai më pas.
Sipas informacioneve të publikuara nga policia, Kozak ishte i armatosur.
Kozak, i cili ishte student në Fakultetin Filozofik, më pas shkoi në kolegj, ku kreu një vrasje masive.
Ende nuk dihet motivi i të shtënave.
Oficerët e policisë në Republikën Çeke kanë njoftuar se janë në kërkim të një të riu që dyshohet se ka lidhje me vdekjen e dhunshme të një burri në rajon. Ata nuk përjashtojnë lidhjet me të shtënat në Pragë.
Në zonën e Kladno, ndërhynë disa njësi policie, disa prej të cilave janë të pajisura me tyta të gjata ose mitralozë. Sipas informacioneve të portalit Novinky, gjithçka tregon se ngjarja lidhet me masakrën në Fakultetin Filozofik në Pragë.
Sipas portalit, oficerët e policisë mund të shihen në një nga shtëpitë e familjes në fshatin Hostouň në Kladno.
Presidenti i Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa deklaroi sot, se vendi duhet të ruajë angazhimin e tij ndaj NATO-s dhe BE-së dhe të mos humbasë “pozitën pioniere” për klimën dhe migracionin, duke u zotuar ta sigurojë këtë deri në përfundimin e mandatit të tij.
Në një fjalim në takimin vjetor të Këshillit të Diasporës Portugeze sot në Cascais, presidenti de Sousa theksoi se deri në fund të mandatit të tij, roli i kreut të Republikës do të jetë sigurimi që “të dhënat strukturore të mbizotërojnë mbi të dhënat minimale rrethanore”.
Në këtë drejtim, kreu i shtetit trajtoi veçanërisht politikën e jashtme dhe të mbrojtjes të Portugalisë, duke konsideruar se “është më e lehtë” për kreun e shtetit të ruajë vazhdimësinë pasi vendi ka “stabilitet që nuk varet nga krerët e shteteve apo qeverive”.
“Edhe me qeveritë që kishin forca në bazën e tyre mbështetëse që kishin dyshime ose kritikuan ose distancuan veten nga pikat themelore në politikën e jashtme, ajo nuk ka pushuar kurrë së ndjekuri,” tha ai.
Megjithatë, Marcelo Rebelo de Sousa konsideroi se “ia vlen të ripohohet e dukshme”, duke filluar duke theksuar ndjeshmërinë e Portugalisë ndaj Komunitetit të Vendeve të Gjuhës Portugeze (CPLP), i cili “po kalon një ndryshim të madh”.
“Është kalimi nga periudha e menjëhershme e pas-pavarësisë në një diversifikimin e forcave ekonomike, sociale dhe politike me një marrëdhënie midis komuniteteve të tjera dhe vendeve të tjera fqinje dhe CPLP-së, duke njohur rëndësinë e saj dhe duke dashur të luajë një rol në të,” tha ai.
Kreu i shtetit theksoi gjithashtu “angazhimin” e Portugalisë ndaj Bashkimit Evropian, ndaj NATO-s “dhe, në përgjithësi, ndaj marrëdhënieve transatlantike”, si dhe “angazhimit të saj ndaj universit ibero-amerikan”, duke mos harruar “gjerësitë dhe gjatësitë e tjera gjeografike ose të paktën dialogë të tjerë”.
Krahas angazhimit të Portugalisë ndaj organizatave ndërkombëtare, Marcelo Rebelo de Sousa theksoi gjithashtu “rolin pionier” që vendi ka luajtur “si një platformë midis kontinenteve, për klimën, oqeanet, migrimin, vlerat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, organizatat ndërkombëtare dhe rolin e tij në të ardhmen”.
“E gjithë kjo është shenja jonë dalluese dhe ne nuk duhet ta humbim atë”, paralajmëroi ai.
Marcelo Rebelo de Sousa konsideroi se ata që, “formalisht ose jo formalisht, kanë ndikim në botë” ose që mund “në të ardhmen e afërt, janë thelbësorë për të nxitur politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë kombëtare”. /LUSA
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka bërë të ditur se vendi i tij do të merr pjesë në operacionin shumëkombësh “Prosperity Guardian” në Detin e Kuq.
Ai ka thënë se kjo ka të bëjë në lidhje me mbrojtjen e anijeve tregtare, jetën e marinarëve dhe ekonominë ndërkombëtare.
“Komuniteti ndërkombëtar po përballet me një sfidë të madhe sigurie në zonën e Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit. Pas një urdhri të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, i kërkova gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Konstantinos Floros dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës Greke, zëvendësadmiralit Ioannis Drymousis, të vazhdonin me pjesëmarrjen e një fregate të marinës greke në operacionin shumëkombësh “Prosperity Guardian”, për mbrojtjen e anijeve tregtare, marinarëve dhe ekonomisë ndërkombëtare”, vuri në dukje Dendias.
Sulmet ndaj anijeve tregtare nga anëtarë të grupeve të armatosura, dronë dhe raketa përbëjnë një kërcënim të madh kundër jetëve njerëzore, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar, ekonomisë globale dhe prosperitetit të qytetarëve.
“Greqia, vendi me flotën më të madhe detare, ka një interes parësor në ruajtjen e lirisë së lundrimit dhe mbrojtjen e jetës së marinarëve”, theksoi ai.
“Për këtë çështje kam informuar edhe palën egjiptiane gjatë vizitës sime të fundit në Kajro. Është e vetëkuptueshme që fregata që do të marrë pjesë në operacion është e pajisur me pajisjet e nevojshme vetëmbrojtëse”, përfundoi Dendias. /ANA-MPA