ATV

Category: Lajme

  • Njësia elite e gatshme për çfarëdo sulmi tjetër kudo dhe kurdo

    Njësia elite e gatshme për çfarëdo sulmi tjetër kudo dhe kurdo

    Një ekip i ATV-së, gjatë një dite të plotë, përcolli një trajnim të pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë. Me përkushtim të lartë, njësia që konsiderohet elite, kryen disa stërvitje të cilat edhe iu shërbyen në aksionet që kryen këtë vit, siç ishte edhe ai në Banjskë.

    Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese e japin maksimumin që të mos e bëjnë më të voglin gabim, as në stërvitjen tjetër ku rezistencën fillimisht e çajnë me blindë e mitraloz.

    Është themeluar nga 2017, numri duhet të mbetet sekret shumë të përgatitur dhe është njësia elite. Për rrezikshmëri të lartë për terrorrizëm, lirimi i pengjeve edhe reagimi në situatë me rrezikshmëri të lartë.

    Specialët janë gati që të vetëm t’u bëjnë ballë sulmuesve, edhe nëse janë të shumtë në numër.

    Stërvitjet me përkushtim, atyre iu shërbyen që t’i kryejnë me sukses aksionet e vitit.

    Një tjetër sulm eventual në veri të vendit apo kudo, nuk i tremb.

    “Një gjë e di saktë edhe e them me përgjegjësi të plotë, edhe morale edhe profesionale, që çdo sfidë që do të hasim do ta kalojmë me sukses se jemi një njësi e përgatitur mjaft edhe çdo detyrë që na shfaqet e përballojmë me sukses”, tha një zyrtar i NjSI-së.

    Akronimi i Ushtrisë Çlirimtare në majë të kodrës së Cërnushës, ndihmon në rritjen e motivit për kryerjen e stërvitjeve./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • ATK-ja grumbulloi 842 milionë euro – Murtezaj: Dorëzuam 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë

    ATK-ja grumbulloi 842 milionë euro – Murtezaj: Dorëzuam 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë

    842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind, raporton Ekonomia Online.

    Këto të dhëna u bën të ditur nga drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në konferencën e fundit për këtë vit së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati.

    “Kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese. Inkasimi i borxheve këtë vit është 163 milionë euro, ndërsa tatimi, ndëshkimi e i tërësi kapin shifrën e 529 milionë euro. Punë të madhe ATK-ja ka kryer edhe në luftën kundër evazionit tatimor”.

    Sipas Murtezajt, gjatë këtij viti janë kryer 212 aktivitete për shmangie tatimore, 1 bastisje, 22 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore, 42 kallëzime penale, 76 raporte informuese për Prokurorinë e 14 aksione së bashku me institucionet tjera ligj zbatuese.

    E sa i përket aktiviteteve përmbushëse, këtë vit janë shqiptuar 715 gjoba për mallin pa origjinë në vlerë prej 4.9 milionë euro.

  • Hajnat vjedhin 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren

    Hajnat vjedhin 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren

    Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një femër kosovare ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj në Prizren, disa persona të panjohur kanë vjedhur para të gatshme me vlerë 20 mijë euro dhe një sasi me stoli ari.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti ka shkruar në procedurë hetimore.

    “Fsh. Krajk- Prizren 27.12.2023-19:00-022:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë dhe nga aty i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, njofton raporti i policisë.

  • Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

    Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me armë bashkëshorten e tij, arrestohet i dyshuari në Prizren

    Është arrestuar një burrë në Prizren i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me armë gruan e tij.

    Policia njoftoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë sekuestruar një pistoletë dhe me dy karikatorë dhe 50 fishekë.

    I dyshuari për armën, fishekët dhe karikatorët është deklaruar se janë të vëllait të tij i cili jeton jashtë Kosovës.

    Tutje, Policia bëri të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • Kim Jong Un zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë

    Kim Jong Un zotohet për rritje të gatishmërisë për luftë

    Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për rritje të gatishmërisë për luftë, për t’i zmbrapsur ato që i cilëson lëvizje të pashembullta konfrontuese, të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara, ka raportuar media shtetërore verikoreane të enjten.

    Koreja Jugore, në anën tjetër, është zotuar për hakmarrje të ashpër kundër çdo provokimi prej Koresë së Veriut.

    Komentet e Kimit, të bëra gjatë një takimi politik – ku janë shpalosur objektivat për vitin 2024 – kanë dhënë sinjale që Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë testime bërthamore, për ta modernizuar arsenalin bërthamor.

    Vëzhguesit kanë thënë se Kimi dëshiron të shfrytëzojë arsenalin e tij bërthamor për të rritur pazarin diplomatik me Uashingtonin, nëse do të ketë dialog mes dy palëve, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm në SHBA.

    Takimet e Partisë Popullore pritet të zgjasin disa ditë dhe detajet e takimeve do të bëhen publike pas përfundimit të sesioneve, më 31 dhjetor.

    Ekspertët besojnë se Koreja e Veriut pritet të bëjë zotime dhe hapa drejt rritjes së kapacitetit bërthamor dhe zgjerimit të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën, të cilat janë, po ashtu, e rivalizojnë SHBA-në.

    Agjencia për spiunim e Koresë së Jugut, ka thënë të enjten se ka shumë mundësi që Koreja e Veriut do të kryejë provokime ushtarake dhe sulme kibernetike para zgjedhjeve parlamentare të Koresë së Jugut në prill, dhe para zgjedhjeve presidenciale amerikane, në nëntor të vitit të ardhshëm.

    Prej vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer disa testime raketore, duke shkelur ndalesat e vëna prej Kombeve të Bashkuara.

    Javën e kaluar, ky vend e ka testuar raketën më të avancuar që e ka – Hwasong18 – e cila beson se ka kapacitet për të goditur tokën amerikane.

    Verikoreanët besojnë se kanë të drejtë legjitime dhe sovrane për të kryer testime të tilla, duke përmendur stërvitjet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat i konsiderojnë si parapërgatitje të pushtim të tokës së tyre.

    Lideri verikoren ka refuzuar të dialogojë me SHBA-në, prej dështimit të negociatave më 2019, me Donald Trumpin, atëbotë president amerikan.

    Çështja kyçe në takimet Kim-Trump ka qenë se si mund të hiqen disa sanksioneve për Korenë e Veriut, në këmbim të çarmatosjes bërthamore së këtij vendi./REL/

  • Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë-Kosovë

    Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë-Kosovë

    Dy zyrtare të një banka komerciale në Preoc të Graqanicës kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3 mijë e 295 nga 2 euro në vlerë 6590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

    “Preoc, Graqanicë 27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Po ashtu edhe në Fushë Kosovë një zyrtare e një banke komerciale ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

    “Te-Rrethi, Fushë Kosovë 11.12.2023. Me 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

  • Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi rreth 4 mijë euro stoli ari

    Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se vodhi rreth 4 mijë euro stoli ari

    Është arrestuar një burrë i cili dyshohet se ka vjedhur bizhuteri/ari në një shtëpi në Fushë-Kosovë që kapin vlerën rreth katër mijë euro.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa malli i vjedhur i është rikthyer pronarit.

    “Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë 27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari, të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin e policisë.

  • Ministri Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

    Ministri Maqedonci: Tri brigada të ushtrisë serbe, janë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovë

    Kryeminisitri Albi Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë paralajmëruar sulme të reja si ai i Banjkës në veri të Kosovës. Qëndrimin e tyre e përsëriti ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në A2 CNN.

    Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi se Kosova vijon të mbetet e kërcënuar jo vetëm nga studio si ai i Banjskës, por edhe nga qasja hegjemoniste e institucioneve të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

    Ai solli në vëmendje se tre nga katër brigadat e ushtrisë serbe janë të vendosura përgjatë kufirit jugor të këtij shteti, pra në kufi me Kosovë.

  • Policia e Kosovës prezanton sot të arriturat për vitin 2023

    Policia e Kosovës prezanton sot të arriturat për vitin 2023

    Viti 2023, është karakterizuar me plot zhvillime për Policinë e Kosovës. Shumë sfida, angazhim por edhe suksese, mund të thuhet se ishte ky vit për ta.

    Andaj një nga një ato do të përmblidhen sot.

    Organet e rendit, do të publikojnë të arriturat e tyre për këtë vit.

    Ky prezantim do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha dhe kjo ngjarje do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme.

  • Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri: Fluturimet shkurtohen për së paku 15 minuta

    Hapen korridoret ajrore Kosovë-Shqipëri: Fluturimet shkurtohen për së paku 15 minuta

    Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.

    Përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta.

    “Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu.

    Ai i është referuar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyn në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024.

    Qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, që nuk kanë mundur të lëvizin pa viza në zonën për lëvizje të lirë, Schengen.

    Albion Idrizi, magjistër i aviacionit, ka thënë më parë për REL se pas hapjes së korridorit ajror të Kosovës me Shqipërinë, përveç shkurtimit të kohës së fluturimit, do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave.

    Aktualisht, sipas tij, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

    Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

    Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

    Kjo marrëveshje ka paraparë hapjen e dy pikave koordinuese ajrore, Kukad dhe Arbër.

    Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), i cili menaxhon hapësirën e ulët ajrore të vendit, marrëveshja nuk është zbatuar për shkak të disa procedurave teknike që është dashur të miratohen nga Shqipëria dhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

    Ndryshe nga hapësira e ulët ajrore e Kosovës që menaxhohet nga AAC-ja, hapësira e lartë – ajo mbi 6.200 metra, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014 – është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it. Kjo, për shkak se Kosova nuk ka arritur ende kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

    Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999.

    Për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” udhëtojnë miliona persona brenda vitit.

    Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë qenë, deri më tani, destinacionet më të shpeshta.