ATV

Category: Lajme

  • Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

    Sulmoi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

    Një rasti i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Malishevë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një person është arrestuar pasi dyshohet se pas fjalosjes, kishte sulmuar fizikisht babanë e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Pas rastit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa i dyshuari është arrestuar.

    “Malishevë / 28.12.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Vrasja e Liridonës, Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Vrasja e Liridonës, Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

    Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.

    Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

  • ​Thyhet vetura në Prishtinë dhe vidhen gjëra me vlerë

    ​Thyhet vetura në Prishtinë dhe vidhen gjëra me vlerë

    Një grua dhe një burrë në Prishtinë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng familjar, persona të panjohur u kanë thyer veturën me targa të huaja dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa sipas tyre, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

    ”Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • Arrestohet një person në Obliq, vidhte thëngjill prej KEK-ut

    Arrestohet një person në Obliq, vidhte thëngjill prej KEK-ut

    Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjtë është kapur duke vjedhur thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se është kapur duke e mbushur kamionetën e tij me thëngjill nga shiritat transportues të KEK-ut. Automjeti dhe thëngjilli janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • Prishtinë: Një burrë e një grua raportojnë se u është thyer vetura dhe u janë vjedhur gjëra me vlerë

    Prishtinë: Një burrë e një grua raportojnë se u është thyer vetura dhe u janë vjedhur gjëra me vlerë

    Një grua dhe një burrë në Prishtinë kanë raportuar se derisa ishin në një aheng familjar, persona të panjohur u kanë thyer veturën me targa të huaja dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa sipas tyre, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

    ” Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • “Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë

    “Le Monde”: Loja e rrezikshme, e dyfishtë e Serbisë

    Editorial i gazetës franceze “Le Monde”

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, fitues i zgjedhjeve të shoqëruara me parregullsi, ka refuzuar t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë prej ambicieve të tij që ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar kësisoj që t’i shtyjë gjasat e vendit të tij për integrim në BE.

    Larg prej fushëbetejave në Ukrainë, një tjetër front i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka tentuar t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, së fundi i krahasoi protestat në Serbi kundër mashtrimeve në zgjedhjet e 17 dhjetorit me ato të Sheshit Maidan në Kiev më 2014 – të cilat hapën rrugën për ardhjen e liderëve properëndimorë në pushtet në Ukrainë.

    Qëkur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me qindra demonstrues i sfiduan përditë forcat e sigurisë për të protestuar kundër parregullsive të vëzhguara zgjedhore. Përderisa rezultatet zyrtare flasin për një fitore me 46.72 për qind të votave për Partinë Progresiste nacionaliste të presidentit, Aleksandar Vuçiq, vetëm 23.58 për qind e votave shkuan për koalicionin proevropian “Serbia Kundër Dhunës”, shtatë prej liderëve të të cilit janë në grevë urie.

    Vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Evropës denoncuan parregullsi serioze, përfshirë “blerjen e votave” dhe “mbushjen e kutive të votimit”. Megjithëkëtë, presidenti serb ka insistuar se zgjedhjet “ishin më të drejtat në historinë e fundit të Serbisë” teksa ka akuzuar “shtetet e fuqishme të huaja” se synojnë “ta destabilizojnë vendin”.

    Ky kontekst helmues e reflekton strategjinë e tensioneve të Vuçiqit, duke i konfirmuar dyshimet në rritje për orientimin evropian të Serbisë. Duke qenë në pushtet prej pothuajse 10 vjetësh, presidenti ka shpërfaqur admirimin e tij për ish-diktatorin Slobodan Milosheviq, i cili vdiq para se të përfundonte gjykimi i tij për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

    Vuçiqi nuk hoqi dorë nga ambicia e tij për ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën – pavarësinë e së cilës nuk e pranoi kurrë që prej shpalljes së saj më 2008 – siç mund të demonstrojë edhe operacioni i zmbrapsur i komandove serbë, i ndërmarrë në shtator.

    Së fundmi, ani se është president i një shteti që është kandidat për anëtarësim në BE (prej së cilës ka pranuar fonde), ai ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Rusisë dhe ka ndaluar së zbatuari reformat e kërkuara nga blloku.

    Evropianët qysh moti besonin se marrëdhëniet tregtare të Serbisë me BE-në, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, në fund të fundit do të triumfojnë mbi retorikën nacionaliste të Vuçiqit. Ata tani e kanë çdo arsye për ta parë lojën e tij të dyfishtë me kujdes. Franca, në veçanti, është shumë e lidhur me ambicien për ta ankoruar Ballkanin – dhe rrjedhimisht edhe Serbinë – në bllok. Kjo dilemë nuk është asgjë tjetër veçse e drejtpërdrejtë, ngase sa më e largët të duket të jetë hyrja e Serbisë në BE, aq më tepër do të përfitojnë nga kjo situatë Rusia e Kina për t’i avancuar interesat e tyre.

    Megjithëkëtë, shembulli i vendosur nga Hungaria e Viktor Orbanit, e që ka synuar të veprojë sikurse Kali i Trojës i Rusisë përbrenda BE-së, duhet t’i shtyjë vendet anëtare të kërkojnë pajtueshmëri të plotë dhe të pakthyeshme me sundimin e ligjit, për ta parandaluar Beogradin që një ditë ta përsërisë taktikën e njëjtë. Evropianët e dinë nga historia e tyre se rreziqet e një krize në Ballkan mund të mbartin pasoja shkatërruese, larg përtej vetë rajonit. Kundruall sfondit të përkeqësimit të tensioneve nga agresioni i Rusisë në Ukrainë, ata duhet të jenë vigjilentë përballë teprimeve të presidentit serb.

  • Dëmtohet vetura e një qytetareje serbe në veri të Mitrovicës

    Dëmtohet vetura e një qytetareje serbe në veri të Mitrovicës

    Një qytetare nga komuniteti serb në veri të Mitrovicës ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën.

    Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura, ndërsa policia është duke hetuar rastin.

    “Mitrovicë Veri / 28.12.2023 – 11:00. Ankuesja kosovare-Serbe ka raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën. Sipas ankueses, kjo nuk është hera e parë që i dëmtohet vetura. Rasti nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të personave të dyshuar

    Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të personave të dyshuar

    Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

    “Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast ‘Vjedhje e rëndë’ që ka ndodhur me datën 05.08.2023, në Fushë Kosovë.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

  • Pas Kolorados, edhe shteti Maine e përjashton Trumpin nga gara për president

    Pas Kolorados, edhe shteti Maine e përjashton Trumpin nga gara për president

    Zyrtarja më e lartë e zgjedhjeve në shtetin verilindor të ShBA-së, Maine, ka marrë vendim që ish-presidenti Donald Trump nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke e cituar pikën për kryengritje në kushtetutë.

    Sekretarja e Shtetit në Maine, Shenna Bellows, tha se Trumpi nuk i plotëson kushtet për shkak të veprimeve të tij që kishin çuar në kryengritjen në Capitol më 2021, raporton televizioni BBC, përcjell Nacionale.

    Maine tashmë i bashkohet Kolorados si dy shtete që ia kanë ndaluar Trumpit pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky vendim e shton presionin ndaj Gjykatës Supreme të ShBA-së për t’u përfshirë në çështje.

    Votuesit në Kolorado zakonisht e votojnë Partinë Demokratike, por konkurrenca politike në Maine është më e fortë dhe humbja e mundshme në këtë shtet do të ishte domethënëse për Trumpin.

    Në vendimin me 34 faqe thuhet se Trumpi duhet të hiqet nga fletëvotimi në Maine për shkak të Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së ShBA-së, me të cilin i ndalohet mbajtja e postit publik kujtdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim”.

    Zonja Bellows tha në vendimin e saj se Trumpi “në rrjedhën e disa muajve e duke kulmuar më 6 janar 2021, përdori një narrativë të rreme të mashtrimit në zgjedhje për t’i nxitur përkrahësit e tij dhe për t’i drejtuar ata drejt Capitol-it”.

    Ajo shtoi se “kërkesat rastësore që trazuesit të ishin paqësorë e ta përkrahnin zbatimin e ligjit nuk i imunizojnë veprimet e tij”.

    Duke folur për televizionin BBC, zonja Bellows tha se është detyrë e saj që t’i zbatojë ligjet e zgjedhjeve në shtetin e saj dhe se shpreson që “Gjykata Supreme do ta zgjidhë këtë çështje në nivel vendi”.

    Zyrtarët e fushatës së Trumpit më parë kishin bërë thirrje që kjo zyrtare të qëndronte larg procesit dhe të enjten shpejt e kritikuan vendimin e saj.

    Zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, e quajti zonjën Bellows “demokrate hiper-partizane, përkrahëse e Bidenit” dhe pretendoi se ajo po përfshihej në “ndërhyrje në zgjedhje”.

    Ai shtoi se zyrtarët e fushatës së Trumpit “shpejt do të paraqesin një ankesë ligjore në gjykatën shtetërore për ta parandaluar hyrjen në fuqi të këtij vendimi mizor në Maine”.

  • Arrestohen 4 persona për posedim të narkotikëve

    Arrestohen 4 persona për posedim të narkotikëve

    Në dy raste të ndryshme janë arrestuar katër persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë janë arrestuar tre veta në Skenderaj pasi në veturën e tyre i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës.

    “Skenderaj / 28.12.2023 – 02:25. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 8.8 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa në rastin e dytë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një persona, pasi në shtëpi i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e kokainës, një pistoletë dhe para të gatshme.

    “Mitrovicë Jugu / 28.12.2023 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 63.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, një pistoletë Rohm me një karikator dhe dy fishekë, 2600 euro dhe një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.