ATV

Category: Lajme

  • 25 vite nga Masakra e Reçakut, Rama: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

    25 vite nga Masakra e Reçakut, Rama: Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku forcat serbe vranë mbi 45 civilë të pafajshëm.

    “25 vite nga Masakra e Reçakut! Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, shkruan Rama.

  • ​Rama nderon kameramanin Kllokoqi që i tregoi botës masakrën e Reçakut

    ​Rama nderon kameramanin Kllokoqi që i tregoi botës masakrën e Reçakut

    Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar sot mirënjohje kameramanit, Sylejman Kllokoqi, i cili filmoi masakrën e Reçakut dhe i tregoi botës për tmerrin e 15 janarit 1999.

    Në atë kohë Kllokoqi ishte kameraman në agjencinë e lajmeve ‘Associated Press’.

    Kryetari Rama tha se ka nderin t’i ndan mirënjohje kameramanit Kllokoqi për punën që ai ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Si kryetari i kryeqytetit e kam nderin me e shpreh mirënjohjen në emër të administratës të Kryeqytetit, në emër të qytetarëve të cilët i reprezentoi për punën e madhe që keni bërë, e cila me siguri ka qenë një pikë kthyese për të gjithë popullin tonë..01’49 Çka keni bë ju është shumë më madhore, nuk mundemi me asgjë me ju shpërblyer çka keni bërë,” tha Rama.

    Kllokoqi ka rrëfyer të gjithë historinë e jetës së tij gjatë luftës në librin “Në 7 lufta”.

    Sylejman Kllokoqi shtoi se është hera e parë që merr një shpërblim nga institucionet e Kosovës. E këtë mirënjohje ai e quajti ‘si çmim Oscar’.

    “A ka më mirë se nga kryetari i qytetit tim të marrë një mirënjohje, kjo është hera e parë nga institucionet që marrë një shpërblim. Prandaj me të vërtetë kur më erdh ky lajm dje ishte për mua një dhuratë pothuajse si Oscar, s’e qyteti po të nderon”, shtoi ai.

    Në fund kryetari i Prishtinës, Rama falënderoi edhe ‘Associated Press’ që në atë kohë ka publikuar lajme për luftën në Kosovë.

  • Edhe në përvjetorin e saj, Serbia e mohon masakrën e Reçakut

    Edhe në përvjetorin e saj, Serbia e mohon masakrën e Reçakut

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Petar Petkoviq edhe sot e ka mohuar masakrën e Reçakut.

    Ai zgjidhi pikërisht përvjetorin e masakrës së Recakut që të takohet me ish-gjyqtaren hetuese Danica Marinkoviq, e cila sipas zyrës së tij më 15 janar 1999 ka kryer një hetim për ngjarjet në Raçak dhe “përkundër presioneve të shumta, me guxim ia tregoi gjithë botës të vërtetën bazuar në ekspertizën shkencore dhe dëshmitë e mbledhur”, njofton e ashtuquajtura Zyra për Kosovë.

    Petkoviq gjeti hapsirë edhe të viktimizohet.

    Ai theksoi se edhe sot Serbia shpesh është viktimë e propagandës dhe luftës speciale që po i bëhet, së cilës mund t’i përgjigjet vetëm me të vërtetën dhe në asnjë mënyrë tjetër

    Gjyqtarja Danica Marinkoviq theksoi se nuk është kurrë vonë për të luftuar për të vërtetën.

    “Kënaqësia ime më e madhe është që unë dhe kolegët e mi mblodhëm prova dhe vërtetuam të vërtetën që askush nuk mund të na heqë”, përfundoi Marinkoviç, dhe zyra për Kosova njoftoi përmes një komunikate.

  • IKShPK: Ajri jo i shëndoshë, kujdes për personat e ndjeshëm

    IKShPK: Ajri jo i shëndoshë, kujdes për personat e ndjeshëm

    Ajri në Prishtinë edhe sot rezulton që të jetë tepër i rëndë dhe i rrezikshëm, ka njoftuar IKSHPK.

    Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që personat e ndjeshëm të mos i ekspozohen këtij ajri duke mos dalë në vende me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje, dhe të mos i ajrosin shtëpitë e tyre kur ajri është kaq i ndotur.

    “Kujdes për personat e ndjeshëm! Ajri jo i shëndoshë!” është mbishkrimi që ky institut ia ka vënë postimit në Facebook ku ka ndarë disa këshilla dhe udhëzime rreth të mbrojturit nga ajri i ndotur.

  • Sveçla për kërkesën e Policisë për rritje page: I kuptojmë, por Kosova është vendi më i varfër në Evropë

    Sveçla për kërkesën e Policisë për rritje page: I kuptojmë, por Kosova është vendi më i varfër në Evropë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se të gjitha kërkesat e Policisë së Kosovës nuk mund t’i realizojnë, pasi barra buxhetore nuk ua lejon. Thotë se “Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe Evropë”, raporton EO.

    Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Sveçla ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë përfituese e rritjes së pagave, duke përfshirë edhe të ardhurat shtesë dhe rrezikshmërinë.

    Sipas tij, pakënaqësitë e tyre janë duke i adresuar me Sindikatën e Policisë së Kosovës, me të cilën tha se kanë takime të rregullta.

    “Për çdo angazhim të tyre ata marrin kompensimin e duhur. Në kuadër të Ligjit për Paga janë paraparë klasifikimet e duhura për secilin profesion. Aty është gjet edhe PK, e cila ka pas rritje të pagës bazë, dhe po ashtu është marrë vendimi për sigurimin e të ardhurave shtesë të cilat kanë të bëjnë me rrezikshmërinë. Çështja se sa kush merr, është çështje e këtij vendimi për përftimet e shtesave për kushte specifike të punës. Mund të ketë pakënaqësi, dhe të gjitha këto ne jemi duke i adresuar me sindikatën e PK-së, me të cilën kemi takime të rregullta dhe mundohemi që të gjitha pretendimet t’i sqarojmë. Kjo nuk do të thotë se të gjitha kërkesat është e mundshme t’i përmbushim”, u shpreh Sveçla.

    “Mos të harrojmë se Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe Evropë dhe kërkesat të cilat mund të duken të drejta duhet të shihen se në çfarë barre buxhetore bien. Por, në asnjë moment nuk ka tendenca që dikush të shfrytëzohet, por realisht që të gjithë ata të paguhen në bazë të punës dhe kontributit që japin, që është i jashtëzakonshëm. Gjithë MPJ, posaçërisht e gjithë Policia ka qenë maksimalisht e mobilizuar që në plotëni të realizojë detyrat dhe obligimet që na janë dhënë para nesh”, u shpreh Sveçla.

    Ministri i Punëve të Brendshme, ka folur edhe njëherë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. Ai ka kërkuar që Prokuroria të fillojë me ngritjen e aktakuzave apo së paku të ketë një raport përfundimtar.

    “Është fakt se PK ka ndërmarrë procesin hetimor më të madhin në historinë e saj me rastin e Banjskës, edhe për ka rëndësia, por edhe nga numri i dëshmive me të cilat është dashtë që të merret apo të procedojë. Një pjesë e këtyre dëshmive tashmë janë publike, një pjesë është ën duart e prokurorisë, unë fuqishëm besoj se është koha e fundit që Prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave apo të paktën një raporti përfundimtar. Duke qenë se siguria patjetër është e lidhur edhe me segmentet tjera të punës institucioneve e sidomos me diplomacinë, është e duhur që edhe partnerët tanë ndërkombëtar, zyrtarisht të jenë të njoftuar me atë çfarë ka ndodhur në rastin e sulmit në Banjskë, por jo vetëm me atë çfarë ka ndodhë, por edhe me atë se çfarë është zbuluar si qëllimi i këtej grupi terrorist dhe gjithë elementeve tjera që kanë mbështet, qoftë financiarisht, me trajnime, pajisje, këtë grup terrorist që dihet tashmë, ka pas për qëllim aneksimin e një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Sveçla, teksa foli edhe për pajisjen e Policisë me armë të gjata. Ai u shpreh se shumica prej zyrtarëve policor që kanë vdekur në krye të detyrës, kanë qenë policë të patrullave.

    “Gjatë gjithë këtyre viteve prej ekzistencës së PK-së, fatkeqësisht për shkak të detyrës, 24 policë të PK-së kanë dhënë jetën gjatë kryerjes së detyrës. Shumica prej tyre kanë qenë policë të patrullave, ky është një segment, apo një grup brenda PK-së i cili ka qenë më i prekuri nga grupet kriminale, edhe më i pambrojturi. Jam i bindur, vendim i drejtë që gjitha patrullat e PK-së tash e tutje të jenë të pajisur em armë të gjata. Kjo nuk do të thotë që publiku t’i sheh në vazhdimësi se patrullat e PK-së me armë të gjata, por ata do t’i kenë me vetë në dispozicion në rast nevoje, për t’i përdorur gjithmonë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi”, deklaroi ai.

    Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, kërkoi nga ministri të dijë nëse do të ketë shtesa dhe privilegje të qëndrueshme të policëve.

    “Duke pasur parasysh se çfarë fqinji verior kemi, emergjencat nuk do të kryhen shpejt. Aspiratat e Serbisë vetëm se po vazhdojnë, por edhe aktivitetet e tyre konkrete po vazhdojnë në minimin e shtetit të Kosovës. Nuk pres që këto do të kryhen shpejt”.

    “Në aspektin e privilegjeve, pres që situata jo të përmirësohet, por të ngrihet. Jemi duke hyrë në procesin e përcaktimit të ekspertizës te policët, duke qenë se ka policisë që kanë ekspertizë të veçantë e të cilët duhet të klasifikohen më ndryshe se që janë klasifikuar deri tani. Për ata që nuk i dinë dallimet në PK, zakonisht kanë qenë mes gradave dhe njësiteve, ne do të kalojmë në një diferencim tjetër pozitiv ku dallimi do të bëhet në bazë të ekspertizës. Jo të gjithë policët me të njëjtën gradë kanë ekspertizë apo kualifikim të njëjtë, dhe kjo duhet të kihet parasysh”, deklaroi ministri Sveçla.

    Deputeti i LVV-së, Bujar Dugolli përmendi mungesën e aktakuzave ndaj të dyshuarve në rastin e Banjskës, teksa tha se policia ka qenë shumë efikase në ofrimin e provave. Ai pyeti ministrin se çfarë po ndodhë me Prokurorinë në këtë rast duke qenë se s’ka ndonjë aktakuzë të ngritur në këtë rast.

    Ministri Sveçla tha se policia ka ndërmarrë procesin hetimor, më të madhin në historinë e saj, me rastin Banjska.

    “Një pjesë e këtyre dëshmive janë publike, e një pjesë është në duart e prokurorisë. Unë besoj fuqishëm se është koha e fundit që prokuroria e Kosovës të fillojë me ngritjen e aktakuzave apo të paktën një raport përfundimtar. Duke qenë se siguria patjetër është e lidhur edhe me segmente tjera të punës së institucioneve, e sidomos në diplomaci, është e duhur që edhe partnerët tanë ndërkombëtarë zyrtarisht të jenë të informuar se çfarë ka ndodhur me sulmin në Banjskë, por edhe me atë se çfarë është zbuluar, si qëllimi i këtij grupi terrorist dhe të gjitha elementet tjera që e kanë mbështet, qoftë financiarisht, qoftë me trajnime e pajisje këtë grup terrorist që duhet tashmë se ka pasur për qëllim aneksimin e një pjese të veriut të Kosovës”.

  • Meta për 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut: Ambasadori Walker dhe misioni i OSBE-së i zbuluan botës krimet e rënda serbe kundër njerëzimit

    Meta për 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut: Ambasadori Walker dhe misioni i OSBE-së i zbuluan botës krimet e rënda serbe kundër njerëzimit

    Ish-presidenti ka falënderuar Ambasadorin Walker dhe misionin e OBSE në Kosovë, të cilët zbuluan këtë ngjarje të rëndë dhe i treguan të vërtetën botës.

    “Në 25-vjetorin Masakrës së Reçakut të kryer nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Milloseviç, nderojmë sot me përulje dhe respekt kujtimin e viktimave të pafajshme të kësaj mizorie të kryer në zemër të Europës.

    Mirënjohje përjetë kontributit të Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën, duke e përkufizuar saktë këtë masakër të regjimit kriminal serb: Krim kundër njerëzimit! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! ”, thekson Meta.

    Reagimi i plotë:

  • Javën tjetër hyn në fuqi rregullorja e re e Prishtina Parkingut, ja çka do të ndryshojë

    Javën tjetër hyn në fuqi rregullorja e re e Prishtina Parkingut, ja çka do të ndryshojë

    Me 22 janar të këtij viti hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve në Prishtinë.

    Kështu ka njoftuar “Prishtina Parking”.

    Në një postim në Facebook, aty janë bërë e ditur ndryshime kryesore që përfshihen.

    “Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë”.

  • ​Kjo mund të jetë goditja e fuqishme e PSG-së

    ​Kjo mund të jetë goditja e fuqishme e PSG-së

    Paris Saint-Germain po bëhet gati për ta rrëmbyer yllin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.

    “Magpies” mund të detyrohen të shesin disa nga asetet e tyre më të çmuara për të mbledhur fonde transferimi për afatin kalimtar veror.

    Që nga kalimi në pronësi të sheikëve, “Magpies” kanë qenë shumë të kujdesshëm për t’u siguruar që të mos shkelin rregullat e FFP dhe të marrin ndonjë dënim.

    PSG është një ekip që mund të shikojë të përfitojë nga kjo situatë me një lëvizje për mesfushorin brazilian, përcjellë KosovaPress.

    Ai aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë funtesh në kontratën e tij dhe ata do të ishin të pafuqishëm ta ndalonin largimin e tij nëse do ta përmbushnin atë.

    Mbrojtësi Sven Botman dhe sulmuesi Alexander Isak janë emrat më të çmuar në ekip dhe për të dy ka oferta, jo vetëm në Premier League, por edhe midis klubeve elitare të Evropës.

    Humbja e Guimaraes do të ishte një goditje e madhe për Newcastle, pasi ai është edhe lojtari i preferuar i tifozëve.

    Ai iu bashkua klubit për 40 milionë funte në janar 2022 nga Lyoni, duke refuzuar Arsenalin për t’u transferuar në verilindje.

    Braziliani ka luajtur 87 herë për klubin dhe ka shënuar 11 gola.

  • ​Partitë opozitare optimiste se do ta formojnë qeverinë në zgjedhjet e ardhshme

    ​Partitë opozitare optimiste se do ta formojnë qeverinë në zgjedhjet e ardhshme

    Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës do të nisë të enjten me një seancë të jashtëzakonshme, në lidhje me çmimet e energjisë elektrike, të iniciuar nga PDK-ja dhe përkrahur edhe nga dy partitë të tjera opozitare, LDK dhe AAK. Partitë opozitare përmes rezolutës do të kërkojnë zbritjen e çmimit të rrymës dhe largimin e bllok-tarifës. Krahas kësaj, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, opozitarët shprehën gatishmërinë për shkuarjen në zgjedhje të reja, derisa nënvizuan se të njëjtat do të krijojnë qeverinë e ardhshme dhe jo partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se pas stabilizimit të çmimit të energjisë nivel global duhet të ketë reflektim edhe në Kosovë, duke zbritur çmimin e energjisë dhe largimin e bllok-tarifave.

    “Ne si Grup Parlamentar i PDK-së me mbështetje edhe të 40 deputetëve nga radhët e partive opozitare kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Konsiderojmë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme që sesioni parlamentar të fillojë me diskutimet për çmimin e energjisë elektrike. Ju e dini shqetësimet e mëdha që i kanë shprehur qytetarët e Kosovës që po paguajnë padrejtësisht çmimet e larta të energjisë elektrike në vend…Njëkohësisht kemi propozuar Kuvendit një rezolutë në bazë të cilës kërkojmë zbritjen e çmimit të energjisë dhe heqjen e bllok-tarifave”, tha ai.

    Fillimin e sesionit pranveror të Kuvendit me seancë të jashtëzakonshme e konsideroi si jo të mbarë, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se legjislativi do të duhej të fillonte me një seancë të rregullt dhe me agjendën legjislative.

    Ajo akuzoi PDK-në, e cila sipas saj po tenton të krijojë situata të jashtëzakonshme për të mos lejuar rrjedhën normale të punës në Kuvend.

    “Përtej asaj nuk kemi të caktuar një seancë të rregullt që unë e konsideroj në fakt jo fillim i mbarë në një far mënyre, pasi do të duhej të kishim një seancë që fillon me deklarime jashtë rendit të ditës dhe me agjendën që tashmë i ka 31 pika, ku janë një mori projektligjesh dhe marrëveshje ndërkombëtare”, tha ajo.

    Mirëpo kritik ndaj mazhorancës për bllokim të punës në Kuvend u shpreh shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se LVV-ja po pengon funksionimin e rregullt të Komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

    Në anën tjetër, duke shprehur gatishmërinë për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë, shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se partitë opozitare do të krijojnë qeverinë në zgjedhjet e ardhshme dhe jo partia e tanishme në pushtet, LVV-ja.

    “Konsiderojmë se ajo çka do të ishte më e mira, do të ishte që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe ashtu jemi hy në kohën e vitit kalendarik kur iu ofrohemi zgjedhjeve, ky është viti i fundit i kësaj qeverie. Konsiderojmë se sa më herët që shkojmë zgjedhje do të përfitojnë qytetarët….Jemi të gatshëm dhe jemi të bindur se këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, LVV-ja nuk do të arrijë të krijojë qeverinë, por qeverinë do të krijojë opozita”, theksoi Tahiri.

    Me bindje të njëjtë u shpreh edhe kolegu i tij opozitar nga LDK-ja, Arben Gashi.

    “Kemi hy në vitin e fundit të qeverisjes Kurti. Ky është viti i fundit dhe maksimumi i mundshëm deri kur Kurti do të jetë në pushtet do të jetë një vit i plotë, por zgjedhjet maksimalisht do të duhej të shpalleshin në fund të shtatorit dhe të mbahen diku në fillim të muajit janar apo shkurt të vitit 2025. Ky është kalendari i rregullt zgjedhor, mirëpo situatat politike ato janë çështje të jashtëzakonshme që do të japim përgjigje në kohën e duhur”, deklaroi Gashi.

    Të gatshëm për zgjedhje u shprehën edhe AAK-ja, ku thanë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i fitojë kurrë më 50 për qind të votave.

    “Viti 2024 është vit zgjedhor. AAK-ja në këtë vit zgjedhor hyn më e përgatitur se kurrë. AAK-ja do të jetë boshti politik i të gjithë qytetarëve, subjekteve të tjera politike dhe të koalicioneve të ndryshme në mënyrë që me dhënë veprimin e duhur kurdo që mbahen zgjedhjet. Pres që zgjedhjet të jenë të rregullta, pasi Kurti nuk ka mundësi që të le tërë këtë privilegj, pasi e dinë mirë se kurrë më nuk do t’i merr 50 për qind”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

    Në anën tjetër, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se qeveria dhe Kuvendi në vitin e fundit të mandatit qeverisës janë të përkushtuar për të kryer sa më shumë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare.

    “Ne vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar në legjislativ dhe ekzekutiv që të kryejmë sa më shumë punë nga kontrata me qytetarët në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 dhe në zgjedhje të shkohet në orar të rregullt. Nuk është fshehtësi, dihet se ky është viti i fundit i këtij mandati dhe si i tillë është një shtytje për ne që të shtojmë dinamikën dhe të realizojmë sa më shumë punë që janë nisur në vitet paraprake”, deklaroi Kusari-Lila./KosovaPress/

  • Rrahje mes disa personave në sheshin e Prishtinë, arrestohen pesë persona

    Rrahje mes disa personave në sheshin e Prishtinë, arrestohen pesë persona

    Një rrahje ka ndodhur mes disa personave në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë të hënën.

    Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Agron Borovci, tha se pesë persona janë arrestuar.

    “Rreth orës 12:30 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të ndodhur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor pesë persona”, tha zëdhënësi i policisë.

    Po ashtu, tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    “Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.