ATV

Category: Lajme

  • ​Kurti e Vuçiq pjesë e panelit ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit

    ​Kurti e Vuçiq pjesë e panelit ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit

    Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka qenë pjesë në një paneli diskutues në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

    Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.

    Kurti tha se në këtë panel u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.

    “Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti.

    Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.

    Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.

    “SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.

    Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

    Derisa gjatë ditës së sotme Kurti ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

    “Diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të forte”, kishte shkruar Kurti për këtë takim.

    Derisa gjatë kësaj vizite nuk ka munguar as takimi i Kurtit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq me të cilin poashtu kanë biseduar për situatën në rajon.

  • Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

    Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

    Sot mbushen gjashtë qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.

    Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.

    Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

    Kontributi i Musliut në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

    Ai ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare

  • Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

    Molliqaj: Kosova e as Serbia s’duan të përfundojë dialogu, opozita nën “sqetullën e Kurtit”

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova e Serbia nuk janë të interesuara që ta zgjedhin çështjen e njohjes së ndërsjellët. Kjo pasi, krerët e dy shteteve i përdorin për konsum të brendshëm politik.

    Në këtë intervistë për Ekonomia Online, Molliqaj ka folur për blerjen e raketave “Javelin”, ndërsa entuziazmin e quan të panevojshëm dhe ushqim për pushtetin autoritar.

    Molliqaj ka folur edhe për partitë opozitare në Kuvend, për të cilat thotë se janë nën “sqetullën e Kurtit”.

    Kreu i PSD-së ka adresuar kritika edhe në drejtim të Bashkimit Evropian, për ndarjen e fondeve për Serbinë. Thotë se vetëm Kroacia përfiton më shumë se Serbia.

    “Nuk po dëshiron më as Kosova, deri tash s’ka dashtë Serbia, ajo nuk është e interesuar ta zgjedh problemin e Kosovës sepse kjo të paktën 3 gjëra ia favorizon pushtetit atje: Sa herë që ka nevojë për konflikt e bën, nën dy e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare duke marrë vëmendje e duke marrë temën e Bosnjës atje me deklarata e këtu me veprime dhe nën tre, shikoni fondet që merren si grande ose kredi të buta që i ofron BE-ja. Veç Kroacia është  e para si anëtare e BE-së, Serbia i merr shumë fonde dhe krejt kjo është me ide që me përkëdhel Serbinë me temë karshi Kosovës”, thotë Molliqaj.

    Molliqaj ka kritika edhe për entuziazmin e shumicës sa i përket blerjes së raketave.

    “E blen një raketë, krejt populli i Kosovës një shumicë e madhe e tij ngritën e entuziazmohen dhe kjo është ushqim i jashtëzakonshëm popullor për pushtetin autoritar. Edhe presidenti turk edhe Serbia, edhe Kosova, edhe Hungaria vazhdimisht e lë vendin në krizë më BE-në vazhdimisht merr shume fonde e vota, andaj ky është problemi që s’ka me pas zgjidhje të përhershme në këtë drejtim”, deklaroi Molliqaj.

    “Për pesë vendet e BE-së jo, asnjëra nga to nuk do ta njoh Kosovën. Nuk e di natyrisht që çdo njohje është e rëndësishme por në fuqi politike, 5, 6 vende të NATO-s që se njohin Kosovën, nuk ka me pas asnjë lëvizje këtë vit”, u shpreh Molliqaj.

    Kritika ka edhe për partitë opozitare, për të cilat thotë se janë nën sqetullën e Kurtit, teksa konsideron se Kosova është pa opozitë parlamentare.

    “Partitë opozitare janë nën sqetullën e  Kurtit, nën kuptimin e diskursit politik, kur i kanë vyer i ka mbështet, secilën marrëveshje të Kurtit e kanë mbështet, marrëveshjet ndërkombëtare po ia votojnë, çka do që ka nevojë Kurti ia kanë dhënë, të vetmen punë e mirë është obligimi i disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të cilat e kanë parandaluar kapjen e sistemit te drejtësisë në përgjithësi, për ndryshe Kosova nuk ka opozitë parlamentare, jo që ne jemi jashtë saj, por nuk ekziston”, u shpreh Molliqaj.

  • Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

    Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin aktual të rrymës

    Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen sot në seancë të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Sinjali.

    Në seancën e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rend dite është Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

    Vendimi për seancën e jashtëzakonshme është marrë të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë tha se aktualisht nuk ka temë me të rëndësishme se kjo.

    “Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rëndësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrike”, është shprehur ai të hënën.

    Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njëjtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje.

  • Rregullorja e re e BQK-së që hyn në fuqi nga 1 shkurti anulon dinarin nga sistemi i pagesave në Kosovë?

    Rregullorja e re e BQK-së që hyn në fuqi nga 1 shkurti anulon dinarin nga sistemi i pagesave në Kosovë?

    Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti.

    Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë, është Euro.

    “Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në rregullore.

    Ndërkaq, sa i përket valutave tjera, BQK ka vendosur që të përdoren “vetëm si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogarite bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”.

    Duke e përmendur Euron si valutë të vetme, Kosova me gjasë përjashton edhe dinarin si valutë për kryerjen e pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave që përdoret në mjediset serbe pandërprerë edhe pse nga viti 2002 Kosova ka adoptuar euron si valutë të saj.

    Autoritetet e Kosovës s’kanë folur për këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka alarmuar në dy ditët e fundit. Ai ka thënë se me këtë “Kurti shkatërron dialogun për normalizim”.

    Vuçiq, të mërkurën është takuar në Zvicër me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Ai duke folur për media, ka thënë se ka folur me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës dhe me Miroslav Lajçakun dhe se “iu ka kërkuar atyre që ta ndalojnë Kurtin në përpjekjen për ta shkatërruar dialogun”.

    Presidenti serb ka folur për një përpjekje të kryeministrit Kurti për të “ndaluar pagesat e pagave dhe pensioneve të serbëve lokalë që punojnë në shëndetësi, arsim e institucione të Serbisë”.

    Vuçiq ka thënë se “kjo nënkupton një largim të serbëve nga Kosova”.

    Vuçiq edhe dje ka folur lidhur me atë se ka paralajmërime që Qeveria e Republikës së Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe ( dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

    Ai ka thënë se Kosova gjithashtu është e gatshme të konsiderojë anulmin pagesave dhe transaksioneve me Serbinë.

    ”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.

  • Limaj për koalicionin me AAK-në: Lajm i mirë për Kosovën, koha për t’i dhënë dinamikë të re vendit

    Limaj për koalicionin me AAK-në: Lajm i mirë për Kosovën, koha për t’i dhënë dinamikë të re vendit

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni me AAK-në është lajm i mirë për Kosovën e qytetarët e vendit.

    Limaj tha se tash Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e të gjitha forcave politike që kanë çka japin e që duan ta shohin ndryshe pozicionin e Kosovës, zhvillimin e vendit e rrugëtimin gjeostrategjik.

    “Duke dëgjuar e respektuar zërin e mijëra njerëzve anë e mbanë Kosovës, se vendi më shumë se kurrë ka nevojë për bashkimin e energjive pozitive, bashkim në diversitet, bashkim në iniciativa. Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një dinamikë të re opozitare, opozitë e fakteve, opozitë e angazhuar, opozitë që kritikon aty ku duhet e opozitë që jep alternativë”.

    “Vijmë bashkë me kryetarin Haradinaj me një projekt të ri, të përbashkët, i cili veç ka nisur e është i hapur dhe i ftojmë të gjithë ata njerëz që mendojnë se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i bashkojë energjitë, tash është koha për t’i dhënë një dinamikë të re vendit”, tha Limaj.

    Tutje, ai tha se me AAK-në vijnë bashkë për ta ndryshuar dinamikën e opozitëbërjes dhe për të kaluar në një alternativë serioze para qytetarëve.

    Koalicioni AAK – Nisma është i pari që lidhet mes partive politike për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në fund të këtij viti apo në fillim të vitit tjetër.

  • Kusari Lila ia plas të qeshurës kur tregon sa për qind ka dalë partia e saj në sondazhe

    Kusari Lila ia plas të qeshurës kur tregon sa për qind ka dalë partia e saj në sondazhe

    Në fund të muajit dhjetor të vitit 2023, u publikua një sondazh duke nxjerrë shifra të ndryshme për partitë politike. Mes tyre, u publikua edhe për Alternativën, kryetare e së cilës është Mimoza Kusari Lila. Kjo parti është në pushtet bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje.

    E ftuar në emisionin DPT te Fidani në ATV, Kusari Lila pati një reagim qesharak kur iu përmend ky sondazh dhe përqindja e partisë së saj.

    “E kemi bërë një 2-3 % ndoshta”, dhe qeshet.

    Kusari Lila ka përmendur më pas që në zgjedhje ka qenë e 18 në listë, ka dalë e 6-ta me vota në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje dhe e 8-ta në Kosovë.

  • “Janë bërë bashkë që së paku ta kalojnë pragun”, Durmishi komenton koalicionin AAK – Nisma

    “Janë bërë bashkë që së paku ta kalojnë pragun”, Durmishi komenton koalicionin AAK – Nisma

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar marrëveshjen për koalicion e cila u nënshkrua sot mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s.

    Durmishi tha se këto dy parti politike janë bërë bashkë, “për ta kaluar pragun”.

    “Njëra nuk e kalon pragun, nuk e ka kaluar as në zgjedhjet e kaluara, tjetra është shumë afër pragut, prandaj duhet të sigurohen që së paku ta kalojnë pragun”, tha Durmishi.

    Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm edhe një mandat, por edhe për një kohë të gjatë do të jetë në Qeveri.

    “Jo sivjet. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, por me punën e madhe që e ka bërë Qeveria, jam i bindur që jo veç një mandat, por shumë gjatë do të jemi në Qeveri”, tha Durmishi. /atvlive.tv

  • “Nuk bëj jetë luksoze”, Durmishi thotë se s’ka mundësi financiare për të blerë rroba të shtrenjta

    “Nuk bëj jetë luksoze”, Durmishi thotë se s’ka mundësi financiare për të blerë rroba të shtrenjta

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në emisionin CONTEXT në ATV, ka folur për veshjen e tij, pasi së fundi ishte kritikuar se vishte rroba të shtrenjta.

    “Unë kryesisht nuk veshi rroba të shtrenjta për shkak se nuk kam mundësi financiare për të blerë rroba të shtrenjta ashtu siç e kanë paraqitur në disa media. Por edhe po të kisha mundësi financiare, nuk do të kisha blerë rroba të shtrenjta”, tha Hyseni.

    Durmishi ka thënë se “nëse kritikat kryesore ndaj meje janë për rrobat që i veshi, në rregull jemi”.

    “Unë nuk bëj jetë luksoze. Nuk jam as ithtar i firmave. Nuk i njoh as firmat. Edhe ajo jakne e kuqe, deri në momentin që është publikuar nuk e kam ditur çfarë firme ka”, është shprehur tutje Hyseni.

  • Durmishi: Jemi pranë nënshkrimit të një kontrate të re për rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ky është afati kur duhet të përfundojë kjo rrugë

    Durmishi: Jemi pranë nënshkrimit të një kontrate të re për rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ky është afati kur duhet të përfundojë kjo rrugë

    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se brenda disa ditësh do të nënshkruhet kontrata me një operator të ri ekonomik për ndërtimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

    Ai thotë se kontrata e parasheh se ndërtimi i kësaj rruge duhet të përfundojë brenda një viti kalendarik.

    “Rruga për Mitrovicë, e kemi shkëputë kontratën. Ka qenë një kontratë me një operator ekonomik të papërgjegjshëm që jemi detyru vitin e kaluar me e shkëputë kontratën dhe tash jemi në fazën para nënshkrimit të kontratës së re. Është përzgjedhur fituesi dhe janë dakordu me bankat që janë kredi dhënëse dhe pritet nënshkrimi i kontratës brenda disa ditëve, Afati për kryerjen e punimeve është fiks një vit, vit kalendarik e jo vit pune. Do të thotë, prej ditës kur nënshkruhet kontrata, një vit pas në të njëjtën ditë, duhet të dorëzohet punishtja. Kështu që rruga Prishtinë – Mitrovicë, edhe kjo pothuajse përfundon në vitin 2024, pasi që afati i përfundimit të punimeve është në janarin e vitit të ardhshëm”, tha Durmishi. /atvlive.tv