ATV

Category: Lajme

  • ​Rama: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë

    ​Rama: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e mirë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, tha se nisma për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i miratuar nga Bashkimi Evropian, është një mundësi e mirë për rajonin, e cila nuk duhet humbur.

    Ai në nisje të samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kërkoi thellim të bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që qytetarët të vendosen në vend të parë.

    “Ky është një takim me të vërtetë shumë i rëndësishëm, sepse ne jemi këtu për të bashkuar mendimet tona me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu të administratës amerikane për një hap të madh që mund dhe duhet të ndërmarrim për t’iu afruar BE-së. Bëhet fjalë për Planin e ri të rritjes dhe integrimin në tregjet e brendshme, kjo e dyta është diçka që deri më tani ka qenë e mundur vetëm për vendet që janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Pra, është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi e madhe që nuk duhet ta humbasim dhe kjo është arsyeja pse është thelbësore që të kemi sukses të punojmë të gjitha së bashku, gjashtë vendet e Ballkanit. Është thelbësore që ne të vendosim qytetarët tanë në radhë të parë dhe ta lëmë politikën dhe historinë për të ardhmen, sepse çfarëdo që të bëjmë dhe nëse mund ta bëjmë në kohën e duhur për t’i kryer gjërat deri në muajin e ardhshëm, ne do të përcaktojmë se si do të duken vendet tona në fund të kësaj dekade”, tha ai./KP

  • ​Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë nëpër Evropë

    ​Futbollistët shqiptarë shkëlqejnë nëpër Evropë

    Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre.

    Odise Roshi gjeti rrugën e rrjetës në sfidën Genclerbirligi – Sakaryaspor. Futbollisti kuqezi e nisi si titullar ndeshjen dhe realizoi golin e parë në minutën e 56-të, megjithatë më pas skuadra e tij Sakaryaspor pësoi tre gola dhe e humbi sfidën.

    Rey Manaj nuk njeh kufi, teksa realizoi dy gola këtë fundjavë në kampionatin turk. Sulmuesi kuqezi shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë në barazimin e skuadrës së tij Sivasspor 2-2 me Gaziantep. Manaj u tregua i saktë dhe arriti në kuotën e 10 golave në kampionat.

    Qazim Laçi u aktivizua si titullar për Sparta Pargue në ndeshjen miqësore ndaj Copenhagen. Sparta Prague fitoi 2-0 dhe mesfushori kuqezi dha asistin e golit të parë.

    Sinjale pozitive edhe nga futbollistët kuqezi të Kombëtares U-21, teksa padyshim protagonisti absolut ishte Kristian Shpendi. Sulmuesi kuqezi shënoi tre gola branda gjashtë minutave në pjesën e parë, në sfidën e Cesena ndaj Pontedera. Në fund skuadra e tij triumfoi 4-0 dhe Kristian Shpendi zhvilloi një ndeshje fantastike.

    Po në Itali, binjaku tjetër Stiven Shpendi ka lënë gjurmë këtë fundjavë. Në fitoren e Empolit 3-0 ndaj Monzas, Stiven Shpendi i aktivizuar në fraksionin e dytë dhuroi asistin e golit të tretë, që vulosi fitoren spektakolare të Empolit, aty ku titullar ishte edhe mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli.

    Edhe mbrojtësi i Kombëtares U-21, Adrian Bajrami ishte protagonist në Portugali me skuadrën e Benficës B teksa realizoi golin e fitores për skuadrën portugeze në ndeshjen në transfertë ndaj Mafra. Sfida përfundoi me shifrat 2-1, teksa ishte pikërisht Bajrami që realizoi golin e fitores në minutën e 61 të pjesës së dytë.

    Tituallarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani, Arbnor Muja dhe Sokol Cikalleshi, ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Kristjan Asllani, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare.

  • O’Brien në Shkup: Kush bëhet pengesë për tjetrin, do të ketë pasoja

    O’Brien në Shkup: Kush bëhet pengesë për tjetrin, do të ketë pasoja

    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, gjatë fjalë së tij në Samitin mes lirarëve të Ballkanit Perëndimor, dhe përfaqësuesve të BE dhe SHBA në Shkup, u shpreh se vendet duhet të punojnë dhe të bashkëpunojnë për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët e tyre

    Ndër të tjera ai u shpreh se askush nuk duhet të bëhet pengesë për zhvillimin e një shteti, pavarësisht problemeve dypalëshe që mund të kenë, ndërsa theksoi se nëse diçka e tillë ndodh, do të ketë pasoja.

    “Askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin për avancim, të cilët kanë çështje dypalëshe të pazgjidhura, kush e bën do ketë pasoja. Nëse e bën ndokush, atëherë qytetarët e këtij shteti do vendosin nëse ai është lider i duhur. Shpresojmë të arrijmë ndryshime, e ti ofrojmë më shumë qytetarëve në rajon”, u shpreh ai.

    Gjithashtu O’Brien nënvizoi se mbështetja e SHBA në të gjitha vendet e rajonit nuk do të mungojë.

    O’Brien: BE ka vazhdimisht inovacione. Çdo shtet duhet të bëjë punën praktike dhe qytarët të ndjnë risitë. SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 milion dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar, por jemi të fokusuar tek tregu. Fillimisht do të identifikojmë nismat për bizneset dhe qytetarët në rajon. Kjo do të thotë që çdo individ kursen më shumë kur transferon para brenda dhe jashtë rajonit. Shiriti i gjelbër është i dyti.

    Studimet kanë treguar se qytetarët kanë pritur rreth 80% të kohës në Ballkanin Perëndimor, kjo është një kohë e gjatë. Çdo shtet të punojë për të përmirësuar, kostot do të ulen rreth dy fish, kompanitë e BE, do të bëjnë outsources jashtë saj. Siç është prodhimi i energjisë elektrike, do të vijojmë bisedimet, do bisedojmë me odat ekonomike. Duhet të shohim përmirësim dhe avancim real.

    Askush nuk ka të drejtë të pengojë tjetrin për avancim, të cilët kanë çështje dypalëshe të pazgjidhura, kush e bën do ketë pasoja. Nëse e bën ndokush, atëherë qytetarët e këtij shteti do vendosin nëse ai është lider i duhur. Shpresojmë të arrijmë ndryshime, e ti ofrojmë më shumë qytetarëve në rajon.

  • Uka nga Mjekimi Intenziv: 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

    Uka nga Mjekimi Intenziv: 23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna

    Tash e pesë ditë në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po vazhdon të trajtohet pacientja 23-vjeçare e cila u lëndua nga rënia e kulmit nga objekti i Komunës së Prishtinës.

    Shefi i Mjekimit Intenziv, Shaqir Uka ka thënë për Telegrafin se pacientja po vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe po ashtu me aparaturë të frymëmarrjes.

    “Gjendja është stabile përkundër lëndimeve serioze që ka marrë, po qëndron e fjetur me barna”, tha ai.

    23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

    Ajo ka pësuar lëndime në regjionin e kokës, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

    Poashtu, ajo ka marrë lëndime edhe në unazat e qafës.

    Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

  • Rama në Shkup: Qytetarët në vend të parë, historia në rend të dytë

    Rama në Shkup: Qytetarët në vend të parë, historia në rend të dytë

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup, ku po merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit, por dhe zyrtarëve të SHBA dhe BE-së.

    Në fjalën e tij në hyrje të takimit, kryeministri tha se takimi është tepër i rëndësishëm për hapat që rajoni duhet të ndërmarrë për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

    Kreu i qeverisë theksoi se vendet e Ballkani duhet të vendosin interesin e qytetarëve të parin dhe të lënë në plan të dytë historinë.

    “Ky është një takim i rëndësishëm pasi jemi këtu liderët e Ballkanit së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Europian për hapat e mëdha që duhet të ndërmarrim për t’u bashkuar dhe afruar sa më shumë me Bashkimin Europian.

    Është një plan për zhvillimin dhe integrimin në tregun evropian dhe kjo deri më sot ka qenë e pamundur për ne, dhe e mundur vetëm për vendet që janë pjesë e BE-së. Ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe është një mundësi që nuk duhet t’a humbim dhe është e rëndësishme që sot jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku.

    Ne duhet të kemi prioritet nevojat e qytetarët në fillim dhe ta lëmë historinë tonë për më pas. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë në kohë që në muajt e ardhshëm të përcaktojmë se si do të duken vendet tona në fund të kësaj dekade”, ka thënë Rama në një fjalim të shkurtër të mbajtur para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.

  • BE me 6 miliardë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kurti: Sa do të marrim, varet nga punët që bëjmë

    BE me 6 miliardë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Kurti: Sa do të marrim, varet nga punët që bëjmë

    Kryeministri Albin Kurti ka folur në Shkup në nisjen e Samitit të BE-së për Planin e Rritjes.

    “Në këtë mbledhje ku 6 shtete të Ballkanit Perëndimor takojnë BE-në, për Planin e Rritjes.

    Brukseli dhe Uashingtoni bashkë në Shkup me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike.

    Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma te ne, ndërkaq mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare. Plani i Rritjes nënkupton 6 miliardë euro për rajonin tonë, me ç’rast sasia e mjeteve që merret varet nga puna që bëjmë.

    Kosova do të dorëzojë sot listën e reformave të diskutuara ndërkaq ditëve në vijim do të dorëzojmë edhe listën e projekteve indikative”, tha Kurti.

  • “Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?”

    “Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?”

    Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022.

    Duke folur pas një konferencë me kryetarë të shteteve amerikane, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.

    “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, tha Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

    Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet.

    Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin.

    Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria.

    Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.

    Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

    Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

    Parandalimi i ndonjë konflikti në Ballkan

    Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati përsëritur në nëntor të vitit të kaluar, se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve, teksa e pati përmendur rëndësinë e pranisë së NATO-s.

    Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, e ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë.

    Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

    Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

    Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

    Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të./ REL

  • Grabitje në një shtëpi në Lipjan, vidhet municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro

    Grabitje në një shtëpi në Lipjan, vidhet municion dhe stoli ari në vlerë 7 mijë euro

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në Lipjan nga katër persona.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dyshohet se është vjedhur një pushkë gjuetie dhe një kasafortë në të cilën kishte muncion dhe stoli ari në vlerë rreth shtatë mijë euro.

    Rasti ka ndodhur gjatë së dielës, teksa policia theksoi se janë duke e hetuar ngjarjen.

  • Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona

    Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona

    Një operacion mbarëkombëtar është zhvilluar mbrëmjen e shkuar deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne për goditjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në kuadër të operacionit “Tempulli”.

    Janë lëshuar mbi 300 urdhër-arreste nga të cilët janë ekzekutuar mbi 200, raporton Euronews.al.

    Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”.

    Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës por edhe të Maliqit.

    Pritet komunikata zyrtare e policisë lidhur me këtë operacion për të identifikuar edhe personat e arrestuar.

  • Stuhitë e forta të dimrit godasin SHBA, vdesin 90 persona

    Stuhitë e forta të dimrit godasin SHBA, vdesin 90 persona

    Rreth 90 persona kanë humbur jetën pasi stuhitë goditën SHBA-në javën e kaluar.

    Rreth 25 viktima janë regjistruar në Tenesi, 16 në Oregon i cili është në gjendje emergjence si pasojë e stuhive të forta të akullit.

    Ndërsa numri i viktimave ka qenë më i lartë në Tenesi dhe Oregon, viktima janë raportuar gjithashtu në Illinois, Pensilvani, Misisipi, Uashington, Kentaki, Wisconsin, Nju Jork, Nju Xhersi dhe në disa vende të tjera,.

    Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji në shumë zona. “Një total prej 89 vdekjesh si pasojë e motit të keq, stuhive të forta janë regjistruar në të gjithë vendin gjatë javës”, theksohet sipas një raporti të publikuar nga CBS.

    Në një incident në Portland, Oregon të mërkurën e kaluar, tre persona u goditën nga rryma për vdekje kur erërat e fuqishme shkaktuan rënien e një linje elektrike dhe goditën automjetin në të cilin po udhëtonin.

    Situata me ngricat, akullin dhe erërat e ftohta pritet të vazhdojnë të paktën deri në fillim të javës.