ATV

Category: Lajme

  • Jusuf Azemi: Nuk mbijetohet me pagë 250 euro, edhe sikur të bëhet 600 euro, fuqia punëtore ka ikur

    Jusuf Azemi: Nuk mbijetohet me pagë 250 euro, edhe sikur të bëhet 600 euro, fuqia punëtore ka ikur

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se me një pagë minimale prej 250 euro nuk mbijetohet.

    “Ne edhe sot e kemi një pagë minimale 170 euro, pavarësisht që ka kaluar në Kuvend të Kosovës që paga minimale të bëhet 264 euro bruto, por edhe të ishte në fuqi faktikisht me 250 euro nuk mbijetohet. Ne realisht e kemi humb betejën po se po, por edhe luftën e kemi humb”, është shprehur Azemi.

    Ndërsa, tregon për kohën kur kanë kërkuar që paga minimale të bëhet 450 euro, por se nuk janë dëgjuar nga askush.

    Pasi, siç thotë kjo kërkesë është menduar se po bëhet për t’i plotësuar apetitet tona.

    “Ne kur kemi kërkuar që paga minimale së paku të jetë 450 euro, këta nuk e kanë bërë dhe kanë mëndu që ne po e bëjmë për apetitet tona. Realisht edhe tani edhe nëse e bën 450 euro, edhe 500 edhe 600 njerëzit e kanë ndarë mendjen, fuqia punëtore ka ikë”, ka shtuar ai për Front Online.

    Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

    Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

    Po ashtu, ky ligj ndryshon shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, si dhe procedurën e vendosjes së pagës minimale.

    Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill të vitit të kaluar, janë më shumë se 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale.

    Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat.

  • Tërhiqen avokatët e Thaçit, ankohen për mospagesë

    Tërhiqen avokatët e Thaçit, ankohen për mospagesë

    Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në rastin e tij në Gjykatën Speciale. Si shkak në kërkesë është përmendur moskryerja e obligimeve ndaj tyre.

    “Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Asociacionit Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

  • Serwer: Në takim me Vuçiqin, Lajçak s’e tha “asnjë fjalë” për terrorizmin e 24 shtatorit

    Serwer: Në takim me Vuçiqin, Lajçak s’e tha “asnjë fjalë” për terrorizmin e 24 shtatorit

    Daniel Serwer, një nga vëzhguesit më të njohur të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, shprehu indinjatën me Emisarin Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili nuk e adresoi sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës.

    Serwer, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të hënën, u shpreh se Lajçak s’e tha “asnjë fjalë” për terrorizmin e paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në takimin që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një vizite në Beograd.

    “Asnjë fjalë për sulmin terrorist të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Beogradi, mashtrimin në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd apo përafrimin në rritje të Serbisë me diktatorët”, shkroi profesori amerikan nga “Johns Hopkins University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

    Reagimi i Serwerit erdhi pas njoftimit të Lajçakut se në fokus të takimit që zhvilloi me presidentin serb, kanë qenë “perspektivat strategjike” për vitin 2024 dhe “hapat e ardhshëm” në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e BE-së.

  • Në prill merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, s’dihet a do të ketë ulje

    Në prill merret vendimi për tarifat e energjisë elektrike, s’dihet a do të ketë ulje

    Çdo vit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike merr vendim për tarifat e reja të energjisë. Zyrtarë të ZRRE-së, kanë konfirmuar për Radio Kosovën se ende nuk dihet nëse do të ketë ulje apo ngritje të tarifave të energjisë. Ekonomistët vlerësojnë se edhe një rritje e çmimit të tarifave, do të rëndonte edhe më shumë qytetarët.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë në prill të këtij viti, merr vendime të reja për tarifat e energjisë elektrike. Duke folur për Radio Kosovën zëdhënësi i ZRRE-së, Petrit Pepaj, ka thënë se nuk dihet nëse do të ketë ulje apo rritje të tarifave, apo tarifat do të jenë të njëjta.

    Ai thotë se për të arritur të mbulohet konsumi vendor, Kosova aktualisht është duke importuar energji elektrike në vlerë prej 90 milionë euro, që çmimi mesatar është 126 euro megavat energji elektrike.

    “Tash është koha kur procesi i përshtatjeve të tarifave i cili fillon në këtë muaj dhe zgjat deri në fund të marsit, nëse tarifa ka qenë i mbivlerësuar, bëhet përshtatja dhe konsumatorët e përfitojnë në shqyrtimin e ardhshëm tarifor. Në prill, ZRRE merr vendim për ngritje të tarifave, a mund të ketë ulje apo mund të ketë ngritje të tarifave të energjisë, apo do të ketë tarifë të njëjtë, do të bëhet mbi bazën e ekspertëve të ZRRE-së së rregullatorit të energjisë. Asnjë element nuk mund të përjashtohet në situatën në të cilën jemi, përderisa nuk i kemi analizat dhe në bazë të saj njoftohet opinion publik për tarifat e reja se sa do të jenë”, tha ai.

    Pepaj thotë se një pjesë e madhe e energjisë që konsumohet në vend, prodhohet prej termocentraleve dhe burimeve të tjera të ripërtërishme, e që burimet e ripërtërishme marrin pjesë diku me 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga termocentralet dhe diku 10-15 për qind.

    Rritja e çmimeve të energjisë, me automatizëm rrit dhe shpenzimet e tjera, çka do të rëndonte ekonominë familjare, thotë për Radio Kosovën njohësi i ekonomisë, Ardijan Sahiti.

    “Dëmtohen shumë, sepse kur rritet energjia elektrike rriten edhe shpenzimet e tjera, në anën tjetër, pagat nuk kanë lëvizur dhe kjo ndikon negativisht shumë, jo vetëm në aspektin ekonomik që na zgjat varfërinë. Ka më shumë raste të dhunës në familje, divorce, problemet janë përveçse ekonomike, edhe psikike, njerëzore dhe sigurisë që do të ketë impakt shumë të madh”, tha Sahiti.

    Ndryshe, në përputhje me Rregullën e Çmimeve, ZRRE-ja kryen përshtatjet e të hyrave të lejuara dhe tarifës së rregulluar me pakicë, të realizuar në fund të çdo viti relevant. Mbi 15 për qind ishte rritja e fundit e energjisë elektrike në Kosovë.

  • Hoti udhëton sot drejt ShBA-së: Do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar për zhvillimet që lidhen me Kosovën

    Hoti udhëton sot drejt ShBA-së: Do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar për zhvillimet që lidhen me Kosovën

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Hoti ka thënë se do të marrë pjesë atje në “Forumin e Sigurisë” dhe “Lutjet e Mëngjesit”. Përveç këtyre aktiviteteve, ka deklaruar se do të takohet edhe me zyrtarë amerikanë për të folur lidhur me çështjet dhe zhvillimet që lidhen me Kosovën.

    “Krahas këtyre aktiviteteve, do të takohem me zyrtarë amerikanë për të diskutuar çështjet dhe zhvillimet aktuale që lidhen me Kosovën. Zoti e bekoftë miqësinë e popullit të Kosovës me popullin amerikan!”, ka shkruar Hoti.

  • Me profesion bankiere, kush është 32-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga burri në SHBA

    Me profesion bankiere, kush është 32-vjeçarja shqiptare që u ekzekutua nga burri në SHBA

    Personi që shihni në foton e mëposhtme është Suela Saliaj, bankierja shqiptarja që u ekzekutua nga bashkëshorti i saj në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Autori është 34-vjeçari Renato Muhaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishin dhe një vajzë së bashku.-

    Pas ngjarjes së rëndë 34-vjeçari sulmoi dhe prindërit e tij, rrëmbeu vajzën dhe u largua.

    Ai mundi të arrestohej më vonë nga policia amerikane, ndërkohë që vajza u mor nën kujdesje nga punonjësit socialë.

    Prindërit e 34-vjeçarit u transportuan në spital ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

    Motivet e krimit të rëndë nuk dihen ende, kjo pasi autoritetet kanë qenë tepër e rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat.

    Renato Muhaj, autori i krimit

    Suela jetonte prej disa vitesh në SHBA, vend ku jetonin dhe familjarët e saj, prindërit dhe vëllai.

    Ajo kishte një eksperiencë më shumë se 5-vjeçare në sistemin bankar, në shërbimin e klientit.

    Policia pasi ka marrë informacion për dhunë në familje ka shkuar në banesën e prindërve të 34-vjeçarit. Pasi dërgimit të prindërve të autorit dhe konstatimit të vrasjes së 32-vjeçares, policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. Efektivët i janë vënë pas 34-vjeçarit të cilin e kanë lokolizuar përmes telefonit.

    Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater.

    Policia shkoi në vendngjarje ku bëri të mundur arrestimin dhe shpëtimin e vajzës së mitur.

  • Nuk respektuan rregullat në trafik, Policia brenda 24 orëve shqiptoi mbi 2 mijë gjoba

    Nuk respektuan rregullat në trafik, Policia brenda 24 orëve shqiptoi mbi 2 mijë gjoba

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2019 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në trafik.

    Kjo është bërë e ditur në raportin 24-të orësh të Policisë së Kosovës. Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 8 aksidente me të lënduar, 28 aksidente me dëme materiale.

    Tutje në raport thuhet se tetë persona janë arrestuar dhe shtatë persona janë dërguar në mbajtje të dënimit.

     

  • Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burgim për nxjerrje të sekreteve shtetërore

    Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burgim për nxjerrje të sekreteve shtetërore

    Një gjykatë në Pakistan ka dënuar ish-kryeministrin Imran Khan dhe Shah Mahmood Qureshi, një prej zyrtarëve të lartë të partisë së tij, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI), me dhjetë vjet burgim secilin, pasi ata u gjetën fajtorë për zbulim të sekreteve shtetërore.

    Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Abul Hasnat Zulqarnain, bëri të ditur vendimin më 30 janar në një seancë të mbajtur brenda burgut Adiala.

    Khan, i cili u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament në prill të vitit 2022, aktualisht është duke vuajtur një dëmin prej tre vjetësh burgim për një rast korrupsioni.

    Khanit veçse i është ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 8 shkurt, për shkak të një dënimi paraprak.

    Partia PTI tha se do të sfidojë vendimin dhe tha se ka shpresë që dënimi do të anulohet.

    “Ne nuk e pranojmë këtë vendim të jashtëligjshëm”, tha avokati i Khanit, Naeem Panjutha, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

    Dënimi i fundit vjen pasi Khan kishte zbuluar një dokument konfidencial diplomatik gjatë një tubimi publik, pas rrëzimit të tij nga pushteti më 2022.

    Atëbotë, Khan pretendoi se dokumenti, të cilit i ishte referuar me termin “Cipher”, ishte dëshmi se rrëzimi i tij ishte orkestruar nga ushtria e fuqishme e Pakistanit në koordinim me Shtetet e Bashkuara. Si ushtria, ashtu edhe Uashingtoni, kishin mohuar këto akuza.

    Dokumenti nuk është bërë publik, por duket se ai përmbante një komunikim të një kabllogrami diplomatik mes Ambasadës së Pakistanit në Uashington dhe Ministrisë së Jashtme të Pakistanit.

    Pavarësisht se i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme, Khan 71 vjeç, dhe partia e tij PTI ende gëzojnë popullaritet të madh në Pakistan.

    Më 21 tetor 2023, ish-kryeministri Nawaz Sharif, që ka mbajtur këtë post për tri mandate dhe që është një rival i kamotshëm i Khanit, u kthye në Pakistan pasi për katër vjet kishte qëndruar në mërgim dhe nisi fushatën zgjedhore me partinë e tij Liga Myslimane e Pakistanit, duke mbajtur një tubim të madh në Lahore.

    Partia e Khanit dhe e Sharifit konsiderohen si partitë kryesore në zgjedhjet e ardhshme.
    Pakistani, shtet me 241 milionë banorë, është mbërthyer nga një krizë e rëndë ekonomike dhe ka përjetuar rënie të shpejtë të standardit të jetesës./REL/

  • ​Përleshje në Shtime, lëndohen tre persona

    ​Përleshje në Shtime, lëndohen tre persona

    Policia e Kosovës në Shtime të hënën ka arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi ishin përleshur fizikisht me një tjetër.

    Bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

    Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    “Shtime / 29.01.2024 – 10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Woelk: Ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia në dialog

    Woelk: Ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia në dialog

    Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk, përmes një postimi në platformën X, është shprehur e pakënaqur me qasjen e ndërmjetësuesve në dialogun Kosovë – Serbi.

    Në postimin e saj, Woelk është shprehur se kur Kosova po kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigjja është jo dhe kjo qasje me standard të dyfishtë është problem.

    “Kur Kosova kërkon përfshirjen e çështjes së krimeve të luftës në kornizën e dialogut, përgjigja është jo. Kjo qasje me standard të dyfishtë është problem, Kjo nuk është sikur qëndrimet tjera të politikës së jashtme të BE-së. Paragjykimi në këtë rast është konkret dhe i qartë, ndërmjetësuesit janë totalisht të anshëm kah Serbia dhe kështu nuk ka një mundësi të vërtetë për dialog”, është shprehur ajo.

    Tutje, ekspertja për Ballkanin në PE ka shquar se politika evropiane ndaj Kosovës është thellë e padrejtë dhe absolutisht e pabazuar në ndonjëfarë lloj fakti.

    “Kjo mund të shihet veçanërisht nga vendimi për të ndërhyrë kundër Kushtetutës së Kosovës për dinarin”, ka shtuar ajo.

    Postimin e saj për këtë çështje, Woelk e ka bërë në ditën që në Prishtinë po qëndron i dërguari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili pritet të takohet me presidenten e vendit Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin Albin Kurti.