ATV

Category: Lajme

  • ​“Komisioni i Venecias e amputoi vettingun”, Haxhiu: Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve

    ​“Komisioni i Venecias e amputoi vettingun”, Haxhiu: Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është e rëndësishme që të ketë besimin e qytetarëve të Kosovës për vettingun në drejtësi. Kështu u shpreh ajo, pas deklarimit të deputetes Doarda Kica-Xhelili, e cila u shpreh se partia në pushtet nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtare.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës deklaroi se Komisioni i Venecias e ka amputuar vettingun.

    “Komisioni i Venecias e amputoi vettingun. Por, pse e amputoi vettingun në Kosovë, por vettingu nuk u amputoi për Shqipëri? Pse madje edhe çështje e Byrosë u amputoi për Kosovë, por e njëjta nuk vlejti për Italinë? Pra, thënë shkurt interpretimet ligjore dhe këtë duhet ta kuptoni mirë kanë të bëjnë me aspektin subjektiv të një shoqërie. Kanë të bëjnë me atë që judikatura e kupton se si proporcionalitet… Ne nuk është dhënë besimi si politikë kosovare ta shtyjmë këtë proces deri në fund, nuk na është besimi për diçka që u është dhënë të tjerëve. Ka të bëjë specifikisht me ne si shoqëri e si politikë. E pse nuk është dhënë besimi, sepse ka pasur papjekuri politike në qasjen që e kemi pasur”, deklaroi ajo.

    Gjatë procedimit të tri amendamenteve kushtetuese për vettingun, ajo shtoi se ministrja e Drejtësisë në këto procese nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se e rëndësishëm është besimi i qytetarëve të Kosovës.

    “Tha që nuk e keni besimin e partnerëve, apo nuk e keni pasur. Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne kemi pasur besimin e qytetarëve për ta bërë vettingun në sistemin e drejtësisë, prandaj kjo është për mua e rëndësishme. Ndërsa me partnerët ndërkombëtar, me shoqërinë civile, me pjesën tjetër të institucioneve mund të kemi në vazhdimësi diskutime për t’u përballur me argumente. …Partnerët ndërkombëtare, e vërtetë, kanë thënë që Kosova nuk duhet të ketë Vetting, Kosova duhet vetëm t’i forcojë mekanizmat e brendshëm të vettingut”, ka thënë Haxhiu.

  • KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

    KQZ-ja dënon dy parti me 750 euro, dorëzuan me vonesë formularët e azhurnimit vjetor 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shqiptuar dy gjoba ndaj dy subjekteve politike në Kosovë, për shkak të dorëzimit me vonesë të formularëve të azhurnimit vjetor 2024. Me 250 euro është gjobitur Partia Kosovskih Srba, e cila është vonuar pesë ditë vonesë, ndërsa Kosova Adalet Türk Partisi me 500 euro. Kjo e fundit këtë formularë e ka dorëzuar me tetë ditë vonesë, raporton EO.

    Në këtë mbledhje, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) paraqiti një raport lidhur me afatin e partive politike për të dorëzuar në KQZ të dhënat të përditësuara, i cili ka përfunduar më 31 janar 2024.

    Sipas njoftimit, nga 50 parti politike të regjistruara në Kosovë, 46 parti politike kanë dorëzuar formularët me të dhënat e përditësuara brenda afatit; 2 parti politike të tjera me disa ditë vonesë dhe 2 parti politike nuk kanë dorëzuar ende këtë raport.

  • Demolohet varri i nënës së politikanit serb Nikola Sanduloviq, akuzon Vuçiqin dhe BIA-n serbe

    Demolohet varri i nënës së politikanit serb Nikola Sanduloviq, akuzon Vuçiqin dhe BIA-n serbe

    Serbia vazhdon me maltretime ndaj familjes së kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, që kur ai erdhi për vizitë në Prekaz dhe vendosi lule tek varri i Blerina Jasharit që u vra nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Së fundmi persona të panjohur kanë përdhosur varrin e nënës së tij. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sanduloviq në një postim në “X”.

    “Vazhdon persekutimi i Aleksandër Vuçiqit dhe bandës së tij terroriste nga Kosova në bashkëpunim me BIA-n ndaj Nikolla Sanduloviqit. Dje kanë përdhosur varrin e nënës së Nikolla Sanduloviqit pasi ai ka vendosur lule mbi varrin e vajzës së vrarë shtatëvjeçare shqiptare Blerina Jasharit. Terroristët e Vuçiqit i dërguan mesazh Nikolla Sanduloviqit që t’i nxirrte eshtrat e nënës dhe t’i fuste në varrin e Jasharit dhe t’i grisnin qentë”, ka shkruar Sanduloviq.

    Ai ka shtuar se tani është plotësisht e qartë se kush i rrënoi varrezat e serbëve në Kosovë, duke përhapur kështu urrejtjen ndaj shqiptarëve.

    “Është e njëjta bandë terroriste që e bëri këtë në mes të Serbisë! Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Serbi, as në kohën e Sllobodan Millosheviqit!”, ka shkruar ai.

  • Menaxhimi i mbeturinave, Rama mbledh përfaqësuesit e supermarketeve për të diskutuar mbi Rregulloren e re

    Menaxhimi i mbeturinave, Rama mbledh përfaqësuesit e supermarketeve për të diskutuar mbi Rregulloren e re

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bashkëme Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, Drejtorin e Inspektoratit, Florian Dushi si dhe përfaqësuesin nga Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A, Riza Selimi, kanë mbledhur në një takim përfaqësuesit e supermarketeve, me të cilët kanë diskutuar mbi Rregulloren e re për Menaxhimin e Mbeturinave.

    Sipas njoftimit të Komunës, kjo Rregullore parasheh rritjen e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes.

    “Përmes bashkëpunimit dhe diskutimeve konstruktive, palët shprehën përkushtimin e tyre për të implementuar praktika të qëndrueshme dhe efikase që do të ndihmojnë në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e një kulture përgjegjësie ndaj mbeturinave. Rregullorja e re përfshin masa të rëndësishme sic është rritja e përgjegjësisë së bizneseve për menaxhimin e mbeturinave që prodhojnë dhe reduktimin e ndotjes. Vec këtij takimi, do të mbahen edhe takime tjera me qytetarë e institucione private për t’u njoftuar me veprimet që do të ndërmerren nga Kryeqyteti për zbatimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave”, thuhet në njoftim.

  • Shënohet Dita e Ashkalinjve, Maqedonci pret ushtarët e FSK-së që i takojnë këtij komuniteti

    Shënohet Dita e Ashkalinjve, Maqedonci pret ushtarët e FSK-së që i takojnë këtij komuniteti

    Sot Ministria e Mbrojtjes ka organizuar ceremoni për ta shënuar Ditën e Ashkalinjve.

    Këtë e bëri të ditur ministri Ejup Maqedonci, i cili tha se me pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit ashkali kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen ata.

    “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë pjesëtarëve të komunitetit ashkali kudo që jetojnë dhe veprojnë, e në veçanti pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga ky komunitet të ju uroj Ditën e Ashkalive dhe 21 vjetorin e Ditës së Flamurit tuaj kombëtar”, u shpreh Maqedonci.

    Ai më tej tha se komuniteti ashkali ka dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë së saj.

    “FSK-ja aktualisht përbëhet nga 27 pjesëtar të komunitetit Ashkali, komunitet ky i cili tradicionalisht ka shërbyer në Ushtrinë e Kosovës dhe ka përcjell shembullin më të mirë të integrimit. Këtë vit radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës iu bashkuan edhe 4 pjesëtar të rinj nga komuniteti juaj , dhe vlen të theksohet që nga të gjitha komunitetet ashkalinjtë kishin numrin më të madh të aplikuesve, kjo tregon edhe për atdhedashurinë që ka ky komunitet ndaj Kosovës dhe dëshirën për të shërbyer në uniformën e ushtrisë së Kosovës”, theksoi Maqedonci.

  • Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

    Disa të rinj protestojnë në përkrahje të Palestinës, kërkojnë nga Qeveria të ndryshojë qëndrim

    Një grup të rinjsh kanë protestuar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në përkrahje të Palestinës. Ata kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndryshojë qëndrim pro Izraelit, raporton EO.

    Ata kanë mbajtur në duar flamuj të shtetit palestinez dhe pankarta ku kërkohej “drejtësi për Palestinën”.

    “Bombardimi i fëmijëve nuk është vetëmbrojtje”, shkruante në njërën nga pankartat.

    “Qeveri ndrysho qëndrimin pro gjenocidal”, shkruante në një tjetër.

    Asnjëri nga protestuesit nuk deshi të prononcohej për medie dhe nuk treguan nëse i përkasin ndonjë organizate.

  • ​Kuvendi nuk arrin të votojë amendamentet kushtetuese për vettingun

    ​Kuvendi nuk arrin të votojë amendamentet kushtetuese për vettingun

    Kuvendi nuk ka arritur të votojë amendamentet kushtetuese për vettingun. Në sallën plenare kanë qenë të pranishëm 87 deputetë, tetë prej tyre nga komunitetet joshumicë, për çka kërkohet të jenë prezent 14 deputetë për ndryshime kushtetuese. Gjatë prezantimit të amendamenteve kushtetuese për vettingun, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se ka tendencë të vazhdueshme për të penguar reformën në drejtësi. Partitë opozitare kanë qenë pro këtyre ndryshimeve, veçse kanë theksuar se një gjë e tillë është e pamundur të bëhet pa Listën Serbe.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se amendamentet kushtetuese për vettingun në sistemin e drejtësisë janë një ndër reformat më të rëndësishme. Tutje, tha se ky është çelësi që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe kushti që në sistemin e drejtësisë të ketë prokurorë me integritet të lartë.

    “Një ndër reformat më të rëndësishme që ka për qëllim fuqizimin e institucioneve të drejtësisë, kthimin e besimit të qytetarëve në institucione të drejtësisë dhe më e rëndësishmja, pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Siç jeni në dijeni, vettingu në sistemin e drejtësisë ka qenë një nga zotimet tona kryesore para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe për të ardhur deri këtu, nuk ka qenë aspak e lehtë. Sepse gjatë gjithë kësaj kohe jemi ballafaquar me sfida nga më të ndryshmet, sfida këto sidomos që ndërlidhen me tendencën e vazhdueshme për të penguar një reformë të rëndësishme. Por, siç e dini po ashtu, kemi qenë këmbëngulës në synimet tona për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës dhe për të përmbushur secilin zotim që kemi dhënë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, deklaroi ministrja Haxhiu.

    Ajo shtoi se është e rëndësishme që në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese validohet kontrolli i integritetit si koncept që duhet të ekzistojë në Kosovë.

    “Na jepet drita e gjelbër që vlerësimi i integritetit të bëhet përkohësisht nga një mekanizëm i jashtëm, pra, jashtë Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial për nivelet e larta të sistemit të drejtësisë. Po ashtu, është po aq e rëndësishme që pasuria e pajustifikueshme është pranuar si rrethanë për largimin e një prokurori a gjyqtari nga sistemi, pra në rrethanat kur ai apo ajo nuk mund ta justifikojnë pasurinë e pajustifikueshme të tij apo saj. Vettingu, amendamentet kushtetuese që sot po i trajtojmë nuk janë e vetmja reformë në të cilën po punon Ministria e Drejtësisë. Reforma tjetër është ajo në Këshillin Prokurorial, që është reformë po aq e rëndësishme”, shtoi ajo në seancë plenare.

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala tha se në dhjetor është formuar komisioni ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar.

    “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me aktgjykimin KO 55/23 vlerësoi se amendamentet e propozuara nuk pakësojnë të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në kapitullin 2 ‘Të drejtat dhe liritë themelore të Kushtetutës së Republikës së Kosovës’. Po ashtu Gjykata në këtë aktvendim ka kërkuar që në amendamentet 27 dhe 28 të fshihen fjalët ‘ose që ka integritet të cenueshëm’. Dhe siç shihet nga raporti i Komisionit të Legjislacionit fjalët ‘ose që nuk ka integritet të cenueshëm’, sipas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese është fshirë”, deklaroi ai.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi kërkoi nga deputetët që të votojnë këto ndryshime kushtetuese.

    “Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga deputeti Kujtim Shala, i mbështetur nga 39 deputetë të tjerë të vlerësuara me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës KO55/23. Komisioni për të vepruar në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në amendamentet e propozuara 27 dhe 28, propozon që të fshihen fjalët ‘ose që ka integritet të cenueshëm’, për të qenë në harmoni me aktgjykim KO 55/23. Po ashtu, me qëllim të shmangies së paqartësive, komisioni rikujton që ndryshon renditja e propozim amendamenteve”, shtoi ai.

    E shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri u shpreh se në mungesë të Listës Serbe nuk mund të procedohet me votimin e këtyre amendamenteve kushtetuese.

    “Sa i përket pasurisë së pajustifikueshme, Gjykata Kushtetuese e sqaron shumë mirë që bëhet fjalë atëherë kur prokuror apo gjyqtar në fjalë kanë pasuri të pajustifikueshme dhe ajo vërtetohet me vendim të gjyqësorit. Pra këto janë të rëndësishme dhe ky proces aq sa është i rëndësishëm, ajo është po ashtu e rëndësishme që mos të pakëhësohen të drejtat e njeriut në kuadër të këtij procesi….Fatkeqësisht në mungesë të Listës Serbe në këtë rast, ndryshimet kushtetuese me gjasë nuk do të mund t’i procedojmë më tutje. Mirëpo, asnjëherë si kuvend nuk duhet të heqim dorë nga ky proces dhe shpresoj që në një të ardhme sa më të afërt, shpresojmë që në kuadër të kësaj legjislature të arrijmë t’i procedojmë përpara dhe ky proces të fillojë dhe ta fuqizojë sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vendin tonë”, u shpreh Tahiri.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se propozimi i tyre është që të ketë një sistem efikas të drejtësisë, ku shtoi se edukimi politik i mazhorancës aktuale është i limituar.

    “Duhet të ndërtohet një sistem efikas, duke marrë parasysh rrethanat aktuale në të cilat gjendet vendi. Dhe kjo për ne ka qenë prioritet i jashtëzakonshëm. Ka qenë e pamundur që të kemi një dialog politik dhe diskutim politik me pushtetin aktual për të kuptuar se cilat janë rrethanat reale aktuale, mbi të cilat ne duhet të bëjmë ndryshime. Nuk ka pasur vullnet e as njohuri për këto koncepte dhe nuk ka pasur as qasje për ndryshime kualitative në sistemin e drejtësisë. Krejt ideja e tyre ka qenë-ide përmbysëse, ide revolucionare të cilat do të duhej të implementoheshin në mënyrë arbitrare për sa është e mundur me ligjet të cilat mund të kalohen me shumicën e thjesht nga shumica qeverisëse. Dhe pastaj kur e panë që ato po shkojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe po rrëzohen, ndërtuan një sistem akuzimi dhe anatimimi për opozitën”, deklaroi Gashi në seancë plenare.

    Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se përkrahin këto amendamente kushtetuese për vettingun.

    “Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës i kemi përkrahur këto amendamente edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka dhënë vlerësimin dhe për hir të një konsensusi ne do t’i përkrahim por që ju e dini që duhen edhe 2/3 e minoriteteve”, tha Lekaj.

    Çdo ndryshim kushtetues kërkon miratimin e 2/3 të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe 2/3 e vendeve të rezervuara për komunitete.

  • “Shpallim Kosovën shtet të pavarur…”, vendosen bilborde të Thaçit për 16-vjetorin e Pavarësisë

    “Shpallim Kosovën shtet të pavarur…”, vendosen bilborde të Thaçit për 16-vjetorin e Pavarësisë

    Rruget në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

    Billborde me Thaçin në prag të shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë janë parë në Veternik, afër lagjes “Priam”, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq, etj.

    Ndryshe, ky është përvjetori i 4-të që Thaçi si figurë kryesore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po e pret në paraburgim në Hagë së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndërkohë që procesi gjyqësor po vazhdon të jetë shumë i ngadaltë, me seanca të mbyllura dhe aspak transparent.

  • Blinken në Shqipëri, kryediplomati Hasani thotë se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë

    Blinken në Shqipëri, kryediplomati Hasani thotë se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë

    Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, ka pritur në aeroportin e Rinasit Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.

    Hasani tha se partneriteti mes të dyja vendeve do të forcohet edhe më shumë.

    “Mirë se erdhe Antony! I lumtur të mirëpres Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij shumë të rëndësishëm”..

    Blinken nisi vizitën tetorëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë shqiptare.

  • Haxhiu polemizon me Kica-Xhelilin pasi i tha “s’keni përkrahje ndërkombëtare”: E kemi besimin e qytetarëve

    Haxhiu polemizon me Kica-Xhelilin pasi i tha “s’keni përkrahje ndërkombëtare”: E kemi besimin e qytetarëve

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë polemizuar sot në Kuvendin e Kosovës për reformën në drejtësi që po synon ta bëjë Qeveria Kurti.

    Kica Xhelili ka pasur kritika dhe e ka konsideruar Vettingun si një proces të dështuar, duke thënë se është amputuar nga Komisioni i Venecias.

    Deputetja e LDK-së ka thënë gjithashtu se ministrja e Drejtësisë në këto procese nuk e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve.

    Lidhur me komentet e bëra nga deputetja Kica-Xhelili ka replikuar ministrja Haxhiu. Ajo ka thënë se shpreson që konstatimi i deputetes së LDK-së për dështimin e reformës në drejtësi të jetë shqetësim dhe jo dëshirë e vetë deputetes.

    Derisa sa i përket asaj se Qeveria s’e ka përkrahjen e ndërkombëtarëve për procesin e reformës në Drejtësi dhe Vettingut, Haxhiu ka thënë se e rëndësishme është përkrahja qytetare.

    “Tha që s’e keni besimin e partnerëve, apo nuk e keni pasur. Për mua është e rëndësishme që ta kemi besimin e qytetarëve të Kosovës. Ne kemi pasur përkrahjen e qytetarëve për ta bërë Vettingun në sistemin e drejtësisë, për mua kjo është e rëndësishme. Ndërsa me partnerët ndërkombëtar, me shoqërinë civile mund të kemi në vazhdimësi diskutime për t’u përballur me argumente. Partnerët kanë thënë që Kosova s’duhet të ketë Vetting dhe kanë thënë se Kosova duhet të forcojë mekanizmat e brendshëm të vettingut”, ka thënë Haxhiu.