ATV

Category: Lajme

  • Begaj-Blinkenit: Jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë dhe Kosovën

    Begaj-Blinkenit: Jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë dhe Kosovën

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se vizita e Sekretarin Amerikan, Antony Blinken, dëshmon se partneriteti strategjikë mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.

    Begaj në Facebook, pas takimit me Blinken ka shkruar se vizita e sekretarin amerikan në Shqipëri “është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE”.

    Ai është shprehur mirënjohës ShBA-së për atë se çfarë kanë bërë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.

    “Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin.Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse. Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak”, ka shkruar ai ndër të tjera.

  • Blinken: Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave, Rama udhëheqës i shquar

    Blinken: Mikpritje e mrekullueshme në vendin e shqiponjave, Rama udhëheqës i shquar

    Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA, Antony Blinken vlerësoi si të mrekullueshme mikpritjen në atë që ai e quajti “vendin e shqiponjave”.

    “Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë por sidomos e ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund ta shpjegoj sa mirënjohës jam. Ju falënderoj për rolin tuaj të udhëheqjes është dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjen e këtyre programeve, është moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të”, tha Blinken në takimin me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.

    Ai i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për partneritetin dypalësh, ndërsa e cilësoi një udhëheqës të shquar dhe kryeministër shumë të mirë.

    “Ju falënderoj dhe jam i lumtur që jam me ju në një qytet ku ju keni qenë kryetar bashkie dhe e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohjes për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Z kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Këto katër vitet e fundit që kemi punuar bashkë Kryeministri Rama ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne”, deklaroi Blinken.

  • Kurti udhëton për në Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Kurti udhëton për në Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë

    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi drejtuar mediave.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë (Munich Security Conference)”, thuhet në njoftim.

    Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe Kryediplomatja Donika Gërvalla.

    Kurti dhe Gërvalla do të qëndrojnë atje për tri ditë gjatë të cilave do të zhvillojnë takime të ndryshme.

  • Nis ridislokimi i pjesëtarëve rezervë të EULEX-it

    Nis ridislokimi i pjesëtarëve rezervë të EULEX-it

    Pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it kanë nisur sot ridislokimin në vendet e tyre.

    Bëhet fjalë për 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe pesë pjesëtarë të xhandarmërisë francize.

    “ 20 oficerë të Sigurisë Publike nga Lituania dhe 5 xhandarë të Xhandarmërisë Kombëtare nga Franca u larguan sot nga Kosova, ndërsa 24 karabinierë nga Italia do të nisen më 17 shkurt”.

    “Faleminderit Francë, Itali dhe Lituani!”, thuhet në një njoftim.

  • ​S’ka kuorum, shtyhet sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

    ​S’ka kuorum, shtyhet sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

    Në mungesë të deputetëve është shtyrë sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Pas rikthimit nga pauza të Kuvendit, një pjesë e madhe e deputetëve nuk ishin në sallën plenare, duke bërë që kryeparlamentari Glauk Konjufca të shtyjë për seancën e radhës votimin e nëntë marrëveshjeve ndërkombëtare, që ishin në rend të ditës në seancën e sotme.

    Këto ishin marrëveshjet ndërkombëtare që ishin në rend të ditës:

    3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

    4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

    5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

    7. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

    8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,

    9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,

    10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,

    11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare, për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

  • Hovenier: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

    Hovenier: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se vendimi i Kosovës për ta zbatuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës

    Duke folur të enjten për gazetarë në Prishtinë, Hovenier tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë kanë qenë vazhdimisht të qarta se Kosova duhet ta shtyjë vendimin e zbatimit të rregullores.

    Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt.

    “Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje se bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë”, tha Hovenier.

    Hovenier tha se është “gjë e rrallë” që Kosova të kritikohet nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke iu referuar fjalimit të ambasadores amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila e përsëriti kërkesën e shtetit të saj që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së gjatë një seance më 9 shkurt ku u bisedua me kërkesë të Serbisë për çështjen e dinarit.

    “Më lejoni të theksoj sa problematik është ky moment, saqë qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Prandaj, dua që t’i shmangim gjëra të tjera si këto”, tha Hovenier.

    Deklaratat e ashpra të ambasadorit amerikan në Prishtinë vijnë një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tentoi t’i hedhë poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

    “Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti të mërkurën.

    O’Brien paralajmëroi të martën se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

    “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Hovenier tha se ndihet i shqetësuar nga deklaratat publike të Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë kosovarë pas intervistës së O’Brien, të cilët pretenduan se partneriteti SHBA-Kosovë nuk është prekur dhe mund të mos preket nga kjo situatë, duke shtuar “duhet të jem i qartë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk është kështu”.

    Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

    Por, Hovenier theksoi se Qeveria kosovare nuk i ka dëgjuar kërkesat e SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit të rregullores.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kishin kërkuar Qeverisë së Kosovës dy gjëra specifike në lidhje me vendimin për zbatimin e rregullores së BQK-së.

    “E para, duhet të vendoset një procedurë përmes së cilës Serbia mund t’i transferojë fondet në përputhje me rregulloren e Bankës Qendrore. Por kjo nënkupton standarde dhe praktika evropiane. Vendosja e kësaj procedure duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Presim nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë.

    “E dyta, derisa të punohet për ta zbatuar këtë proces afatgjatë, duhet të ketë provizione të përkohshme për ta lejuar Serbinë të vazhdojë të ofrojë fonde për shërbime të nevojshme sociale, përfshirë pagesat sociale, si pensionet, mbështetjen për sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Deri tani nuk ka pasur përpjekjet për ta mundësuar këtë në baza të përkohshme”, shpjegoi Hovenier.

    Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

    Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

    BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

    Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

    Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002. /REL

  • Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi, mes tyre tre të mitur

    Katër të vdekur nga zjarri në Tivar të Malit të Zi, mes tyre tre të mitur

    Tre të mitur dhe një i person i moshës madhore kanë vdekur nga zjarri që shpërtheu mëngjesin e 15 shkurtit në një vendbanim rreth orës katër në një lagje të banuar me romë në Tivar, në Mal të Zi.

    Zjarri, që shpërtheu rreth orës 04:00, përfshiu disa objekte dhe më pas u njoftua zjarrfikësja.

    Siç tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq për Radion Evropa e Lirë, katër trupat e pajetë u gjetën në vendngjarje.

    “Kemi gjetur katër baraka të djegura dhe katër trupa të djegur në to. Shkaku i zjarrit do të dihet pas vlerësimit të ekspertëve”, tha ajo.

    Zjarri përfshiu një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Këshilli i Romëve në Mal të Zi tha se kjo tragjedi tregon se sa është e nevojshme shpërngulja e familjeve rome nga lagje të tilla.

    “Fakti që shumë familje detyrohen të jetojnë në baraka të parafabrikuara, pa kushte dhe siguri adekuate, është një problem serioz social. Pa mbështetjen dhe masat e duhura mbrojtëse, këto familje janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të madh të aksidenteve siç është ky zjarr”, tha këshilli.

    Këshilli i Romëve u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që të përmirësojnë kushtet e banimit për popullatën rome në Tivar dhe në mbarë Malin e Zi./REL/

  • Kamberi: Lajçaku takohet me serbët e Kosovës, ndërsa mua nuk më përgjigjet

    Kamberi: Lajçaku takohet me serbët e Kosovës, ndërsa mua nuk më përgjigjet

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kritikuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se teksa takohet me serbët e Kosovës, ndërkohë, që nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së tij për takim që si deputet përfaqëson rreth 100 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbi.

    Kamberi ka thënë se ka kërkuar takim me Lajçakun për të diskutuar rreth diskriminimit të shqiptarëve në Serbi e pasivizimit të adresave, por thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive nga Lajçaku dhe ekipi i tij.

    “Derisa Lajçak takohet me serbët nga Kosova, Unë, si deputet që përfaqësoj rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi, kam kërkuar vazhdimisht një takim për të diskutuar çështjet e diskriminimit, nga shpërbërja e deri te pasivizimi i shqiptarëve në Serbi. Fatkeqësisht, asnjë përgjigje pozitive nga Lajçaku apo ekipi i tij”, ka shkruar Kamberi.

  • Opozita e shqetësuar për dëmtimin e raporteve me ShBA-në

    Opozita e shqetësuar për dëmtimin e raporteve me ShBA-në

    Partitë opozitare, në Kuvendin e Kosovës janë shprehur të shqetësuara, siç thonë për dëmtimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK, LDK dhe AAK kritikojnë qeverinë e Kosovës për mos koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke përmendur paralajmërimet e Ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, James O’Brien se nëse ShBA-të nuk trajtohen si partner, as ata nuk do të trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere, tha se shkëputja e partneritetit me ShBA-në nuk duhet të duhet të tejkalohet në heshtje dhe se ekzekutivi duhet të mbahet përgjegjës.

    “Kush do të kishte menduar që në 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova do të jetë vend i sanksionuar nga Bashkimi Evropian. Kush do të kishte menduar 16 vite më parë që në prag të përvjetorin të 16 të pavarësisë sonë marrim kërcënime më të ashpra nga qeveria amerikane për shkëputje të partneritetit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është e papranueshme dhe pa tolerueshme. Kjo nuk mund të tejkalohet në heshtje”, tha ai.

    Kritike u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi kryeministrin Albin Kurti, se po dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Për tri vjet qeverisje ky pushtet arriti të bëjë atë që nuk e ka bërë askush më herët, duke kthyer vendin me dekada prapa. Këtë e bënë në shumë drejtime, nisur nga gjendja ekonomike, arsimore, shëndetësi, diplomaci dhe çka jo tjetër….Vendi sot ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian nga moskoordinimi i kësaj qeverie me aleatët ndërkombëtar. Janë bllokuar projekte në vlerë 295 milionë euro… Përveç sanksioneve ky pushtet ka dëmtuar marrëdhëniet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kuptohet qartazi edhe nga deklarimet e tyre publike dhe mesazhet që përcjellin ndaj kësaj qeverie të papërgjegjshme”, theksoi ajo.

    Në anën tjetër, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se përveç përkeqësimit të raporteve me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar, qeveria e ka sjell ekonominë e vendit pranë kolapsit.

    “Ekonomia është para kolapsit. Ju jeni deputetë të komunave të ndryshme, diskutoni me ta. Ka një situatë emergjente e cila është ka vjen në buzë të një katastrofe të shtetit të Kosovës. Bankrotoi total dhe mosreflektimi absolut të qeverisë”, theksoi Tahiri.

    Pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës, nuk pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve në sallën plenare për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi që Kuvendi të shkoi në pauzë deri në orën 15:00./kp/

  • Grupi NLB fton artistët e rinj nga rajoni që të paraqesin veprat e tyre të artit në ftesë publike ndërkombëtare

    Grupi NLB fton artistët e rinj nga rajoni që të paraqesin veprat e tyre të artit në ftesë publike ndërkombëtare

    Grupi NLB fton artistët e rinj nga Evropa Juglindore të paraqesin veprat e tyre në fushën e artit intermedial në ftesë publike ndërkombëtare. Artistët nën moshën 35 vjeç mund të aplikojnë deri më 21 mars 2024. Punimet artistike fituese do të blihen nga Grupi NLB dhe do të ekspozohen në Galerinë Bankarium në Lubjanë së bashku me veprat më të mira nga ftesa publike.

    Grupi NLB nuk është vetëm një grup lider bankar dhe financiar me seli dhe interes strategjik në Evropën Juglindore, por edhe një mbështetës dhe mbrojtës i rëndësishëm i kulturës dhe artit rajonal. NLB MUZA, programi i trashëgimisë kulturore të NLB-së përbëhet nga koleksionet e artit dhe muzeut, si dhe muzetë dhe galeritë e Grupit NLB. Koleksioni SEE Art, i cili u themelua në janar 2023, është pjesë e programit NLB MUZA. Duke porositur, blerë, prezantuar dhe promovuar artin bashkëkohor, Grupi NLB po bëhet mbështetësi dhe partneri kryesor i artit në Evropën Juglindore.

    Kush mund të aplikoj?

    Ftojmë artistë të rinj nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të paraqesin veprat e tyre të artit në fushën e artit intermedial të krijuara në pesë vitet e fundit. Maksimumi pesë vepra arti do të përzgjidhen për ekspozitën e parë hapëse të Galerisë Bankarium në Lubjanë dhe vepra fituese do të blihet për Koleksionin e Arteve SEE.

    Më shumë informacion rreth ftesës publike ndërkombëtare i gjeni në: www.nlb.si/intersection.

    Propozimet e dorëzuara në këtë ftesë publike do të vlerësohen nga një komision ndërkombëtar ekspertësh prej pesë anëtarësh si më poshtë:
    • Tevž Logar, kurator, redaktor dhe shkrimtar i pavarur, kryetar i Këshillit Artistik të NLB,
    • Maja Kolariq, historiane e artit, kuratore dhe drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Beogradit, anëtare e Këshillit të Artit NLB,
    • Mira Gačina, historiane dhe kritike e artit, kuratore, anëtare e Këshillit Artistik të NLB,
    • Ana Herman, Drejtuese e Projekteve të Komunikimit të NLB,
    • Matko Mioç, Drejtor, Trashegemia kulturore NLB.

    Çfarë po kërkojmë?
    Ne jemi në kërkim të veprave të artit që përshtaten me konceptin e Koleksionit të Artit SEE, i cili përfaqëson kultura, identitete dhe kujtime të ndryshme që me kalimin e kohës kanë krijuar historinë tonë të përbashkët në rajonin e Evropës Juglindore. Ky koleksion synon të përmirësojë të kuptuarit dhe njohjen e mjediseve të ndryshme kulturore dhe sociale, duke promovuar tolerancën dhe diversitetin, dhe në të njëjtën kohë të shfaq ide dhe veprime të reja të qëndrueshme me shprehje të ndryshme të artit bashkëkohor. Koleksioni i Arteve SEE ofron një përvojë autentike dhe unike artistike, ofron frymëzim dhe motivim, shërben si pasqyrim i shoqërisë dhe mjedisit dhe luan një rol aktiv në promovimin e ideve për parandjenjat e së ardhmes.