ATV

Category: Lajme

  • Valdete Idrizi dorëhiqet nga pozita e drejtoreshës në Komunën e Mitrovicës

    Valdete Idrizi dorëhiqet nga pozita e drejtoreshës në Komunën e Mitrovicës

    Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Idrizi, duke thënë se arsyeja e dorëheqjes është personale dhe familjare.

    “Ditën e djeshme, i kam kërkuar kryetarit Bedri Hamza të më liroj nga detyra e Drejtoreshës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit! Kjo kërkesë shtrohet për arsye personale e familjare”, thuhet në postim.

    “Anipse do të shkëputem për një kohë të shkurtër nga jeta publike, për t’u përqendruar në prioritetet dhe nevojat familjare që e kërkojnë prezencën time, unë kryetarin Hamza e sigurova që do të jem e gatshme dhe në dispozicion për çdo asistencë apo këshillë të nevojshme, me aq sa mundem dhe aq sa di e kam përvojë”, ka thënë tutje Hamza.

  • I digjet vila një qytetari në Leposaviq, policia heton rastin

    I digjet vila një qytetari në Leposaviq, policia heton rastin

    Një qytetarë në Leposaviq ka raportuar në polici se i është djegur vila e tij.

    Sipas raportit të policisë, përveç dëmeve material nuk raportohet për të lënduar.

    “Leposaviq / 21.02.2024 – 15:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve material nuk raportohet për të lënduar. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

  • “100 euro nuk na mjaftojnë për asgjë”, pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit

    “100 euro nuk na mjaftojnë për asgjë”, pensionistët i drejtohen Avokatit të Popullit

    Pensionistët në Kosovë assesi nuk po pajtohen me pensionin prej 100 eurosh që e marrin aktualisht.

    Ata po thonë se pensioni duhet të jetë sa paga mesatare e nivelit shtetëror.

    Kurse, 100 euro nuk po u mjaftojnë për asgjë.

    E, të pakënaqur me pensionin që marrin, ata kanë vendosur që lëndën ta dërgojnë tek Institucioni i Avokatit të Popullit.

    Kështu, ka treguar kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

    “E kemi dërguar lëndën tek Avokati i Popullit. Avokati i Popullit sipas të gjitha gjasave do ta procedojë në Gjykatën Kushtetuese. Pra, lëndën për pensionet kontribudhënëse e kemi dërguar tek Avokati i Popullit. Por, unë besoj që ajo tash është në Gjykatën Kushtetuese. Tek avokati i Popullit lëndën e kemi dorëzuar dje një javë”, është shprehur ai për Front Online.

    Por, të pakënaqur me pensionet që marrin nuk janë vetëm pensionistët.

    Me paga janë të pakënaqur shumë punëtorë që paguhen nga shteti.

    Si shkak i kësaj, disa prej tyre tashmë kanë filluar edhe grevën.

    Të mërkurën kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore për shkak të pagave të ulëta.

    Nga pakënaqësitë që kanë lidhur me Ligjin e Pagave dhe me vlerën e koeficientit nuk po pajtohen edhe mësimdhënësit.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se tashmë ka filluar edhe një siç e ka quajtur ai grevë e “heshtur”, tek mësimdhënësit.

    Kryetari i pensionistëve: Në mars do të protestojmë

    Por, ndryshe nga këta do të veprojnë pensionistët e vendit.

    Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi ka deklaruar se për shkak të gjendjes shëndetësore pensionistët nuk mund të mbajnë grevë.

    Sipas tij, këta të fundit në muajin mars do të protestojnë.

    “E kemi shqyrtuar edhe ne që me bë protestë, por duhet të presim që të nxehet moti, për shkak që njerëzit janë të moshuar dhe nuk munden me qëndru, nuk kanë mundësi fizike. Pra, ne do të bëjmë protestë e jo grevë për shkak të gjendjes shëndetësore të pensionistëve. Në mars do të ndodhë protestë”, është shprehur ai.

    Ditë më parë, Kryetari i Shoqatës së pensionistëve, Nijazi Gashi kishte paralajmëruar që do të ngrisin padi ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.

    Kjo, për arsye se siç kishte thënë ai që pensionistët nuk po përfitojnë krahas rritjeve që po bëhen nga Ministria e Financave.

    Por, një padi e tillë ende nuk është bërë. Dhe, kjo për një arsye.

    “Jemi në stadin që jemi duke i mbledhur të dhënat për të gjithë pensionistët në Kosovë dhe pastaj kemi me i paditë një nga një, por normalisht që padia duhet më u bë personalisht nga pensionistët. Padia, i bëhet ministrisë së Financave dhe Transfereve, pra ministrit Hekuran Muratit”, ka deklaruar ai.

    Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

    Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

    Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

    Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

    Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

    Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

  • Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës

    Vitia inkurajon vajzat e reja të vaksinohen kundër kancerit në qafën e mitrës

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar shkollën e mesme të ulët, “Hyzriu e Samiu”, në fshatin Letanc të Podujevës. Aty, filloi vaksinimi kundër papilloma virusit human (HPV) që parandalon kancerin në qafën e mitrës, raporton EO.

    “Po fillojmë vaksinim e vajzave të klasave të gjashta me vaksinën HPV e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Kosova edhe në shekullin e kaluara ka vuajtur nga sëmundjet ngjitëse dhe ka pas vdekje të panumërta të qytetareve tanë gjatë shekullit të kaluar si pasojë e këtyre sëmundjeve.”, tha Vitia.

    “Unë morra vesh që dje ka filluar në Komunën e Podujevës dje përmbi 80 për qind e vajzave e klasave të gjashta në vendin ku është bërë vaksinimi e kanë marr këtë vaksinë që është jashtëzakonisht lajmë i mirë dhe përfund apeloj të gjithë prindërit pa përjashtim t’i stimulojnë vajzat ta marrin këtë vaksinë”, tha Vitia, duke shtuar se kjo vaksinë nuk ka efekte anësore.

    “Aspak efekte anësore nuk ka, e cila që nuk trajton po parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i qafës së mitrës. Ministria e Shëndetësisë ka investuar dikun 5 milionë euro më shumë për këtë vit, jo vetëm për këtë vaksinë por edhe për dy vaksina të tjera dhe do të vazhdojë të investoj edhe më shumë në parandalim, natyrisht siç kemi investuar dhe po investojmë në Kliniken e Onkologjisë”, tha tutje Vitia.

  • Komandanti i KFOR-it diskuton rreth sigurisë me ambasadorët evropianë dhe shefin e EULEX-it

    Komandanti i KFOR-it diskuton rreth sigurisë me ambasadorët evropianë dhe shefin e EULEX-it

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka zhvilluar takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorët e vendeve të BE-së dhe shefin e misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

    Ata kanë shkëmbyer pikëpamjet për një sërë temash, përfshirë aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin me policinë dhe EULEX-in dhe përpjekjet e sigurisë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

    “Gjeneralmajori Ulutas ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare, për të mirën afatgjatë të sigurisë anembanë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në kumtesë.

    KFOR-I thekson se është duke përmbushur mandatin e vet për ambient të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

  • Zhduket një grua në Gjakovë

    Zhduket një grua në Gjakovë

    Një burrë nga Gjakova ka raportuar në polici se një femër është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

    “Gjakovë, 2102.2024-12:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femer kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante”, thuhet në njoftim.

  • Shqipëria pritet ta miratojë marrëveshjen me Italinë për mbajtjen e migrantëve që presin për azil

    Shqipëria pritet ta miratojë marrëveshjen me Italinë për mbajtjen e migrantëve që presin për azil

    Parlamenti i Shqipërisë voton të enjten një marrëveshje me Italinë për të mbajtur mijëra emigrantë të shpëtuar në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane, gjatë kohës që kërkesat e tyre për azil janë duke u trajtuar.

    Sipas marrëveshjes pesëvjeçare, Shqipëria do të strehojë deri në 3,000 emigrantë në çdo kohë. Me kërkesën për azil që pritet të marrë rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit, raportoi AP.

    Dy qendra përpunimi do të ngrihen në Shqipëri me një kosto për Italinë prej më shumë se 600 milionë euro gjatë pesë vjetëve.

    Me Partinë Socialiste të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që mban 74 nga 140 vendet e Parlamentit, marrëveshja pritet të kalojë. Presidenti më pas do të nxjerrë një dekret si hap përfundimtar i miratimit.

    Dhoma e ulët e Parlamentit të Italisë miratoi marrëveshjen në janar, e ndjekur nga Senati në fillim të këtij muaji.

    Marrëveshja, e nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar midis Ramës dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është pjesë e përpjekjeve të Melonit për të ndarë barrën e trajtimit të migracionit me vendet e tjera evropiane. Ajo u miratua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, por është kritikuar gjerësisht nga grupet e të drejtave të njeriut.

    Dy objektet në Shqipëri do të drejtohen plotësisht nga Italia, ndërkohë që kjo do të përshpejtonte kërkesat e tyre për azil. Meloni ka thënë se pret që ato të bëhen funksionale deri në pranverën e vitit 2024.

  • Vazhdon greva e punëtorëve tenik të UP-së dhe Qendrës së Studentëve

    Vazhdon greva e punëtorëve tenik të UP-së dhe Qendrës së Studentëve

    Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorët e Qendrës së Studentëve po vazhdojnë grevën. Ata kanë hyrë dje në grevë për një periudhë të pacaktuar.

    Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë thënë se shkaku që i çoi në grevë janë paga e ulët, për të cilën thonë se po ua vështirëson jetën.

    Kryetari i Sindikatës se Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka deklaruar se po presin rezultate nga kjo grevë. Sipas tij, nëse nuk ka rritje të pagës, greva do të vazhdoj.

    Azemi ka thënë nëse është e nevojshme punëtorët teknik të UP-së do të lirojnë edhe vendet e punës.

  • Zbardhen dokumentet/ Qeni i presidentit Biden kafshoi agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

    Zbardhen dokumentet/ Qeni i presidentit Biden kafshoi agjentët e Shërbimit Sekret të paktën 24 herë

    Qeni i Presidentit Joe Biden kafshoi agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste. Kështu tregojnë dokumentet e Shërbimit Sekret Amerikan, ku thuhet se Shephardi gjerman shkaktoi kaos për truprojat presidenciale. Një agjent i lartë vuri në dukje se kafshimet nënkuptonin se Shërbimi Sekret ndryshoi taktikat, duke i këshilluar agjentët që “të jepnin shumë hapësirë”.

    Paralajmërimi erdhi disa muaj përpara se Komandanti të largohej nga Shtëpia e Bardhë. Dokumentet u zbuluan përmes kërkesave për Lirinë e Informacionit dhe u postuan në internet. Ata janë redaktuar shumë për të mbrojtur identitetin e agjentëve të Shërbimit Sekret dhe fshehtësinë e taktikave të tyre të sigurisë. Ato tregojnë se të paktën 24 incidente kafshimi kanë ndodhur midis tetorit 2022 dhe korrikut 2023, duke përfshirë kafshimin e anëtarëve të Shërbimit Sekret në kyçin e dorës, parakrahut, bërrylit, belit, gjoksit, kofshës dhe shpatullës.

    Dokumentet nuk regjistrojnë domosdoshmërisht të gjitha incidentet që lidhen me qenin, pasi ato mbulojnë vetëm Shërbimin Sekret dhe jo të tjerët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë ose stafin në Camp David në Maryland.

    Kafsha shtëpiake e familjes Biden u largua nga Shtëpia e Bardhë në tetor të vitit të kaluar, një javë pasi një agjent i Shërbimit Sekret kërkoi trajtim mjekësor për një pickim të rëndë. Një incident i mëparshëm në qershor çoi në një “kafshim të thellë” në parakrahun e një agjenti, i cili kishte nevojë për qepje. Në korrik, një agjent tjetër u kafshua në dorë dhe iu deshën gjashtë qepje. Kafshimi shkaktoi një “plagë të thellë të hapur” dhe agjenti “filloi të humbiste një sasi të konsiderueshme gjaku”, thuhej në një email. “Kafshimet e fundit të qenve na kanë sfiduar të rregullojmë taktikat tona operacionale” -shkroi agjenti.

  • Kurti e shkarkon një zëvendësministër, në vendim thuhet se ai e kërkoi vetë

    Kurti e shkarkon një zëvendësministër, në vendim thuhet se ai e kërkoi vetë

    Almir Veliji është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë atë nga detyra, sipas kërkesës që vetë ai ia ka bërë të martën shefit të Qeverisë.

    “Z. Veliji është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave”, thuhet në vendim.