ATV

Category: Lajme

  • Qytetarët e mirëpresin pilot-projektin për zgjedhjen e mjekut familjar përmes e-Kosova

    Qytetarët e mirëpresin pilot-projektin për zgjedhjen e mjekut familjar përmes e-Kosova

    Nëpërmjet platformës e-Kosova qytetarët do të kenë mundësinë të zgjedhin mjekun e tyre familjar, për vetën, fëmijën e familjarët.

    Përzgjedhja ka filluar tashmë dhe fillimisht po mundësohet për qytetarët e komunës së Prishtinës në dy qendra të mjekësisë familjare si dhe në Lipjan, Istog e Prizren si pjesë e pilot-projektit.

    “Ky është një projekt një vjeçar, kjo ne kemi kërkua nga qytetaret në lagjen ku janë dhe tëcaktohet mjeku i vet…”, tha Izet Sadiku, drejtor i shëndetësisë në Prishtinë.

    Pilot projekti i paraparë për 4 komunat ka filluar të zbatohet që nga 9 janari.

    Një gjë e tillë po mirëpritet nga qytetarët.

    “Menjëherë e ki më lehtë, nuk ki me kërkua mjekun po e ki direkt shkon te ai, me kon nevoja vjen edhe n shpi…”, tha një qytetar.

    “Në vende tjera veçse ka qenë kjo, mirë që erdhi edhe te ne…”, u përgjigj një tjetër qytetar.

    Madje disa prej tyre veçse janë regjistruar.

    “Si e kom dëgjua menjëherë jam regjistruar, normalisht që është më e mirë kjo…”, u përgjigj një qytetar.

    Ndërkohë projekti final ku do të përfshihen të gjitha qendrat e mjekësisë familjare, pritet të fillojë në prill të këtij viti./atvlive.tv/

  • Zjarri shpërthen në një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

    Zjarri shpërthen në një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

    Një person është arrestuar pas zjarrit i cili shpërtheu në një banesë në Skenderaj.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti derisa shtoi se nuk ka të lënduar nga ky incident.

    Rasti nga Policia është iniciuar dhe po hetohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” derisa tëarrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

  • Kurti: Kosova mbështet Ukrainën derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

    Kurti: Kosova mbështet Ukrainën derisa ta fitojë luftën kundër Rusisë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X” me rastin e dy vjetori të invazionit rus në Ukrainë. Kurti ka thënë se si pasojë e këtij sulmi të Rusisë janë mbi 6 milionë refugjatë ukrainas jashtë Ukrainës, mijëra vdekje dhe shkatërrim masiv të shtëpive, jetëve e mjeteve të jetesës.

    Kurti ka thënë se kërcënimi për sigurinë e Evropës s’ka mundur të ishte më i ashpër se kaq.

    Kryeministri Kosovës ka thënë se përballë gjithë këtij agresioni, populli ukrainas ka rezistuar me sukses kundër Rusisë dhe përpjekjes së Putin për ta pushtuar Kievin.

    Kurti ka thënë se Kosova i përshëndet ushtarët e Ukrainës dhe iu premton përkrahjen e palëkundur derisa fitorja të jetë e Ukrainës.

     “Përballë agresionit brutal, populli ukrainas i ka rezistuar me sukses përpjekjes së Rusisë për të kapur dhe pushtuar Kievin. Ushtarët e tyre vazhdojnë luftën e një populli të tërë – aq të guximshëm dhe të vendosur si kurrë më parë. I përshëndesim dhe premtojmë mbështetjen tonë të palëkundur, derisa fitorja të jetë e tyre”, ka shkruar Kurti.

  • Rikthehen 57 të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Rikthehen 57 të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë para disa ditësh u përfshi nga zjarri, e për shkak të kësaj të moshuarit u detyruan të largohen dhe të vendosen në një hotel.

    Por, pas sanimit të dëmeve dhe pastrimit të shtëpisë, tashmë të moshuarit janë kthyer në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Lajmin e ka konfirmuar Adeline Sahiti, Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale.

    “Për shkak të një zjarri të shkaktuar nga një banor i shtëpisë jemi detyruar për shkaqe të sigurisë së tyre t’i largojmë nga aty. Për fat të mirë asnjë nga banoret( 57 sosh) nuk kane pësuar ndonjë lëndim. Pas dy ditësh, pas pastrimit gjeneral dhe sanimit të dëmeve nga NPB, banorët janë rikthyer sërish në Shtëpinë e të Moshuarve. Gjendja e tyre është e mirë dhe tashmë po vazhdon rutina që ka përcjell çdo dite tjetër”, u shpreh ajo.

    Ndryshe, policia kishte konfirmuar incidentin me zjarr, duke njoftuar se në vendngjarje kishin dalë zjarrfikësit.

    “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësisë së frymëmarrjes nga tymi”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Ai kishte thënë se dyshohet se nga ndezja e një cigare nga një i moshuar është djegur një batanije ku më pas zjarri është përhapur.

  • Zelensky në fjalimin për shënimin e dyvjetorit të luftës: Ne do të korrim sukses

    Zelensky në fjalimin për shënimin e dyvjetorit të luftës: Ne do të korrim sukses

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka këmbëngulur se Ukraina do të ketë sukses dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të mbeten me shpresë për fitore gjatë një fjalimi që shënon përvjetorin e dytë të pushtimit të Rusisë.

    “Sot, për fat të keq, secili prej nesh ka dikë për të mbajtur një minut heshtje. 730 ditë dhimbje. Por, në të njëjtën kohë, 730 ditë shpresë”, u shpreh ai, Zelensky vazhdoi të inkurajojë bashkatdhetarët e tij duke u kujtuar atyre se çfarë është arritur gjatë dy viteve të fundit, shkruan CNN.

    “Ne jemi të aftë. Ne do të kemi sukses”, u shpreh tutje presidenti ukrainas.

  • ​Stoltenberg: Putin ka dështuar në qëllimin e tij, Ukraina është më afër se kurrë NATO-s

    ​Stoltenberg: Putin ka dështuar në qëllimin e tij, Ukraina është më afër se kurrë NATO-s

    Në dy vjetorin e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina kurrë nuk ka qenë më afër anëtarësimit në NATO, dhe se presidenti rus Vladimir Putin deshi që asaj t’ia mbyllte këtë derë.

    “Sot shënuam dy vjet që kur tanket ruse u futën në Ukrainë. Fillimi i luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më lejoni të filloj duke nderuar të gjithë ata ukrainas trima që kanë rënë ose janë plagosur në mbrojtjen e atdheut të tyre. Situata në fushën e betejës mbetet jashtëzakonisht e rëndë”, tha ai.

    Duke folur për gjendjen në Ukrainë, Stoltenberg tha se synimi i Putinit nuk ka ndryshuar dhe se Ukraina ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për vendosshmëri.

    “Synimi i Presidentit Putin për të dominuar Ukrainën nuk ka ndryshuar. Dhe nuk ka asnjë tregues se ai po përgatitet për paqe. Por ne nuk duhet të humbasim shpresën. Ukraina ka demonstruar aftësi të jashtëzakonshme dhe vendosmëri vazhdimisht. Ukraina, nuk u shemb brenda javësh siç kishin frikë se do të ndodhte. Ju keni rimarrë gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia”, shtoi ai.

    “Ju e keni larguar Rusinë nga pjesë të mëdha të Detit të Zi dhe u keni shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse. Mbi të gjitha, Ukraina ruan lirinë dhe pavarësinë e saj. Kjo është bërë e mundur nga guximi dhe vendosmëria juaj. Mundësuar nga mbështetja e madhe ushtarake dhe ekonomike nga aleatët e NATO-s. Vetëm ditët dhe javët e fundit, aleatët e NATO-s kanë njoftuar paketa të reja ndihme me vlerë miliarda dollarë. Këto mbulojnë aftësi kyçe si municione artilerie, mbrojtje ajrore dhe anije luftarake. Si dhe pajisjet dhe pjesët rezervë F-16, dronët dhe pajisjet e çminimit. Më shumë mbështetje është në rrugë e sipër”, tha Stoltenberg në fjalën e tij.

    Ndërkaq, duke folur për mundësinë që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, Stoltenberg tha Putin ka tentuar t’ia mbyllë derën Ukrainës për në aleancë, por se sipas tij ai ka arritur të kundërtën dhe se Ukraina është më afër se kurrë NATO-s.

    “Presidenti Putin e filloi këtë luftë sepse donte të mbyllte derën e NATO-s, duke i mohuar Ukrainës të drejtën për të zgjedhur rrugën e saj. Por ai ka arritur pikërisht të kundërtën. Ukraina tani është më afër NATO-s se kurrë më parë. Ne po ndihmojmë për t’i bërë forcat tuaja gjithnjë e më të ndërveprueshme me aleatët. Së bashku do të hapim një qendër të re të përbashkët të trajnimit dhe edukimit të analizave në Poloni. Dhe ne po thellojmë lidhjet tona politike përmes Këshillit NATO-Ukrainë ku konsultohemi dhe marrim vendime së bashku. Ukraina do të anëtarësohet në NATO. Nuk është çështje nëse, por kur. Ndërsa ne ju përgatisim për atë ditë, NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, për sigurinë tuaj dhe për tonën”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

  • Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Sot ka vdekur Qazim Qeska, ish-kryetar i Komunës së Rahovecit.

    Lajmi është dhënë nga familjarë të tij, ndërsa ngushëllimeve u është bashkëngjitur edhe kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi.

    Ai është shprehur i tronditur dhe i pikëlluar me lajmin për vdekjen e “njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska”.

    “Qeska dha kontribut të çmuar për disa dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec. Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore”.

    “Me urtësinë e durimin që e karakterizonte, u bë shëmbëlltyrë për gjeneratat e reja”.

    Rahoveci humbi sot një qytetar respektplotë, kurse familja më të dashurin familjar, që rriti e edukoi fëmijë të respektuar në komunitet”, tha mes tjerash Latifi.

  • Vetëaksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

    Vetëaksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

    Një vetëaksident ka ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.

    Nga ky aksident lëndime kanë pësuar tre persona, një prej tyre fëmijë.

    Fëmija fillimisht është dërguar në QMF e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, është dërguar në QKUK.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

    “Policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Grabanicë në Komunën e Klinës. Lëndime kanë pësuar tre persona, njëri nga të lënduarit është fëmijë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Fillimisht janë dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare, pastaj në Spitalin Rajonal në Pejë, gjersa fëmjia i lënduar me udhëzim të mjekut kujdestar është transferuar për në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, tha Gashi.

  • Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

    Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

    Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok banesor në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.

    Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht.

    Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.

    Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.

    Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.

    Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër bllokun banesor. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

    Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.

    Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës./REL/

    LEXONI EDHE:

    Zjarri masiv në Valencia, Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave

     

     

  • Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, sepse e di sa i lartë është çmimi për lirinë

    Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, sepse e di sa i lartë është çmimi për lirinë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia ka thënë se Kosova qëndron krah Ukrainës kundër agresionit rus sepse e di se sa i lartë është çmimi për lirinë, duke e përmendur luftën e fundit në Kosovë.

    Në rrjetin social “X” e para e vendit, Osmani ka thënë se liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri.

    “Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë se si është të paguash çmimin më të lartë për lirinë. Ne e dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm; të dhunës seksuale gjatë luftës; e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por liria fitoi dhe do të mbizotërojë përsëri! Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.