ATV

Category: Lajme

  • Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

    Prokuroria nis hetimet për aksidentin me fatalitet në Prishtinë

    Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Prishtinë.

    Rasti ka ndodhur kur një veturë ka përplasur semaforin e më pas i njëjti ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat më pas sollën vdekjen e këmbësorit.

    Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokuroria ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

    Ajo në një përgjigje me shkrim, ka thënë se hetimet po kryhen në bashkëpunim me Policinë dhe kanë çuar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

    “Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), derisa viktima do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, andaj për veprimet e tjera karshi këtij rasti do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ulaj për Dukagjinin.

  • Gjykata Themelore liron Glauk Konjufcën nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës

    Gjykata Themelore liron Glauk Konjufcën nga akuzat për hedhje të gazit lotsjellës

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar nga akuzat e Prokurorisë për hedhje të gazit lotsjellës, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, raporton ATV.

    Konjufca akuzohej se sa ishte deputet hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

    Sipas Gjykatës nuk është provuar gjatë gjykimit se Konjufca e ka kryer këtë vepër penale. /atvlive.tv

  • BIK pubikon vaktinë e Ramazanit

    BIK pubikon vaktinë e Ramazanit

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2024.

    Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:16, ndërsa iftari në ora 17:45

    Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.

  • Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

    Kurti nënshkruan marrëveshje prej 400 milionë eurosh me BERZH-in

    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me BERZH-in për investime 400 milionë euro në sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Kosovës

    Kryeministri Albin Kurti me presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Odile Renaud Basso.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka e ka nënshkruar një memorandum të marrëveshjes me presidenten e BERZH-it, Odile Renaud Basso.

    Siç ka bërë të ditur Kurti në platformën X, ky partneritet pritet të sjell një investim prej 400 milionë eurosh në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27.

    Kurti ka theksuar se kjo shifër është më e madhe se totali i 340 milionë eurove në kredi dhe grante sovrane të marra gjatë tërë 11 viteve që Kosova është anëtare e kësaj organizate.

    “Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë. Sapo kam nënshkruar një Memorandum të marrëveshjes me Presidenten Odile Renaud për 400 milionë euro investime në sektorët kryesorë për periudhën 2024–27—më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar”, ka shkruar Kurti.

  • ​Berisha: FSK po bën një punë të mirë

    ​Berisha: FSK po bën një punë të mirë

    Kryetari i Komisionint për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka deklaruar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke punuar mjaft mirë sa i përket problemeve të sigurisë që po shkaktohen në vend.

    Berisha pas raportimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënan Bashkim Jashari, ka thënë se komandanti është duke ë bërë një punë të shkëlqyer me ushtrinë, duke shtuar se gjitha problemet që shfaqen janë duke u eliminuar.

    “FSK dhe komandanti i FSK-së janë duke e bërë një punë të mirë, dhe gjithë ajo punë që e bëjnë është e mirë për vend e për të gjithë. Janë duke avancuar në gjitha problemet që i kemi pas dhe që i kemi theksuar janë duke i eliminuar”, tha Berisha.

    I pyetur nga gazetarët nëse gjatë mbledhjes me komandantin e FSK-së, është diskutuar për vendimin e qeverisjes Haradinaj që ishte marrë në vitin 2019, lidhur me pagat e ushtarëve të FSK-së, Berisha ka thënë se propozimi është që të kthehet ai ligj në fuqi, në mënyrë që të ketë rritje të pagave në këtë drejtim.

    “Është një problem që ka ndodhë, pasi që ligji njëherë ka qenë në fuqi pastaj është shfuqizuar. Ankesa ka mjaft, mirëpo janë individuale, është çështje ligjore. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë dhe çfarë epilogu ka me marrë. Por, si propozim është që të kthehet ai ligj në fuqi në mënyrë që me pas ngritje të pagave”, shtoi Beka.

    Mes tjerash është pyetur nëse kishte diskutim nga ana e komandantit për vijën kufitare me Serbinë nëse ka policë serbë që janë duke patrulluar, për çfarë tha se kanë diskutuat për gjitha temat, mirëpo se nuk dihet tendenca e tyre gjatë qëndrimit në vijë kufitare.

    “Kemi diskutuar për të gjitha temat, normalisht se në vijën kufitare patrullojnë edhe policë dhe ushtarë serbë, në pjesën e tyre… Nuk mundem me ditë se çfarë tendence apo çfarë mund të bëjnë”, përfundoi Beka.

  • Aksidenti me fatalitet në afërsi të MASHT-it, policia jep detajet e fundit

    Aksidenti me fatalitet në afërsi të MASHT-it, policia jep detajet e fundit

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

    Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetarë, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes.

    Lajmin për ATV-në e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja automjetit është shoqëruar në stacion policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë. /atvlive.tv

  • Bie çmimi i naftës

    Bie çmimi i naftës

    Çmimet e naftës u ulën të hënën për shkak të presionit të fortë të dollarit amerikan, ndërsa investitorët presin publikimin të enjten të indeksit të çmimeve të Shpenzimeve të Konsumit Personal (PCE), matës i preferuar i Fed-it të SHBA-së për luhatjet e çmimeve.

    Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent u tregtua me 80.60 dollarë për fuçi në orën 10:33 të mëngjesit me orën lokale për një rënie prej 0.25% nga çmimi i mbylljes prej 80.80 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

    Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 76.24 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë për një humbje prej 0.33% pasi seanca e mëparshme u mbyll me 76.49 dollarë për fuçi.

    Rritja e vlerës së dollarit amerikan, i cili po e bën naftën më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të huaja dhe mundësisht duke reduktuar kërkesën, ishte faktori kryesor prapa rënies së tregut në fillim të javës për të dy standardet./AA

  • BE thotë se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar se i çojnë përfaqësuesit e tyre në Bruksel për dinarin

    BE thotë se Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar se i çojnë përfaqësuesit e tyre në Bruksel për dinarin

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.

    Bashkimi Evropian ka konfirmuar se nesër, në Bruksel, do mbahet takimi mes Kosovës e Serbisë për të diskutuar “çështjen e dinarit”.

    Zëdhënësja e BE-së Nabila Massralli ka thënë se të dyja palët kanë konfirmuar se do dërgojnë përfaqësuesit e tyre për këtë takim. Ajo gjithashtu ka thënë se do takimi do zhvillohet në “formatin e zakonshëm i dialogut”.

  • Mungon anëtari i kolegjit të Apelit, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Rikallo dhe të tjerëve

    Mungon anëtari i kolegjit të Apelit, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Rikallo dhe të tjerëve

    Për shkak të mungesës së anëtarit të kolegjit, Vaton Dërguti, ka dështuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, në rastin ku ish-ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi dhe gjashtë zyrtarët tjerë, Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, po akuzohen për korrupsion.

    Për mungesën e gjyktësit Dërguti, kryetarja e kolegjit, gjyktësja Afërdita Bytyqi ka njoftuar se gjyqtari Vaton Dërguti për shkak të angazhimeve familjare nuk është prezent në sallë, andaj si pasojë e mungesës së tij e njëjta konstatoi se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ndryshe, me 1 qershor 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte bërë shpalljen e aktgjykimit, ku ish-ministri Rikallo ishte dënuar me 3 vjet burgim, Kapllan Halimi me 2 vjet e 6 muaj burgim kurse gjashtë zyrtarët tjerë, Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, të cilët u liruan nga akuza.

    Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 26 dhjetor 2019, të pandehurit Nenad Rikalo, Kapllan Halimi, Shefki Zeqiri dhe Ekrem Gjoka, në bashkëveprim, gjatë vitit 2018, me qëllim që t’iu mundësojnë përfitim në mënyrë të kundërligjshëm kompanive si: konzorciumit “Novus” SH.P.K, për fitimin e grantit “Ndërtimi i tregut modern për prodhime bujqësore” në Prishtinë, konzorciumit “Dhemetra” SH.P.K për fitimin e grantit “Ndërtimi i fabrikës për prodhimin e plehut organit” (duke mos qenë fare në listën e projekteve të cilat mbulohen me financim përmes granteve), koncorziumit “DOO Zubin Potok” për fitimin e grantit “Projekti për ndërtimin e investimeve në objektin për magazinimin dhe ruajtjen e frutave”, si dhe konzorciumit NTP “Arena Engineering” në Pejë, për fitimin e grantit “Prodhimi dhe përpunimi i mishit” në Pejë, me qëllim kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin 04/L-090 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural neni 5.1, neni 8, neni 13 paragrafi 1.2, neni 4, neni 14.2 Ligji 03/L098 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, neni 8 dhe 9, rregullores ( QRK) nr. 37/2013, neni 7.1, paragrafi 1.1, Udhëzuesi dhe Doracaku për hartimin e konceptit të dokumenteve nga Zyra e Kryeministrit.

  • Largohet trupi i pajetë i të aksidentuarit para MAShTI-t

    Largohet trupi i pajetë i të aksidentuarit para MAShTI-t

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

    Një veturë dyshohet se i ka rënë semaforit dhe i njëjti pastaj ka goditur një qytetarë, i cili ka vdekur.

    Ekipet e Forenzikes kanë larguar trupin e pajetë të të aksidentuarit para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.