ATV

Category: Lajme

  • “Ikje e përgjegjësisë dhe gafë e madhe” – Opozita kritikon Kurtin për mospjesëmarrje fizike në Samitin e Tiranës

    “Ikje e përgjegjësisë dhe gafë e madhe” – Opozita kritikon Kurtin për mospjesëmarrje fizike në Samitin e Tiranës

    Deputetët opozitarë në një intervistë për Ekonomia Online, e kanë quajtur gabim të rëndë mospjesëmarrjen e kryeministrit në këtë Samitin rajonal që u mbajt në Tiranë, ndërkaq kërkojnë nga Kurti që të mos i ikë përgjegjësisë.

    PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se kryeministri Albin Kurti, është dashur të marrë pjesë në këtë Samit, që për dy ditë u mbajt në Tiranë.

    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, konsideron se mungesa e Kurtit në këtë Samit është ikje prej përgjegjësisë. Këmbëngul se Kosova është dashur të përfaqësohet në këtë Samit.

    “Samiti në Tiran është një ngjarje e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor dhe shtetet pjesëmarrëse mirëpo edhe për Kosovën. Mospjesëmarrja fizike është ikje prej përgjegjësisë, ikje prej ballafaqimit edhe fatkeqësisht prej argumenteve. Nuk duhet të frikohet zotri Kurti të ballafaqohet se e drejta është në anën e Kosovës në të gjitha aspektet dhe këtë e shoh një ikje prej përgjegjësisë për një ballafaqim që duhet të ndodh për shkak se e ka fituar 50 përqindëshin dhe ky kryeministër e përfaqëson Kosovën dhe duhet ta përfaqësoj Kosovën në këtë forum”, u shpreh Tahiri.

    Mendim të njëjtë ndan edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Zemaj e quan joserioze mospjesëmarrjen fizike të Kurtit, ndërkaq thekson se nuk ka asnjë arsye që Kurti të mungonte në këtë Samit.

    “Është jo serioze e para, e dyta nuk mund të mbizotëroje asnjë arsye tjetër për shkak të rëndësisë që ka edhe bashkëpunimi rajonal por edhe interesin që e ka Kosova të jetë pjesë e forumeve të rëndësishme cilat kanë karakter ndërkombëtarë edhe kur flitet sidomos për sigurinë dhe qasjet sigurisë që janë në interes edhe të rajonit por edhe të mbështetjes ndërkombëtare mbi të gjitha miqve të Kosovës ata të cilët kanë kontribuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e saj”, deklaroi Zemaj.

    Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e quan gafën më të madhe të bëra nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

    “Njëri nga lëshimet e mëdha edhe politike edhe ekonomike dhe në aspektin e përgjithshëm imazh i keq për shtetin e Kosovës ku në Shqipëri, në Tiran në këtë nivel të liderëve evropian, kryeministri nuk merr pjesë. E tha edhe kryetari i PDK publikisht një lëshim i tij ku diskutohet për fonde deri në një miliard mos prezenca e ekzekutivit e kryeministrit në këtë rast është njëra nga gafat më të mëdha të kësaj qeverie që po ndodh realisht ditëve të fundit”, tha Shala.

  • Edhe sot shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme

    Edhe sot shi me baltë në Kosovë, parashihen edhe erëra të fuqishme

    Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

    Si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, reshjet e shiut do të përcillen edhe me baltë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9 gradë C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15 gradë.

    Siç njofton MeteoKosova era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-70 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

  • Vdes ish-kryeministri kanadez, Brian Mulroney

    Vdes ish-kryeministri kanadez, Brian Mulroney

    Ish-kryeministri kanadez, Brian Mulroney, ka vdekur.

    Ai ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare, shkruan, Mirror.

    Kryeministri i 18-të i Kanadasë, vdiq paqësisht dhe i rrethuar nga familja, tha vajza Caroline Mulroney në një postim në X (ish-Twitter).

    Familja e Mulroney tha verën e kaluar se ai po përmirësohej çdo ditë pas një ndërhyrje në zemër që pasoi trajtimin për kancerin e prostatës në fillim të vitit 2023.

    Sipas familjes, Mulroney vdiq në një spital në Palm Beach, Florida, ku po trajtohej pas disa problemeve së fundmi.

    Udhëheqësi i Partisë Konservatore Progresive nga viti 1983 deri në 1993, Mulroney shërbeu pothuajse një dekadë si kryeministër pasi u zgjodh për herë të parë në vitin 1984 pasi arriti shumicën më të madhe në historinë kanadeze me 211 nga 282 vende.

  • Osmani udhëton në Turqi, do të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

    Osmani udhëton në Turqi, do të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

    Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

    Siç njofton presidenca, gjatë forumit, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

    “Përgjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit”, thuhet në njoftim.

    Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë.

    Forumi i sivjetshëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.

  • ‘Atë që them, e mendoj mirë’, Macron nuk tërhiqet nga ideja për trupa të NATO-s në Ukrainë

    ‘Atë që them, e mendoj mirë’, Macron nuk tërhiqet nga ideja për trupa të NATO-s në Ukrainë

    Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kundërshtimi i idesë së tij për të dërguar trupa ushtarake perëndimore në Ukrainë ishte i qëllimshëm.

    Macron la mënjanë kritikat me të cilat është përballur në Francë dhe në skenën ndërkombëtare dhe këmbënguli se deklaratat e tij mbi agresionin e presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ishin menduar me kujdes.

    “Këto janë çështje mjaft serioze, çdo fjalë që them për këtë çështje është e peshuar mirë, e menduar dhe e matur”, u tha Macron gazetarëve në prag të një vizite të tij fshatin Olimpik.

    Të hënën, Macron tha se nuk kishte “asnjë konsensus” për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë në një “mënyrë zyrtare”, por se “asgjë nuk ishte e përjashtuar”. Perspektiva e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë u refuzua nga anëtarët e tjerë të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë./a2cnn/

  • SHBA-ja thotë se s’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

    SHBA-ja thotë se s’ka shenja se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore

    Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se Rusia është duke u përgatitur për ta përdorur ndonjë armë bërthamore dhe do të vazhdojnë ta vëzhgojnë atë me kujdes, tha të enjten vonë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

    Miller i bëri këto komente pasi më herët gjatë ditës, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, paralajmëroi se Moska ka armë për t’i goditur caqet në Perëndim.

    “Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë retorikë të papërgjegjshme nga Vladimir Putin. Kjo nuk është mënyra se si duhet të flasë lideri i një shteti të armatosur me armë bërthamore”, tha Miller.

    Duke folur mëngjesin e së enjten gjatë një fjalimi para kombit në Moskë, Putini tha se vendet e Perëndimit rrezikojnë nxitjen e një lufte bërthamore, nëse dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

    “Ne gjithashtu kemi armë me të cilat mund t’i godasin caqet në territorin e tyre”, tha Putin. “A nuk e kuptojnë këtë ata?”

    Perëndimi duhet “patjetër, në fund, ta kuptojë se e gjithë kjo rrezikon nxitjen e një konflikti me përdorimin e armëve bërthamore, dhe si përfundim shkatërrimin e qytetërimit”, tha ai.

    “Ne e mbajmë mend fatin e atyre të cilët dikur dërguan kontingjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Por, pasojat e ndërhyrjeve të mundshme do të jenë shumë më tragjike tani”, shtoi ai.

    Në fillim të kësaj jave, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas një samiti të liderëve të Evropës të mbajtur në Paris, tha se pavarësisht se tani për tani nuk ka konsensus, nuk duhet të përjashtohet asnjë mundësi për ta ndihmuar Ukrainën, përfshirë edhe dërgimin e trupave perëndimore për të luftuar përkrah Kievit, në mënyrë që të parandalohet një fitore e Rusisë.

    Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kyçë evropianë thanë gjatë kësaj jave se nuk kanë plane që të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë.

    Fjalimi i Putinit u mbajt para zgjedhjeve presidenciale ruse të parapara më 15-17 mars, të cilat Kremlini shpreson t’i përdorë për të treguar unitetin e kombit në mbështetje të Putinit dhe pushtimit të Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt 2022.

    Zgjedhjet ruse kontrollohen ashpër nga Kremlini dhe as nuk janë të lira, e as të drejta, por shihen nga Qeveria si nevojë për të përçuar një ndjenjë të legjitimitetit.

  • Gjykata Themelore në Prishtinë reagon ndaj deklarimeve në lidhje me aktgjykimin për Konjufcën

    Gjykata Themelore në Prishtinë reagon ndaj deklarimeve në lidhje me aktgjykimin për Konjufcën

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndjekur me shqetësim publikimin e postimeve të datës 26 shkurt 2024 me etiketime dhe fjalor fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares së kësaj gjykate znj. Edita Çanta, në lidhje me shpalljen e Aktgjykimit të datës 26 shkurt 2024, ku i akuzuar ishte Glauk Konjufca.

    Gjykata, konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve në misionin e tyre për dhënien e drejtësisë.

    Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes.

  • Hovenier kërkon që Kosova t’i zbatojë obligimet nga marrëveshjet – pa marrë parasysh atë që bën Serbia

    Hovenier kërkon që Kosova t’i zbatojë obligimet nga marrëveshjet – pa marrë parasysh atë që bën Serbia

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë kosovarë të enjten, ka thënë se Kosova duhet t’i zbatojë obligimet e saj nga Marrëveshja e Bazike dhe Aneksi i Ohrit, pavarësisht se çfarë bën Serbia.

    Sipas tij, në këtë mënyrë Kosova do të përfitonte në rrugën e saj drejt NATO’s, BE’së dhe anëtarësimit në Këshill të Evropës.

    “Ne duam ta shohim Kosovën përpara. Por ne do të kemi dhe do të vazhdojmë të ngremë shqetësime reale kur të ndiejmë se qeveria po ndjek së bashku politika që pengojnë këtë vizion. Kështu që unë mund të flas vetëm tani për këto çështje nën dialogun e lehtësuar nga BE. Kosova do të përfitonte kaq shumë nga ecja përpara me zbatimin e plotë dhe të plotë të zotimeve që janë lidhur në marrëveshjen bazë në aneksin e vjetër, duke përfshirë pa marrë parasysh atë që bën Serbia. Ne të gjithë e pranojmë se Serbia ka absolutisht detyrime që duhet t’i bëjë gjithashtu, nga të cilat do të përfitojë Kosova. Por të gjitha këto gjëra që duam t’i shohim për Kosovën, ecja drejt NATO-s, ecja drejt BE-së, arritja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke avancuar në këtë trajektore, bëhen më të lehta duke u përgjigjur ndaj angazhimeve që ajo ka marrë, siç është krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, ose të paktën duke marrë seriozisht këtë draft statut që ne kemi dhënë që besojmë se respekton plotësisht vijat e kuqe, që mos të ketë asnjë autoritet ekzekutiv, asnjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës, pa Republika Sprskan. Dhe tani kalojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Hovenier. /atvlive.tv

  • Hovenier e bënë të qartë: SHBA ka qenë prej fillimi, është dhe do të jetë gjithmonë me popullin e Kosovës

    Hovenier e bënë të qartë: SHBA ka qenë prej fillimi, është dhe do të jetë gjithmonë me popullin e Kosovës

    Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, në bashkëbisedimin e tij me gazetarë, e ka bërë të qartë se SHBA-ja gjithmonë ka qenë me popullin e Kosovës, është aktualisht dhe se do të mbetet gjithmonë.

    “Unë dua të them diçka që kam thënë më parë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara më shumë se kurrë ndaj popullit të Kosovës. Ne kemi qenë me popullin e Kosovës që nga fillimi, jemi me popullin e Kosovës tani. Dhe ne do të jemi me popullin e Kosovës. Tani jemi me ta, siç thashë, në kontekstin e vizionit tonë, të cilin besojmë se është i ndarë në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e këtij vendi, të një shteti sovran, demokratik, multietnik në të cilin të gjithë qytetarët jetojnë në kushte paqeje dhe sigurie. Kështu mbetet. Dhe kështu, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga ai angazhim apo partneritet ndaj njerëzve”, tha Hovenier.

    Ai tha se kjo nuk nënkupton që çdo qeveri mund të marrë përkrahjen amerikane për secilën zgjedhje që bën.

    “Siç e kam thënë edhe më parë, edhe pse kjo nuk do të thotë se çdo qeveri e Kosovës do të ketë mbështetje për zgjedhjet që ata bëjnë, në masën që zgjedhjet e tyre përputhen me atë vizion, ne do t’i mbështesim ato. Në masën që ne besojmë se këto zgjedhje i ulin ose i pengojnë ato objektiva, ne do të jemi kritikë.
    Specifikat se si do të ndodhë kjo dhe çfarë saktësisht do të bëjmë. Siç e kam thënë disa herë, nuk është koha për të hyrë në ato specifika, mund të flas vetëm për faktin se një partneritet i degraduar ka pasoja dhe implikime”, tha Hovenier. /atvlive.tv

  • Hovenier flet për takimin e fundit në Bruksel: Kosova duhet të ketë individë që do ta përfaqësojnë

    Hovenier flet për takimin e fundit në Bruksel: Kosova duhet të ketë individë që do ta përfaqësojnë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka folur për takimin e fundit në Bruksel, në të cilin mori guvernatori i BQK-ë, Ahmet Ismaili.

    Ai tha se ka disa çështje politike që duhet të bisedohen, andaj sips tij, Kosova duhet të ketë individë që ta përfaqësojnë në këto takime.

    “Përveç asaj që ka thënë Miroslav Lajçak, i cili është i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, ajo çfarë kam kuptuar nga takimi është se ishte respektues, dhe se u bënë disa biseda të rëndësishme. Por mendoj se ka disa çështje politike që duhet të diskutohen po ashtu. Andaj unë shpresoj se qeveria e Kosovës, përderisa kemi respektin më të lartë për guvernatorin e Bankës Qendrore, duhet të ketë individë të cilët përfaqësojnë Kosovën në këto diskutime të cilët janë të fuqizuar dhe që kanë aftësinë dhe autoritetin që të adresojnë disa prej çështjeve politike të cilat janë pjesë e madhe e kësaj çështjeje”, tha Hovenier. /atvlive.tv