ATV

Category: Lajme

  • Tahiri përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Po e mbrojnë luftën e Kosovës në Hagë

    Tahiri përmend Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin: Po e mbrojnë luftën e Kosovës në Hagë

    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, në seancën solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

    Ai tha se ata janë sot në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe sakrificën e Adem Jasharit.

    Tutje, Tahiri u shpreh se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do ta kalojnë këtë sfidë si fitimtarë.

    “Kur e kujtojmë Epopenë e Adem Jasharit, nuk mund të harrojmë edhe bashkëluftëtarët e tij që sot janë në Hagë duke bërë betejën e radhës për Kosovën. Presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin dhe të tjerët, që sot janë në betejën për mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së. Ata sot po e mbrojnë drejtësinë e UÇK-së të komandantit Adem Jashari, po e mbrojnë sakrificën e Jasharit dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën tonë”.

    “Në vitin 1990, Thaçi dhe Selimi u dënuan me grupin e Jasharit nga gjykata serbe, por lufta e tyre ishte e drejtë dhe kemi shpresën që edhe procesin në të cilin po kalojnë sot, do të dalin të drejtë dhe fitimtar se çdo herë. UÇK ishte e drejtë, Epopeja ishte e shenjtë dhe ajo duhet të përkujtohet me nderim për aq kohë sa do të jetojë populli i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

  • Emocionohet Shqipe Selimi: Ata janë larg nga këtu, larg nga Prekazi – por drejtësia do të triumfojë

    Emocionohet Shqipe Selimi: Ata janë larg nga këtu, larg nga Prekazi – por drejtësia do të triumfojë

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi, në seancën solemne për 26 vjetorin e Epopesë së UÇK-së ka thënë se ashtu si çdo herë, lavdi, madhështia dhe guximi sublim i Jasharëve do të kujtohet me zemrën plot krenari.

    Ajo tha se Kosova dhe shqiptarët e mbajnë në mendje ngjarjen që shënon pikën më të lartë të vetëdijes kombëtare, sakrificën supreme me vullnet të plotë.

    “Ndonëse vitet kalojnë, nderimi për Epopenë nuk është zbehur, përkundrazi, kujtimi po mbetet i freskët e nderimi po rikuptimësohet pambarimisht. Luftëtarët e lirisë luftuan për lirinë e atdheut, dëshmorët e u bënë themeli ynë. Ne kemi për detyrë t’i nderojmë dhe t’i kujtojmë me respekt, por mbi të gjitha ta mbrojmë lirinë dhe atdheun me çdo kusht”.

    “Atdheu dhe liria janë amaneti i Adem Jasharit dhe dëshmorëve të lirisë. Këtë amanet duhet të jemi gati ta ruajmë me jetën tonë. Kështu e nderojmë jetën e Jasharëve. Kohët që po kalojnë nuk janë aspak të qeta. Ata na kujtojnë se armiku është i njëjtë tash e një shekull. Dredhitë e njëjta, planet e njëjta, egërsinë e fshehur po të njëjtë”, tha ajo.

    Tutje, Mehmeti – Selimi tha se në këto kohë aspak të lehta, Kosovës i duhen më shumë se kurrë mësimet e Ademit dhe Hamzës, që për atdheun s’duhet bërë asnjë kompromis.

    “Për atdheun nuk zgjedhim asnjë të keqe, as të madhe as të vogël. Për atdheun nuk ka rrugë tjetër veç të qëndrojmë tash e përgjithmonë. Kosova ka qenë dhe është në të drejtën e saj. Shqiptarët në tërësi janë në të drejtën e tyre. Sot, këtu në homazhe e përkujtim do të duhej të ishin ata që luftuan, por ata janë larg. Larg nga këtu, e larg nga Prekazi. Drejtësia në çdo rast do të triumfojë”, tha ajo.

  • ​Tre persona gjuajnë me armë në drejtim të një personi tjetër

    ​Tre persona gjuajnë me armë në drejtim të një personi tjetër

    Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona të panjohur nga vetura në lëvizje pa targa, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër dhe janë larguar nga vendi në drejtim të panjohur.

    Sipas policisë të shtënat janë bërë në rrugën “Shaip Spahiu”, në Prishtinë. “Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport. Derisa rasti po vazhdon të hetohet.

  • Shpërthim dhe zjarr në një depo nafte në Belgorod të Rusisë

    Shpërthim dhe zjarr në një depo nafte në Belgorod të Rusisë

    Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha më 5 mars se një ndërtesë e rëndësishme u përfshi nga zjarri që u shkaktua nga një shpërthim.

    Sipas tij, kjo ndodhi në qarkun Gubkin të këtij rajoni.

    Mediat raportuan se ndërtesa e përmendur nga Gladkov ishte një depo nafte në fshatin Dolgoje.

    Kjo depo e naftës i përket gjigantit rus të energjisë, Rosneft.

    Ueb-faqja Ukrayinska Pravda në Ukrainë, duke cituar burime, tha se shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar ishin si rezultat i një sulmi të kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës.

    Autoritetet në Belgorod ngritën alarmin për sulme me raketa në qarqet e Gubkinit dhe Stari Oskolit.

    Edhe në të kaluarën, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, në Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainë, ka pasur shpërthime dhe sulme të ndryshme, për të cilat i është vënë faji Kievit./REL/

  • Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet ku u ngjiz liria

    Konjufca: Sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet ku u ngjiz liria

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, në fjalën e tij në seancën solemne për shënimin e 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, foli për sakrificën e familjes Jashari, luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës.

    “Vjen një pikë kur liria bëhet e barabartë me ekzistencën. Sakrifica madhështore e Jasharëve na ka ngritur kombëtarisht, në nivelin më të lartë të krenarisë. U sakrifikuan kolektivisht në luftën e drejtë për liri. E zabtuan parimin ideal të jetës. Siç thoshte Hamza ne do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë. Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë UCK, kurse ushtria e Kosovës e njehsuar me popullin e çliroi atdheun tonë nga Serbia. Pavarësia e shtetit tonë është rezultat i këtij procesi. Druaj nëse vërtetë mund t’i dalim hakut heroizimit të tyre. Një gjë sigurt e di, sa është i sigurt edhe gjaku i tyre se sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz liria” – tha Konjufca.

  • Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si shtet, sot Kosova qëndron mbi supet e heronjve tanë

    Osmani: Epopeja e UÇK-së përcaktoi fatin tonë si shtet, sot Kosova qëndron mbi supet e heronjve tanë

    Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne për shënimin e 26 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, foli para të pranishmëve për luftën e familjes Jashari, heroin Adem Jashari dhe gjithë sakrificën e tyre

    Osmani tha se epopeja e UÇK së përcaktoi fatin tonë si shtet, prandaj sot Kosova qëndron mbi supet e heronjve tanë.

    “Sa herë vjen marsi, kujtimet tona rikthejnë në vëmendje periudhën më të lavdishme, që lidhet me përpjekjet tona për liri dhe shtet. Më 5, 6 dhe 7 mars, Shaban Jashari, Ademi, Hamza treguan heroizëm të pashoqë duke mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre.

    Ai dhe familja e tij refuzuan të përkulen dhe luftuan për dinjitetin dhe lirinë e Kosovës. Adem Jashari u shndërrua në gardian të përhershëm të Kosovës, të lirisë sonë të larë me gjak. Ne u detyrohemi komandantit me familje dhe secilit luftëtar, invalid e veteran me mirënjohje të përhershme.

    Do ta nderojmë kujtimin për ta, duke i ruajtur vlerat për të cilat luftuan dhe ranë.

    Epopeja e UÇK së përcaktoi fatin tonë si shtet. Sot shteti i Kosovës qëndron mbi super e heronjve tanë.

    Ai e bëri, komandanti legjendar e bëri, prandaj u shndërrua në heroin tonë të përjetshëm. Ishte më shumë se komandant, ishte vizionar. “ – tha Osmani.

  • Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

    Kurti: Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari

    Sot është 26-vjetori i Epopesë së UÇK-së, ku me këtë rast, Kuvendi është duke mbajtur një seancë solmne për nder të flijimit të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    Në Kuvend, fjalën e tij e ka marrë edhe Albin Kurti, i cili ka treguar për historinë e popullit shqiptar dhe për heroizimin e familjes së Adem Jasharit, e cila luftoi pë çlirimin e Kosovës.

    “Ne mblidhemi për t’i kujtuar ditët e 5,6,7 marsit si data që populli i Kosovës bëri kapërcimin e madh për liri. Kuvendi i Kosovës mblidhet ne seancë të veçantë për ta kujtuar flijimin e Adem Jasharit dhe familjarëve të tij. Në shtetndërtimin e Kosovës ka hisen më të madhe Adem Jashari dhe familja e tij”, tha Kurti.

  • “Mora fjalë” në Kuvend nga Shkurte Fejza

    “Mora fjalë” në Kuvend nga Shkurte Fejza

    Artistja e njohur, Shkurte Fejza ka qenë mysafire speciale në Kuvendin e Kosovës, me rastin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Paraprakisht, u intonuan himni shtetëror dhe kombëtar.

    “Mora Fjalë” ishte kënga të cilën artistja e interpretoj për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Kjo ka qenë hera e parë që ka pasur performancë të tillë të drejtpërdrejtë në Kuvend.

  • “Sërish vjen marsi” në Kuvend nga Ilir Shaqiri

    “Sërish vjen marsi” në Kuvend nga Ilir Shaqiri

    Këngëtari Ilir Shaqiri, për herë të parë ka kënduar në Kuvendin e Kosovës.

    Ai këndoi këngën e tij të njohur “Sërish vjen marsi” për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

  • Kurti thotë se nuk është e vërtetë se është duke i prishur marrëdhëniet me ndërkombëtaret

    Kurti thotë se nuk është e vërtetë se është duke i prishur marrëdhëniet me ndërkombëtaret

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat që ai është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët, pas zhvillimeve të fundit sa i përket hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së e që lidhte me dinarin serb, raporton Ekonomia Online.

    Ai këto deklarime i bëri gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civi.

    Ai u pyet sa i përket akuzave te oponentëve politike, të cilët janë duke akuzuar Kurtin se është duke i bërë dëm të madh Kosovës e duke përkeqësuar raportet me ndërkombëtaret.

    Kësaj pyetje, Kurti iu përgjigj shkurt: “Nuk është e vërtet”, tha ai.

    Sa i përket çështjes së dinarit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian, kanë qenë të përbashkuar në kritikën ndaj Qeverisë Kurti, duke kërkuar që vendimi i BQK-së të shtyhet.

    ShBA-ja, aleati më i besuar i kosovarëve, në disa raste e ka shprehur publikisht kritikën ndaj Qeverisë së Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përveç kritikave, kishte edhe një paralajmërim për mundësinë e tensionimit etnik.

    Në lidhje me rregulloren e BQK-së, janë mbajtur diskutime edhe në Bruksel ndërmjet delegacionit të lartë të Kosovës dhe Serbisë.