ATV

Category: Lajme

  • Erërat e forta, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

    Erërat e forta, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

    Si pasojë e erërave të forta, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve dhe objekteve të larta.

    Lulëzim Fushtrica drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të erërave të forta, të cilat po fryejnë me shpejtësi prej 70 km/h.

    “Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, ka shkruar Fushtica në Facebook.

  • PDK: Kontratat njëburimore, do të iniciojmë formimin e Komisionit Hetimor

    PDK: Kontratat njëburimore, do të iniciojmë formimin e Komisionit Hetimor

    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është shprehur se kontratat njëburimore, si burim kryesor e kanë korrupsionin dhe e dëmtojnë buxhetin e shtetit, raporton EO.

    Kësisoj, ai tha se do të iniciojnë një komision hetimor për kontrata njëburimore.

    “Është jashtëzakonisht shumë shqetësuese. Si GP i PDK-së kemi paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor. Vetëm në vitin 2023 janë 544 kontrata njëburimore, janë në vlerë 116 milionë euro, nëse këtu i marrim edhe vitet paraprake, jemi të bindur që nëse marrin mandatin e te gjitha qeverive nuk do të arrijnë shumë që janë nënshkruar nga kjo qeveri. Janë kontrata të burimit të korrupsionit. E dëmtojnë buxhetin e Kosovës dhe kur e she numrin e tyre kaq të madhe është shqetësuese. Do ta iniciojmë edhe një komision hetimor për kontrata njëburimore”, tha ai.

    Për çështjen e zgjedhjeve në komunat veriore, LDK-ja dhe PDK-ja e kanë quajtur rrugë të gabuar procesin, duke shtuar se “është krijuar precedent i dëmshëm”.

    “Mënyra e shkarkimit të kryetarëve pa një marrëveshje politike e thellon edhe më tutje ndarjen ndëretnike. Është proces i dëmshëm, proces që nuk do të duhej të vinte si na ka sjellë kryeministri Kurti. Nuk mendoj se do të duhej të përfundonim në këtë situatë që kemi përfunduar”, ka shtuar Tahiri.

  • Tahiri i AAK-së: Numri i madh i kontratave njëburimore, duhet të adresohen te Prokuroria

    Tahiri i AAK-së: Numri i madh i kontratave njëburimore, duhet të adresohen te Prokuroria

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se numri i madh i nënshkrimit të kontratave një burimore duhet t’i adresohet tek prokuroria e Kosovës, raporton EO.

    “Ne si opozitë kemi dhënë mbështetje për seancën e jashtëzakonshme për kontrata një burimore. Një numër i madh i këtyre kontratave duhet t’i nënshtrohen një hetimi serioz dhe një adresimi tek prokuroria e Kosovës”, u shpreh ai.

  • Zjarr i madh në një fabrikë në Drenas, policia jep detajet e fundit

    Zjarr i madh në një fabrikë në Drenas, policia jep detajet e fundit

    Një fabrikë e plastikes e cila ndodhet brenda Parkut të Biznesit në Korroticë e Epërme të Drenasit, është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:00 të ditës së sotme.

    Në lidhje me rastin tani ka ardhur edhe njoftimi nga Policia e Kosovës.

    “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

  • Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë

    Kusari-Lila: Votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetet sfidë

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se partitë s’u dakorduan për një seancë të rregullt, raporton EO.

    Ajo tha se votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare mbetetn sfidë sepse kanë mbetur edhe 12 marrëveshje ndërkombëtare për çka kërkoi më shumë se përkushtim në votimin e tyre.

    “U caktua vetëm një seancë e jashtëzakonshme, ajo që është bërë me kërkesë të opozitës. Fatkeqësisht nuk arritëm të dakordohemi për një seancë të rregullt…”, tha Kusari-Lila.

    Kusari-Lila, foli edhe për paralajmërim e vizatë së Escobarit duke u ndalur te çështja e dinarit si çështje që mundet të diskutohet e po ashtu edhe draftin e Asocacionit dhe për zgjedhjet për shkarkimin e katër kryetarëve në veri të vendit.

  • Përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva

    Përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva

    Me replika të ashpra në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Driton Hysenit të dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin me rezervat shtetërore. Hyseni për t’i ikur temës, i kërkon llogari Kica Xhelilit pse ka kaluar në LDK, kurse Xhelili i tha se ‘pa Vjosa Osmanin dhe Guxo, VV nuk do ta merrte kurrë rezultatin që e mori më 14 shkurt’.

    Ishte deputeti Driton Hyseni ai që kur mori fjalën, pati disa kritika për anëtarët e Komisionit dhe kryetarin Rashit Qalaj.

    Tutje, debati u shndërrua në debat personal, kur deputeti i Vetëvendosjes ia përmendi me gjuhë skandaloze deputetes Kica Xhelili, kalimin e saj në LDK.

    “Për cdo rast kur dikush nga anëtarët e këtij Komisioni ka një propozim në tavolinë, mund të propozohet dhe të ecet tutje. Në mbledhjen e kaluar unë jam privuar nga kjo e drejtë, madje jam privuar edhe nga e drejta e fjalës kur në fund të mbledhjes e kërkoja, të jap argumentet e mia nga konstatimet që jepnin këto koleget e LDK-së, sidomos deputetja Kica Xhelili, por m’u pamundësua sepse pajisjet që kishim në dispozicion shfrytëzoheshin nga tre persona këtu”, tha Driton Hyseni

    “Nuk jam ithtar që kur çështjet parimore që duhet të trajtojmë sic janë propozimet e deputetëve dhe duhet t’i vendosim në votim, ato injorohen nga ana juaj, ku ju edhe gjestikulacione reagoni se nuk mund të hudhet një propozim i deputetit në votim. Kjo nuk ka sens. Edhe nëse është propozimi më i gabuar nuk mund ta shkelni kështu në formë arbitrare dhe sipas dëshirave tuaja. E dini që ne përfaqësojmë votat e qytetarëve dhe e dini që rezultatin e zgjedhjeve nuk mund ta ndryshojmë në Komisione parlamentare”, tha tutje Hyseni, teksa shtoi se “e kuptojmë edhe sikletin e deputetëve që ushtrojnë mandate të vjedhura nga forcat që kanë garuar”.

    Por deputetja e LDK-së, mendon se kjo është strategji e deputetëve të pushtetit, për ta ‘përbishtënuar’ punën e Komisionit për rezerva shtetërore.

    “Digresion nga tema, mund të bëjmë sat ë duam. Nëse mblidhemi të flasim për një Komision parlamentar, është gjithmonë arsyeja pse nuk flasim për këtë Komision. Këtë çështjen e votave, një gjë duhet ta keni parasysh, pa Vjosa Osmanin, pa Listën Guxo asokohe, ju kurrë në jetë nuk do të mund ta shihnit 50 %. Fatkeqësia është që një pjesë e madhe e deputetëve tuaj, publikisht dhe privatisht, nuk i referohen asaj vote që ka qenë si diçka substanciale, përkundrazi kur e diskutojnë atë fushatë pak e hiç e përmendin Listën në vetvete e më shumë vetëm Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Ne jemi të djathtë, Lista ka qenë e djathtë, në çdo concept të mundshëm, ka qenë për sundim të ligjit, në çdo koncept të mundshëm”, tha Doarsa Kica-Xhelili.

  • Guvernatori Ismaili takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi, Bernard Çobaj

    Guvernatori Ismaili takoi të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi, Bernard Çobaj

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili ka pritur në takim të ngarkuarin me punë më Ambasadën e Malit të Zi në vendin tonë, Bernard Çobaj.

    Guvernatori Ismaili në fillim të takimit e ka njoftuar z. Çobaj lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së.

    Si pjesë e nismës për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA dhe Sistemin Evropian të Pagesave të Shpejta (TIPS).

    Në takim u diskutua edhe për sfidat aktuale por edhe progresin drejt digjitalizimit dhe bashkëpunimin potencial në këtë fushë me institucionet malazeze, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Malit të Zi.

    Po ashtu është biseduar lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së.

    Në fund, u konstatua se do të ketë shkëmbime të mëtutjeshme të informacionit me qëllim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet BQK-së dhe institucioneve malazeze në fushat e interesit të përbashkët.

  • Tenderët njëburimor të Qeverisë, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

    Tenderët njëburimor të Qeverisë, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kërkesë e tyre ka qenë mbajtja e një seance të jashtëzakonshme, lidhur me tenderët njëburimor, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Gashit, Qeveria Kurti ka dhënë hiç më pak se 350 tenderë njëburimor e që sipas tij kanë burim korrupsioni.

    “Më kërkesë të deputetet Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve, u kërkua që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë Qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tender njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet LDK të marr pjesë.

    “LDK është në çdo koha është e gatshme që të marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.

    Ai sa i përket diskutimeve në lidhje me manastirin e Deçanit, ka thënë se dhënia e tokës nuk është çështje e komunës së Deçanit por është përgjegjësi e Agjencia Kadastrale.

    “Nuk është kompetencë e komunë se Deçanit kjo çështje është kompetencë e Agjencisë Kadastrale”, ka thënë ai.

  • Rusia mban zgjedhjet presidenciale në rajonet që ia pushtoi Ukrainës

    Rusia mban zgjedhjet presidenciale në rajonet që ia pushtoi Ukrainës

    Procesi zgjedhor i parakohshëm për zgjedhjet presidenciale ruse po zhvillohet në rajonet lindore të Ukrainës të pushtuara dhe të aneksuara nga Moska.

    Skyneës ka raportuar të hënën se janë publikuar pamje nga rajoni i Donetskut, ku disa qytetarë kanë dalë për të votuar presidentin e ardhshëm të Rusisë.

    Tashmë është thënë se presidenti aktual, Vladimir Putin, do ta vazhdojë pushtetin në Rusi, pasi ka shtypur kandidatët opozitarë. Një pjesë prej tyre as nuk janë lejuar të garojnë, me arsyetimin se s’i kanë plotësuar kushtet e kandidimit.

    Ka akuza për manipulim votash dhe pjesëmarrje të detyruar në zgjedhje.

    Muaj më parë, Rusia ka mbajtur zgjedhje lokale në katër rajonet ukrainase që i kishte aneksuar jashtëligjshëm. Votimet ishin zhvilluar në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe në Zaporizhzhia.

    Donetsku numëron mbi 900 mijë banorë, Luhansku mbi 400 mijë, Khersoni 250 mijë dhe Zaporizhzhia mbi 750 mijë.

  • Për një javë, Policia shqiptoi 1217 gjoba dhe hoqi 12 patentë shoferë

    Për një javë, Policia shqiptoi 1217 gjoba dhe hoqi 12 patentë shoferë

    Policia Rajonale e Ferizajt, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 04-10/03/2024 ka shqiptuar 1217 gjoba kundërvajtësve, ndërsa ka hequr edhe 12 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

    Ndërsa, janë raportuar 28 aksidente, prej tyre:

    – Aksidente me lëndime, 9

    Persona të lënduar, 13

    – Aksidente me dëme materiale, 19.