ATV

Category: Lajme

  • Prizren, qytetari e dorëzon në polici kuletën e gjetur me para dhe dokumente personale

    Prizren, qytetari e dorëzon në polici kuletën e gjetur me para dhe dokumente personale

    Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet E.B., ka dorëzuar në polici një kuletë të cilët e kishte gjetur me para dhe dokumente personale.

    Siç ka njoftuar policia, në kuletë kishte 50 dollarë, 20 euro, para metalike prej 3.45 euro si dhe dokumente personale: letërnjoftimin dhe kartelën e bankës.

    “Ai menjëherë e ka njoftuar Policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren. Personit që i kishte humbur kuleta ishte F.B., nga Prizreni”, thuhet në komunikatën për media.

    Pranim-dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Njësinë e Trafikut Rajonal në Prizren.

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F.B., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, thuhet tutje.

  • Kurti: Serbia është agresive e nevrike, paraqet rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon

    Kurti: Serbia është agresive e nevrike, paraqet rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtetet jodemokratike në Ballkanin Perëndimor janë rrezik për sigurinë dhe paqen në rajon.

    Sipas tij, dallimi etnik nuk është ai që shkakton konflikt, por autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë.

    “Konfliktet nuk janë ndëretnike, nuk është dallimi etnik ai që shkakton konflikt. Por është autokracia në Beograd e ndërlidhur me despotizmin në Moskë. Ne kemi paralajmëruar kaherë që shtetet jo demokratike edhe në rajonin tonë jo vetëm në lindje të Evropës janë rrezik për sigurinë dhe paqen. Natyrisht që këtë gjë hollësisht dhe thellësisht sikurse SHBA nuk mund ta di askush. Ajo çka bëjmë ne është se përgatitemi maksimalisht me krejt çka mundemi dhe dimë, andaj përuruam këtë qendër shtetërore për siguri kibernetike, për trajnime të cilat do të merren dhe do të ofrohen aty”, tha Kurti, pasi u pyet nga gazetarët se a mund të ketë konflikte ndëretnike, ku mund të përfshihet Kosova.

    Ai theksoi se integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve do të jenë të pacenueshme, pavarësisht kush e kërcënon atë.

    “Ky është partneriteti që po bëjmë edhe marrin donacion dhe blejmë, në mënyrë që integriteti territorial, sovraniteti dhe siguria e qytetarëve të jetë e pa cenueshme, pavarësisht se kush e kërcënon atë. Ne e kemi të qartë se fqinji jonë verior është agresiv dhe nevrik, por kjo na bënë të kujdesshëm dhe assesi të frikësuar”, shtoi ai.

    Këto komente Kurti i bëri pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.

  • Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotot

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023.

    Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografi të të njëjtit dhe ka kërkuar që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes, qytetarët të kontaktojnë në numrin 192.

    “Njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje të raportuar në nëntor të vitit 2023. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kërkesë.

  • Ky është personi që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Vushtrri

    Ky është personi që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë në Vushtrri

    Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe 3 të tjerë janë të lënduar rëndë.

    Viktima është Mentor Merovci nga Vushtrria.

    I ndjeri ishte praktikues i madh i fesë islame, po ashtu humanistë i njohur.

    Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë dhe janë përfshirë 3 vetura, ku dy prej tyre kanë pësuar më shumë.

  • Kurti: 15 stacione të internetit u vendosën në veri

    Kurti: 15 stacione të internetit u vendosën në veri

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë vendosur 15 stacione bazë të internetit nga Telekomi në veri.

    Ai ka shkruar në Facebook të martën se ka vizituar fshatin Çabër të Zubin-Potokut, ku u bë zëvendësimi i stacionit bazë, duke shtuar se Telekomi udhëhiqet nga cilësia e shërbimit publik, e jo “nga përfitimi financiar vetjak”.

    “140 Mbps është shpejtësia e internetit në Çabër të Zubin Potokut. U bë zëvendësimi në stacionin bazë të transmetimit, me kalimin në teknologjinë Ericsson nga ajo Alcatel. Për një montim të këtillë dikur paguheshin nga 7500 deri 8500 euro kompanive private gjersa të punësuarit e Telekomit nuk punonin. Tash, punëtorët e Telekomit instaluan edhe 15 stacione bazë të reja në veri, nga vetëm pesë sosh sa ishin më parë. Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga mbulimi dhe cilësia e shërbimit publik dhe jo thjesht nga përfitimi financiar vetjak. Komunikimet elektronike janë e drejtë dhe nevojë e qytetarëve të cilat Telekomi i Kosovës i bën mundësi dhe garanci për qytetarët. Vitet 2024 dhe 2025 janë vite të Kosovës 5G. Vala në çdo cep të shtetit, në çdo vend të Republikës”, ka thënë kryeministri.

    Ai ka shkruar tutje se Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të jenë në shërbim të publikut, “e jo të oligarkëve që duan të vazhdojnë të rrjepjen dhe gjymtimin e Telekomit”.

  • Inaugurohet Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti: Arritje domethënëse në këtë rrugëtim

    Inaugurohet Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, Kurti: Arritje domethënëse në këtë rrugëtim

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh i lumtur për inaugurimin e Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë, raporton EO.

    Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit, shefi i Qeverisë tha se kjo qendër paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domethënëse në këtë rrugëtim.

    “Epoka digjitale ka sjell mundësi të papara për progres dhe zhvillim, por edhe sfida të mëdha për mbarë njerëzimin. Nga sulmet kibernetike të sponzoruara nga shtetet jodemokratike, deri te rrjetet e sofistikuara të krimit kibernetik, bota ballafaqohet me situata të cilat kanë ndikim në ekonomitë e shteteve që cenojnë procese demokratike dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe përderisa teknologjia vazhdon të përparojë, hendeku i aftësive në fushën e sigurisë kibernetik shkon duke u zgjeruar. Trajnimi dhe edukimi i profesionistëve dhe përdoruesve të teknologjisë, është rruga e vetme për kapërcimin e këtij hendeku në mënyrë që ata të pajisen me njohuritë dhe mjetet që u nevojiten për t’u mbrojtur në mënyrë efektive nga kërcënimet kibernetike”.

    “Inaugurimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike paraqet një angazhim e përkushtim dhe një arritje e mundësi domëthenëse në këtë rrugëtim. Viti i kaluar ka qenë vit i progresit në zhvillimin e shumë iniciativave dhe politikave tona në fushën e sigurisë kibernetike. Në shkurt e miratuam Ligjin për Sigurinë Kibernetike që krijon bazën për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës, ligji parasheh themelimin e institucioneve kyçe shtetërore përgjegjëse për këtë fushë, përcaktimin e obligimeve për entitetet e insfrastrukturës kibernetike dhe definimin e procedurave për menaxhimine e incidienteve kibernetike. Në muajin nëntor, kuvendi miratoi edhe plotësim ndryshimet e kodit penal për të përfshirë në to nenet e krimeve kibernetike në bazë të konventës së Budapestit”, tha Kurti.

  • Boksieri Besar Nimani do të varroset të enjten në Gjermani

    Boksieri Besar Nimani do të varroset të enjten në Gjermani

    Boksieri shqiptar që u vra në Gjermani, Besar Nimani do të varroset të enjten në Bielefeld tek varrezat e myslimaneve.

    Lajmi është bëri i ditur nga vëllai i tij, Berat Nimani.

    Varrimi i tij do të bëhet në orën 10:00.

    Njoftimi i plotë:

    Te dashur Miqë, te dashur Shokë

    Vorrimi i Besar Nimani bëhet te Ejten me 14.03.24 ne Bielefeld nga Ora 10:00 e mëngjesit ne Vorresat e Muslimanëve (Sennefriedhof)

    Adresa: Windelsbleicher Straße Bielefeld (Hyrja kryesore e Varrezavë)

    Prania juajë e Nderon te ndjerin, ne dhe ju

    Zoti e bekoftë me Xhenet, Babin, Burrin, Birin, Vllaun, Shokun tonë Besar Nimani.

  • Një shtetase e huaj raporton se është kanosur nga një burrë në Prishtinë

    Një shtetase e huaj raporton se është kanosur nga një burrë në Prishtinë

    Një shtetase e huaj e ka njoftuar policinë e Kosovës se është kanosur nga një burrë poashtu shtetas i huaj.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

    “Prishtinë / Mars-2024-NN. Me 11.03.2024 ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

  • Vdes një burrë në Leposaviq, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

    Vdes një burrë në Leposaviq, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

    Një burrë në Leposaviq dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën.

    Rastin në polici e ka raportuar një burrë.

    “Një mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull dyshohet se si pasojë e kontaktit me rrymën ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin policor.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion, ndërsa rasti është nën hetime.

  • Ministrja Gërvalla në vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

    Ministrja Gërvalla në vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel

    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune një ditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO.

    Vizita e Ministres Gërvalla po realizohet në një kohë kur Evropa po kalon nëpër sfida kritike, cenim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë si dhe influencës malinje në Evropë dhe në rajonin tonë.

    Në kuadër të takimeve të sotme do të përcjellët mesazhi i vendit tonë si faktor i rëndësishëm dhe kontributdhënës për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej.

    Republika e Kosovës ndan vlerat e përbashkëta me NATO-n. Mbi 90% e qytetarëve të saj mbështesin anëtarësimin në NATO dhe BE. Gjatë këtyre takimeve Ministrja Gërvalla do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike deri në anëtarësim të plotë në NATO të Republikës së Kosovës.