ATV

Category: Lajme

  • Arritja e kamionëve ushtarakë, Kurti: 10 janë blerë me buxhet të shtetit, 5 janë donacion

    Arritja e kamionëve ushtarakë, Kurti: 10 janë blerë me buxhet të shtetit, 5 janë donacion

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkë me komandantin e FSK’së, Bashkim Jashari, dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë parë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë.

    Kurti ka thënë se këta kamionë janë prodhim gjerman dhe se 10 janë blerë me buxhet të shtetit e 5 janë donacion.

    Ai ka shtuar se modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO.

    “Mbrojtje e siguri për shtetin tonë. Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë. Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion. Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar Kurti.

  • ​Alpet dhe Apeninet gjithnjë e më shumë të goditura nga mungesa e borës

    ​Alpet dhe Apeninet gjithnjë e më shumë të goditura nga mungesa e borës

    Kriza klimatike dhe rritja e temperaturave globale nënkuptojnë se malet e Italisë kanë gjithnjë e më pak borë dhe kjo tashmë ka një ndikim të madh në vendpushimet e skive të vendit, sipas një raporti të publikuar të martën nga shoqata mjedisore Legambiente.

    Raporti i Nevediversa i vitit 2024 tha se këtë sezon 177 ashensorë të skive u mbyllën përkohësisht në Itali – 92 në Alpe dhe 85 në Apenine – 39 më shumë se vitin e kaluar.

    Raporti shtoi se 93 ishin herë në funksion herë jo, ndërsa 260 kishin rënë plotësisht në mospërdorim, nga 249 sipas raportit të fundit./ANSA

  • Ambasadorët e shteteve të QUINT-it priten nga presidentja Osmani

    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it priten nga presidentja Osmani

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it, me ç’rast është diskutuar për situatën aktuale në vend.

    Gjatë javës është paralajmëruar vizita e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar në Kosovë për të diskutuar për dialogun dhe për çështjen e dinarit.

  • “Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

    “Lajm i jashtëzakonshëm”, Aliu thotë se kanë nisur punimet për rrugët që ndërlidhin e afrojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjes së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

    Aliu e ka cilësuar këtë si lajm të jashtëzakonshëm, derisa tha se këto rrugë ndërlidhin dhe afrojnë më afër fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjelli zhvillim ekonomik, e njëherit do hapi perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë Shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone!”, ka shkruar Aliu.

  • Escobar konfirmon që ShBA-ja “ka probleme me Kurtin”: Jo veç me ne, ka probleme edhe me BE-në e NATO-n

    Escobar konfirmon që ShBA-ja “ka probleme me Kurtin”: Jo veç me ne, ka probleme edhe me BE-në e NATO-n

    Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me gazetarë në Bruksel, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka quajtur “katastrofik” dhe “jokompetent” vendimin e autoriteteve të Kosovës për të zbatuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që përcakton euron si valutën për kryerje të pagesave me para të gatshme.

    Tutje, Escobar e ka pranuar se ekziston një çarje në komunikimet diplomatike mes SHBA-së dhe Kosovës.

    “Partneriteti në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurtin]. Dhe jo vetëm SHBA-ja, është problem që e ka Kosova edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë partnerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

    Ai ka thënë se komunikimi me Kosovën ka qenë shumë i mirë në të kaluarën dhe shpreson që e njëjta situatë do të jetë edhe në të ardhmen./REL/

  • Për 24 orë Policia konfiskoi 20 patentë shoferë

    Për 24 orë Policia konfiskoi 20 patentë shoferë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka konfiskuar 20 patentë shoferë për shkelje të rregullave të trafikut.

    “Gjatë 24 orëve të fundit në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 527 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 20 shoferëve u janë konfiskuar patentë shoferët për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, njoftoi Policia.

    Policia ka bërë apel te shoferët që të jenë vigjilent dhe të respektojnë dispozitat ligjore.

    “Policia e Kosovës apelon tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore e në veçanti parandalimin e aksidenteve me pasoja fatale”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

  • KMDLNj: Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, prokuroria e shtetit urgjenisht ta hetojë ZRRE-në

    KMDLNj: Pas vendimit të gjykatës kushtetuese, prokuroria e shtetit urgjenisht ta hetojë ZRRE-në

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po e konsideron si drejtësi të pjesshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sa i përket faturave të fryra më 2012- 2017.

    Në një reagim të tyre, ky këshill, kërkon hetime urgjente ndaj ZRrE-së, dhe ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari për vazhdimin e trajtimit diskriminues të qyetarëve.

    ”Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim që qytetarët – konsumatorët e Kosovës që nuk janë serbë apo që nuk kanë jetuar në komunat me shumicë serbe të kompensohen me 40 milionë euro që me vetëdije të plotë janë plaçkitur nga ZRrE përmes fryejes së faturave në periudhën 2012- 2017, mjete që pastaj janë keqpërdorur për t’ua paguar faturat serbëve dhe të tjerëve në me shumicë serbe.

    KMDLNJ- ë, që nga përfundimi i luftës ka ngritur zërin për këtë diskriminim flagrant në baza etnike dhe politike të konsumatorëve të energjisë elektrike e që Avokati i Popullit, në përputhje me mandatin kushtetues e ka adresuar këtë shkelje në gjykatat kompetente të cilat fillimisht kanë kërkuar që të ndërpritet me pagesën diskriminiuese të faturave dhe, në të njëjtën kohë që të kompensohen qytetarët e Kosovës nga ZRrE që në mënyrë kriminale i ka plaçkitur 95 % të qytetarëve për dobi të 5 % të qytetarëve.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës siguron vetëm drejtësi të pjesshme (nëse ata do të kompensohen për plaçkitjet nga ZRrE) ndërsa ndjekja penale e plaçkitësve do ta bënte të plotë mozaikun e kompensimit.

    Në kohën e kryeministrit Haradinaj, pas një takimi të KMDLNj- së dhe kërkesës për kompensim ishte bërë një kompensim i papërfillshëm që zgjati dy – tre muaj, me shumë simbolike 2-3 euro dhe aty përfundoi sepse nuk kishte një vendim të formës së prerë (detyruese) për kompensim. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompensim, qytetarët – konsumatorët e plaçkitur nga ZRrE nuk duhet të pranojnë të kompensohen përmes faturave por duhet të kërkojnë të kompensohen me euro përfshirë këtu kamatat e rregullta dhe ndëshkuese që i përcakton autoriteti kompetent, në përputhje me shkallën e inflacionit dhe çmimin e energjisë elektrike.

    Si mbikëqyrës i procesit të zhdëmtimit të qytetarëve – konsumatorëve të plaçkitur nga ZRrE duhet të jetë një komision i pavarur nga Kuvendi i Kosovës që do të udhëhiqej nga opozita dhe një përfaqësues i shoqërisë civile. ZRrE do të bëjë përpjekje që të bishtënojë në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës por se duhet të caktohet një afat kohor, maksimumi 3 muaj që të përfundojë ky kompensim. KMDLNj thërret publikisht Prokurorin e Shtetit ta hetojë bazën ligjore në bazë të së cilës, që nga përfundimi i luftës iu janë paguar faturat e rrymës një 5 % të qytetarëve duke dëmtuar 95 %, në baza etnike dhe politike që përbënë shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe që të merren masa ligjore ndaj shkelësve eventualë pavarësisht cilës qeveri i kanë takuar apo i takojnë. KMDLNj kërkon hetime urgjente ndaj ZRrE, ministrave Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Artane Rizvanolli dhe Rozeta Hajdari për vazhdimin e trajtimit diskriminues të qyetarëve – konsumatorëve të Kosovës në baza etnike dhe politike, qoftë duke paguar fatura, qoftë edhe duke shpërndarë fatura fiktive lineare pre 21ceutosh pavarësisht se mund të kenë shpenzuar rrymë disa qindra euro gjatë periudhës së faturimit”.

  • Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

    Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

    Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara para ndërtesës së Qeverisë, raporton EO.

    Ndërsa nga ana e qeverisë ende nuk është lëshuar ndonjë njoftim sa i përket këtij takimi.

    Ndërkohë është paralajmëruar gjatë javës vizita në Kosovë e Emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

    Escobar do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën.

  • Përplasje e ofendime ndërmjet pozitës e opozitës, shkak gjetjet e ZKA-së

    Përplasje e ofendime ndërmjet pozitës e opozitës, shkak gjetjet e ZKA-së

    Raportimi i auditores së përgjithshme, Vlora Spanca në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, u përcoll me përplasje e akuza mes deputetëve, raporton Ekonomia Online.

    Në këtë mbledhje nuk munguan as ofendimet nga deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj-Sadiku e ajo e AAK-së, Albana Bytyqi.

    “Sa e pafytyrë”, iu drejtua Tishukaj-Sadiku. “Shikoje fytyrën tënde”, iu përgjigj Bytyqi.

    Spanca ka thënë se sa i përket raporteve që kanë dërguar për sezonën 2022/23, kanë pranuar të gjitha planet e veprimit për organizatat buxhetore, për auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë, porse shton se 19 organizata buxhetore i kanë dërguar këto plane të veprimit me vonesë.

    “Ministria e Financave nuk e mbikëqyr zyrën kombëtare të auditimit, e ndan buxhetin tavanin, por auditori i përgjithshëm e mbikëqyr edhe Ministrinë e Financave. Sa i përket auditimeve të ndërmarrjeve publike, nuk ka të bëjë kjo me Qeverinë Kurti apo Haradinaj, është vendim i auditorit të përgjithshëm”, tha Spanca.

    Ndërkaq, deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka kundërshtuar deklaratën e deputetes Bajrami. Sipas saj opozita është duke munduar të nxjerr debate parlamentare prej hiçit, siç tha ajo, për fushatë elektorale.

    “Ne këtu si deputetë nuk e kemi kryer as detyrën tonë. Falënderim për Zyrën Kombëtare se nuk ka qenë obligim i juaji t’i vendosni edhe rekomandimet tona, por ne si deputetë është dashur t’i vizitojmë institucionet dhe t’i mbajmë përgjegjës për ato rekomandime. Në përqindje rreth 80 për qind të këtyre rekomandimeve i kam dhënë unë, asnjë nuk e ka dhënë deputeti Beqa, prandaj nuk është e drejtë të lëshohet një mal me akuza dhe ën fund ta sheh më të arsyeshme të shkojë në një varrim dhe mos ta kryej detyrën që është i thirrur si deputet”, tha Tishukaj-Sadiku.

    Ndërkaq, për këtë, deputetja Bajrami ka thënë se 102 milionë të KEK-ut me kontrata njëburimore do t’i nxjerrin në rezolutë në Kuvend dhe që sipas saj, janë rekomandime që duhet të auditohen.

    Anën tjetër, deputeti tjetër nga partia në pushtet, Halil Thaçi i ka bërë thirrje prokurorit të shtetit që të marrë në pyetje deputeten Bajrami për deklaratat e bëra.

    “Drejtoju prokurorit të shtetit dhe të dëshmosh këto që po i deklaron këtu. Javën e kaluar the Liburn Aliu me telefon po injoron operatorët për me marr tenderit unë i bëj thirrje që ty te intervistojë që ke telefonata të tilla. Është një lloj patriotizmi edhe nëse shkon te prokurori dhe dëshmon”, tha deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

  • Kosovarët shpenzuan mbi 1 milion euro në Selanik

    Kosovarët shpenzuan mbi 1 milion euro në Selanik

    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare për Biznes ka thënë se nga liberalizimi i vizave për Kosovën më së shumti po përfitojnë shtet që tradicionalisht ishin të vizituara nga Kosovarët deri rreth viteve 91 .

    Sipas tij, Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti.

    “Greqia po bëhet vendi më I preferuar i kosovarëve për të vizituar gjatë javës sidomos pas janarit të këti viti, që mesatarishtë në javët e kaluara kanë ikur mbi 2500 vizitor për vikend për te vizituar Selanikun dhe vendet të tjera të greqisë,mesatarishtë po shpenzojn mbi 1 milionë€ për konsume ,sigurime të makinave dhe shoping sipas një studimi të AKB-ës”, shkruan në njoftimin zyrtar.

    Sipas Shahinit, këtë po e bëjnë të munduar edhe organizimet të ndryshme me autobus të disa kompanive dhe agjencive turistike me oferta të lira nga Kosova për të shkuar në Selanik për vetëm 8€.