ATV

Category: Lajme

  • Bajraktari: Më shumë merreshin me atë se për fajin e kujt po shkojmë në zgjedhje sesa me programe

    Bajraktari: Më shumë merreshin me atë se për fajin e kujt po shkojmë në zgjedhje sesa me programe

    Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se fushata zgjedhore u karakterizua më shumë nga diskutimet politike rreth përgjegjësisë për shkuarjen e vendit në zgjedhje, sesa nga prezantimi i programeve dhe platformave konkrete për qytetarët.

    “…Po t’i referohemi paraqitjes së kësaj fushate, ndonëse ishte e shkurtër, pjesa e dërrmuese, fokusi ishte se me fajin e kujt vendi po shkon në zgjedhje, sesa që ofrohej një platformë që do të mund të analizohej nga ana e qytetarëve…”, theksoi Bajraktari për ATV-në.

    Ai deklaroi se votimi mbi bazën e programeve krijon një raport të qartë përgjegjësie mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur.

    “…Në momentin që votohet për programe, është një lloj kontrate e qytetarëve me të zgjedhurit e tyre, se cilat do të jenë prioritetet dhe angazhimet për periudhën qeverisëse. Në fund, mund të bëhet një bilanc i qartë mes asaj që është premtuar dhe asaj që është realizuar…”, u shpreh ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e votuesve

    Deri në orën 11:00 votuan 8.29% e votuesve

    Bazuar në të dhënat preliminare nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162.439 votues apo 8.29%.

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në konferencën e orës 11:30, ka thënë se procesi po vazhdon pa probleme.
    “Procesi i votimit po zhvillohet sipas planifikimeve. Sipas të dhënave nga komisionet komunale, deri tash votimi po zhvillohet në kushte të rregullta dhe pa probleme”, ka thënë ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • E moshuara e verbër ankohet për vështirësi në procesin e votimit: Akuzon KQZ-në për mungesë të asistencës

    E moshuara e verbër ankohet për vështirësi në procesin e votimit: Akuzon KQZ-në për mungesë të asistencës

    Gjatë një vizite në Shtëpinë e të Moshuarve nga ATV-ja, gazetarja Lirie Dibrani ka intervistuar një banore të moshuar e cila ishte e verbër dhe shprehu pakënaqësitë e saj lidhur me procesin e votimit dhe kushtet e ofruara për personat e verbër.

    Sipas saj, mungesa e materialeve të përshtatura për personat me dëmtime në shikim dhe moslejimi i përcjellësit të saj gjatë votimit i kanë vështirësuar ushtrimin e të drejtës së votës.

    “Unë që jam e verbër nuk kam pasur libra për me lexu emrat dhe numrat e votimit. KQZ-ja është fajtore që nuk na i ka sjellë librat dhe që ka bërë që personat e verbër të mos kenë përcjellës ndihmës… Punëtorët e KQZ-së që kanë ardhur sot në Shtëpinë e Pleqve nuk më kanë lënë ta afroj përcjellësin, për shkak të KQZ që e kanë ndalu mos me pasë përcjellësat”, deklaroi ajo për ATV-në.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Eksperti i komunikimit bën thirrje për bashkëpunim në luftimin e lajmeve të rreme gjatë procesit zgjedhor

    Eksperti i komunikimit bën thirrje për bashkëpunim në luftimin e lajmeve të rreme gjatë procesit zgjedhor

    Profesori dhe eksperti i komunikimit, Oltion Beshiri, ka theksuar se fenomeni i lajmeve të rreme vazhdon të jetë i pranishëm edhe gjatë proceseve zgjedhore, duke e konsideruar të vështirë krijimin e një mekanizmi që mund t’i eliminojë plotësisht ato.

    “…Lajme të rreme kemi gjatë tërë kohës, kemi edhe sot në ditën e zgjedhjeve… mirëpo është shumë e vështirë me e kriju një sistem që i lufton të gjitha lajmet e rreme…”, theksoi Beshiri për ATV-në.

    Megjithatë, Beqiri potencoi se fokusi kryesor duhet të jetë promovimi i informacionit të verifikuar dhe edukimi i vazhdueshëm i qytetarëve për të dalluar përmbajtjet manipuluese. Ai bën thirrje për bashkëpunim të gjerë shoqëror në ngritjen e vetëdijes mediatike dhe zhvillimin e fushatave informuese që ndihmojnë publikun të identifikojë dhe verifikojë burimet e informacionit.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ja sa 18 vjeçarë votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?

    Ja sa 18 vjeçarë votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?

    Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

    Lista preliminare e votuesve për këto zgjedhje përfshin gjithsej 2,092,174 qytetarë me të drejtë vote.

    Të dhënat e KQZ-së tregojnë se numri total i votuesve që do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor arrin në 22,685 persona. Prej tyre, 16,934 janë të rinj që kanë fituar të drejtën e votës pasi kanë mbushur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 të tjerë janë qytetarë të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose persona që kanë rifituar shtetësinë e Kosovës.

    Sa i përket strukturës gjinore të votuesve të rinj, 8,752 prej tyre, ose 51.68 për qind, janë meshkuj, ndërsa 8,182, përkatësisht 48.31 për qind, janë femra.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • DnV: Në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere

    DnV: Në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere

    Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë të ditur se procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka nisur kryesisht me kohë dhe pa probleme serioze në shumicën e vendvotimeve në vend.

    Sipas DnV-së, nga të dhënat e mbledhura nga terreni, vetëm 1.6 për qind e vendvotimeve janë hapur me vonesë. Shkaku kryesor i këtyre vonesave ka qenë mungesa e komisionerëve, ndërsa në disa raste janë raportuar edhe mungesa të kabinave të votimit.

    DnV ka evidentuar gjithashtu se në rreth 2 për qind të vendvotimeve janë shfaqur probleme me funksionalizimin ose vendosjen e kamerave, çka sipas organizatës mund të ndikojë në ruajtjen e fshehtësisë së votës.

    Një tjetër gjetje e vëzhguesve është se në 16 për qind të vendvotimeve nuk ka asnjë grua të angazhuar si komisionere.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ky është linku i KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

    Ky është linku i KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime

    KQZ ka publikuar linkun për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Ky është linku:

    https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/turnout

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

     

     

  • Drejtori i Policisë për ATV-në: Deri tash nuk është raportuar asnjë incident

    Drejtori i Policisë për ATV-në: Deri tash nuk është raportuar asnjë incident

    Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha për ATV-në ka deklaruar se deri më tani procesi po zhvillohet i qetë dhe pa incidente në gjithë territorin e Kosovës.

    “Jo vetëm në Veri po gjithkun në Kosovë deri tash nuk është raportuar asnjë incident. Ka pasur një grumbullim të qytetarëve në Qendër të Mitrovicës së Veriut. Serbët zakonisht mblidhen para selive të partisë dhe pastaj vazhdojnë për votim. Ata janë shpërndarë, deri tash nuk është raportuar ndonjë incident që do të kërkonte interesim apo intervenim të policisë…”, deklaroi Hoxha për ATV-në

    Sipas Policisë së Kosovës, situata e sigurisë mbetet e qetë dhe procesi po zhvillohet pa pengesa.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Smakiqi: BE s’ka dërguar vëzhgues, ka humbur kredibiliteti i zgjedhjeve

    Smakiqi: BE s’ka dërguar vëzhgues, ka humbur kredibiliteti i zgjedhjeve

    Avokati Xhevdet Smakiqi, ka shprehur shqetësim lidhur me mungesën e vëzhguesve të Bashkimit Evropian në procesin zgjedhor, duke vlerësuar se kjo ndikon në perceptimin e kredibilitetit të zgjedhjeve në arenën ndërkombëtare.

    “…E para që dua të them dhe ta dinë të gjithë që Bashkimi Evropian nuk ka dërguar vëzhgues që i bie se edhe kredibiliteti i këtyre zgjedhjeve në aspektin ndërkombëtar sidomos të monitorimit nga Bashkimi Evropian nuk është siç ka qenë më herët…”, tha Smakiqi për ATV-në.

    Vlen ta potencojmë se sot (07.06.2026), po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Për rreth një vit e gjysmë, Kosova po mban zgjedhjet e treta parlamentare!

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

    KQZ: Procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, fletvotimet janë shpërndarë me kohë

    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e parë për media tha se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme ka nisur në të gjitha qendrat e votimit, e po ashtu fletvotimet janë shpërndarë në kohë.

     “…Duke u mbështetur në informacionet e pranuara procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme, ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në vendin tonë…Në orët e hershme të mëngjesit, përfshirë fletvotimet janë shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, tha ai.

    Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, klikoni në linkun e mëposhtëm: