ATV

Category: Lajme

  • Osmani takoi ministrat Sveçla e Haxhiu, dhe drejtorin e policisë Hoxha lidhur me vrasjet e fundit të grave në Kosovë

    Osmani takoi ministrat Sveçla e Haxhiu, dhe drejtorin e policisë Hoxha lidhur me vrasjet e fundit të grave në Kosovë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.

    Me anë të një komunikate për media bëhet e ditur se në takim, presidentja e shtetit shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë.

    “Përgjatë takimit u diskutua edhe nevoja e rritjes së ndëshkimeve e po ashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal”.

    “Presidentja Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave”, thuhet tutje në njoftim.

  • Kica-Xhelili: Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë, kemi dështuar kolektivisht

    Kica-Xhelili: Kosova është vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë, kemi dështuar kolektivisht

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar sot pas vrasjes së 43 vjeçarës në Pejë nga bashkëshorti i saj.

    Ajo ka thënë se duke u bazuar në këto raste, Kosova është bërë vend i rrezikshëm për vajzat dhe gratë.

    Kica-Xhelili ka shkruar se në raste kur dhunuesi dënohet me 400 euro e hajni me 2 vjet burg, i bie që jeta e gruas vlen më pak se një stoli ari.

    “Pastaj, edhe diskutimet në Kuvend, madje dhe për çështje të mbrojtjes së grave, janë bërë politike. Kur unë rekomandoj buxhet shtesë për strehimore, dhe propozoj rezolutë për mbrojtje të grave, nuk i pranojnë sepse i propozoj UNË. I pengon emri im, si një grua që propozoj diçka për gratë. E pse të presim që të na marr dikush më seriozisht? Pse duhet burrat të hamendësohen nëse duhen ngritur dorë apo jo kur shteti tallet me idenë e mbrojtjes së gruas. 400 euro? Kaq paguhet lehtësisht dajaku. Kështu ka çmim edhe vdekja. Liridonës i dhanë çmim për të sajën”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Ajo ka shtuar më tej se fjalët tona nuk mund të ndryshojnë asgjë deri sa ajo të gjej një ndryshim për këtë situatë.

    “Deri këtu, kemi dështuar kolektivisht”, ka shkruar Kica-Xhelili në Facebook.

  • Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore, të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

    Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore, të monitorohet gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që të reagojnë sa më parë për vrasjen e grave në Kosovë. Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”, raporton EO.

    Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë, Haxhiu tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

    “Është brengosëse dhe tejet alarmante që e shohin dhunën si mjet të rëndomtë në tejkalimin e problemeve, të cilat tashmë shpesh herë po përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e grave nga burrat e tyre apo nga ish-bashkëshortët. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze, shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave por edhe familjet e tyre por edhe të shoqërisë. Nga viti 1999 që prej atëherë ku me entuziazëm po prisnim ngritin e Kosovës pas çlirimit e deri më sot, Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat”, ka thënë Haxhiu.

    Ajo ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit.

    Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se fenomeni i dhunës në familje dhe femicidi është bërë shumë i theksuar në vend.

    “Fatkeqësisht është tejet serioze gjuha e urrejtjes që qytetarët i përdorin në rrjetet sociale. Njësoj kishin gjuhë të urrejtjes edhe para katër dite edhe sot kemi paragjykimeve të viktimave. Bej thirrje që sërish mund të kritikohem nga institucionet por bëj thirrje me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhe që po përdoren në rrjetet sociale. Ndaj këtyre fenomeneve nuk mund të jem spektator, andaj me urgjencë duhet të veprojmë”, u shpreh Haxhiu.

  • Punëtorë të AKP-së ankohen në Komision për pabarazi gjinore në vendin e punës

    Punëtorë të AKP-së ankohen në Komision për pabarazi gjinore në vendin e punës

    Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore, përfaqësuesja dhe nënshkruesja e peticionit të 23 punëtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Drita Gjonbalaj ka shprehur ankesat dhe pakënaqësitë lidhur me diskriminimin gjinor për emërimin e grave në pozita të larta menaxheriale.

    Ajo tha së punëtorët që kanë nënshkruar peticionin janë të kërcënuar nga menaxhmenti i AKP-së, dhe si të tillë nuk kanë pasur guxim të vijnë në komision për të treguar pakënaqësitë.

    Gjonbalaj, njëkohësisht zyrtare e prokurimit në AKP, tha se për vite me radhë gratë në këtë institucion janë diskriminuar në vendin e punës, duke mos marrë pozitat udhëheqëse të merituara.

    Sipas saj, në këtë agjenci, pozita të larta drejtuese po marrin vetëm meshkujt.

    Ajo kërkoi nga ky komision që ta detyrojë bordin drejtues të AKP-së për respektimin e ligjeve në fuqi për barazi gjinore.

    Ndërkaq, anëtarë të këtij komisioni, theksuan se do ta shqyrtojnë ankesën dhe do të vazhdojnë diskutimet me bordin lidhur me këtë çështje.

    “Punëtorët në AKP janë të kërcënuar nga menaxhmenti që të flasin të vërtetën, edhe pse kanë nënshkruar 23 persona peticionin, sot asnjë nga ato nuk morën guximin të vijnë vetë e të flasin në parlament…Qysh nga koha e AKM-së dhe në AKP, si institucion trashëgues i AKM-së, gratë kanë pozita shumë të ulëta. AKP është formuar me pavarësinë e Kosovës në shtetin e Kosovës, që është ndërtuar për të drejta të barabarta për burra dhe gra. Prandaj, konstatojmë se është bërë një diskriminim i madh ndaj grave në pozita të larta drejtuese. Me 24 shkurt 2020, avokati i popullit ka dërguar letër me rekomandimi, përfaqësuesit të AKP-së në lidhje me zbatimin e ligjit për barazi gjinore, përkitazi me kuotën gjinore minimale prej 50 për qind për secilën gjini në pozita drejtuese dhe vendimmarrëse në AKP. Më 31 gusht 2020, avokati i popullit mori përgjigje nga përfaqësuesi i AKP-së, përmes të cilës u informua se në të ardhmen në konkurset për pozitat e lira të punës, për nivele drejtuese dhe vendimmarrëse, do të merren parasysh rekomandimet për respektimin e kuotës së barabartë gjinore”, tha Gjonbalaj.

    Para komisionit, Gjonbalaj tha se AKP ka bërë dhe po vazhdon të bëjë diskriminim profesional dhe gjinor të vazhdueshëm ndaj saj dhe sigurisht edhe ndaj personave të tjerë në baza gjinore.

    Ajo tha se në konkursin e shpallur për dy zëvendësdrejtor menaxhues, ftohen vetëm personat e gjinisë mashkullore, ndërsa asaj i refuzohet aplikimi, me arsyetimin se nuk ka përvojë në pozita të larta drejtuese.

    Gjonbalaj kërkoi nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore ta detyrojë bordin dhe menaxhmentin e AKP-së t’i respektojnë ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë ligjin për barazi gjinore, me kuotën gjinore minimale prej 50 për qind në pozitat drejtuese dhe vendimmarrës së AKP, rekomandimet e avokatit të popullit e të tjera.

    “Tani në konkursin e shpallur për dy zëvendësdrejtor menaxhues, funksione mbështetëse dhe operative, kërkohet përvojë në pozitat menaxheriale dhe gjithashtu kufizohet që të aplikojnë vetëm personat me përvojë në pozita drejtuese…Pra, AKP ka bërë dhe po bën diskriminim profesional dhe gjinor të vazhdueshëm ndaj meje dhe sigurisht edhe ndaj personave të tjerë në baza gjinore…Në listën e ngushtë për të dy pozitat ftohen vetëm personat e gjinisë mashkullore dhe mua më refuzohet aplikacioni për arsye se unë nuk kam përvojë në pozitat e larta drejtuese…Si do të bëja përvojë menaxheriale, kur përgjegjësit e AKP-së që nga viti 2008 më kanë penguar duke më vendosur kurthe për avansim në detyrë…12:00 Kërkoj nga komisioni për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore ta detyrojë bordin dhe menaxhmentin e AKP-së t’i respektojnë ligjet në fuqi dhe të drejtat e njeriut, si ligjin për barazi gjinore, me kuotën gjinore minimale prej 50 për qind në pozitat drejtuese dhe vendimmarrës së AKP, rekomandimit e avokatit të popullit të datës 24 shkurt 2020 dhe vendimin e avokatit të popullit të datës 23 shtator të vitit 2020, ligji mbi për mbrojtjen nga diskriminimi gjinor”, potencoi Gjonbalaj.

    Ndërkaq, lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Arjeta Fejza tha se do të vazhdojnë të merren me këtë peticion dhe do të diskutojnë tutje se cilët janë hapat që do të ndërmarrin në këtë drejtim.

    “Në legjislacionin aktual në fuqi do të duhej të promovohej secila grua në secilin vend punës, do të duhej të promovohej edhe pozita për gratë, jo vetëm për burrat. Prandaj, në këtë drejtim konsideroj që të gjitha institucionet e kanë përgjegjësi që të promovojnë dhe të ndihmojnë, e të përkrahin gratë drejtë pozitave cilado qofshin ato, por veçanërisht nëse janë pozita të larta të cilat fatkeqësisht akoma shihen si pozicione, të cilat u takojnë vetëm burrave. Ne si komision do të vazhdojmë të merremi me këtë peticon, besoj që pas takimit me juve ne do të diskutojmë se cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrim në këtë drejtim”, tha Fejza. /kp

  • Lajçak nominohet si ambasador i BE-së në Zvicër

    Lajçak nominohet si ambasador i BE-së në Zvicër

    Përfaqësuesi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është nominuar ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

    Ai ndodhet në mesin e 44 nominimeve nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

    “Miroslav Lajçak është nominuar si ambasador i BE-së në Zvicër. Ai aktualisht është duke shërbyer si Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shërbyer më parë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë”, thuhet në faqen zyrtare të European Union External Action.

    Ndërkaq si Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë është dominuar Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si Përfaqësues i Përhershëm i Estonisë në BE. Më parë ai ka qenë ambasador i BE-së në Mal të Zi.

  • ​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

    ​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

    Misioni i OSBE-së sot publikoi raportin më të fundit, të fokusuar mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje. Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023, si dhe vlerëson praktikat ndëshkuese të gjykatave lidhur me respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe ato ndërkombëtare, me fokus te dënimet e drejta dhe konsistente.

    Analiza vë në dukje dy mangësi kryesore në lidhje me praktikat e dënimit në rastet e armëmbajtjes pa leje: vlerësimi joadekuat i rrethanave rënduese dhe lehtësuese; si dhe mungesa e konsistencës në aktgjykimet dënuese.

    Në afro 25 për qind të rasteve të monitoruara, gjykatat në mënyrë të parregullt i kanë shqyrtuar si rënduese faktorë të përgjithshëm dhe rrethana jo individuale. Këtu përfshihet edhe mbajtja e paautorizuar e armëve që referohet si “lloj i veprës penale të kohëve të fundit” apo “më të shpeshta në Kosovë”.

    Për më tepër, korniza ligjore e Kosovës nuk bën dallimin domethënës midis llojeve të armës si dhe shkallëve të rrezikshmërisë, gjë që çon në dallime të thella tek aktgjykimet dënuese nëpër gjykatat e Kosovës. Rrjedhimisht, 31 nga 33 raste rezultuan me gjoba me shuma të ngjashme (400 euro si më e shpeshta) për rastet që bënin fjalë për armë të ndryshme, që shkonin nga spreji lotsjellës e deri tek armët e zjarrit gjysmë automatike, të cilat paraqesin rrezikshmëri e seriozitet krejt tjetër.

    “Në peshimin e dënimit, gjyqtarët kanë për detyrë të ruajnë konsistencën dhe drejtësinë e dënimeve, duke siguruar që dënimi të pasqyrojë rrethanat e rastit në fjalë. Ky është çelësi për një sistem drejtësie të drejtë dhe të paanshëm”, tha Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

    Raporti përfundon me rekomandimet që i drejtohen palëve kryesore në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë trajnimet e përgatitura enkas për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe ndryshimet në kornizën legjislative dhe udhëzues.

  • Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

    Haradinaj në përvjetorin e vëllait Shkëlzenit dhe bashkëluftëtarëve: Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

    Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj në 25-vjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se ata ishin sypatrembur të cilët u bënë mburojë për popull dhe atdhe.

    “Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari. Sot në Gllogjan e Maznik, në nder të 25-vjetorit të rënies së heronjve; Luan e Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, bashkë me bashkëluftëtarë e miq, zhvilluam homazhe dhe morëm pjesë në “Marshin e Lirisë”, nga Kulla e deshmorëve në Gllogjan deri në Maznik, te lapidari i heronjve. Luftëtarë sypatrembur, të cilët u bënë mburojë për popull dhe Atdhe. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, ka thënë Haradinaj.

  • Lëvizja FOL organizoi konferencën Rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”

    Lëvizja FOL organizoi konferencën Rajonale “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”

    Lëvizja FOL ka mbajtur të martën konferencën Rajonale: “Qasja gjithëpërfshirëse: Perspektivat e shoqërisë civile për avancimin e zbatimit të Planit Ekonomik dhe Investimeve”, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se qëllimi i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve kryesore të studimit rajonal mbi përfshirjen e OSHC-ve të specializuara në rajon, që shërben si bazë për të çuar përpara diskutimin mbi angazhimin e shoqërisë civile në EIP dhe veçanërisht në projektet e mëdha të infrastrukturës.

    Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, ekspertë, donatorë, institucione financiare ndërkombëtare, ku diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e identifikuara për përmirësimin dhe integrimin e mëtejshëm të përfshirjes së shoqërisë civile në EIP, veçanërisht përmes politikave dhe projekteve të infrastrukturës.

    Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja “Fol” ka thënë se objektiv kanë prezantimin e gjetjeve kryesore nga puna rajonale mbi organizatat e shoqërisë civile të rajonit mbi angazhimin e tyre në planin ekonomik dhe investues.

    “Objektivi i kësaj ngjarje është prezantimi i gjetjeve kryesore nga puna jonë rajonale mbi organizatat e shoqërisë civile të rajonit mbi angazhimin e tyre në planin ekonomik dhe investues. Synimi ynë është që këto gjetje të shërbejnë si një themel për avancimin e diskutimeve në lidhje me angazhimin e shoqërisë civile dhe të investimeve veçanërisht në lidhje me projektet e mëdha të infrastrukturës në sektorin e transportit dhe energjisë. Ky vit shënon përvjetorin e procesit të Berlinit dhe dëshminë për përkushtimin tonë për integrim të përbashkët evropian dhe rajonal. Përmes kësaj platforme janë nënshkruar shume marrëveshje që kanë për qëllim zhvillim të qëndrueshëm në infrastrukture, ekonomi dhe inovacion. Suksesi i EIP varet jo vetëm nga investimet financiare por edhe nga angazhimi kuptim plotë i palëve. Kjo konferencë sot ofron një platformë jetike për dialog dhe bashkëpunim ku të gjitha palët ë interesuara mund të bashkohen për të shkëmbyer ide për të ndarë praktika të mira dhe për të krijuar partneritete që do e nxisin zbatimin e suksesshëm të IPS-së”, KA THËNË Demolli -Nimani.

    Ndërsa Ardian Hackaj nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim ka thënë se së bashku me ekzekutivin dhe agjencitë zbatuese përbëjnë një trekëndësh shumë të fortë në partneritet me institucionet financiare kombëtare dhe me palë të treta mund t’i çojë këto projekte përpara.

    “Kjo iniciativë ka të bëjë me angazhimin e akterëve të shoqërisë civile në aktivitete të cilat zakonisht janë kompetencë ekzekutive. Së bashku me ekzekutivin dhe agjencitë zbatuese përbëjnë një trekëndësh shumë të fortë në partneritet me institucionet financiare kombëtare dhe me palë të treta mund t’i çojë këto projekte përpara. Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i një mase njohurish në vende të rajonit që u lejon në këtë rast organizatave të shoqërisë civile që të identifikojnë informacionin e duhur”, ka thënë Hackaj.

    Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Getoar Mjeku në fjalën e tij ka potencuar se po presin mbylljen e studimeve të fizibilitetit për tetë komuna të Kosovës në mbarë territorin e Kosovës për mundësinë e ndërtimit të sistemeve të ngrohjes lokale dhe qendrore për tetë vendbanime.

    “Javët e fundit kemi themeluar ndërmarrjen publike që do të menaxhojë pjesërisht bateritë ndërsa po vazhdojmë bashkëpunimin për ta realizuar këtë projekt. Po presim mbylljen e studimeve të fezibilitetit për tetë komuna të Kosovës mbarë territorin e Kosovës për mundësinë e ndërtimit të sistemeve të ngrohjes lokale dhe qendrore për tetë vendbanime”, ka thënë Mjeku.

    Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se monitorimi varet shumë edhe nga kompozicioni i Qeverisë por në tri vitet e fundit pak edhe arroganca e numrave e ka bërë të veten dhe sipas saj është e vështirë të shihen proceset monitoruese.

    “Ajo çka për tri vite nuk e kemi dëgjuar asnjëherë ka qenë pikërisht e qartë nga ana e Qeverisë sa i përket autostradës së paqes, dmth çka? Monitorimi varet shumë në fakt edhe nga kompozicioni i Qeverisë por në tri vitet e fundit pak edhe arroganca e numrave e ka bërë të vetën ne e kemi shumë të vështirë të shohim procese monitoruese nga kjo Qeveri”, ka thënë Bajrami.

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Termokos”, Fisnik Osmani ka treguar se kjo ndërmarrje është duke i realizuar pesë projekte në faza të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm.

    “Ngrohtorja është duke i realizuar pesë projekte në faza të ndryshme dhe me partnerë të ndryshëm duke filluar me dy projekte ekzistuese të cilat veçse janë në përfundim të implementimit të rrjetit projekt i cili brenda 18 muajsh e ka vendos situatën më të qëndrueshme në furnizimin me energji. Kjo është shumë e rëndësishme nëse i referohemi statistikave 3.3% e prodhimit total të energjisë elektrike për nivel të Kosovës shpenzohet në Prishtinë me theks të veçantë”, ka thënë Osmani.

  • 57 gra të vrara në 14 vjet

    57 gra të vrara në 14 vjet

    Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

    Më poshtë grafika nga Radio Evropa e Lirë.

  • Familja e gruas së vrarë sot në Pejë hap të pame në shtëpinë e tyre

    Familja e gruas së vrarë sot në Pejë hap të pame në shtëpinë e tyre

    Familjarët e Gjyljeta Ukella, kanë hapur të pame për të bijën e saj e cila u vra mëngjesin e sotëm nga burri i saj.

    Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.

    Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

    Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

    Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

    Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

    “Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psikike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.