ATV

Category: Lajme

  • Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive

    Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë për Ekonomia Online se mundësia që të arrihet një marrëveshje për dinarin në takimin e sotëm, varet nga bashkësia ndërkombëtare, nëse është në gjendje ta bind Serbinë të mos jetë “palë destruktive” në dialog.

    Kusari-Lila ka thënë se Kosova në këto takime ka treguar se është e hapur për të gjetur zgjidhje për dinarin serb, ndërsa të kundërtën e mendon për palën serbe.

    “Ju keni dëgjuar deklaratat edhe të përfaqësuesit të BE-së po ashtu edhe të palëve që janë në takim këtë rast edhe të Kosovës që pala kosovare ka treguar konstruktivitet dhe vullnet për gjetur zgjidhje në raport me lehtësimin e marrjes së pagesave për përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë për ata të cilit marrin këto pagesa përmes sistemit bankare dhe valutës zyrtare. Ne kudër të këtyre parametrave apo në kudër të këtyre standardëve duhet të gjendur zgjidhja e lehtësimit të qasjes në mjete siç është kërkuar dhe kemi treguar vullnet për këtë, qoftë me shtyrje të procesit të sanksionimit për ata të cilët kanë proces mund të kenë sfida apo edhe në zbatimin e transfereve, gjegjësisht konvertimin e dinarit në euro dhe lehtësimin e qasjes apo marrjen e këtyre mjeteve. Në veçanti brenga ka qenë për personat e moshës së tretë”, ka thënë Kusari-Lila.

    Sipas saj, Serbia në të gjitha aspektet është pala destruktive, duke përfshirë marrëveshjet e mëhershme. Ajo ka përmendur edhe lobimin kundër anëtarësimit të Kosovën në Këshill të Evropës.

    “Në këtë aspekt tashmë është bërë e njohur që Serbia është pala destruktive, Serbia në të gjitha elementet edhe të marrëveshjeve të më hershme e këto të fundit të Brukselit dhe Ohrit ka treguar mosvullnet për zbatim dhe shkelje, prej cenimet të sovranitet territorial dhe sigurisë në Kosovë e deri te lobimi intensiv kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, rasti i fundit me KiE. Prandaj a do të këtë sukses ky takim sot do të varet sa do të jetë e suksesshme bashkësia ndërkombëtare ta bind Serbinë të mos funksionoj me destruktivitetin e treguar deri me tani”, ka thënë ajo.

    Edhe pas pesë takimesh ku është diskutuar çështja e dinarit, nuk është arritur marrëveshje.

  • Paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

    Paraburgim ndaj të dyshuarit për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.XH., ish- zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Mars të vitit 2019 në Ferizaj, si person zyrtar, konkretisht zyrtar i Lartë në Zyrën e Gjendjes Civile në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Gjendjen Civile numër 04/L-003, personin M.K., shtetas turk, e ka regjistruar në sistemin elektronik të Gjendjes Civile në Komunë e Ferizajt, duke i mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23 Prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

  • Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin Januzi, Bahtijari dhe Shala

    Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin Januzi, Bahtijari dhe Shala

    Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregulloren e Ndihmës Juridike të DHSK-së, në rastin gjyqësor ‘Januzi dhe të tjerët’.

    Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK), e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Januzit, Bahtijarit dhe H. Shalës që ka të bëjë me vlefshmërinë kushtetuese të Rregullores për Ndihmë Juridike të Dhomave të Specializuara, dorëzuar më 3 prill të këtij viti.

    Paneli e shpalli referimin të papranueshëm në përputhje me nenin 113 të Kushtetutës, nenin 49 të Ligjit, dhe rregullën 14 të Rregullores së DHSGJK-së, pasi Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji nuk autorizojnë individët që të ngrenë çështjet e kushtetutshmërisë së ligjeve para Dhomës.

    “Meqenëse referimi u konstatua i papranueshëm, Paneli refuzoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Mbrojtës para Gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare për t’u paraqitur si amicus curiae (“mik i gjykatës”), si dhe kërkesën e Isni Kilajt për t’iu bashkuar referimit”, njofton Specialja.

  • Vuçiq u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”, por jo edhe politikanëve të tyre

    Vuçiq u kërkon falje sllovenëve për deklaratën se janë “të neveritshëm”, por jo edhe politikanëve të tyre

    “Nëse e kam ofenduar dikë në Slloveni, kërkoj falje, por nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë”, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq nga Nju Jorku.

    Unë kam thënë se sllovenët janë të neveritshëm, duke menduar në seancën e Këshillit të Sigurimit. Kjo ishte tema dhe çdokush e kishte të qartë se kishte të bënte me individë dhe me politikën e tyre. Sigurisht që nuk ky është fjalor që duhet përdorur, por unë në mënyrë njerëzore thashë atë çfarë mendoj për politikën e tyre”, ka thënë Vuçiq në një deklaratë para gazetarëve.

    Ai ka shtuar se mendon më të mirën për sllovenët si popull dhe se ka shumë miq dhe të afërm në Slloveni.

    “Nëse kam ofenduar dikë, dua t’i kërkoj falje gjithë publikut të Sllovenisë dhe në të njëjtën kohë të them se nuk do t’u kërkoj falje politikanëve sllovenë, sepse ata po udhëheqin një politikë të “neveritshme” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ka vazhduar Vuçiq, me të vjetrën.

    Ai ka shtuar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është vlerësuar si diçka e tmerrshme, por se cenimi i integritetit territorial të Serbisë nuk është vlerësuar si “e tmerrshme”.

    “Nuk është e tmerrshme që ata po sponsorizojnë rezolutën për Srebrenicën kundër popullit tonë, pa u konsultuar me ne, pa na informuar apo pyetur paraprakisht. Gjithashtu shfrytëzoj rastin të ftoj Kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob dhe Presidenten e Sllovenisë Natasha Pirc Musar në Beograd dhe Serbi. Sigurisht që është e nevojshme të kërkoj falje edhe një herë, të theksoj se sigurisht nuk e kisha fjalën për sllovenët, por për t’u thënë atyre në sy se çfarë mendoj për politikën e tyre “të keqe” ndaj Serbisë dhe popullit serb”, ka përfunduar Vuçiq.

  • Numërohen gati 100 për qind të votave, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari

    Numërohen gati 100 për qind të votave, Osmani afro 40 mijë vota më shumë se Taravari

    Pothuajse 100% të votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%.

    Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%).

    Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare, i mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje që qeveris në Kosovë, ka marrë 83.356 vota (9.21%), raporton Gazeta Express.

    Meqenëse askush nuk mori shumicën e votave, dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj.

    Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 60 komuna të vendit, Stevo Pendarovski fitoi më së shumti vota në tri komuna, Bujar Osmani në 15, dhe Arben Taravari në një komunë.

    Komunat në të cilat dolën të parët Bujar Osmani e Arben Taravari

    Bujar Osmani ka fituar në Haraçinë (53,51 %), Bogovinë (55,33 %), Vrapçisht (58,02 %), Dibër (49,88 %), Dollnen (32,95 %), Zhelinë (49,45 %), Likovë (56,813 %), Pllasnicë (6,813 %), %), Saraj (55,49 %), Strugë (39,38 %), Studeniçan (50,54 %), Tearcë (41,30 %), Tetovë (37,91 %), Çair (40,65 %) dhe në Shutkë (37,11 %).

    Arben Taravari, ndërkaq, fitoi më së shumti vota vetëm në Gostivar (32,26%), komunën të cilën e udhëheq si kryetar.

    Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku për shef të shtetit do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila po prin bindshëm në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.

  • Kërkohet paraburgim për zyrtarin e arrestuar ferizajas që regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

    Kërkohet paraburgim për zyrtarin e arrestuar ferizajas që regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftoi se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.XH., ish- zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  

    Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Mars të vitit 2019 në Ferizaj, si person zyrtar, konkretisht zyrtar i Lartë në Zyrën e Gjendjes Civile në Ferizaj, ka keqpërdorur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 31 të Ligjit për Gjendjen Civile numër 04/L-003, personin M.K.,  shtetas turk, e ka regjistruar në sistemin elektronik të Gjendjes Civile në Komunë e Ferizajt, duke i mundësuar që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer, me këtë do të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23 Prill 2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

  • Të shtëna në një shkollë të mesme në Teksas, vdes një student! Arrestohet 17-vjeçari

    Të shtëna në një shkollë të mesme në Teksas, vdes një student! Arrestohet 17-vjeçari

    Një student 18-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër 17-vjeçar është arrestuar pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në Teksas.

    Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme Arlington Bowie ditën e djeshme rreth orës 15:00, ku policia gjeti të shtrirë në tokë një 18-vjeçar pa ndjenja i qëlluar rreth pesë ose gjashtë herë.

    Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e afërt, ku ka konstatuar vdekjen. Identiteti i tij nuk u bë i ditur menjëherë.

    “Policët arrestuan 17-vjeçarin me armatosur dhe do burgoset në burgun e qytetit Arlington dhe do të akuzohet për vrasje”, tha policia.

    Ditën e sotme është anuluar mësimi në gjimnaz.

  • Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë

    Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë

    Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se “paqja e negociuar është më mirë se një luftë pa fund”.

    “Të lutem. Vendet në luftë, të gjitha, ndalojnë luftën. Shikoni të negocioni. Kërkoni paqen.”

    Në mars, Papa zemëroi zyrtarët ukrainas pasi tha se Kievi duhet të kishte guximin e “flamurit të bardhë”, shkruan Skynews.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në atë kohë se vendi “nuk do të ngrejë kurrë flamuj të tjerë” dhe i kërkoi Vatikanit “të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj në luftën e tyre të drejtë për jetën e tyre”.

  • Arrestohet Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë

    Arrestohet Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë

    Mbrëmë është arrestuar Fitim Doda, i dyshuari për tentim vrasjen në Kolovicë.

    Kështu njofton Policia e Kosovës, ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 26.03.2024 – 13:50. Lidhur me rastin është raportuar se me 24.04.2024 pas një pune intensive hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    Në konflikt u përfshinë dy grupe, ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy tjerë të plagosur.

    Katër personat dyshoheshin për plagosje dhe vrasje, ishin shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa Fitim Doda, i dyshuar për tentim vrasje është arrestuar mbrëmë.

    Të plagosur në këtë rast kishin mbetur edhe dy të rinjtë, Lum Halilaj dhe Bilall Kqiku, të cilët patën kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

    Fitim Doda dhe Arijan Sijarina dyshohen për tentim vrasjen në lagjen Kolovicë, ndërsa vëllezërit Naim dhe Ahmet Berisha po kërkohen për vrasjen e rëndë.

    Sijarina dhe vëllezërit Berisha ende ndodhen në arrati.

    Edhe pse po hetohen si dy raste, motivi dyshohet se lidhet me konfliktin pas plagosjes së Naim Berishës, viktimë e rastit të parë dhe i dyshuar për rastin e dytë.

    Dy vëllezërit Berisha dyshohet se i kanë dalë në pritë të dyshuarit Fitim Doda për t’iu hakmarrë për plagosjen në mesditë.

    Në momentin kur ka ndodhur sulmi, bashkë me Dodën në veturë kanë qenë edhe disa persona të tjerë, në mesin e të cilëve edhe viktima Egzon Haziri, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.

  • Zhduket një grua në Skenderaj

    Zhduket një grua në Skenderaj

    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj.

    Policia është duke e hetuar rastin.

    “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi mashkull kosovar me 24.04.2024 ka raportuar se, viktima femër kosovare me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.