ATV

Category: Lajme

  • Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre

    Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre

    as një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish-presidentit Thaçi sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar dhe për t’u çmallur me të.

    Nëna dhe babai i ish-presidentit Thaçi sapo janë futur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

    Siç mësohet, ata do të qëndrojnë brenda deri në orën 16:00.

    Siç shihet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.

    Vizita e vetme dhe e fundit e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

    Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, Thaçi ishte lejuar që të vinte në Burojë nën përcjellje të rreptë të personelit të sigurisë së Dhomave të Specializuara, por siç ishte raportuar, ai ishte lejuar të takonte vetëm dy prindërit dhe askënd tjetër.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, si ish-krerë të UÇK-së, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.

    Procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon të jetë jotransparent dhe tejet i ngadalshëm.

    Më 21 maj është paralajmëruar një seancë, ku pritet të rishikohet koha dhe numri i dëshmitarëve të prokurorisë, e cila kishte kërkuar që t’i përfundojë dëshmitarët e saj deri në prill të vitit 2025.

  • Hovenier: Marrëveshja me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, një hap i rëndësishëm

    Hovenier: Marrëveshja me Kosovën kundër manipulimit të informacionit, një hap i rëndësishëm

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka komentuar nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes ShBA-ve dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

    Hovenier në një postim në “X” ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm.

    “I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë.

    Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm informativ në Kosovë”, ka shkruar Hovenier.

  • Durrësi hap sezonin turistik

    Durrësi hap sezonin turistik

    Durrësi çeli mbrëmjen e së shtunës zyrtarisht sezonin turistik, por kushtet atmosferike nuk lejuan mbarëvajtjen e koncertit “Vala”, i parashikuar për t’u mbajtur në shëtitoren “Taulantia”.

    Rrebeshi i shiut që përfshiu Durrësin për disa minuta, shkaktoi anulimin e aktivitetit ku të pranishmit të mbledhur për të festuar mundën të shijojnë vetëm pak minuta nga koncerti i planifikuar.

    Koncerti i së shtunës i paraprin një serie aktivitetesh të larmishme, që do të mbahen në ditët në vijim nën kujdesin e Bashkisë Durrës.

    Durrësi synon edhe këtë vit të jetë kryeqyteti i turizmit në Shqipëri dhe të tejkalojë shifrën prej 1.5 milionë turistë që u regjistruan sezonin e kaluar veror.

  • Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

    Kroacia nesër nis për Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

    Kroacia nesër do ta dërgojë kontigjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.

    Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi se për këtë kanë organizuar një ceremoni në Zagreb. Thotë se kontigjenti i ri do të dërgohet “në operacionin e KFOR-it për mbështetjen e paqes në Republikën e Kosovës”.

    “Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

    Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00 dhe në të do të pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq.

  • Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

    Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri

    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i kryetarit të Sindikatës, Imer Zeqiri.

    “Sot më datë 19.05.2024 është mbajtur Kuvendi i Përgjithshëm i Jashtëzakonshëm ku ishte thirrur nga Këshilli Drejtues i SPK-së bazuar në Ligjin mbi Organizimin Sindikal dhe Statutit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me të vetmën pikë të Rendit të Ditës për votimin e shkarkimit të kryetarit të SPK-së Imer Zeqiri.”

    60 delegatë kanë votuar pro shkarkimit të Zeqirit.

    “Në këtë Kuvend të pranishëm ishin 60 delegat të Kuvendit nga gjithsej 73 delegat që ka ky Kuvend dhe në mënyrë unanime me vota të hapura të gjithë votuan PRO shkarkimit të kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri.

    Kuvendi i Përgjithshëm i SPK-së i siguron të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës se kjo Sindikatë do të vazhdoj punën pa pengesa deri në Kuvendin e ardhshëm duke mbrojtur të drejtat e çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, ngritjen e mirëqenies dhe kushteve të punës.”

  • Mosrespektimi i rregullave në trafik, policia shqipton mbi 1500 gjoba brenda 24 orëve

    Mosrespektimi i rregullave në trafik, policia shqipton mbi 1500 gjoba brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar mbi 15o0 gjoba në trafik, shkruan Reporteri.net.

    Gjatë këtyre 24 orëve aksidente trafiku me lënduar janë raportuar të jenë 13, derisa me dëme materiale 28.

    Poashtu janë arrestuar 19 persona, ku 17 janë dërguar në mbajtje.

  • Allen diskuton thellësisht me Kurtin: Kosova i përket BE-së e NATOs, kërkojmë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

    Allen diskuton thellësisht me Kurtin: Kosova i përket BE-së e NATOs, kërkojmë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve me Serbinë

    Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen tha se pati “diskutim të thellë” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Allen publiko në “X” fotografi nga ky takim, ndërsa shkroi se “Kosova i përket BE-së dhe NATO-s”, duke përmendur kërkesën për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

    “Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Allen.

  • Kryeministri sllovak nuk është më në rrezik për jetë

    Kryeministri sllovak nuk është më në rrezik për jetë

    Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është përballur ditë më parë, ka thënë zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën.

    “Ai nuk është më në rrezik për jetë, por gjendja e tj vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, ka thënë Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

    Personi i akuzuar për tentim-vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës.

    I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar të mërkurën.

    Cintula ka shtënë pesë herë me armë kundër Ficos, ndërsa e ka qëlluar katër herë – përfshirë goditjen në abdomen – teksa kryeministri ka qenë në afërsi të mbështetësve të tij, pas takimit qeveritar të zhvilluar në qytezën Handlova.

    Fico është dërguar në spital me helikopter dhe i është nënshtruar një operimi për pesë orë.

    Fico është në pushtet prej kur partia e tij popullsite e qendrës, Smer, i ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vjeshtën e vitit të kaluar. /REL

  • Ja kur do të rivotohet në 7 vendvotime në Maqedoninë e Veriut

    Ja kur do të rivotohet në 7 vendvotime në Maqedoninë e Veriut

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve caktoi 22 majin si datën e rivotimit në 7 vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore.

    Vendimi erdhi pasi në Gjykatën Administrative u refuzuan paditë e Frontit Evropian për rivotim në Zhelinë, Strugë, Ohër, Krushevë dhe Dollnen.

    Gjykata Administrative të gjitha ankesat i ka vlerësuar si të pabaza.

  • BE: Rregulla më të ashpra për eksportet e mbetjeve drejt vendeve jo anëtare

    BE: Rregulla më të ashpra për eksportet e mbetjeve drejt vendeve jo anëtare

    ‘’Qëllimi është të sigurohet që BE-ja të marrë më shumë përgjegjësi për mbeturinat e saj’’, ka njoftuar Komisioni Evropian.

    Që nga viti 2004, eksportet e mbetjeve nga BE-ja drejt vendeve jo anëtare të BE-së janë rritur me 72%. Vitin e kaluar shifra ishte 35 milionë tonë.

    Nga maji 2027, mbetjet do të eksportohen në vendet jashtë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vetëm nëse vendi i destinacionit pranon në mënyrë eksplicite dhe mund të tregojë se mbetjet janë trajtuar në mënyrë të qëndrueshme.

    Duke filluar nga nëntori i vitit 2026, do të ndalohet edhe eksporti i mbetjeve plastike në vendet jashtë OECD për dy vjet e gjysmë.

    Shumica e vendeve të BE-së i përkasin 38 anëtarëve të OECD, i cili përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Meksikën.

    Rregullorja e re synon gjithashtu të ndihmojë në luftimin e tregtisë së paligjshme të mbetjeve.

    Sipas Komisionit, rregullat plotësojnë direktivën e re për krimin mjedisor, e cila gjithashtu hyri në fuqi të hënën.

    Kjo përfshin një listë të krimeve më të rënda kundër rregulloreve mjedisore dhe kërkon që shtetet anëtare të sigurojnë që këto krime të konsiderohen si vepra penale sipas legjislacionit të tyre kombëtar. /atsh