ATV

Category: Lajme

  • QKUK jep njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

    QKUK jep njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, për shkak të punimeve renovuese që po zhvillohen në Qendrën e Hemodializës, shërbimet për pacientët që janë pjesë e programit të hemodializës do të ofrohen përkohësisht në qendrat e hemodializës më të afërta me vendbanimin e tyre.

    Sipas njoftimit të Klinikës së Nefrologjisë, ky organizim është ndërmarrë për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit dhe ruajtjen e standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa ndërprerë ofrimin e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt.

    “Kjo është bërë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së trajtimit dhe ruajtjes së standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa asnjë ndërprerje të shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se sistemimi i pacientëve në qendrat përkatëse është realizuar sipas planifikimit të stafit profesional dhe në koordinim me institucionet shëndetësore, duke garantuar vazhdimin e trajtimit në mënyrë të sigurt dhe efikase.

    QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve renovuese dhe krijimit të kushteve optimale për ofrimin e shërbimeve, aktiviteti i hemodializës do të rikthehet në Qendrën e Hemodializës pranë këtij institucioni.

    Në fund, Klinika e Nefrologjisë ka falënderuar pacientët, familjarët dhe qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

  • Deputeti gjerman për Banjskën: Grupi i Radoiçiqit kreu sulm të organizuar ushtarak, ndaleni hajdutin

    Deputeti gjerman për Banjskën: Grupi i Radoiçiqit kreu sulm të organizuar ushtarak, ndaleni hajdutin

    Deputeti nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka folur në parlamentin gjerman për situatën e sigurisë në Kosovë, duke përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë.

    Ai tha se ngjarje të tilla, sipas tij, nuk janë të rastësishme dhe tregojnë për rreziqe të vazhdueshme në rajon.

    “Po ju jap një shembull, para vitit 2023 në Mitrovicë, ajo që dukej si një bllokim i thjeshtë rruge më vonë doli të ishte e planifikuar dhe e organizuar në mënyrë ushtarake”, u shpreh ai.

    Mijatoviq shtoi se situata në Kosovë kërkon vëmendje të shtuar ndërkombëtare, veçanërisht në veri të vendit.

    Duke iu referuar rastit të Banjskës, ai tha: “Sulmi në manastirin e Banjskës u krye nga paramilitarë serbë, të udhëhequr nga Radojçiq. Ky ishte një sulm i organizuar me pajisje ushtarake”.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më të qartë ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimeve në Kosovë.

    “Ne duhet të shohim nga afër situatën e sigurisë në jug-lindje të kontinentit tonë dhe të shohim se kush është mik, e kush armik, si dhe kush ‘me buzëqeshje dhe me mjete perfide operon në atë rajon’. Flas këtu edhe për llojin e armëve që atje u gjenden e që ishin pjesë e grupit të Radojçqit me të cilat armë ata ishin pajisur ushtarakisht dhe ky njeri jeton në arrati në Serbi. Kështu që ndaleni hajdutin”, tha ai.

  • Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren

    Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren

    Sot do të varroset Albian Osmanaj, i riu që humbi jetën pasi u ther për vdekje në fshatin Kobaj të Prizrenit.

    Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

    Sipas njoftimit, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit pas namazit të Ikindisë.

    Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë). Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë”, thuhet në njoftim.

    Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.

  • Votat me postë, ky është numri i votave të liderëve

    Votat me postë, ky është numri i votave të liderëve

    Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.

    Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.

    Por cili nga liderët e partive politike ka më së shumti vota.

    Sipas rezultateve, prin Albin Kurti me 19,767 Vota. Pas Kurtit renditet Vjosa Osmani me 3,425 Vota. Në vendin e tretë renditet Bedri Hamza me 2,027 Vota dhe Ardian Gjini me 1,449 Vota.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor 2026, mbi vend do të dominojnë fusha me presion relativisht të lartë atmosferik, duke favorizuar mot me diell dhe vranësira të pakta.

    Megjithatë, depërtimi i herëpashershëm i masave më të lagështa ajrore, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, mund të sjellë zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Dita e hënë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë.

    Të martën pritet ndryshimi më i dukshëm i motit gjatë javës. Pas një paraditeje me diell dhe vranësira të pjesshme, në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

    Ditën e mërkurë mti do të përmirësohet, do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të variojnë nga 10 deri në 13 gradë në mëngjes dhe nga 25 deri në 29 gradë gjatë ditës.

    Edhe e enjtja parashihet të jetë kryesisht e kthjellët dhe pjesërisht e vranët, me kushte më të qëndrueshme atmosferike dhe mundësi të ulët për reshje. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

    Java do të mbyllet me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.

    Meteorologët vlerësojnë se temperaturat gjatë gjithë javës do të mbeten pranë mesatares shumëvjeçare për muajin qershor.

  • Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

    Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar të gjithë dëshmorët që kanë rënë gjatë muajit qershor.

    Në një postim në Facebook, organizata ka vlerësuar lartë sakrificën e tyre, duke thënë se vepra e tyre mbetet pjesë e historisë së Kosovës.

    “Qershori i lavdisë dhe i sakrificës mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Në këtë muaj të rëndësishëm për historinë e luftës sonë çlirimtare, përulemi me nderim të thellë para veprës dhe flijimit të dëshmorëve të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare, të cilët me gjakun e tyre shtruan rrugën e lirisë së Kosovës”, thuhet në postim.

    OVL-UÇK ka publikuar edhe një listë të gjatë të dëshmorëve të rënë në këtë muaj, duke i kujtuar me respekt dhe përulësi.

    ” Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), me respektin dhe përulësinë më të madhe, i kujton dhe i nderon përjetësisht dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin qershor. Lavdia e tyre do të jetojë përherë në historinë e Kosovës, ndërsa sakrifica e tyre do të mbetet frymëzim i pashuar për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkroi mes tjerash OVL-UÇK.

  • Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″

    Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″

    Në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin “Reçaku II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar pesë persona.

    Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës.

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës pritet të mbajnë konferencë për media në ora 13:00 për të dhënë detaje shtesë mbi operacionin.

    Komunikatë për media:

    Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

    Prishtinë, qershor 2026 – Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

    Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.

  • “Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

    “Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se njerëzit e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, “po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan”.

    Ai është shprehur i ashpër me Kurtin, duke pyetur “kush është ky njeri?”.

    “Më 21 nëntor 2018, si Kryeministër i Qeverisë Haradinaj, vendosa taksën 100% ndaj mallrave të Serbisë.

    Më 1 prill 2020, Albin Kurti e hoqi taksën dhe e hapi tregun për mallrat serbe.

    Më 20 dhjetor 2017, nënshkrova projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia.

    Në vitin 2020, Albin Kurti e anuloi këtë projekt, duke i hapur derën importit të rrymës nga mafia energjetike e kontrolluar nga Serbia.

    Në vitet 2021–2022, Kurti refuzoi edhe projektin amerikan të gazit”, shkruan Haradinaj.

    Tutje, Haradinaj thotë “më 14 qershor 2026, mediat raportojnë për dhjetëra kamionë me mallra nga Serbia që presin të hyjnë në Kosovë. Ndërkohë, vetëm gjatë vitit të kaluar, Kosova importoi energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro”.

    “Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan.

    Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.

    Çka don ky njeri nga Kosova?”, thotë Haradinaj.

  • KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

    KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 14.06.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 110/10[kV] Prishtina 5 do të ndërprehet:
    NS 10/04kV TS Xhemail Ibishi 4/2 (kodi: 13000014006) nga ora 10:00 deri 11:00.
    Vendet: rr. Adem Keçekolla.
    Arsyeja: Punime sipas PEE, montimin e letfës.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.
    Nga TS 110/35/10 [kV] Prizreni 1 do të ndërpritet H07 TS 35/10 [kV] Prizreni IV (kodi: 300330) prej orës 09:00 deri në 14:00.
    Vendet: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i Turk, Lagjja e Trimave, IBPK “Prizreni”, “Shtypshkronja e Re” (ETC), “Siprint Shtypshkronja”.
    Rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, William Walker.
    Afariste: “Afioni”, “Etem-Trade”, “EULEX”, “Kuk-Komerc”, “Sharri Beton”, “Sharri Plast”.
    rr. Azem Hajdari, rr. Ilaz Hoxha, rr. Besart Shala & Blerton Baxhaku, rr. Qamil Bytyqi, rr. Sefidin Laçi, Ismet Jashari-Kumanova, Anton Pashku, Mentor Krasniqi, Vatrat Shqiptare, Shën Albani, Lazër Lumezi, Shën Jeronimi, Pal Paluca, Hysen Rexhepi, Nuhi Elezi, Themistokli Gërmenji, Asllan Berisha, Teodor Haxhi Filipi, Marin Barleti, Bujtinat, Iljaz Kuka, Adnan Krasniqi, Aleksander Flemingu, Papa Gjon Pali II, Anton Çeta, Petro Nini Luarasi, At Gjergj Fishta, Odhise Paskali, Esat Haskuka, Xhavit Bajraktari, Indrit Cara Kavaja, Azem Hajdari, Behari, Sheshi Shadervan, Halil Berisha, Lekë Dukagjini, rr. Kaçaniku, rr. De Rada, rr. Ibrahim Lutfiu, rr. Joni, rr. Tirana, Spitali Rajonal-Prizren, rr. Kukësi.
    Arsyeja: Kyçja e kabllove në kthinën e re.

    Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    NS 35/10[kV] Gjakovë I
    Nga dalja 10[kV] Cermjani në SSH-Cermjani do të ndërpriten këta TS nga ora 08:00 deri 17:00:
    TS 10/0.4 kV Zhabel-2 (kodi: 80080012034)
    TS 10/0.4 kV Bardhaniq (kodi: 80080012313)
    TS 10/0.4 kV Barë e Madhe (kodi: 80080012314)
    Vendet: Bardhaniq, Barë e Madhe.
    Arsyeja: Punime në projekte investive.

    Gjilan

    Punime nga KOSTT-i

    Nga TS 110/10 [kV] Kamenica do të ndërprehet:
    TR1 (kod: 620000) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10 (kV) prej orës 00:10 deri në 00:20.
    Vendet: Rrugët: Asim Jusufi (një pjesë), Avdi Xhaçku, Besnik Maroca, Dëshmorët e Kombit, Kadri Zeka, Nikolla Teslla, Musli Ymeri (një pjesë), Wurdo Wilson (një pjesë), Vëllezërit Krivaqa (një pjesë), Rrugët: Adem Jashari, Agim Ramadani (një pjesë), Basri Canolli, Fehmi Agani, Iliria (një pjesë), Ismajl Qemajli, Konferenca e Rambujesë (një pjesë), Nëna Terezë, Ramadan Kastrati, Selver Kryeziu (një pjesë), Skënderbeu, Vudro Wilson, Car Llazar (një pjesë), Emin Kryeziu (një pjesë), Haki Efendi Sermaxhaj, Kamenicë, Metush Krasniqi (një pjesë), Muharrem Fejza (një pjesë), Mulla Idriz Gjilani (një pjesë), Qendër, Qendra Tregtare, Sahit Baliq, Vuk Karagjiq (një pjesë), Xhelal Sopi (një pjesë).
    Fshatrat: Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, Berivojcë (një pjesë) dhe Ruboc, Berivojcë, Boscë, Bratilloc (një pjesë), Feriqevë (një pjesë), Grizimë, Jagllarë (një pjesë), Malësia, Lagjja e Malësisë, Moçar (një pjesë), Strelicë, Svircë (një pjesë), Tugjec, Zajçec, Olec, Bushincë, Buxhenicë (një pjesë), Carevc (një pjesë), Gragjenik (një pjesë), Hajnoc, Kamenicë, Kremenatë (një pjesë), Krilevë, Malësia dhe Lagjja e Malësisë (një pjesë), Meshinë (një pjesë), Moçar, Strezoc dhe Tirinicë (një pjesë), Dajkoc, Muçivërc, Rogaçicë dhe Shipashnicë e Poshtme (një pjesë), Hodonc, Karaçevë e Poshtme, Karaçevë e Epërme, Katushnicë (një pjesë) dhe Rogaçicë, Berivojcë (një pjesë), Bozhec, Busavatë, Dobërçan, Drenoc, Drenoc i Ulët, Drenoc i Epërm, Dubovë (një pjesë), Gllogoc, Hodec (një pjesë), Miganoc (një pjesë), Pançellë, Petroc, Ranillug, Ropotovë e Madhe, Ropotovë e Vogël dhe Tomanc, Crepanë (një pjesë), Dheu i Bardhë (një pjesë), Koretin (një pjesë) dhe Topanicë (një pjesë), Domoroc, Koretin, Kormjan i Poshtëm, Kormjan i Epërm.
    Arsyeja: Rehabilitimi i Marshalling Kiosk për Transformatorët Matës të Kombinuar 110 kV në NS distributive. Kalimi i ngarkesës nga TR2 në TR1.

  • Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

    Vetëvendosje e merr mandatin e 51-të nga votat me postë, AAK bie për një

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar me publikimin e rezultateve të votimit me postë.

    Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së në ora 22:41, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar ulësen e 51-të. AAK ndërkohë ka humbur një ulëse dhe ka rënë në 7-të.

    Deri më tani janë numëruar 19,23% të votave me postë. LVV-ja ka marrë 7,402 vota; Lidhja Demokratike e Kosovës 1,808; Partia Demokratike e Kosovës 722 vota kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 501 vota.