ATV

Category: Lajme

  • ​Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit

    ​Kuvendi i Mitrovicës së Veriut ka mbështetur sërish hapjen e urës së Ibrit

    Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka mbështetur në seancën e sotme vendimin për hapjen e urës së Ibrit edhe për qarkullimin e automjeteve, i cili ishte marrë në prill të vitit të kaluar.

    Kjo iniciativë ishte nisur nga këshilltarja e këtij Kuvendi e cila vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Doli.

    Gjatë kësaj seance, Betim Osmani, propozoi edhe shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Uglanin, me arsyetimin se nuk ka punuar sa duhet dhe nuk ka qenë bashkëpunues me të tjerët, por që ky propozim u kundërshtua me 13 vota nga gjithsej 14 këshilltarë sa ka ky Kuvend.

    Në këtë seancë po diskutohen disa pika të rendit të ditës, siç janë “raporti i Drejtorisë së Inspekcionit’, “propozim vendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime etj. /kp

  • Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

    Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

    “Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

    Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se Apeli ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Enver Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha.

    Gjykata Themelore e kishte lënë të mbrohet në liri Sekiraqwn pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, derisa më pas ai është arratisur.

    Gjyqtari Agim Kuçi është suspenduar për këtë rast derisa Kryetarja e Gjykatës kishte konfirmuar se Kuçi pa konsultim me anëtarët e trupit gjykues vendosi që Sekiraqa të mbrohet në liri.

    Por, pas vendimit të Apelit më 18 maj 2024 Sekiraqa ka arritur të arratiset. Sekiraqa më 3 maj 2024, pas kthimit të rastit dy herë në rigjykim u dënua me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. /BetimipërDrejtësi

  • Një 20-vjeçar vdes nga goditja e rrufesë në Maqedoninë e Veriut

    Një 20-vjeçar vdes nga goditja e rrufesë në Maqedoninë e Veriut

    Një 20-vjeçar nga fshati i Koxhalisë në Radovish të Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja.

    Një mjek nga urgjenca mjekësore nga Radovishi ka konstatuar vdekjen, ndërsa personi tjetër është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.

    “Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”, thuhet në njoftim, shkruan Klan Macedonia.

  • Memli Krasniqi uron Kadri Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

    Memli Krasniqi uron Kadri Veselin për ditëlindje: Dielli do të lind përsëri

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka uruar ditëlindjen ish-kreut të kësaj partie dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

    Ai ka publikuar një foto me Veselin, derisa si mbishkrim ka lënë fjalinë se “Dielli do të lind përsëri”.

    “Urime ditëlindja, Kryetar! Dielli do të lind përsëri!”, ka shkruar Krasniqi.

  • Vdes një shtetas i huaj në Prishtinë, Policia nis hetimet

    Vdes një shtetas i huaj në Prishtinë, Policia nis hetimet

    Një shtetas i huaj ka vdekur në Prishtinë, raporton EO.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person ishte dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

    “Është dërguar në shtëpinë e shëndetit pa shenja jete një mashkull me shtetësi të huaj, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Gjatë intervistimit bashkëshortja/ femër kosovare ka deklaruar se i lartcekuri ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë.

    Sipas organeve të rendit, me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.

  • Përkujtohet heroi Safet Peci-Boletini, ministri Peci: Ai po ripërtërihet, amanetin e tij ta dërgojmë në vend

    Përkujtohet heroi Safet Peci-Boletini, ministri Peci: Ai po ripërtërihet, amanetin e tij ta dërgojmë në vend

    Në 25 vjetorin e rënjës së heroit Safet Peci-Boletini, ministri i Bujqësisë Faton Peci ka bërë homazhe tekë shtatorja e heroit në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.

    Ministri Peci tha se nuk ka gjë më mirë se sa të shohësh që familja e heroit është duke u ripërti me gjenerata të reja.

    Ai tha se është e rëndësishme që amenetin e Safetit të dërgohet ne vend.

    Ai ka shtuar se si familjar të heroit i mbanë të fortë amaneti, trimëria dhe heroizimi i tij.

    “Nuk ka më mirë me parë që po ripërtrihemi, e kemi pasur një Safet e kemi tjeterin edhe shumë gjeneratat të tjëra por e rëndësishem është që amanetin e ti ta dërgojmë në vend. Behuni të fortë për shkak se na mbaën amaneti, trimëria dhe heroizimi i Safetit”

    Heroi i Kosovës Safet Boletini, apo ndryshe sic nijhej komandant Tigri, erdhi nga Gjermania dhe iu bashkua luftës së UÇK-së. Safeti ishte figurë e rëndësishme i cili iu kundërvy një regjimi shtypës, si ushtar i dalluar dhe ndërgjegje e zgjuar kombëtare.

    Safeti u inkuadrua si ushtar i uniformuar në Brigadën 141 “Mehë Uka” në Shalë të Bajgorës.

    Më 31 maj 1999, rreth orës tetë, armiku, duke parë rrezikun e madh që po i kanosej, përdori gjithë arsenalin luftarak më modern kundër luftëtarëve të lirisë.

    Safeti, me luftëtarët e njësitit të tij, si gjithmonë, ishin të gatshëm për t’u ballafaquar me forcat e armikut. Ai me bashkëluftëtarët e tij, si gjithherë, u gjend në vijën e parë të frontit. Ata ishin futur në thellësi të forcave të armikut. Duke mos mundur që të zbulojë veprimtarinë e njësitit të “Tigrave”, armiku vendosi të përdorë artilerinë e rëndë. Kështu, vuri në shënjestër zonën ku vepronte njësiti.

    Në një luftë të pabarabartë për jetë a vdekje, atë ditë ranë heroikisht Safet Boletini dhe bashkëluftëtari i tij, Ejup Kasumi nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë, ndërsa u plagos një tjetër.

  • ​35 vjet burgim për katër të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

    ​35 vjet burgim për katër të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

    Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për të mitur ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve.

    Sipas komunikatës së lëshuar nga gjykata i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

    “I mituri është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite”, thuhet në komunikatë derisa është bërë me dije se lidhur me të miturin e katërt është veçuar procedura nga gjykata.

    I akuzuari E.R sipas komunikatës është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

    Ndërsa i mituri i tretë është liruar nga aktakuza për veprën penale të trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

    Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqësuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

    “Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, në dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave nën dyshimin për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

  • Osmani pas takimit me Blinkenin: Bisedova për domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit

    Osmani pas takimit me Blinkenin: Bisedova për domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit

    Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është takuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

    Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku ka postuar edhe një fotografi teksa ka biseduar me Blinkenin.

    Sipas Osmanit, temë diskutimi mes tyre ishte aktualiteti i Maqedonisë së Veriut dhe domosdoshmëria e kursit euroatlantik të vendit.

    “Me Sekretarin Blinken bisedova për aktualitetet në vendin tonë dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të kursit euroatlantik të vendit, përkushtimin për demokracinë multietnike funksionale dhe respektimin e tre marrëveshjeve. Falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve”, ka shkruar Osmani.

  • Cilët janë kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?

    Cilët janë kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?

    Siç raportohet, më 30 dhe 31 maj në Pragë të Çekisë do të mblidhen ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme.

    Jens Stoltenberg i Norvegjisë i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor.

    Aleatët pothuajse janë pajtuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë.

    Ndërkohë, vendimi i tyre vjen në një moment kyç për aleancën më të madhe ushtarake, pasi ajo po përballet me kërcënimin e një Rusie gjithnjë e më luftarake dhe një presidencë të dytë nga Donald Trump.

    Si e zgjedh NATO Sekretarin e saj të Përgjithshëm?

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është nëpunësi më i lartë civil i aleancës dhe zgjidhet me konsensus të anëtarëve të paktit ushtarak.

    Historikisht, ai kryeson komitetet kryesore të NATO-s, vepron si zëdhënës dhe rekruton staf ndërkombëtar, shkruan Euronews.

    Në praktikë, përzgjedhja e tij bëhet përmes kanaleve diplomatike joformale, por gjetja e një kandidati të përshtatshëm nuk është e lehtë.

    Kush janë kandidatët?

    Një prej kandidatëve, është Mark Rutte, kryeministër i Holandës që nga viti 2010. Kandidatura e tij ka fituar mbështetje nga 29 prej 32 anëtarëve të aleancës, duke përfshirë edhe atë nga SHBA.

    Pas muajsh bisedimesh, ish-shefi i spiunazhit Dirk Schoof me sa duket do të emërohet kryeministër i Holandës, që do të thotë se Rutte mund të largohet brenda disa javësh nga pozita.

    Por, ai nuk është i vetmi kandidat.

    Kandidatët e tjerë përfshijnë presidentin rumun Klaus Iohannis, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe ish-ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace.

    Megjithatë, disa janë të shqetësuar se emërimi i Rutte si kreu i NATO-s, i cili është shumë anti-rus, mund të përshkallëzojë më tej tensionet.

    Ndërsa Rutte duket i preferuari, për përzgjedhjen e tij ka disa pengesa.

    Midis tyre është Hungaria dhe lideri i ekstremit të djathtë, Viktor Orban, i cili e sheh Perëndimin si nxitës të luftës dhe ka vënë veton ndaj ndihmës së BE-së për Ukrainën.

    Madje, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka konfirmuar se nuk do ta mbështesë Rutte.

    Ndryshe, mbledhja në Pragë mund të jetë “politikisht e vogël” për ta zgjidhur ngërçin brenda aleancës.

    Shpresat janë të përqendruara në një samit të NATO-s në Uashington gjatë muajit korrik, pas një takimi të ministrave të Mbrojtjes në mes të qershorit.

    Shtyrja e një vendimi deri pas zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit e bën të mundshme që ai të përfshihet në një seri më të gjerë vendimesh për postet kryesore të BE-së.

    Supozohet se Iohannis do të drejtojë Komisionin Evropian, megjithëse kjo punë ka më shumë gjasa t’i shkojë presidentes aktuale, gjermanes Ursula von der Leyen.

    Gjithashtu, Kallas mund të jetë zgjedhja e Estonisë për komisionere të BE-së, apo të përfundojë në krye të shërbimit diplomatik të bllokut.

    Të gjithë sytë janë nga zgjedhjet amerikane që do të zhvillohen në nëntor, me disa që kanë frikë se rezultati mund të dëmtojë tërësisht aleancën transatlantike.