ATV

Category: Lajme

  • Suedia i bashkohet stërvitjeve të NATO-s si anëtare e plotë për herë të parë

    Suedia i bashkohet stërvitjeve të NATO-s si anëtare e plotë për herë të parë

    Përafërsisht 9,000 trupa nga 20 vende të NATO-s kanë kryer stërvitje ushtarake në qershor në rajonin e Detit Baltik, një zonë me rëndësi strategjike të shtuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

    Stërvitjet e këtij viti Baltops janë “të veçanta” pasi Suedia, tani një anëtare e plotë e NATO-s, iu bashkua stërvitjeve për herë të parë që nga hyrja e saj e fundit në aleancë, shkruajnë mediat e huaja.

    Stërvitjet, të cilat zgjasin deri të enjten, përfshijnë operacione stërvitore gjithëpërfshirëse duke përfshirë spastrim të minave detare, zbulimin e nëndetëseve, si dhe përgjigjen mjekësore ndaj skenarëve të mundshëm të viktimave masive.

    Dhe siç thuhet më tej, synimi kryesor është rritja e ndërveprimit të forcave të NATO-s dhe demonstrimi i përkushtimit të aleancës për sigurinë e përbashkët.

    Forcat Goditëse dhe Mbështetëse Detare të NATO-s, së bashku me Flotën e 6-të të Marinës së SHBA-së, po organizojnë stërvitjet, të cilat përfshijnë rreth 50 anije të marinës dhe 45 avionë dhe helikopterë.

    Këto stërvitje po mbahen në të gjithë Detin Baltik, si dhe në ishullin strategjik Gotland në Suedi dhe në Lituani, Poloni dhe Gjermani.

    Rëndësia e rajonit Baltik është rritur për shkak të tubacioneve të mëdha të gazit që kalojnë nëpër shtratin e detit nga Rusia dhe Norvegjia në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera evropiane, përcjell Telegrafi.

    Zona është bërë gjithnjë e më e ndjeshme që nga rritja e aktiviteteve armiqësore të Rusisë pas fillimit të agresionit mbi Ukrainë në vitin 2022.

  • ​Fillojnë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE

    ​Fillojnë zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE

    Në Luksemburg nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian.

    Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X, transmeton Ukrinform.

    “Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju uroj një fillim të suksesshëm të negociatave!” tha ajo.

    Më 21 qershor, Këshilli i BE-së miratoi kornizën negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila hapi rrugën për nisjen e negociatave në Luksemburg më 25 qershor.

  • ​PDK: Projektligji për zyrtarët publikë dhe ai për Këshillin Prokurorial bien ndesh me Kushtetutën

    ​PDK: Projektligji për zyrtarët publikë dhe ai për Këshillin Prokurorial bien ndesh me Kushtetutën

    Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial, bien ndesh me Kushtetutën e vendit. Partia më e madhe opozitare ka akuzuar ekzekutivin se përmes Projektligjit për zyrtarët publikë po synon të politizojë dhe shkatërrojë administratën publike, ndërkaq përmes Projektligjit për Këshillin Prokurorial, të kapë organin e akuzës në vend. Derisa paralajmëruan se nëse miratohen si të tilla në Kuvend do t’i dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në konferencë për medie të martën, tha se dy projektligjet që janë miratuar në lexim të parë në Kuvend shpërfaqin qasjen jokushtetuese të partisë në pushtet.

    Duke folur për Projektligjin për zyrtarët publikë, ai tha se i njëjti bie ndesh edhe me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim (MSA) me BE-në, ndërkaq përmendi si problematik nenin ku përcaktohet se një drejtor mund të qëndrojë në pozitë udhëheqëse si ushtrues detyre deri në dy vite.

    Krahas kësaj, sipas tij, jo kushtetuese janë nenet ku theksohet se pozitat e nivelit të mesëm dhe të ulët drejtues pas hyrjes në fuqi të ligjit fillojnë me mandat katër vjeçar.

    “Këto dy nisma ligjore të cilat kanë kaluar në lexim të parë dhe shumica parlamentare synon t’i kalojë edhe në lexim të dytë në seancën vijuese janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese për ligjet përkatëse. Thënë më konkretikisht, Projektligji për zyrtarët publik është miratuar në lexim të parë pa pasur asnjë ditë konsultim pulbik. Pra qeveria ka shkel procedurën standarde të miratimit të ligjeve duke mos e vënë në konsultim publik në asnjë institucion”, tha ai.

    Ndërkaq, sa i përket Projektligjit për Këshillin Prokurorial, Gruda tha se qeveria po synon të gjejë një rrugë ligjore që Këshilli Prokurorial të kontrollohet nga ata.

    “Synohet që organi i akuzës të vihet në kontroll politik duke dërguar shumë anëtarë politik në përbërjen e KPK-së. Po ashtu, duke rritur prpoporcionalisht numrin e anëtarëve të KPK-së që të dominohet nga politika. Po ashtu duke futur në përbërjen e Këshillit Prokurorial anëtarë nga Avokati i Popullit të ciëlt nga Gjykata Kushtetuese janë shpallur jokushtetues. Kjo shkelje përsëritet në këtë version të ligjit. Për neve është e qartë. Ideja është që të gjendet një rrugë ligjore që Këshilli Prokurorial të vihet në kontroll nga partia në pushtet”, shtoi Gruda.

    Zyrtari i PDK-së u pyet nga gazetarët e cilësoi si të gabuar takimin e deputetit të PDK-së, Hisen Berishës me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

    “Këtu nuk mund të flas në emër të PDK-së për këtë çështje, por personalisht mund të them se kjo është një gjë e gabuar që ka bërë deputeti Berisha”, tha ai./kp/

  • Lajçak: Dialogu është në udhëkryq, zbatimi i Marrëveshjes Bazë është bileta për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë

    Lajçak: Dialogu është në udhëkryq, zbatimi i Marrëveshjes Bazë është bileta për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë

    Ndërmjetësi evropian në dialog., Miroslav Lajçak e ka cilësuar si suksesin më të madh të mandatit të tij Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse zbatimi i saj në praktikë nuk po bëhet.

    Lajçak ka thënë se të dyja vendet duhet ta kenë të qartë se nuk ka normalizim, përderisa ekziston një konflikt në terren. Ndërmjetësi evropian tha se është në duar të palëve që të zgjedhin rrugën e normalizimit, tek e cila çon zbatimi i marrëveshjeve.

    “Dialogu për momentin është në udhëkryq. Palët nuk po zbatojnë ato për çka janë dakorduar në Ohër…. Një gjë është e qartë., që nuk mund të ketë normalizim përderisa ka një konflikt në terren dhe kjo është në duar të palëve – është në duar të tyre të zgjedhin normalizimin, dialogun dhe implementimin e marrëveshjes. Marrëveshja është këtu dhe është jam i bindur që është marrëveshja më e mirë që Kosova dhe Serbia mund të bënin. Është bileta për të ardhmen”, tha Lajçak në një intervistë për Sbunker.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas një periudhe prej 9 muajsh nga takimi i fundit, të mërkurën në Bruksel do të përballen me njëri-tjetrin.

    Kurti e Vuçiq do të takohen fillimisht ndaras me Borellin, dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi i përbashkët trepalësh.

    Sipas njoftimit, do të analizohet ajo që është arritur në dialog dhe në fokus do të jetë rruga përpara.

    “Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

    Takimi i fundit mes Kurtit e Vuçiqit, ishte më 14 shtator 2023.

  • Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, sulmoi seksualisht një grua

    Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, sulmoi seksualisht një grua

    Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Sulm seksual, Fushë Kosovë / 20.06.2024 – 17:00. Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Osmani uron ditën kombëtare të Sllovenisë: Kosova mirënjohës për aleancën tonë

    Osmani uron ditën kombëtare të Sllovenisë: Kosova mirënjohës për aleancën tonë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore.

    Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmni ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.

    “Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

  • BE-ja thotë se Kosova ende nuk dorëzoi një raport për sulmin terrorist në Banjskë

    BE-ja thotë se Kosova ende nuk dorëzoi një raport për sulmin terrorist në Banjskë

    Kosova ende nuk e ka dorëzuar një raport të plotë hetimi në lidhje me sulmin në Banjskë të Zveçanit, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

    Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me sanksionimin e Serbisë në lidhje me këtë sulm, ai ka thënë se kjo nuk mund të bëhet pa pasur rezultatet e plota të hetimit.

    “Në lidhje me hetimin ( për Banjskën). Fillimisht, hetimi duhet të bëhet nga autoritetet kosovare. Nëse po i referoheni incidentit në Banjskë, të 24 shtatorit, kjo është diçka që ka ndodhur në territorin e Kosovës dhe autoritetet kosovare janë përgjegjëse për hetimin dhe ofrimin e një raporti të plotë hetimi. Kjo nuk ka ndodhur ende, kështu që nuk mund të vazhdojmë pa pasur rezultatet e hetimit”, ka thënë Stano.

    Ai ka thënë se ky raport ndonëse është përfunduar apo jo ende nuk u është dorëzuar atyre.

    “Menjëherë pas sulmit dhe ditë, javë e muaj më vonë, kemi bërë të qartë pozitën tonë se çka presim nga dy palët, si Kosova ashtu edhe Serbia kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen e mundshme ose mbështetjen e këtij sulmi të tmerrshëm nga ana serbe. Përsëri e gjithë kjo duhet të jetë objekt hetimi, dhe gjetjet do të përfshihen në raportin final, i cili me gjasë nuk është përfunduar ende ose të paktën, nuk na është vënë në dispozicion deri në këtë fazë”, ka vijuar Stano.

  • ​Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

    ​Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

    Çmimet e tregut të hapur nga lista e barnave esenciale ishin mesatarisht deri në 92% më të larta krahasuar me çmimet e barnave ekuivalente nga kontrata e tenderit të menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, në tregun e hapur nuk janë gjetur çmime për nëntë produkte që disa prej tyre janë në vlera të larta.

    Kështu është bërë e ditur përmes një tryezë diskutimi, në të cilën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën e Tregut mbi Procesin e Prokurimit të Barnave Esenciale në Kosovë.

    Berat Abdiu nga UBO Consulting, derisa ka treguar se çfarë përmban raporti, ka theksuar se fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore.

    “Fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe për proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore. Qëllimi kryesor ka qenë një zhvillim i analizës së hulumtimit të tregut me qëllim të ofrimit të një vlere referente për të krahasuar kontratat e përzgjedhura për analizë, kontratat për barnat e listës esenciale dhe projektet infrastrukturës shëndetësore. Analiza nga studimi ka pas për synim të identifikojë shkaqet që ndikojnë në pengesat për furnizim me barna nga lista esenciale dhe keq menaxhimin potencial të fondeve publike nga këto procese”, ka thënë Abdiu.

    Ndërsa ka thënë se nga kontratat që janë marrë për analizë janë identifikuar 49 produkte mjekësore, nga të cilat vlera e kontratave të prokurimit ka qenë mbi 3 milionë euro. Ai ka shtuar se pesë nga këto barna përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme për 49 produkte.

    Abdiu ka theksuar se për këto barna diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja.

    “Nga kontratat që janë marrë për analizë kemi identifikuar 49 produkte mjekësore, nga këto rezulton vlera e kontratave të prokurimit 3 milionë e 164 mijë euro. Pesë barna nga këto përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme prej 49. Në tregun e hapur nuk kemi gjet çmime referente për nëntë produkte, që përfshihen edhe pesë nga këto në vlerë të larta. Këto barna janë për sëmundje të rralla dhe vlera e tyre është shumë e lartë. Për këto barna kemi gjet se diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja, d.m.th përgjysmë janë të siguruara nga MSH-ja me çmim përgjysmë më të lirë se e tregut për këtë pjesë. Në anën tjetër për një pjesë të kontratës nuk kemi mund të gjejmë çmim referent në treg”, tha Abdiu.

    Në këtë studim është analizuar një kontratë për ndërtimin e një objekti të kujdesit shëndetësor parësor në Mamushë për analizë krahasuese të kostos. Analiza nxjerr në pah se kontrata e përfituar nëpërmjet prokurimit është 21% nën kostot e referencës të marra nga hulumtimi i tregut (çmimet e tregut).

    Po ashtu është theksuar gjatë raportit se dallim të konsiderueshme u gjetën midis kategorive të ndryshme të kontratave, si në sektorin e ndërtimit, të instalimeve hidraulike, instalimeve elektrike, sistemet e ngrohjes, ajrosjes e klimatizimit dhe sistemet e gazit medicinal. Ndërsa analiza e kostos zbulon se kontrata demonstron një avantazh në kosto, ajo nuk arrin të trajtojë dhe të paraqes plotësisht në pah se zbatimi i projektit në tërësinë e tij ka devijuar nga kushtet kontraktuale, duke lënë kështu në fakt disa punë të papërfunduara plotësisht.

    Kontratat e analizuara kanë qenë gjatë vitit 2022 dhe 2023.

  • Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

    Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

    Përparim Rama ka reaguar pasi asambleisti i VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kombëtares.

    Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta.

    Sipas të parit të Prishtinës këto akuza paraqesin përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik.

    Ai shtoi se akuzat po bëhen me synimin për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë edhe atë.

    “Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.”

    Ish asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, është liruar mbrëmë dhe më pas ka bërë një reagim.

    “Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht.”

  • ​Kurti: Mbi 700 mijë objekte të skanuara në Qendrën e Dixhitalizimit

    ​Kurti: Mbi 700 mijë objekte të skanuara në Qendrën e Dixhitalizimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit, e cila është ndërmarrja e parë publike për dixhitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Kurti ka shkruar në X, se e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në dixhitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve.