ATV

Category: Lajme

  • ​Mos respektimi i rregullave në komunikacion, shqiptohen 2 mijë e 280 gjoba për një ditë

    ​Mos respektimi i rregullave në komunikacion, shqiptohen 2 mijë e 280 gjoba për një ditë

    Policia e Kosovës brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 280 tiketa të trafikut.

    Në statistikat e policisë poashtu thuhet se janë bërë 24 aksidente trafiku me të lënduar, 32 aksidente me dëme materiale.

    Sipas policisë 22 persona janë arrestuar, 13 persona në mbajtje si dhe 1 person në vuajtje të dënimit.

  • Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri

    Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri

    Ish-ministri i Shëndetësisë në Shqipëri, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e së enjtes.

    Siç raporton “TopChannel”, ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

    Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi hetimet për koncesionin e sterilizimit.

    Urdhërarreste janë dhënë edhe për nëntë persona të tjera.

    Ndaj Beqajt rëndon vepra penale “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

    Beqaj ishte ministër i Shëndetësisë në vitin 2013 gjatë qeverisjes “Rama – Meta”.

  • Vdes në QKUK punëtori që u rrëzua në vendin e punës

    Vdes në QKUK punëtori që u rrëzua në vendin e punës

    Një person ka humbur jetën derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte rrëzuar nga një objekt në vend të punës.

    Policia e Kosovës njoftoi se ai është rrëzuar në Lipjan, e për rastin është arrestuar pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës.

    Ndërkohë, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    “Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e plotë policor.

  • Osmani uron 248 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së: Populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan

    Osmani uron 248 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së: Populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përvjetorin e 248 të shpalljes së pavarësisë.

    Osmani, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova sot feston krahas popullit amerikan.

    Aleancë që vazhdon t’i mbijetojë kohës dhe sfidave! 🇽🇰🇺🇸. Sot, populli i Kosovës feston krahas popullit amerikan. Sot, kujtojmë vlerat e idealet mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleanca jonë e fuqishme! Aleatëve tanë amerikanë: Gëzuar 4 Korriku! Happy Fourth of July”, ka shkruar Osmani.

  • ​Begaj uron 4 korrikun: Shqipëria dhe SHBA ndajnë miqësi dhe partneritet

    ​Begaj uron 4 korrikun: Shqipëria dhe SHBA ndajnë miqësi dhe partneritet

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 4 korrikun, festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Begaj u shpreh në mesazh se Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike.

    “Shqipëria dhe SHBA ndajnë një miqësi dhe partneritet të forcuar nga një përkushtim i përbashkët ndaj vlerave demokratike. Së bashku, si aleatë strategjikë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur një të ardhme që mbështet dhe lavdëron këto parime”, thekson Begaj.

  • Babai sulmon vajzën në Pejë

    Babai sulmon vajzën në Pejë

    Një viktimë, femër kosovare, ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga babai i saj.

    Rasti ka ndodhur dje në Pejë.

    Sipas njoftimit të policisë, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

    I dyshuari gjendet në arrati.

  • ​Kontrabandim me mallra në Leposaviq, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

    ​Kontrabandim me mallra në Leposaviq, vozitësi largohet nga vendi i ngjarjes

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë patrullimit në Leposaviq ka hasur një automjet me targa vendore.

    Në afërsi të vendit të ngjarjes policia në një shtëpi të pabanuar ka gjetur mall ushqimor i cili dyshohet se është i kontrabanduar.

    Policia poashtu ka bërë me dije se dyshohet që malli i takon vozitësit i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

    “Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • ​Abdixhiku: SHBA do të mbetet aleat i përhershëm strategjik i Kosovës

    ​Abdixhiku: SHBA do të mbetet aleat i përhershëm strategjik i Kosovës

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 korrikut, ditës së shpalljes pavarësisë, 248 vjet më parë.

    Abdixhiku, ka shkruar se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

    Sipas tij, 4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së ShBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë.

    I pari i LDK-së, më tutje ka thënë se në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

    “Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit”, ka thënë ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Mesazhi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

    “Urime dita e pavarësisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

    4 korriku i vitit 1776, shpallja e pavarësisë së ShBA-ve padyshim shënon datën e lindjes së një vendi që identifikon luftën për lirinë e të gjithë popujve, për demokracinë dhe prosperitetin nëpër botë. Në historinë politike të krijimit të shteteve, SHBA-të janë themelues dhe pishtar i të drejtës universale për të jetuar të lirë secili popull kudo në botë.

    Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonim i kombit të madh, që angazhohet përherë për një botë më paqësore dhe më të sigurt. Ato janë motiv dhe model i shumë popujve anekënd globit për liri, paqe e demokraci.

    Edhe për Kosovën SHBA-të kanë qenë, janë dhe do mbesin aleat i përhershëm strategjik, pa mbështetjen e të cilëve vendi ynë do ta kishte të pamundur lirinë, krijimin dhe konsolidimin e shtetit. Aleanca me ShBA-të është e përmbledhur qartë në postulatin e atit themeltar të Republikës, Presidentit Historik Rugova: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Vizioni politik i yni është i qartë; duhet ta ndjekim orientimin natyral politik drejt vlerave perëndimore e integrimin në strukturat euro-atlantike.

    Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj Qeverinë dhe popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.

    Urime Ditën e Pavarësisë SHBA!

    Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

    Zoti e bekoftë miqësinë në mes dy vendeve tona!”

  • ​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

    ​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

    Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

    Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Instituti Hidrometrologjik njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet 20-25. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.