ATV

Category: Lajme

  • ​Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton për rregulloren për personat me aftësi të kufizuar

    ​Komisioni për të Drejtat e Njeriut diskuton për rregulloren për personat me aftësi të kufizuar

    Me rregulloren e re personat me aftësi të kufizuara do të kenë vlerësim të përhershëm, ata do të mund të aplikojnë online dhe përcjellësi i tyre për një kategori do të jetë i përhershëm ndërsa për tjetrën mund të ketë rivlerësim.

    Kështu u tha në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku u diskutua lidhur me plotësimin apo ndryshimin e Rregullores për Përbërjen, Funksionimin, Përgjegjësitë e Komisionit Vlerësues dhe Përcaktimin e Procedurave për Njohjen e Statusit dhe të Drejtave të Personave Praplegjik dhe Tetraplegjik, ose nxjerrjen e Rregullores së re.

    Në këtë komision, u theksua nevoja për krijimin e një data baze në institucionet e Kosovës, e cila do të përmbajë të dhënat për këtë kategori të personave.

    Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna tha se rregullorja tashmë ka shkuar në thesar për buxhetin dhe është përcjellur në zyrën e kryeministrit për përputhshmëri.

    Ndryshimin më të rëndësishëm në këtë rregullore, Dobruna e konsideroi se nuk do të ketë më rivlerësime të gjendjes së personave me nevoja të veçanta.

    Ai tregoi se aplikimi do të jetë online, ndërsa ata që nuk kanë mundësi të vijnë do t’iu sigurojnë transportin, derisa si opsion tjetër përmendi vizitën e komisionit në shtëpitë ku ata banojnë.

    “Me këtë rregulloren e re nuk do të ketë rivlerësime çka është më e rëndësishmja, do të jetë vlerësimi i përhershëm. Një person tetrapelgjik kur të vlerësohet që është ashtu, nuk ka nevojë më të vijë për vlerësim…Është e rëndësishme edhe për komision, komisioni vlerësues deri tani nuk ka qenë në kompetencë të drejtpërdrejtë të Ministrisë së Financave ndërsa tani do ta kontaktojmë sipas ligjit për prokurim publik. Komisioni nuk do ta sheh vetëm gjendjen shëndetësore të aplikuesit, por do të merret edhe me funksalitetim, ripunësimin, riaftësimin, nevojat sociale dhe çkado që duhet, sepse kanë qenë vetëm shëndetësore deri më tani…Aplikimi do të jetë online, ata që nuk kanë mundësi të vijnë do t’iu sigurojmë ne transportit, nëse ata nuk kanë mundësi as me transport komisioni do të shkojë në shtëpinë ku banojnë. Përcjellësi për një kategori do të jetë i përhershëm, ndërsa për tjetrën kategori tjetër mund të jetë i përhershëm por mund të jetë edhe në rivlerësim pas tri viteve nëse konstatohet që pacienti mund të ketë përmirësim nga komisioni vlerësues. Kemi siguruar një financim prej BE-ja që do të monitorojë punën e komisioneve”, tha Dobruna.

    Ndërsa, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha tha se është nënshkruar kontrata nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) për pajisjet që i nevojiten kësaj kategorie, derisa potencoi se investimi për gjatë dy viteve është 3.2 milionë për vitin 2024 dhe 3.2 milionë për vitin 2025.

    “Është nënshkruar kontrata nga SHSKUK-ja për pajisjet ku investimi për gjatë dy viteve për këtë kategori janë ndarë nga 3.2 milionë për vitin 2024 dhe 3.2 milionë për vitin 2025…Është e rëndësishme të kuptojmë edhe sfidat dhe vështirësitë që kanë dalur gjatë kësaj kohen nga raporti i progresit të Bashkimit Evropian, ku bashkë me përfaqësuesin e HANDIKOS e kemi diskutuar këtë çështje disa herë dhe bashkë e kemi adresuar çështjen, e kemi hartuar dokumentin, është aprovuar, është ndarë buxheti dhe tashmë që po flasim është nënshkruar kontrata dhe besoj që këto pajisje dhe teknologji të reja do të ndryshojnë jetën e tyre dhe do të mundësojë lëvizjen e lirë…Nuk duhet të harrojmë edhe të grandi specifik që e ndan Ministria e Shëndetësisë për shëndetësi të nivelit parësor janë në shumë prej 2.1 milionë euro çdo vit, që tri vite si politikë e re e MSH-së që kryesisht i ndahet komunave në nivelin e kujdesit parësor për kujdesin paliaktiv që ka të bëjë me vizita shtëpiake që marrin shërbime shëndetësore edhe kjo kategori me nevoja të veçanta”, potencoi Berisha.

    Drejtori i Shoqatës HANDIKOS, Afrim Maliqi e konsideroi si jashtëzakonisht të rëndësishëm për mjetin vlerësues me të cilin komisioni do ta vlerësoj personin për aftësitë e tij.

    Ai tha se ata kanë një data bazë të tyre si shoqatë, porse theksoi nevojën për krijimin e një tjetre nga institucionet shtetërore.

    Maliqi përmendi si regres çështjen e subvencionimit me energji elektrike për këta persona, derisa potencoi se nuk doli ashtu siç kishte premtuar zëvendësministri i MFPT-së.

    “Çka është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne është mjeti vlerësues e të cilin do ta vlerësojë komisionin personi. Ne e kemi zhvilluar një draft të këtij mjeti vlerësues i cili ua lehtëson punën komisionit vlerësues… Ne shpresojmë se do të jetë ky vlerësim shumë më i drejtë, shumë më i mirë, dhe rivlerësim për ata të cilët e marrin vendimin apo statusin e personit praplegjik apo tetraplegjik… Ne kemi databazë si shoqatë, por duhet të jetë në institucionet databaza. Sa i përket udhëzimit administrativ për pajisjeve ndihmëse fatkeqësisht ky udhëzim administrativ katër herë ka shkuar në qeveri, por për arsye se ndërroheshin qeveritë përpara, nuk e zuri afatin e konceptimit publik, më në fund ka gjetur zbatim, që në fakt personat Praplegjik dhe Tetraplegjik do të pajisjen me pajisje ndihmëse për lëvizje, për asistim dhe parandalim. Sa kemi ne informata është zgjedhur kontraktuesi… Ka edhe regrese, e para është energjia elektrike, në bazë të ligjit për personat Praplegjik dhe Tetraplegjik, kemi qenë prezent me ju, zëvendësministri ka thënë se nuk do të preken ata persona të cilët kanë pasur subvencionim të energjisë elektrike deri tani, unë i kam thënë se do të preken, ky ka thënë ‘jo se do të përfitojnë ata plus të tjerët’, por nuk ka dalë ashtu”, theksoi Maliqi.

    Ndërkaq, kryetarja e këtij komisioni, Duda Balje pyeti zëvendësministrin e Shëndetësisë, nëse janë përjashtuar personat e moshuar për marrjen e pajisjeve për lëvizje, për çka tha se e kanë dëgjuar si informacion para rreth një muaji.

    Lidhur e këtë, zëvendësministri Berisha tha se nuk kanë ndonjë informacion zyrtar se mund të ketë ndodhur një gjë e tillë.

  • Qeveria vendos për fillimin e tenderimit për kapacitet gjeneruese nga era

    Qeveria vendos për fillimin e tenderimit për kapacitet gjeneruese nga era

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për fillimin e procedurave të tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese nga era dhe për dhënien e mbështetjes për kapacitete deri në 150 megavat.

    Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi vendimin edhe për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, ku kryesues u emërua Mentor Berisha, ndërkaq anëtar, Fadil Bejta, Merita Gashi, Alban Krasniqi dhe Sadije Gashi.

    Gjithashtu, qeveria i dha dritën e gjelbër vendimin për shpronësime që preken nga realizimi te Kompleksi Memorial në Reçak, si dhe për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Zahaq.

    Krahas këtyre, ekzekutivi emëroi Rrustem Thaçi, kryetar të komisionit për kompensimin e viktimave të krimit.

  • Qeveria ndan 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”

    Qeveria ndan 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar, raporton KP.

    Kryeministri Albin Kurti tha se kjo kontratë nuk do të duhej të nënshkruhej fare në vitin 2017, pasi pasojat kanë qenë të parapara qysh atëherë.

  • Merret vendim për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq

    Merret vendim për shpronësimin e pronave për zgjerimin e rrugës Kijevë-Zahaq

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të palujtshme të cilat preken nga realizimi i projektit zgjerimi i rrugës nacionale N9, Kijevë – Zahaq, segmenti Dollc..

    Këtë vendim e ka arsyetuar, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu qeveria e Kosovës më 18 prill të këtij viti ka miratuar vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim në interes publik të pronave të palujtshme të pronarëve dhe zotuesve të ineteresit të cilat prekin nga realzimi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacioanle N9, Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc… në zonën kadastrale Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc.

    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim edhe për shpronësimin e pronave të palujtshme të cilat preken nga realzimi i projketit “Konservimi, restaurimi dhe ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

  • Qeveria emëron Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”

    Qeveria emëron Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes “Trepça”

    Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se procesi i rekrutimit është monitoruar nga organizatat jo qeveritare dhe se anëtaret e bordit janë Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar.

    “Komisioni rekomandues ka rekomanduar listën përfundimtare me 18 kandidat. Ky proces është monitoruar nga organizata e shoqërisë civile. Sot po emërojmë pesë anëtarë të bordit, kjo mundëson që të kemi një bord funksion dhe që të nis punën menjëherë. Duke pasur parasysh këtë arsyetim për anëtar të bordit mbikëqyrës ‘Trepça’ propozoj të emërohen këtë kandidat: Mentor Berisha kryesues, Fadil Bejat anëtar, Merita Gashi anëtare, Sadije Gashi anëtare, Alban Krasniqi anëtar, mandati i tyre zgjatë katër vite”, ka thënë Kurti.

  • Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    Kosova e shpall 11 korrikun Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë

    Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë. Mbledhja e sotme e Qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, raporton EO.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpallja e 11 korrikut si Ditë Përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës.

    “Këtë vit, shënuam 25-vjetorin e çlirimit. Kujtojmë masakrat e kryera, përkujtojmë viktimave e luftërave të viteve ‘90. Kujtojmë 8.372 burra e djem të Srebrenicës që u vranë nga forcat serbe në masakrën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Javën e kaluar, ushtria serbe kaloi në një paradë në Prijedor pa leje të shtetit të Bosnjës. Vetëm katër ditë para përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës. Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropain dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e OKB-së gjatë prillit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

  • ​KQZ-ja regjistron një parti politike dhe pezullon një tjetër

    ​KQZ-ja regjistron një parti politike dhe pezullon një tjetër

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pezulluar subjektin politik “Gradanska Inicijativa Gore”, kjo për shkak që ky subjekt politik nuk ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor me datën e paraparë, por, i është dhënë afat prej 45 ditësh që të mbajë të njëjtin, raporton EO.

    KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur të mërkurën gjithashtu ka votuar pro regjistrimit të partisë politike, “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”.

    Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Partive Politike, Besnik Buzhala ishte ai që dha këtë rekomandim, duke thënë se Kuvendi është dashur të mbahej më 20 qershor.

    “Kuvendi i radhës për t’u mbajtur nga ky subjekt politik data e fundit ka qenë 20 qershor 2024. Meqenëse subjekti politik nuk e ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor më datën 20 qershor 2024 atëherë zyra rekomandon që të pezullohet subjekti politik Graðanska Inicijativa Gore, me akronimin GIG dhe KZQ-ja të merr vendim dhe ta obligojë që për 45 ditë prej momentit të pranimit të këtij vendimi të mbajë Kuvendin Zgjedhor të radhës. Ky është rekomandimi sa i përket vendimit për pezullimin e subjektit politik Graðanska Inicijativa Gore”, ka thënë Besnik Buzhala.

    Ndërsa, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tregoi që ky rekomandim u votua më 10 vota për, çka bëri që kjo parti politike të pezullohet.

    “Me 10 vota për miratohet, ashtu që partia politike Graðanska Inicijativa Gore, pezullohet. Ndërsa, i jepet afat shtesë prej 45 ditësh që të mbajë Kuvendin e saj”, ka thënë kryetari Kreshnik Radoniqi.

    Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, drejtori Besnik Buzhala rekomandoi regjistrimin e partisë politike, “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”.

    Besnik Buzhala potencoi se ky subjekt politik është subjekt parlamentar i cili gjithashtu përfiton edhe mjete financiare nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike.

    “Në lidhje me këtë subjekt politik sipas rregullores zgjedhore Nr.1/2024 është obliguar që të gjitha subjektet politike që janë si subjekte politike të certifikuara të regjistrohen si parti politike dhe në lidhje me këtë ky subjekt është liruar nga mbledhja e nënshkrimeve dhe pagesat e taksës dhe gjithashtu zyra i rekomandon KQZ-së që ta bëjë regjistrimin e këtij subjekti politik si parti politike e cila në rast të regjistrimit do të regjistrohet me numrin rendor 53”, ka shtuar Besnik Buzhala.

    Ndërsa, Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar të dijë nëse ka subjekte që nuk e kanë përfunduar procesin e regjistrimit.

    “Dëshiroj të di nëse ka subjekte të tjera të cilat nuk e kanë përfundu procesin e regjistrimit si parti politike e që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës e që marrin fonde nga Fondi për Mbështetje të partive politike”, shtoi Elshani.

    E, pas këtij diskutimi “Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës”, u regjistrua si parti me 10 vota për.

  • Haradinaj i premton SBAShK-ut 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

    Haradinaj i premton SBAShK-ut 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur premtimin për rritje pagash për 50 për qind, për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet.

    Në një takim të zhvilluar të mërkurën me delegacionin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, derisa e ka përmendur programin zgjedhor, Haradinaj ka thënë se prioritet i Aleancës do të jetë edhe ngritja e buxhetit për arsim për 6 për qind.

    “Në takim me delegacionin e SBASHK-ut, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Muajin e kaluar, AAK-ja ka premtuar rritje të pagave e përmirësim të infrastrukturës fizike, si dhe rritje të buxhetit për këtë fushë.

  • Vuçiq: Diçka janë kap me neve por askënd nuk do ta prekim

    Vuçiq: Diçka janë kap me neve por askënd nuk do ta prekim

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke iu referuar deklaratave se rrezikon stabilitetin në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk ka do prekin askënd, pasi e duan paqen.

    Vuçiq i bëri këot komente pasi është pyetur nga mediat gjatë vizitës që bëri në njërën nga rrugët e asfaltuara në Serbi.

    “Kam frikë se gjërat do të bëhen më keq dhe më të vështira dhe po shoh diçka janë kap për ne, që nga Wesley Clark sot dhe presidenti amerikan Biden, që flet për këtë dhe flet për Ballkanin dhe atë që ka ndodhur në vitet 99. E imja është vetëm t’u them që askënd nuk e prekim, se askënd nuk do ta prekim, por Serbia as nuk është e mundur dhe nuk do të jetë më kurrë pre e askujt siç ishte në vitin 1999. Dhe sot Serbia është serioze, përgjegjëse e donë paqen dhe nuk do të lejojë askënd në botë që ta rrezikojë lirinë e popullit tonë dhe lirinë e atdheut tonë”, ka thënë Vuçiq.

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

    Clark që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

    “Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në një intervistë për CNN, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

    Përndryshe, edhe krerët e institucioneve tona kanë ngritur alarmin se Serbia e pandëshkuar për sulmin terroristë në Banjëska, mund ta përsërit agresionin por në përmasa edhe më të mëdha.

  • ​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

    ​Kabineti qeveritar një minutë heshtje për viktimat e Srebrenicës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje.

    Ai duke arsyetuar propozim vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, vendim ky që pritet të miratohet ka thënë se është më përputhje me rezuluten e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucione tjera ndërkombëtare.